24 Korrik: Shen Kristina, Martire
Pėr Shėn Kristinėn martire, pajtore e Bolsenės nė Itali, ruhen shumė gojėdhėna, por jo mė pak edhe dėshmi historike. Nga zbulimet arkeologjike tė shekullit XX mėsojmė se qė nga shekulli IV nderohej njė shenjtore me emrin Shėn Kristina, pranė varrit tė sė cilės ishte hapur njė varrezė e nėndheshme. Pikėrisht ndėr katakombet ku besohej se ishte varrosur, u gjet njė shtatore e shenjtes realizuar nė terrakotė tė pikturuar dhe sarkofagu me trupin e saj.
Kristina jetoi nė kohėn e Dioklecianit (243-312). Ishte bijė e Urbanit, komandant ushtrie nė Bolsenė. Pikėrisht i jati, me bindje pagane, e mbylli sė bashku me 12 vajza, nė njė kullė, ku duhej tė adhuronte gjithė jetėn idhujt si vestale. Por Kristina 11 vjeēare, qė ishte takuar me Krishtin, nuk pranoi ti bindej tet.
Pėrkundrazi, pasi pau nė vegim njė engjėll, i rrėzoi nga elterėt zotat e rremė, duke i bėrė copė-copė. I ati pėrdori tė gjitha mjetet pėr ta kthyer pėrsėri nė fenė e tė parėve, por mė kot. Atėherė ai e arrestoi, e rrahu mizorisht e mė pas ia dorėzoi gjykatės, qė e dėnoi me tortura edhe mė tė rėnda, deri tek tortura e rrotės sė zjarrtė. Por vajza, gjysėm e djegur, vijoi tė dėshmonte Krishtin. E flakėn atėherė nė qeli, plot me plagė, por ajo, sipas gojėdhėnės, u shėrua mrekullisht nga engjėjt. Atėherė vendosėn ta mbysin nė ujė. E hodhėn, prandaj, nė liqenin e Bolsenės. Por, gjithnjė sipas traditės, guri qė i kishin varur nė qafė, u mbart nga dy engjėj e ajo shpėtoi nga mbytja. Doli nė breg sė bashku me gurin, mbi tė cilin mbeti gjurma e kėmbės sė saj. Ky gur mė pas u shndėrrua nė elter tė bazilikės, qė mban emrin e Shenjtores nė Bolsenė, qytet italian qė e nderon nė mėnyrė tė veēantė, duke kremtuar nė festėn e saj edhe njė proēesion, qė njihet me emrin Misteret e Shėn Kristinės.
Shpėtoi nga ujėrat, por jo nga mizoria e njerėzve: gjykatėsit e dėnuan edhe mė egėrsisht: e poqėn nė skarė, i prenė gjirin e sė fundi, njėri nga xhelatėt, duke u prekur thellė nga pamja e tmerrshme e trupit tė saj tė coptuar, e mbyti me shigjeta, si Shėn Sebastianin.
Njė jetė e aq mė tepėr njė vdekje tragjike si ajo e Shėn Kristinės, nuk mund tė mos frymėzonin shumė artistė tė njohur tė tė gjitha kohėrave, qė i kushtuan disa vepra tė famshme nė pikturė e nė skulpturė. Po kujtojmė vetėm Sinjorelin, Kranah, Veroneze, Dalla Robia, tė cilėt e paraqitėn nė skenat e torturave, tė shoqėruar me simbolet e mjeteve tė martirizimit. Kujtojmė se pikėrisht nė bazilikėn kushtuar Shenjtores ka ndodhur mrekullia eukaristike e se emri i saj ėshtė shumė i pėrhapur ndėr shqiptarė.
Krijoni Kontakt