VETËVRASJA DHE PARANDALIMI
ARBËR VOKRRI
Motivi im kryesor për të bërë një studim në lidhje me vetëvrasjen, shkaktarët dhe mundësitë e parandalimit të saj ka qenë nevoja për të zgjeruar diapazonin tim lidhur me problemet e disa miqve të mij të cilët shpesh janë përballur (disa prej tyre vazhdojnë të përballen) me dilemën “Të jeshë, apo të mos jeshë?”. Fakti që jam student i mjekësisë nënkupton se në të ardhmen pritet të takoj shumë persona të cilët në veten e tyre dështojnë të gjejnë motive të bollshme për të jetuar. Nxitje shtesë për mua ka qenë fakti se personat e goditur nga depresioni të cilët m’i kanë besuar përvojat e tyre të dhembshme, kanë qenë të zhgënjyer thellë me shërbimin e ofruar dhe qasjen nga ana e punëtorëve shëndetësorë. Në Europë dhe Amerikën Veriore, përpos specialistëve të psikiatrisë, psikologëve, klerikëve dhe punëtorëve socialë, janë mjekët e mjekësisë familjare të cilët i trajtojnë rastet e personave me tendenca suicidale. Tek ne janë vetëm neuropsikiatrat ata të cilët e bartin barrën e mjekimit dhe shpesh haset një qasje e ngurtë, formale ndaj të rinjëve me probleme të cilat mund të çojnë në vetëvrasje. Për këtë më ka interesuar që të hulumtoj literaturën botërore, të renë dhe të kaluarën, në mënyrë që të fitoj një ide për qasjen profesionale ndaj këtij problemi. Në këtë ese ka mjaftë referenca nga literatura e kahershme por fjala është për definicione e konkluza të cilat nuk janë zhvleftësuar dhe që nuk do të ishte e drejtë të harrohen shkencëtarët të cilët kanë arritur në konstatime të qëndrueshme. Në këtë ese kam përdorur edhe disa elemente narrative dhe jam munduar që të i shmangem përdorimit të tepruar të termave shkencorë për të evituar mërzitjen e lexuesve, shumë prej të cilëve kanë orientime të tjera profesionale.
Klikoni për të shkarkuar: Ese mbi vetëvrasjen
Krijoni Kontakt