Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Varrmihësit e Kosovës

    VARRMIHËSIT E KOSOVËS
    Sheradin Berisha
    sheradini@web.de

    Më 10 korrik 2006 në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politik e ushtarak serb:ish-presidentit serb Milan Milutinoviç, ish-kryeministrit Nikola Shainoviç, ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve tjerë:ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç, ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç. Aktakuza e ngritur nga prokuroria e tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviq, në qelinë e tij në Hagë.
    Po të lexohet me kujdes Aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serb, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, deportim të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars-qershor 1999,(pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 - mars 1999.Përveç kësaj në aktakuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit(jo vetëm të të akuzuarve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptarë në Kosovë.
    ***
    Historikisht dihet, se të gjtha platformat antishqiptare serbe, nga „Naçertanija” e Garashaninit e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbis, regjimet serbe i përdorën si program politikë, për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj, një program i tillë politik (i mishëruar me këto platforma antishqiptare), u zbatua me fanatizëm edhe nga regjimi i fundit pushtues serb, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Gjatë dhjetëvjetshit të fundit të shek.XX, veçanërisht gjatë viteve 1998-1999, ushtrimi i dhunës nga regjimi pushtues serb në Kosovë mori përmasa kriminale, dhe me kalimi e kohës u zhvesh nga çdo normë civilizuese dhe kështu kaloi në dimensionin gjenocidal, shfarosës kundër shqiptarëve. Varrmihësi Millosheviq, me qëllim të realizimit të projekteve gjenocidale, gjatë luftës në Kosovë ka dislokuar “rreth 20 mijë forca të rregullta ushtarake dhe afërsisht 30 mijë policë dhe forca paramilitare serbe”, -kështu thuhet në kapitullin 3 të një raporti të OSBE-së më 6 dhjetor 1999.
    Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të paarmatosur, kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleqë. Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës kanë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur nëpër varrezat masive në Serbi. Njësitë kriminale serbe, pas ekzekutimit të shqiptarëve gjatë tërë kohës janë përpjekur t´i fshehin gjurmët e krimeve, duke varrosur e zhvarrosur disa herë trupat e shqiptarëve nga një vend në një vend tjetër, ose duke i djegur e asgjësuar ato në mënyra të ndryshme.
    Të gjithë jemi dëshmitarë, se pas luftës në Kosovë janë zbuluar mbi 550 varreza masive, janë gjetur trupa të vrarë e të masakruar në varreza publike të qyteteve e të fshatrave, por edhe në gropa e humnera të ndryshme, në fusha e male, në puse uji e furra të gëlqerës, në krematoriume të improvizuara e objekte të fabrikave e të uzinave etj.Ndërkaq ka shumë dëshmi, se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e shkritores së minierës „Trepça“ në Zveçan të Mitrovicës, si dhe në furrat e Kombinatit të bakrit në Bor, Maçkaticë e në vende tjera të Serbisë, gjithnjë në përpjekje të varrmihësit Millosheviq, për të fshehur dhe zhdukur gjurmët e gjenocidit të kryer në Kosovë.
    Për më tepër, vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) varrmihësit e Kosovës kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare; kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj, kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit: letërnjoftimet e pasaportat, ndërsa pas përfundimit të luftës administrata pushtuese serbe ka sekuestuar, dhe i ka dërguar në Serbi: domumentet e amzës, tapitë e dokumentet e tjera të pronësisë private e koletkive të shqiptarëve.
    ***
    Populli Shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegjeve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik – zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë nga Kosova. Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“ për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.
    Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci…, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.
    ***
    Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit.
    Pas ndryshimeve kozmetike që ndodhën në rotullimin e pushtetit në Serbi, Millosheviqi (nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare) arrestohet dhe në fund të qershorit 2001 transferohet në Hagë. Së këndejmi më 12 shkurt 2002 nis gjykimi kundër tij, por jo edhe ndaj katër të akuzuarve tjerë, të rreshtuar përkrahë tij në aktakuzë, sepse kryeprkurorja e re Karla Del Ponte kishte veçuar lëndën e Millosheviqit nga të akuzuarit tjerë, ndaj të cilëve këto ditë ka filluar një proces i ri gjyqësor.
    Vetëm pakë ditë pasi kishte filluar gjykimi kundër Millosheviqit, pasardhësi i tij Vojisllav Koshtunica në një konferencë për media, me fjalë të përzgjedhura doli në mbrojtje të Millosheviqit. z.Koshtunica ndër të tjera patë thënë:”se ky gjykim është një proces, në të cilin po shkruhet Historia e Jugosllavisë dhe se në këtë shkrim ne duhet të jemi pjesëmarrës me versionin tonë". Dhe këtë qëndrim z.Koshtunica në mënyrë konstante e ka ripërsëritur shumë herë gjatë këtyre viteve.
    Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviqit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij në mars të këtij viti, bëri që ai të shkoi nga kjo botë pa e marrë dënimin e merituar.
    ***
    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, mësohet se, në disa komuna janë zbuluar emrat e policëve, të ushtarakëve dhe të paramilitarëve serbë, janë gjetur qindra fotografi të kriminelëve që kanë bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve. Ta zëmë, në një raport të KMDLNJ-së(shkurt 2000), thuhet se menjëherë pas luftës “janë evidencuar me emër e mbiemër ose vetëm me pseudonime mbi 1426 persona e janë denoncuar shumë të tjerë (kryesisht serbo-malazez, por edhe të tjerë), të implikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në vrasjet e maskrimet e shqiptarëve dhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive, vendbanimeve, lokaleve dhe të pasurisë tjetër të shqiptarëve.” Kjo listë e emrave të kriminelëve dhe qindra emra të tjerë që janë identifikuar nga të mbijetuarit e krimeve, në këto vitet e pasluftës, u janë dorëzuar hetuesve të Tribunalit të Hagës, KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, organeve të gjyqësisë në Kosovë si dhe lidershipit politik e institucional të Kosovës, por për çudi nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që ata, të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.
    Sa i përketë arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veç se merren me rangun e lartë të regjimit serb.
    Një hetues i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner – gjatë punës së tij në hetimin e masakrës së Qyshkut(14.05.1999) ka deklaruar se „puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq.“ Dhe madje thotë z.Milner “Tribunali i Hagës as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta dhe ne do të insistojmë, në atë se ata në krye janë personat përgjegjës dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën". Ndërkaq edhe hetuesi M. Cherif Bassiouni, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Për më tepër z. Bassiouni thekson se: „Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme“…!!!
    Po të merren për bazë këto deklarime, del se mijëra kriminelë serbë e komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve, nuk do të arrestohen kurrë dhe as që do të dalin ndonjëherë para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.
    ***

    Në të vërtet pas përfunimit të luftës janë mbajtur tri apo katër gjykime kundër serbëve lokal për krime të kryera ndaj shqiptarëve, siç ishte burgosja e tetë të akuzuarve serb në Prizren, për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit, mirëpo prej tyre vetëm dy kriminelë dolën para gjyqit, ndërsa gjashtë të tjerët pas transferimit në burgun e “fortifikuar” në veri të Mitrovicës, u arratisën pa shej pa dok !!!
    Janë mbajtur edhe dy gjykime tjera, një në Mitrovicë e një tjetër në Gjilan, ku dy kriminelë serbë akuzoheshin për vrasje të civilëve shqiptarë dhe djegie të shtëpive të tyre, mirëpo në këto procese, është parë qartë se prokurorët ndërkombëtar kanë devalvuar dukshëm peshën e krimeve të kryera, edhe përkundër dëshmive të pakontestuara nga dëshmitarët që kishin mbijetuar krimin.Ka pasur raste kur kriminelët në përfundim të gjykimit janë shpallur edhe të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajësh në një gjykatë në serbi, kur ish-pjestari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet si i pafajshëm (për munges provash), a në të vërtet kishte dëshmitarë të gjallë që faktuan në gjykatë, se krimineli Demiroviq ka marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë(përfshirë këtu gra dhe fëmijë) në mars të vitit 1999 në Besianë!

    Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okular për gjenocidin e kryer në Kosovë, konsideroi se përveç rangut më të lartë pushtetor të Serbisë, për këtë katrahurë gjenocidale nndaj shqiptarëve, janë përgjegjës edhe strukturat tjera politike e shtetërore të saj, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është padyshim kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve antishqiptare.
    Prandaj është i pajustifikueshëm dhe krejtësisht i pakuptimt hezitimi i deritashëm i lidershipit politik e institucional të Kosovës dhe i organizmave tjerë brenda shoqërisë shqiptare, për ngritjen e një kallximi penal kundër shtetit serb për gjenocid e spastrim etnik në Kosovë.
    -------------------

    GJENOCIDI I “VARRMIHËSVE TË KOSOVËS” PËRMES FOTOGRAFIVE !!!

    Për ta parë gjenocidin serb nga afër, ju ftojë të hapni këtë videoklip.
    Kujdes: videoklipi hapet pasi te jetë mbushur shirit i bardh (nën ekran)
    me ngjyrë të kuqe.
    http://www.kosovaevidence.com/

    &
    Në vijim ju ftojë të shihni këtë videoklip përmes “RealPlayer” :

    http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000...ex_nine_vi.ram

    &
    Kur do të dalin para gjyqit kriminelët, që vranë mizorisht edhe foshnje në Abri të Epërme....?!

    http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm

    &
    Në viji ju ftojë të klikoni linkun e mëposhtëm, për t´i lexuar emrat e 35 kriminelëve serb që janë përgjegjës, për vrasjen dhe masakrimin e 750 shqiptarëve të gjakovës dhe rrëmbimin e 680 shqiptarëve të tjerë , të cilët janë zhdukur pa lënë gjurmë.
    Këta kriminelë edhe pse janë të njohur për policinë e UNMIK-ut, nuk arrestohen, përkundrazi levizin të lirë kudo e kahdo nëpër Kosovë e jashtë saj.

    http://www.kan-ks.org/carcafet.htm

    &

    Fotografitë e personave të pagjetur...

    http://www.kan-ks.org/Missing.htm

    ____


    Publikuar ne:
    http://www.mekulipress.com/rajoni/rajoni.htm

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68





  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68







  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68



    [img]http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/VarrmihesiteKosoves/koshtunica.jpeg


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68





  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68





  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68





  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68





  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68







  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    68






Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •