Spartak Ngjela prej disa ditesh po ndeshet me Mafien Socialiste.
Ai po guxon te perballet me SHISH-in e Fatos Klosit por nuk qenka e lehte.
Mobilizimi i rrufeshem i Hajdutve te llojit FINO, te Trafikanteve te llojit Braho, te kryebanditve te llojit Zabit Broka etj po tregon tmerrin qe i ka kapur keta dinosaure staliniste nga nji nderhyrje e lehte vetem siperfaqsore e Deputetit dhe ish te burgosurit politik, Spartak Ngjeles, ne Shpellat e erreta te PPSH-se.
Spiunet jane alarmuar. Me pretekse te dala boje ata po mbrojne mocalisht mocalin e tyre te qelbur.
.........
rd
.......
Drejtori i SHISH i kėrkon Komisionit "Ngjela" tė mos preket dokumentacioni
Myftari: Nuk i tregoj spiunėt e medias
Ballafaqimi i drejtorit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, Petrit Myftari, me anėtarėt e komisionit tė posaēėm parlamentar pėr hetimin e shkeljeve nė shėrbimet sekrete, menjėherė pas mediatizimit tė asaj qė nė shtyp u quajt "Dosja Xhoana", ka kaluar me njė klimė tė ndezur e me njė ridimensionim tė punės sė deritanishme tė komisionit. Myftari ka kėrkuar qė gjatė ditėve tė mbetura tė punės sė komisionit tė kihet parasysh qė shqyrtimi i dosjeve tė mos detajohej deri tek informatorėt e thjeshtė, por tė mjaftohej me vlerėsimin e pėrgjithshėm pėr rolin qė kėto dosje kishin luajtur nė trafiqe e krime tė ndryshme apo edhe nė vrasje tė karakterit shtetėror. Kryetari i kėtij komisioni, Spartak Ngjela, konfirmoi dje se drejtori i SHISH-it kishte shfaqur shqetėsimin e tij lidhur me respektimin e njė sėrė ēėshtjesh e problematikash, tė cilat duhet tė mbeteshin tė shėrbimit. Nė mbledhje mėsohet se polemika ka sjellė kėrkesa pėr deklarimin para komisionit tė emrave tė gazetarėve dhe politikanėve, bashkėpunėtorė tė SHISH-it. Myftari ka mbrojtur tė drejtėn e sekretit pėr ata qė ai i ka quajtur "informatorė tė thjeshtė tė shėrbimit", duke kėrkuar mbrojtjen e tyre mė ligj, por edhe nga hetimi i parlamentarėve tė komisionit "Ngjela". Burime nga mbledhja e djeshme bėnė tė ditur se Myftari kishte deklaruar se, "nėse i kėrkohej me insistim vijimi i hetimeve edhe pėr kėtė kategori tė informatorėve", ai paralajmėronte se do tė jepte dorėheqjen. Ēėshtja e informatorėve tė SHISH-it nė media mori njė rėndėsi tė posaēme pas transmetimit tė njė emisioni televiziv pėr lidhjet e hamendėsuara tė Xhoana Nanos me shėrbimin sekret grek si dhe pėr pėrfshirjen e mediave nė luftėn pėr mbrojtjen e ish-drejtorit tė SHISH. "Nuk ka dosje pėr Xhoana Nano", deklaroi Drejtori i komanduar i SHISH-it, Petrit Myftari, ndėrkohė qė ka kėrkuar trajtimin e gazetarėve qė kanė marrėdhėnie me Shėrbimin Informativ Shtetėror, si tė gjithė informatorėt e thjeshtė tė kėtij shėrbimi. Kryetari i komisionit, Ngjela, deklaroi pas mbledhjes sė ishte gjetur mirėkuptim me Myftarin pėr vijimin e punės deri nė pėrpilimin e relacionit pėrfundimtar tė komisionit, megjithatė anėtarėt socialistė u shprehėn tė sigurtė dje se do tė mbroheshin me ēdo kusht tė rekrutuarit e shėrbimit tė Klosit nė mediat e vendit.
IIir Nikolla
Dy ditė votim pėr tė thirrur Meidanin pėr dėshmi
Megjithė krizėn qė ėshtė shfaqur nė radhėt e anėtarėve socialistė tė Komisionit pėr hetimin e implikimit tė strukturave tė SHISH-it si dhe tė vetė ish-drejtorit Fatos Klosi nė trafiqe e vrasje politike, ata kanė qėndruar pėr dy ditė tė bashkuar pėrballė kėrkesės pėr tė thirrur nė komision pėr tė dėshmuar ish-presidentin Rexhep Meidani. Pas dėshtimit tė votimit nė mbledhjen e dy ditėve mė parė, pėr shkak tė numrit tė barabartė tė votave, dje socialistėt kanė refuzuar nė unanimitet, e kėtė radhė edhe me votėn e anėtarit qė mungoi nė votimin e kaluar, kėrkesėn pėr tė thirrur Meidanin nė komision, lidhur me dhėnien e informacionit pėr rolin e luajtur nga Klosi e SHISH-i nė vrasjen e 12 shtatorit e ngjarjet qė rodhėn mė pas, por edhe nė pėrgjithėsi pėr marrėdhėniet e tij tė ngushta me shėrbimin sekret shqiptar. Fino e Bizhga kanė kėmbėngulur se ish-presidenti nuk ishte pėrgjegjės pėr veprimet qė bėnte,
......
Gazeta shqiptare turfullon:
.............
"Nxjerrja e emrave shkatėrron shėrbimin"
Brokaj: Mund tė kėrkojmė sėrish ndihmėn e sigurimsave
--------------------------------------------------------------------------------
TIRANE
"Po shkohet drejt shkatėrrimit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror. Duhet tė ndalet dalja e sekreteve shtetėrore nga ky shėrbim, sepse dėmtohet i gjithė shteti", kėshtu thotė deputeti Sabit Brokaj. Ish-kėshilltari i ish-presidentit Meidani thotė se rrezikon qė shėrbimi sekret tė shkatėrrohet siē ndodhi nė vitin 1992 dhe 1997. "Nga ky shkatėrrim qė ndodhi nė atė kohė u shfrytėzua shumė nga shėrbimet e huaja si UDB-ja (shėrbimi sekret jugosllav) qė infiltroi agjentėt e vet. Mesa di unė, nė '97-ėn, '98-ė, dhe '99-ė u detyruam qė tė thėrrisnim specialistėt e vjetėr tė Sigurimit tė shtetit qė kishin pėrvojė nė luftėn kundėr shėrbimeve tė huaja, qė tė pėrballonim kėtė sulm tė UDB-sė", kėshtu shprehet me shqetėsim deputeti socialist Sabit Brokaj. Nė njė zė mė tė dje ishin edhe deputetė tė tjerė nga pozita dhe opozita. Bert Ēaēi i PS-sė thotė se dalja e emrave tė agjentėve dhe emrave tė koduar tė tyre do ishte e rrezikshme. Robert Ēeku, deputet i PR-sė dhe anėtar i Komisionit hetimor pėr SHISH-in, thotė tė njėjtin shqetėsim.
.............
Brokajt qe komandoj bandat ne Shkaterrimin e Shtetit me 97 "i qan" zemra per shtetin.
Kulmi ironise.
-------------------
Koha jone, ku militojne dhjetra spiune eshte trembur dhe sot reagon:
"Shpetoni Sherbimin Sekret
Ja ku jemi; Sherbimi Sekret i Shqiperise, kolona vertebrale e funksionimit te nje shteti, eshte sot nje institucion krejt vulnerabel. Nuk ka sot asnje emocion ne te diskutuarit e ketyre problemeve delikate, kur flitet per SHISH, dosje, spiune, bashkepunetore. Duket njesoj si te permendesh hallet e Bashkise se Librazhdit.
Koha Jone, ka sot nje raport te dhimbshem. Disa prej pretendenteve per te drejtuar kete institucion, nuk pranojne me te jene ne gare. Ata kane frike se do ta pesojne si paraardhesi, se do te perfundojne nen lupen Ngjela, se do te behen objekt kamerash e emisionesh pa fund, se do te katandisen si mos me keq, te mos kene mundesi te kapercejne as Tiranen, nese e marrin kete detyre.
Sigurisht, askush nuk eshte kunder kontrollit te aktivitetit te ketij institucione. Madje, lypset mbikqyrje e rrepte. Por nga institucionet e duhura, nga komisionet e pershtatshme dhe nga njerez dinjitoze.
Aktualisht, disa anetare te komisionit te hetimit te aktivitetit te SHISH qe mesaduket kane nje kuptim tjeter per sekretin shteteror po abuzojne me ato qe po mesojne ne punen e tyre dhe krejt te eksituar nga ato qe marrin vesh dalin ne publik dhe i thone te gjithe fije e per pe. Keta anetare akoma pa u mbyllur seanca e komisionit nxjerrin kryet para 10 televizioneve dhe tregojne se cfare u zbulua sot. Nga ana tjeter, transkripte te bisedimeve konfidenciale te bera brenda ne komision shihen te botuara ne gazete pa kaluar as 12 ore.
Ky nuk eshte pra Sherbimi Sekret i nje shteti te konsoliduar. Ky eshte nje teater absurd ne Republiken e Bananeve. Kjo komedi duhet te mbaroje sa me shpejt ne kohen kur eshte kerese e dites ndertimi dhe forcimi i institucioneve. Keshtu sic po veprohet, institucioni krucial i shtetit po peson nje kundravajtje qe do te kerkohe shume kohe te rigjenerohet.
"KJ"
..................
Pra pa autor shkrimi Kohes tone. Nikoll Lesi pra vet zbulohet.
----------------------------
Zeri popullit kerkon ndihme nga fallcifikatori e terroristi Braho:
.......
BRAHO COPTON ligjerisht Ngjelen shkruan ZP.
tirane- Kuvendi i Shqipėrisė me vendim nr. 52 datė 31.07.2002 ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar me objekt hetimin e kushtetushmėrisė dhe ligjshmėrisė sė veprimtarisė sė SHISH dhe tė drejtorit tė tij zotit Fatos Klosin, e mėnyrė tė veēantė tė akuzave tė ngritura nė debatin me Kryeministrin nė datė 2.5.2002
Siē dihet K.H.P, ngrihen pėr tė hetuar ēėshtje tė veēanta sipas nenit pėrcaktimeve tė nenit 77/2 tė Kushtetutės.
Po nė bazė tė nenit 4/1 tė ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė kuvendit", pėrcaktohet se KHP ngrihen dhe funksionojnė mbi bazėn e parimeve kushtetuese dhe rregullave tė pėrcaktuara nė ligj.
Gjykuar nga veprimtaria e deritanishme e KHP si dhe tė zhvillimeve qė kanė ndodhur kohėt e fundit e qė lidhen me qėndrime ndaj veprimtarisė sė SHISH nė pėrgjegjėsi dhe tė Drejtorit tė saj nė veēanti tė cilat kanė qėnė objekt i hetimeve parlamentare, mendoj se KHP duhet tė pushojė veprimtarinė e tij hetimore pėr kėto arsye:
1. Objekt i hetimit parlamentar nga Komisioni i ngritur janė: A) kushtetueshmėria dhe ligjshmėria e veprimtarisė sė SHISH dhe Drejtorit tė tij bazuar nė akuzat e ngritura nė debatin parlamentar tė muajit prill me Kryeministrin Majko, debat nė pėrfundim tė tė cilit nuk u miratuan nga kuvendi akuzat dhe kėrkesat pėr shkarkimin e Drejtorit Klosi. Megjithėse Komisioni Hetimore Parlamentar nė objektin e hetimit tė tij ka tejkaluar pėrcaktimin qė i bėn Kushtetuta (neni 77 pika 2) e qė lidhet vetėm me Hetimin e ēėshtjeve tė veēanta dhe jo me veprimtarinė nė tėrėsi tė njė organi, tashmė ndodhemi pėrpara rrethanave tė reja qė kanė konsumuar objektin e hetimit, tė rekomandimeve dhe pėrfundimeve qė duhet tė arrijė komisioni i hetimit parlamentar.
Siē dihet Komisioni u konstitua nė muajin 30 korrik 2002 dhe filloi punė me datė 2 shtator, ndėrkohė qė nė datė 7.8 2002 Drejtori i SHISH u shkarkua nga Presidenti mbi bazėn e propozimit tė bėrė nga kryeministri pa pritur pėrfundimet e hetimit tė komisionit.
Komisioni Hetimor Parlamentar ka vazhduar punė gjatė muajit shtator e nė vazhdim por siē jeni nė dijeni nė datėn 9.10.2002 Kryeministri i ėshtė drejtuar organit tė Prokurorisė dhe ka bėrė me dijeni edhe komisionin pėr kėrkesėn pėr procedimin penal tė Drejtorit tė SHISH-it pėr shkeljet qė ai ka konstatuar nė veprimtarinė e tij tė rezultuara nga kontrolli qė Kryeministri ka ushtruar ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij nė veprimtarinė ekonomiko-financiare tė SHISH-it. Kjo do tė thotė qė tashmė qė Drejtori dhe disa titullarė tė tjerė tė SHISH-it janė shkarkuar, dhe se vetė Drejtori ėshtė bėrė objekt i hetimit nga organi i prokurorisė i cili nė bazė tė nenit 148 pika 1 tė Kushtetutės ėshtė organi kompetent i ngarkuar me ligj tė kryejė hetime tė mirėfillta, tė detajuara, tė ngrejė akuzė e tė penalizojė subjektet e proceduara, janė konsumuar tė gjitha masat. Po ashtu ka rėndėsi tė kuptohet se kėto hetime nuk mund tė kryejė njė komision hetimor me karakter politik. Nė kėto rrethana veprimtaria e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk mund tė justifikohet pėr tė nxjerrė nė pėrfundim tė hetimit, konkluzione e rekomandime pėr masa administrative apo penale, siē pėrcakton neni 4, pika 5 e ligjit "Pėr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare", pėrpara se kėto tė fundit tė konsumoheshin nga organe eprore tė SHISH-it, nė rastin konkret kryeministri. Nė kushtet kur kryeministri ka konsumuar masat administrative dhe ka bėrė denoncimin pėr procedimin penal, vazhdimi i hetimit nga Komisioni do tė krijonte dublim, mbivendosje dhe pėrplasje midis institucioneve.
4. Gjykoj se Kuvendi i Shqipėrisė, lidhur me veprimtarinė e SHISH-it dhe Drejtorit tė tij duhet tė njihet, vetėm pasi organi i Prokurorisė tė pėrfundojė hetimin dhe shqyrtimin sepse hetimet nė mėnyrė paralele tė cilat organi i Prokurorisė pas denoncimit ėshtė i detyruar ti fillojė, jo vetėm nuk janė tė bazuara nė ligj, por ato mund tė ēojnė edhe nė pėrfundime kontradiktore e pėrplasje midis Prokurorisė dhe Komisionit Hetimor Parlamentar.
5. Sė fundi siē dihet veprimtaria e SHISH ėshtė veprimtari specifike dhe mjaft delikate qė kėrkon kujdes tė veēantė nė hetim, tė cilat lidhen me njohjen dhe zbatimin rigoroz tė akteve qė normojnė veprimtarinė e tij, tė cilat nė shumicėn e rasteve janė sekrete e nuk duhet tė bėhen objekt i diskutimeve publike, pasi prekin interesa tė sigurisė kombėtare etj. Rasti negativ - kur Komisioni H.P. tejkaloi kompetencat e tij, madje shkeli ligjin, kur z. Ngjela - paraqiti kėrkesa qė prekin rėndė sekretin shtetėror dhe statusin e veprimtarisė sė organit tė SHISH-it, ėshtė njė tjetėr argument qė preēizon se ėshtė vetėm organi i Prokurorisė ai qė mund tė kryejė hetime deri nė detaje lidhur me veprimtarinė e SHISH-it dhe drejtuesve tė tij, e qė pėrgjigjet para ligjit pėr ruajtjen e sekreteve tė hetimit.
Pra, pėr argumentat e mėsipėrme tė cilat janė tė bazuara nė Kushtetutė dhe nė ligj gjykoj se Kuvendi i Shqipėrisė duhet tė pushojė veprimtarinė e Komisionit Hetimor Parlamentar sepse vazhdimi mėtejshėm siē po rezulton ėshtė jo vetėm i pa bazuar por edhe i dėmshėm dhe po synohet tė kthehet nė njė instrument politik e propagandistik.
Kryetar i Komisionit ligjeve dhe ēėshtjeve kushtetuese
Spartak Braho
----------------------------
Beteja vazhdon
shekulli
---------
Pas Ngjelės, dje, Edi Paloka ka kėrkuar leje pėr tė hapur dosjet e gazetarėve dhe tė politikanėve tė survejuar
Paloka: Do tė hyj nė arkivin e SHISH-it
"I kam dėrguar shkresė Myftarit pėr tė hyrė nė arkiv pėr shqyrtuar se a ka politikanė dhe gazetarė tė pėrndjekur
TIRANĖ - Edi Paloka dėrgoi dje njė kėrkesė zyrtare pranė drejtorit tė komanduar, Petrit Myftari, pėr tė hyrė nė arkivin e Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr tė verifikikuar se a i ka pėrgjuar, survejuar dhe pėrndjekur politikanėt shqiptarė gjatė viteve tė fundit Shėrbimi Sekret. Kėtė e bėri tė ditur vetė Paloka, i cili theksoi: "I kam dėrguar shkresė Petrit Myftarit pėr tė hyrė nė arkivin e kėtij institucioni dhe pėr shqyrtuar ēėshtjen a ka politikanė, deputetė dhe gazetarė tė pėrndjekur". Kėrkesa e Palokės pėr tė hetuar nė arkivin e SHISH-it ėshtė e dyta e kėtij lloji qė bėhet nė drejtim tė kėtij institucioni. Kėrkesa e parė ėshtė bėrė nga Ngjela, i cili i kėrkon drejtorit Myftari tė informojė nėse janė zbatuar procedurat ligjore pėr ndjekjen apo rekrutimin e politikanėve, gazetarėve gjatė viteve 1997-2002. Kėrkesa e Ngjelės ka qenė e tillė: "A ka qeveritarė, deputetė, funksionarė tė lartė tė partive politike, parlamentarė (kryetarė, nėnkryetarė apo sekretarė tė pėrgjithshėm) dhe gazetarė tė mediave kryesore (radiotelevizionet dhe gazetat) tė cilėt janė ndjekur apo vėnė nė shėrbim tė SHISH-it?". Myftari nuk i ėshtė pėrgjigjur kėsaj kėrkese, duke "kėrcėnuar" me dorėheqjen e tij, nėse komisioni parlamentar hetimor do tė vazhdojė nė "kėtė rrugė" dhe t'i kėrkojė atij informacione tė hollėsishme dhe emrat e informatorėve. Por Paloka shton se Myftarit nuk i ėshtė kėrkuar tė japė "burimin e informacionit", por vetėm procedurat si janė ndjekur politikanėt dhe gazetarėt".
Kėrkesa e tij bėhet mėnjėherė pas zhurmės qė u bė nė kėtė komision dhe mes dy forcave mė tė mėdha politike pėr ēėshtjen e tejkalimit tė kompetencave. Ndėrsa socialistėt i kėrkojnė Ngjelės tė mos shkojė mė tej me hetimet brenda nė SHISH, demokratėt bėjnė tė ditur se nuk ka asnjė tejkalim kompetencash nė punėn e komisionit hetimor. Paloka e sqaron se kėrkesa e tij nuk ka asnjė tejkalim kompetencash, ajo mbėshtetet nė qėllimin pėr tė cilin ėshtė ngritur komisioni, qėllim tė cilin e ka votuar edhe Parlamenti i Shqipėrisė. Rreth faktit nėse kėrkesa e tij pėr tė hyrė nė arkivin e SHISH-it ėshtė miratuar nga anėtarėt e tjerė tė komisionit, ai pėrgjigjet: "Kėrkesat nuk kanė nevojė tė miratohen nė komision, ai vihet vetėm nė dijeni pėr kėtė kėrkesė". Por Gazmir Bizhga, anėtar i komisionit hetimor, bėri tė ditur dje se nuk ishte nė dijeni tė kėsaj kėrkese. "Pėrgjimet nuk pėrbėjnė objekt hetimi dhe kjo kėrkesė ėshtė shkelje e kompetencave, pasi edhe vetė SHISH-i nuk ka pasur objekt nė vetvete pėrgjimet e politikanėve, deputetėve dhe gazetarėve",- u shpreh dje Bizhga. Ndėrsa Paloka thekson se ai do tė hyjė sa mė shpejt nė arkivin e SHISH-it dhe do tė hetojė mes dosjeve, emrat e atyre politikanėve, deputetėve dhe gazetarėve, si tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike, tė cilėt janė pėrgjuar nė kundėrshtim me ligjin e pėrgjimeve. Sipas tij, e gjithė zhurma e kėtyre ditėve, e ngritur nga socialistėt, bėhet thjesht pėr tė penguar punėn e kėtij komisioni. Madje bėn tė ditur se kėrkesa e tij ėshtė shumė e mbėshtetur nė ligj, pasi njė nga qėllimet e kėtij komisioni janė marrėdhėniet e politikės me SHISH-in dhe anasjelltas. "Duke qenė ky njė objekt mjaft i gjerė hetimi, pėrfshin edhe shqyrtimin e dosjeve e pėrgjimit, pėrndjekjes sė politikanėve apo dhe gazetarėve tė ndryshėm",- shprehet Paloka. Mė tej, ai bėri tė ditur se askush nuk ka tė drejtė tė mbyllė apo tė pengojė punėn e kėtij komisioni, i cili ėshtė ngritur mbi bazėn e Kushtetutės dhe funksionon mbi ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar.
Gilmana Bushati
.................................
RD
.........
PS kėrkon bllokimin me ēdo kusht tė hetimeve parlamentare ndaj Klosit
Fino kėrkon ndėrrimin e socialistėve qė hetojnė SHISH
Kėrkesa ėshtė injoruar nga deputetėt e PD nė Komisionin Hetimor, por kėmbėngulja e klaneve tė caktuara nė PS synon tė sjellė si rrjedhojė edhe pezullimin e hetimeve
Nėnkryetari i Komisionit Parlamentar pėr Hetimin e Shkeljeve nė SHISH, deputeti socialist Bashkim Fino, ka kėrkuar dje qė tė ndėrrohen pėrfaqėsuesit e PS-sė nė kėtė komision. Sipas burimeve nga sekretariati i PS-sė, ndėrrimet kryhen pėr tė pasqyruar mė mirė nė komision ekuilibrat e reja nė PS-sė. Tė njėjtat burime vlerėsojnė si shkak pėr kėtė masė drastike tė drejtuesve tė partisė mė tė madhe nė mazhorancėn e legjislativit tė tanishėm, pėrdorimin e kėrkesės sė Ngjelės pėr kapital politik brenda strukturave tė PS-sė. Zėvendėsuesit mėsohen se janė deputetė qė nuk janė shquar pėr qėndrime skifterėsh nė kohėt e pėrplasjeve nė gjirin e PS-sė, por qė janė tė besueshėm pėr tė pėrmbushur detyrėn e vėnė nga Kryesia e PS-sė, atė tė neutralizimit tė atyre hetimeve qė mund tė paraqesin pasoja pėr investiturėn qeverisėse tė Fatos Nanos. Kėrkesa ėshtė injoruar nga anėtarėt opozitarė nė Komisionin Hetimor, por duket se kėmbėngulja e klaneve tė caktuara nė PS synon tė sjellė si rrjedhojė edhe pezullimin e hetimeve, derisa Kuvendi i Shqipėrisė tė homologojė njė vendim tė ri lidhur me pėrbėrjen e kėtij komisioni. Njė burim nga Kryesia e PS-sė i deklaroi "RD"-sė se pezullimi i punimeve tė komisionit, edhe pse koha e mandatuar nga parlamenti ishte deri nė fund tė muajit, synonte sabotimin e disa seancave tė rėndėsishme tė dėshmive nė komision, siē ishte ajo e deponimeve tė Klosit apo e denoncimit tė kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha.
Ilir Nikolla
..........................
Berisha:
Kryetari i PD-sė propozon njė ligj pėr ristrukturimin e SHISH-it
Me paratė e SHISH, Klosi bleu trojet e VEFA-s
Berisha: "Klosi ka qenė njė shtyllė kryesore e krimit tė organizuar dhe krimit politik nė Shqipėri, por kupola drejtuese e kėsaj veprimtarie gjendet gjetiu"
Lideri demokrat Sali Berisha ka propozuar hartimin e njė ligji pėr ristrukturimin e SHISH-it si dhe ndalimin e ripunėsimit nė kėtė shėrbim tė ish-oficerėve tė Sigurimit tė Shtetit. Kėto komente, Berisha i bėri dje vetėm pak ēaste para nisjes pėr nė Lisbonė, ku do tė marrė pjesė nė dy veprimtari tė tė djathtėve europianė. Shefi i opozitės u shpreh pėr vazhdimin e Komisionit "Ngjela", duke e vlerėsuar punėn e tij tė vleshme dhe brenda ligjit. Berisha siguroi se tė martėn e ardhme do tė dėshmonte para kėtij Komisioni Hetimor, siē tha ai, «pėr hir tė transparencės».
Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, duke iu pėrgjigjur interesimit tė gazetarėve pėr ēėshtjen "Xhoana" u tha atyre se, "kjo ēėshtje nuk mė pėrket mua" dhe se "po bėhen manipulime mediatike apo tė nėndheshme pėr qėllime tė caktuara politike. Zoti Berisha ripėrsėriti qėndrimin e PD-sė ndaj ish-kreut tė SHISH-it, duke kėrkuar edhe mė tej qė ai dhe bashkėpunėtorėt e tij tė pėrgjigjen para ligjit.
- Keni shprehur vullnetin pėr tė dėshmuar nė Komisionin e SHISH-it, pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht?
Unė ju ftoj ju qė tė keni durim dhe ajo do tė jetė njė dėshmi e hapur. Ju do tė njiheni gjatė dėshmisė time aty, me tė gjitha problemet qė kam ngritur pėr kėtė shėrbim. Shpresoj qė edhe Komisioni Hetimor tė ketė bėrė njė punė serioze nė verifikimin dhe dokumentimin e tyre.
- A mendoni se i ka kaluar kompetencat Komisioni "Ngjela"?
Absolutisht nuk i ka tejkaluar kompetencat. Komisioni ka bėrė njė punė tė admirueshme dhe njė punė, e cila i ka shėrbyer shumė ēėshtjes sė sigurisė nė vend. Natyrisht, problemi i shėrbimit tė fshehtė ėshtė njė problem madhor pėr vendin. Ėshtė e domosdoshme qė ligji i kėtij shėrbimi tė ketė ritakime, sepse e ka shndėrruar kėtė shėrbim totalisht nė pushtet tė njė njeriu, i cili emėron aty nga portieri, deri tek drejtorėt mė tė rėndėsishėm, ēka nuk ndodh askund nė botėn demokratike. Duhet qė ligji tė ndalojė veprimtaritė kriminale dhe tė pista tė shėrbimit.
Siē e ngrita edhe dje, por qė ju pėr ēudi nuk e pasqyruat, rikthimi i punonjėsve tė sigurimit tė shtetit nė punė ėshtė nė kundėrshtim flagrant me rezolutat e KE, qė nė fakt e detyrojnė Shqipėrinė dhe ēdo vend anėtar tė tij qė tė mos ripunėsojnė nė tė njėjtėn punė anėtarėt e policisė sekrete, tė cilėt janė hequr pėr shkak se kanė pėrdorur metoda jo njerėzore nė punėt e tyre, pra edhe ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr tė patur njė shėrbim tė fshehtė efiēent, tė respektuar, tė nderuar, qė vepron mbi bazėn e ligjit.
- Njė koment ju lutem pėr rastin Xhoana?
Mendoj se po bėhen manipulime mediatike apo tė nėndheshme pėr qėllime tė caktuara politike. Kėto ēėshtje nuk mė pėrkasin mua dhe unė nuk merrem me to. Unė nuk jam anėtar i Komisionit Hetimor dhe pėr kėtė unė nuk di se cila ėshtė veprimtaria e komisionit. Ju duhet tė pyesni anėtarėt e komisionit.
- Zoti Berisha, ndryshimin e ligjit pėr SHISH-in do ta propozoni ju si parti apo komisioni "Ngjela"?
Kjo ėshtė pėr tu diskutuar. Natyrisht, nuk ėshtė vetėm vendosja e Klosit para ligjit dhe e bashkėpunėtorėve tė Klosit, sepse Klosi nuk i ka kryer i vetėm ato krime ku pėrfshihen dhe vrasje. Ai mė shumė i ka porositur. Ai nuk ka blerė trojet e VEFA-s me paratė e shėrbimit tė fshehtė pa dijeninė e bashkėpunėtorėve tė tij dhe pa ndihmėn e tyre. Abuzimet e tij janė tė jashtėzakonshme, por edhe ligji duhet tė jetė i atillė qė tė mos lejojė mė kėto abuzime.
- Zoti Berisha, ju po flisni pėr bashkėpunėtorė nė SHISH apo nė politikė?
Edhe mė parė e kam theksuar se Klosi ka qenė padiskutim njė shtyllė kryesore e krimit tė organizuar dhe krimit politik nė Shqipėri, por kupola drejtuese e kėsaj veprimtarie gjendet gjetiu.
- Domethėnė nė politikė?
Sigurisht.
- Cila do tė jetė veprimtaria e ardhshme e komisionit?
Se cila do tė jetė veprimtaria e komisionit, nuk mė takon mua qė ta komentoj. Komisioni po funksionon mbi bazėn e njė ligji tė parlamentit dhe unė jam tėrėsisht i gatshėm pėr tė dėshmuar para tij. Por unė nuk merrem me kėrkesat e komisionit, megjithatė ai po funksionon, po mblidhet rregullisht dhe mbi bazėn e ligjit.
- Zoti Berisha, a keni menduar lidhur me mandatin e kėtij komisioni?
Unė nuk jam anėtar komisioni, kjo ėshtė njė ēėshtje e vetė komisionit. Nė qoftė se jam i gatshėm qė pėr hir tė transparencės tė dėshmoj nė kėtė komision, kjo nuk do tė thotė tė shkoj mė tutje se dėshmia ime.
Pėrgatiti: M. Buēpapaj
-------------------------------
.................................................. ...........................................
Pse tremben "gazetaret" dhe "politikanet" nga Tak NGJELA????
C'behet ne Shqiperi?
Krijoni Kontakt