Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Dita e lutjes per paqe ne Lindjen e Mesme

    Njė mendim i sė Lumės Nėnė Terezės pėr ditėn e lutjes pėr paqe nė Lindje tė Mesme


    Me kėrkesėn e Papės Benediktit tė XVI sot migjėra zėra nė tė gjitha Kishat e pesė kontinenteve janė lartuar Zotit pėr njė qėllim tė vetėm: PAQEN.

    Sot tė krishterėt e mbarė botės i janė lutur Zotit “pėr dhuratėn e ēmueshme tė paqes” nė Lindje tė Mesme. Me kėrkesėn e Papės Benediktit tė XVI sot migjėra zėra nė tė gjitha Kishat e pesė kontinenteve janė lartuar Zotit pėr njė qėllim tė vetėm: PAQEN.

    E ne pėr ditėn e sotėm tė uratės propozojmė njė mendim tė sė Lumės Nėnė Terezės Gonxhe Bojaxhiut.

    “Bindja e dėgjesa ndaj Zotit jetuar mirė
    na liron nga egozimi e nga krenaria
    dhe na ndihmon ta gjejmė Zotin
    e nė Tė mbarė njerėzimin”.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dje Benedikti XVI u lut pėr paqen nė kishėzėn e Remč Sėn Zhorzh, pranė Lė Kombė






    Zoti fitoi mbi dhunėn me Kryqin, me njė dashuri tė pa fund: janė fjalėt e Benediktit XVI shqiptuar nė famullinė valdostane tė Remč, ku dje u gjunjėzua nė lutje pėr paqe nė Lindjen e Mesme.

    Dhuna e njeriut ka njė kufi: dashurinė e Krishtit. Ky ėshtė mesazhi qė Benedikti XVI i drejtoi mbarė njerėzimit dje, nė ditėn e lutjes e tė pendesės pėr paqen nė Lindjen e Mesme. Kjo nismė, shumė e dėshiruar nga Papa, bashkoi nė njė pėrqafim vigan besimtarėt e mbarė botės me popujt qė vuajnė pėr shkak tė luftės. Pas lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot, kremtuar nė Lė Kombė, pasdite Papa shkoi nė famullinė valdostane tė Remes Sėn Zhorzh, ku u gjunjėzua nė lutje.

    “Krishti ėshtė paqja jonė sepse duke vdekur nė kryq, e mposhti armiqėsinė e na bashkoi tė gjithėve nė paqen e tij”. Papa e ripohoi kėtė me forcė nė ēastin e kėsaj prove tė rėndė pėr popujt e pafajshėm, tė shtypur nėn peshėn e njė konflikti tė pamėshirė. Duke komentuar letrėn e Shėn Palit drejtuar Efesianėve, Ati i Shenjtė shprehu shqetėsimin qė provohet pėrballė dhunės, tė cilėn njerėzit e pėrdorin kundėr vėllezėrve tė tyre:

    “Ka akoma luftė ndėrmjet tė krishterėve, myslimanėve, hebrenjve; e janė tė tjerė ata qė i nxisin njerėzit tė luftojnė e gjithēka ėshtė ende plot me armiqėsi, me dhunė. Ku ėshtė fryti i flijimit Tėnd? Ku ėshtė, nė histori, kjo paqe, pėr tė cilėn flet Apostulli Yt?”.

    Pėrgjigja ėshtė: pikėrisht Pajtimi i Zotit. Flijimi i tij nuk mbeti pa fryt. E kėtu Papa nėnvizoi realitetin e madh tė bashkimit tė Kishės universale. Ndėrsa mė pas foli pėr ishujt e paqes nė Korpin e Krishtit. Kujtoi shenjtorėt e dashurisė, qė krijuan oazet e paqes sė Zotit nė botė. E pastaj martirėt, qė dhanė dėshminė e paqes e tė dashurisė, e cila i vė kufi dhunės. Pikėrisht kjo dashuri e pakufishme ėshtė mėnyra e re qė pėrdor Zoti pėr tė fituar mbi dhunėn e mbi tė keqen:

    “ Zoti fitoi mbi Kryq. Nuk fitoi me njė perandori tė re, nuk pėrdori njė forcė mė tė madhe se tė kundėrshtarit, pėr tė ngadhėnjyer mbi tė; fitoi nė njė mėnyrė qė nuk ėshtė njerėzore, si e pėrfytyrojnė ne, me njė perandori mė tė fortė se tė gjitha tė tjerat. Fitoi me dashurinė deri nė vdekje. Kjo ėshtė mėnyra e re e fitores sė Zotit: dhunės nuk i kundėrvė njė dhunė mė tė fortė. Dhunės i vė pėrballė tė kundėrtėn: dashurinė deri nė fund tė fundit, Kryqin e Tij”.

    Duhe t’ia besojmė vetveten kėsaj dashurie hyjnore – u tha Papa besimtarėve tė gjunjėzuar nė lutje bashkė me tė nė famullinė e vogėl mes malesh e nė mbarė botėn – e tė bėhemi ndėrtimtarė tė paqes. E mė pas shtoi: “Duhet ‘t’ia ēojmė dashurinė tonė tė gjithė njerėzve qė vuajnė, duke e ditur mirė se Gjykatėsi i Gjyqit tė fundit bėhet njė me tė vuajturit”.

    Mė pas Ati i Shenjtė vuri theksin mbi rėndėsisnė e zemrės sė mesazhit tė krishterė. Ritheksoi se Zoti ėshtė dashuri. E kjo ėshtė njė e vėrtetė qė nuk zbehet, por vlerėsohet edhe mė shumė nė dialog me fetė tjera:

    “Sot nė njė botė shumkulturash e shumfesh, ka njerėz qė tundohen tė thonė: “Pėr tė siguruar paqen ndėrmjet feve, kulturave, ėshtė mė mirė tė mos flitet tepėr pėr specifikėn e Krishtėrimit, dmth pėr Jezusin, pėr Kishėn, pėr Sakramentet. Tė merremi me gjėrat qė janė pak a shumė tė pėrbashkėta… Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pikėrisht nė kėtė ēast kemi nevojė pėr Fytyrėn e Krishtit, pėr ta njohur mė mirė Fytyrėn e vėrtetė tė Zotit e pėr tė sjellė kėshtu pajtim e dritė nė kėtė botė”.

    Njėkohėsisht me dashurinė, me mesazhin e dashurisė pėrmes gjithēka mund tė bėjmė pėr njerėzit qė vuajnė nė kėtė botė – pėrfundoi Benedikti XVI – duhet tė japim edhe dėshmi pėr kėtė Zot, pėr fitoren e Zotit pikėrisht nė mospėrdorimin e dhunės nė Kryqin e Tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  3. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •