Dashuria e parė
Nuk di pėr kend mendoj dhe hallin e kujt po e vajtoj: pėr dashurinė e gruas sime,pėr dashurinė time,pėr dashurinė e lexuesit apo pėr dashurinė njė gjenerate tė pas dyqind vitėve tė ardhshme. Vuajtjet e dashurisė janė tė njėjta si tė atyre para mijėra vitėsh si kjo e ditėve tona poashtu edhe e atyre qė vijnė pas nesh. Por, askush kurrė (e as ata tė mėvonshmit) nuk e pranon realitetin.Janė kujtimet e atyre qė guxojnė tė ngrisin kokėn vetėm nė ėndrra. Dhe,vetėm gjėja qė njeriut i mungon ka vlerėn mė tė madhe,ēmueshmėria e saj rritėt deri nė paprekshmėri.
Ishte ėndrra qė guxoi tė m'i hapė plagėt e mia.Plagėt e vjetra e gati tė harruara tė dashurisė.Kurrė nuk i jipja vetes tė drejtėn e guximit pėr tė kujtuar dashurinė e ditėve rinore dhe gjithnjė arsyetoja brendėsinė e shpirtit se ajo ishte e kaluar dhe e harruar.
Dikur plagėt i sheroja me lindjėn e fėmjės sė parė,pastaj me lindjen e tė dytit,tė tretit e tė katėrtit. Fėmijėt mbushnin zbraztirėn e jetės dhe plagėt mbuloheshin duke i mbėshtjellė nė mijėra e miliona shtresa tė pluhurit tė harresės.
Dyzet e pesė vite pa guxuar ta urdhėroja shpirtin qė bile njė herė ta kthente kokėn nga e kaluara se pakut tė numėronte shtresat e pluhurit qė kishin mbėshtjellė dashurinė pėr ta ngulfatur qė kurrė mė mos tė dukej.E ėndrra mori guximin. Ishte habitėse se si ēdo detaj shpirti e kishte ruajtur tė freskėt.Unė qė kisha bindjen se harresa kishte kryer punėn dhe tani pas dyzet e pesė viteve nuk mund tė gjendej as njė copėzė kujtimi u mahnita. Nuk dija mė se nė kend jam i dashuruar: nė gruan apo nė dikend tjetėr.Po gruaja ?! Mė shkoi ndėrmend fati i saj. Jeta e saj qė ia kisha nxirė plot katėr decenie e gjysėm. A mos vallė ajo ia kishte nxirė vetės jetėn? Kurrė nuk do ta mėsojė nėse gruaja ime e dėnoi vetėn qė tė jetonte me mua apo unė isha shkaktar i vuajtjeve tė saja? Eshtė vėshtirė tė gjindėt njė pėrgjigje objektive. Tė thuhet realiteti nga dy palėt sekreti i misterit zgjidhet, por zgjidhja do tė ketė pasoja katastrofale si pėr mua ashtu edhe pėr gruan time. Asnjėri nuk e kemi moshėn qė t'i kthehemi dashurive tė para qė nga fillimi. Madje vitet kanė ndryshuar edhe jetėn e atyre qe ne i dashuronim.
Mashkulli shpesh herė di tė mburret se si kur ishte i ri kishte dashur njė vajzė engjėllushė qė linte kokėn pas tij.Po femrat ? Nuk paskan rėnė nė dashuri kurrė veē burrit legjitim me tė cilin kanė fėmijėt legjitim?! Burrat janė tė prirur pėr mburrje dhe vetėmashtrim.Janė tė prirur tė gėnjejnė edhe pse e dijnė se nuk ėshtė ashtu.Vetėm ata e zbulojnė sekretin e lidhjeve tė dashurisė,fola vetė mė vete
Nuk di nėse ende jam ėndėrr, i pėrgjumur apo tėrėsisht i zgjuar.Cuditėrisht veten e ndjej tė freskėt edhe pse mbrėmė nuk kisha fjetur mė shumė se tri orė.Shkaku i pagjumėsisė ishte romani"Rrėmbimi i vajzės sė kėngės" qė autori ma dha ta lexoja e kur autori ma jep librin nuk mund tė rri i qetė pa e lexuar ndonėse isha duke lexuar "Tronditjen e shekullit" nga mė kishin mbetur pėr ta pėrfunduar vetėm edhe treqind e pesėdhjetė faqe.Pėr mė shumė se gjysem ore shikoja librin e nėnshkruar duke shfletuar dhe hamendeshaė filloja leximit apo tė prisja ta pėrfundoja pjesėn e dytė tė "Tronditjės...".Rreth orės nėntė bėra njė kafe tė mesme qė t'ia filloja romanit tė posadalė.I ēuditshėm jam unė.Para leximit ia rregulloj vetes njė komoditet, njė ritual qė i ngjan paralojės nė dashuri.Secili ka huqet e tija: dikush ndjenė kėnaqėsi duke lexuar kėmbėn mbi kėmbė,dikush lexon duke bredhur nėpėr hapėsirėn e ngushtė tė dhomės ,tjetri lėshon muzikė nė prapavijė dhe ka njėmijė e njiqind teke tjera. Unė vetėm kafėn dhe cigarėn.
Rreth orės dy tė mėngjezit mbylla faqet e fundit tė librit dhe zura tė fshija lotėt.Nuk di nėse qaja pėr fatin e pėrsonazhit apo pėr fatin tim. Nuk mė kujtohėt nėse mėnjėherė shkova nė dhomėn e fjetjės apo kisha qėndruar njė kohė tė gjatė duke sjellė nė kokė pėrsonazhet e romanit por e di se nė orėn pesė e tridhjetė u zgjova dhe ėndrrėn qė kisha parė mė kujtohej e tėra. Rrallė herė ėndrrėn mund ta kujtoj prej fillimit deri nė mbarim.Rrallė herė ėndrrat e mia kanė fillimin dhe mbarimin.Ato tė shumtėn e rasteve i kujtoj pjesėrisht sikur sekuencat e filmit tė shikuar para dhejtė vitesh.
Bukuroshi tė cilit vajza ia dhuroi virgjėrinė nga dashuria e saj e kristaltė me bindje se me tė do ta kalonte jetėn gjerė natėn e varrit, tani ka krijuar familje me njė tjetėr. Sa shumė e kishte dashur atė djalosh sykaltėr qė me shikimin e tij ia shponte zemrėn, e vajza tretej nė lumturinė e jetės duke imagjinuar ditėn e dasmės,fėmijėt qė do t'u lindin dhe jetėn me tė deri nė amshim.Pėr tė jetonte,pėr tė vishej e zbukurohej ēdo mėngjez para se tė nisej nė shkollė e nė fletorėt e saj nė ēdo faqe kishte shkruar emrin e tij dhe emrin e saj me mbiemėr tė tij.Larg i dukej tė priste dasmėn dhe kurorėzimin qė tė ndėrronte mbiemrin.Kurorėzimi ishte njė formalitet pėr tė cilin nuk kishte nevojė, sepse kishte krijuar iluzione se ishte gruaja e tij dhe asgjė nuk mund t'ia shkatėrronte dashurinė qė kishte pėr tė. Buzėqeshjet e para atij ia dhuronte. Nė buzėt e tij pėrjetoi lumturinė e jetės,nė gjiun e tij rritej lumturia gėzimi,shpresa...
Vonė, shumė vonė e kuptoi se ai , ia prishi ėndrrat e jetės. Ai dėshironte jetėn e atit tė harlisur dhe njė ditė shkoi duke lėnė embrionin e fėmijės nė barkun e saj tė padjallėzuar tė cilin ajo me sy tė pėrlotur u detyrua ta abortonte.Lotėt asnjėherė nuk iu tretėn nga sytė. Nuk dinte mė pse qante: pėr fėmiun qė kurrė nuk e pa dritėn e kėsaj bote apo pėr dashurinė e humbur? Nė shenjė hakėmarrėje bukurinė e saj ia dhuronte djaloshit tė parė.Hudhej prej njė pėrqafimi nė pėrqafimin tjetėr.Prej njė shtrati nė tjetrin.Nuk priste dashuri as nuk kishte pėr tė dhuruar sepse ajo ishte tretur me mjegullėn e asaj nate.Kishte vetėm urrejtje dhe dashuri tė maskuar.Urrejtja e saj kurrė nuk vėrehej dhe ishte aq mirė e kamufluar sa qė asnjėherė nuk do tė dilte mbi sipėrfaqeAjo nuk urrente tė tjerėt ,urrente vetėm njė: ate qė ia vodhi dashurinė,qė ia vodhi ėndrrat.Dhe,mė s'i kishte mbetur asgjė tjetėr vetėm tė dhuronte puthje me dashuri tė harxhuar deri sa tė takohej me njeriun qė tėrė jetėn do t'i qendronte besnikėrisht. Kishte vendosur qė urrejtjen ta shendėrronte nė dashuri qoftė ajo edhe artificiale.Me kalimin e kohės ēdo gjė do tė harrohej, kishte mėnduar.
Vitėt paloheshin njėri mbi tjetren e dashuria pėr tė venitej por nuk zhdukej. Po sikur tė kishte jetuar tėrė jetėn me tė ? Me njeriun qė jeton me decenie fillon ēdo ditė t'ia zbulojė nga njė tė metė.Njeri tė pėrsosur nuk ka. Kėtu qėndron problimi i saj,problemi im, i juaj qė lexoni dhe, i tėrė njerėzve tė kėsaj bote.Ajo me djaloshin sykaltėr ka kaluar vetėm pak kohė.Cdo herė vetėm ēaste tė lumtura dhe asnjėherė nuk i ka rėnė ta shoh tė nėrvozuar,pa tė holla, me sy tė palarė. Kurrė nuk i ka dėgjuar pordhėt e tij si unė kur bėjė nevojėn E me njeriun qė jeton ēdo ditė kėto janė raste tė paevitueshme dhe natyrisht qė secila pak nga pak tė bėhėt neveritėse dhe mėnjėrė tė kujtohėt dashuria e parė edhe pse e futur pas nėntė palė dryna tė kohės. E ngujuar thellė nė nėntė pash tė shtresave tė tokės . E fshehur pas nėntė bjeshkėve matanė burimit, ku zanat pinė ujė ajo pėrsėri nxjerr kokėn e freskėt sikur nė ditėt e para.
Me flokė tė shprishur e sy tė palarė, kujtoja ėndrrėn nė kėngėn e zogjėve tė mėngjesit tė cilėt mė dukej se ishin zgjuar tė mė shoqėronin nė dhimbjėn shpirtėrore.
Po tė mos kisha ėndrruar ndoshta nuk do e mundoja vetėn, por ja qė aty pashė se si i thashė vajzės:" A ke dėshirė ta shohėsh sykaltrin?!" Cuditėrisht, ajo nuk pėrgjigjej dhe rrudhi supet sikur tė frikėsohej nga unė por nėfytyrėn e saj dallova njė shqetėsim shpirtėror dhe njė dėshirė tė zjarrtė pėr t'u takuar me dashurinė e parė tė saj.Mė kapi pėr dore dhe, me njė pamje fėmijėnore, me tėrhiqte drejt tij. Iu hodh nė pėrqafim si prindit. E ai, me krenarinė e pushtuesit, dėshiroi ta largonte larg nga unė. Nė ballin e tij dukeshin rrudhat e vuajtjes, ndryshki i vitėve tė grumbulluara, pėndimi, humbja e dashurisė apo ndoshta ishte vetėm dėshira dhe kėnaqėsia pėr ta takuar edhe njė herė viktimen. E ndala duke i thėnė vetėm tė flasin po jo edhe tė largohen .Vetėm kur tentoi tė ma largonte, mė lindi xhelozia dhe habitesha se si kisha vepruar ashtu.Nė ēfarė shkalle tė civilizimit kisha arritur sa t'i lejoj tė takohėn,tė flasin e tė pėrqafohen. Vajza u kthye nga unė me shikim prej tij, sikur t'i thoshte lamtumirėn e fundit.Sikur dėshironte t'i tregonte se ai ishte fajtor pėr ēdo gjė.E ai mbet me vėshtrim pikėllues. Nuk dėshiroja tė kthehej nga unė, sepse e dija se isha nė ėndėrr e ky kthim frikėsohesha qė do tė jetė ikje nė jetėn reale.Frika nga ikja,mendoja duke pirė kafen, ėshtė shenjė se e dua.Prandaj nuk e kėrkoja fajtorin.
Pi kafen e herė-herė thithi tymin e cigares, e kujtimėt shetisin nė tė kaluarėn tė tashmėn , nė ėndrrėn qė mė zgjoi dhe, nė te ardhshmėn. Dėshiroj ta gjej fajin tim tė gruas sime tė padjallėzuar qė kurrė nė jetėn e saj nuk e lash tė qetė.E ē'faj kishte ajo?! Pse e dėnoi veten tė dėgjonte pordhėt e mia ēdo natė?! C'faj mund tė kishte njė vajzė qė sykaltri ia vodhi dashurinė nė kohėn kur unė nuk e njihja.Pėrpiqesha ta gjej fajtorin, por fajtor nuk ishte as vajza, as sykaltri e as unė.
Gjersa tymi i cigareve tė njėpasnjėshme lundronte nė hapėsirėn e sallonit dhe pastaj drejtohej nga dritarja e hapur, unė mendoja nėse duhet qė ėndrrėn t'ia tregoj asaj. U ngrita dhe hyra nė dhomėn e fjetjes.Ia shikoja fytyrėn qė rrezet e para tė mėngjezit ia ndriēonin.Flokėt e shprishur mbi supe qė kishte filluar t'i rriste vetėm pėr mua.Buzėt e saj tė ngrohta dhe llėrėt gjysėm tė zhveshur. I ngjan zanave tė pėrrallave,thashė nė vete, pa e pėrkėdhelur qė mos t'ia prishja gjumin.Kishte kohė pėr tregimin e ėndrrės
marre nga Ars.
==============================================
shikoni kete faqe teper interesante te letersise shqiptare.
Revista Letrare Ars
Krijoni Kontakt