Shteti shqiptar ka zbuluar edhe 7 llogari të tjera bankare që janë në emër të bashkëpunëtorëve të Al-Kaedës të akuzuar si financues të terrorizimit. Të 7 llogaritë janë hapur më parë në emër të kompanisë së ndërtimit Karavan sh.p.k të sekuestruar më parë nga ana e shtetit, në emër të firmës së import eksporteve të medikamenteve me emrin MediCare ndërsa dy llogari të tjera janë në emër të shtetasit arab Yasin Al Qadi, i cili më parë ka jetuar në Shqipëri dhe më pas është larguar si i akuzuar për lidhje me terrorizimin dhe organizatën Al-Kaeda.
Urdhëri i Bodes për sekuestrime
Ministri i Financave më 5 korrik të këtij viti ka nxjerrë disa urdhëra që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të personave dhe organizatave që rezultojnë të lidhura me terrorizmin ose që janë në listën e zezë të kombeve të bashkuara si financues të terrorizmit. Ky urdhër pason disa urdhëra të mëparshëm, më i bujshmi ai i datës 3 dhjetor 2004 i nxjerrë nga ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe që pareashikonte ngrirjen e parave në 36 llogari bankare të dy personave Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh si dhe kompanive të ndërtuara prej tyre. Ata akuzoheshin për lidhje me terrorizmin islamik dhe si të tillë humbnin çdo të drejtë pronësie në Shqipëri. Në urdhërin më të fundit të Bodes që mban datën 5.7.2006 listohen 4 llogari bankare të hapura pranë bankave Raiffeisen dhe Banka Kombëtare Tregëtare në emër të shoqërive Karavan sh.p.k dhe Medicare. Shoqëria e ndërtimit Karavan ka bërë disa punime në Shqipëri, një bllok apartamentesh në hyrjen veriore të Tiranës dhe një pjesë të konsiderueshme të dy kullave të ndërtuara në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Llogaria e 5 e zbuluar është në emër të Abdyl Latif Saleh dhe e 6 në emër të fondacionit Jeta dhe Shkenca që gjithashtu është listuar si financuese e terrorizimit dhe menaxhohej nga dy të akuzuarit.
Sekuestrimet e mëparshme
Në dhjetor të vitit 2004 ish-ministri i Financave Arben Malaj urdhëroi sekuestrimin e 36 llogarive bankare, 7 firmave 20 apartamenteve tokave dhe hapësirave të tjera brenda ndërtimeve të cilat ishin të gjitha në emër të Abdyl Latif Saleh dhe Yassin Kadi. Të akuzuarit mbanin shumë emra të ndryshëm të cilët i kishin përdorur gjatë hapjes së llogarive bankare në dollarë, euro dhe në lekë. Pjesa më e madhe e llogarive të tyre ishin hapur pranë ish-bankës Islamike, aktualisht UBA por edhe në Bankën Amerikane të Shqipërisë. Në atë kohë është përmendur edhe historia e një transferte prej disa milionë eurosh e cila do përdorej për shit-blerjen e një sipërfaqe të madhe toke për ndërtim në Tiranë nga disa kompani shqiptare. E gjithë sasia e madhe e parave u bllokua pranë Bankës Amerikane dhe hetimet vazhdojnë.
Në urdhërat e nxjera si nga ish-ministri Malaj por edhe nga ministri Ridvan Bode së fundmi megjithatë ka një ndryshim të dukshëm. Ndërsa në urdhërin e Malajt të datës 3 dhjetor të vitit 2004 përmenden shumë llogari bankare në emër të shoqërisë së ndërtimit Karavan dhe firmave të lidhura me dy emrat Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh, i pari saudit dhe i dyti iraken. Në të dy urdhërat ministrat kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të vazhdojnë të kërkojnë për prona apo llogari të tjera bankare në emër të këtyre dy personave por edhe në emër të fondacioneve si Al-Haramain dhe Taibah International të shpallur nga OKB si financues të terrorizmit. Kërkimi ka vazhduar se nga kjo është bërë e mundur edhe zbulimi i 6 llogarive të reja të palistuara më parë në urdhërat që parashikonin sekuestrimin e tyre nga ana e shtetit shqiptar.
llogarite
-0100002314 në lekë Banka Raiffeisen shoqëria MediCare sh.p.k
-110006966 në USD Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria Karavan sh.p.k
-110006966 në lekë Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria Karavan sh.p.k
-110002151 në lekë Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria MediCare sh.p.k
-000170 në USD Banka Malajziane Abdyl Latif A.A Saleh
-0100315426 në lekë banka Raiffeisen Foundation of life and science
-801015426 në euro banka Raiffeisen Abdyl Latif a.a saleh
P.S. per me shume mund te lexoni tek Baklan Web /Gazeta Shqiptare, nga u mor ky artikull, se vetem kaq mund te kopjoja![]()
Krijoni Kontakt