Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Al-Kaeda, zbulohen shtatë llogari bankare në Shqipëri

    Shteti shqiptar ka zbuluar edhe 7 llogari të tjera bankare që janë në emër të bashkëpunëtorëve të Al-Kaedës të akuzuar si financues të terrorizimit. Të 7 llogaritë janë hapur më parë në emër të kompanisë së ndërtimit Karavan sh.p.k të sekuestruar më parë nga ana e shtetit, në emër të firmës së import eksporteve të medikamenteve me emrin MediCare ndërsa dy llogari të tjera janë në emër të shtetasit arab Yasin Al Qadi, i cili më parë ka jetuar në Shqipëri dhe më pas është larguar si i akuzuar për lidhje me terrorizimin dhe organizatën Al-Kaeda.
    Urdhëri i Bodes për sekuestrime
    Ministri i Financave më 5 korrik të këtij viti ka nxjerrë disa urdhëra që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të personave dhe organizatave që rezultojnë të lidhura me terrorizmin ose që janë në listën e zezë të kombeve të bashkuara si financues të terrorizmit. Ky urdhër pason disa urdhëra të mëparshëm, më i bujshmi ai i datës 3 dhjetor 2004 i nxjerrë nga ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe që pareashikonte ngrirjen e parave në 36 llogari bankare të dy personave Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh si dhe kompanive të ndërtuara prej tyre. Ata akuzoheshin për lidhje me terrorizmin islamik dhe si të tillë humbnin çdo të drejtë pronësie në Shqipëri. Në urdhërin më të fundit të Bodes që mban datën 5.7.2006 listohen 4 llogari bankare të hapura pranë bankave Raiffeisen dhe Banka Kombëtare Tregëtare në emër të shoqërive Karavan sh.p.k dhe Medicare. Shoqëria e ndërtimit Karavan ka bërë disa punime në Shqipëri, një bllok apartamentesh në hyrjen veriore të Tiranës dhe një pjesë të konsiderueshme të dy kullave të ndërtuara në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Llogaria e 5 e zbuluar është në emër të Abdyl Latif Saleh dhe e 6 në emër të fondacionit Jeta dhe Shkenca që gjithashtu është listuar si financuese e terrorizimit dhe menaxhohej nga dy të akuzuarit.
    Sekuestrimet e mëparshme
    Në dhjetor të vitit 2004 ish-ministri i Financave Arben Malaj urdhëroi sekuestrimin e 36 llogarive bankare, 7 firmave 20 apartamenteve tokave dhe hapësirave të tjera brenda ndërtimeve të cilat ishin të gjitha në emër të Abdyl Latif Saleh dhe Yassin Kadi. Të akuzuarit mbanin shumë emra të ndryshëm të cilët i kishin përdorur gjatë hapjes së llogarive bankare në dollarë, euro dhe në lekë. Pjesa më e madhe e llogarive të tyre ishin hapur pranë ish-bankës Islamike, aktualisht UBA por edhe në Bankën Amerikane të Shqipërisë. Në atë kohë është përmendur edhe historia e një transferte prej disa milionë eurosh e cila do përdorej për shit-blerjen e një sipërfaqe të madhe toke për ndërtim në Tiranë nga disa kompani shqiptare. E gjithë sasia e madhe e parave u bllokua pranë Bankës Amerikane dhe hetimet vazhdojnë.
    Në urdhërat e nxjera si nga ish-ministri Malaj por edhe nga ministri Ridvan Bode së fundmi megjithatë ka një ndryshim të dukshëm. Ndërsa në urdhërin e Malajt të datës 3 dhjetor të vitit 2004 përmenden shumë llogari bankare në emër të shoqërisë së ndërtimit Karavan dhe firmave të lidhura me dy emrat Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh, i pari saudit dhe i dyti iraken. Në të dy urdhërat ministrat kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të vazhdojnë të kërkojnë për prona apo llogari të tjera bankare në emër të këtyre dy personave por edhe në emër të fondacioneve si Al-Haramain dhe Taibah International të shpallur nga OKB si financues të terrorizmit. Kërkimi ka vazhduar se nga kjo është bërë e mundur edhe zbulimi i 6 llogarive të reja të palistuara më parë në urdhërat që parashikonin sekuestrimin e tyre nga ana e shtetit shqiptar.



    llogarite

    -0100002314 në lekë Banka Raiffeisen shoqëria MediCare sh.p.k
    -110006966 në USD Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria Karavan sh.p.k
    -110006966 në lekë Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria Karavan sh.p.k
    -110002151 në lekë Banka Kombëtare Tregëtare shoqëria MediCare sh.p.k
    -000170 në USD Banka Malajziane Abdyl Latif A.A Saleh
    -0100315426 në lekë banka Raiffeisen Foundation of life and science
    -801015426 në euro banka Raiffeisen Abdyl Latif a.a saleh




    P.S. per me shume mund te lexoni tek Baklan Web /Gazeta Shqiptare, nga u mor ky artikull, se vetem kaq mund te kopjoja

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po llogarite e bollinove te gsh-se kur do i zbuloje gsh e balkan webit.

    ka terrorizem me te madh se ajo cka ndodhi me 97-te ne shqiperi?
    ska.
    e ata livadhisin te lire e bile embajada amerikone i ka pajis me viza speciale .. malo malukatet e asaj menxyre..

    e nga mbine kta arabet me prona ne shqiperi.. e cfar terrorizmi po bejne..mor aman..
    nuk kan bere gje kta latifat tek ne.
    krejt bllofe te klos nanos edvinave jan kto.. dhe per 2 arsye..

    1-qe malo ruco meto klos gorillat qe jan vete terroriste tu a perlajn mall e gje ktyre qyqareve..
    2- qe me i thene amerikes..e moj amerik sa te duam tyjan neven .. kelishet e ish nomenklatures "anti imperialiste" marksisto maoiste ..
    prandaj me ne mbaje mire se skemi fe.. e u kim temen e semes te tereve..
    dikur piqnim te gjalle prifta e kardinale e i shkonim ne helle hoxhallaret e emancipuar.. e sot u a rruajme parate ndoj mjekrroshi arab e pastaj me to vem ne dubajet e tyre e bejme qejf..

    thjesht hipokrizira jan keto e tallje me popullin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-07-2006 më 00:23

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Perse shteti Shqipetar pranon dicka te tille?Sepse nuk kontrollohet cdo gje prandaj ne nje vend te dobet sic eshte Shqiperia ishte e sigurt qe do ndodhte kjo.

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Llogari bankare të veçanta apo të përbashkët?
    Nga AgainstAllOdds në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 03:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •