Close
Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 179 prej 179
  1. #171
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Per te gjithe ata qe mendojne qe artikulli eshte i "sakte" dhe ka te "drejte".
    Lexoni shkrimin e me poshtem.
    Gjerat jane me te komplikuara sesa mendojne disa.

    Western Media and the European “Other”: Images of
    Albania in the British Press in the New Millennium


    http://ajp.alpsa.org/archives/issue11/alpion.pdf
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #172
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    .
    Kot e ke ndryshuar pseudonimin i nderuar, qendro ne realin,je shume i zgjuar kete e dine shume njerez,bashke me miqte e tu.te duhen edha ca shkrime te tjera te pasurosh CV(ne)




    Eshte gjeja me e thjeshte per te sulmuar por jo per te mbushur mendjen se ke te drejte.

    Une nuk kam shkruar per tu mbushur mendjen te huajve,aq me pak dhe shqipetareve, thjesht kam shprehur idete e mia,e mos u mundo te kthesh pergjigje per te gjithe,ke vend ku te flasesh ne emer te bashkesise.

    Prandaj nuk duhet te etiketojme njeri si "proserb,progrek,shqipfoles antishqiptar" etj,sepse kthejme keshtu propoganden komuniste ,kthehemi mbrapa e jashte kohe.
    -Une e kam gjetur shkrimin e AA.Gill shume realist e me vlera te jashtezakonshme.

    Po ka sa te duash si puna e jote e do te kete,dhe asnjeri nuk behet xheloz nga idiotesia.

    -Artikulli i Gill,thua ti Kristal,eshte kunder hyrjes se shqiperise ne europe.Sa i thjeshton gjerat!Ahere paguajme te shkruajne dy artikuj ne favor tone e ja ku hyme ne europe!

    Kupton mire, nxjerr rezultatin,intrigat tregoja dikujt tjeter.
    -Nuk ka rendesi kush e ka shkruar dicka,se eshte antishqiptar,proserb o progrek,e rendesishme eshte ato qe ai ka shkruar,sa jane te verteta,ne se jane genjeshtra ti hedhesh poshte.Cdo shqiptar qe jeton jashte ne ate shkrim sheh qe ka te verteta per te shtuar por jo per te pergenjeshtruar.flm,e.f.[/QUOTE]



    E zgjata shume me ty i nderuar nuk dua te bej chit chat,zbavitu me te tjeret.
    Nuk e kam vendosur te bej komente shkrimi me ty,se je shume i zgjuar,e ngecem ne balte.

    faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kristal : 21-08-2006 më 16:13
    Edhe pak gjak aortal.

  3. #173
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Kush na përfaqëson në shtypin perëndimor? -mendova kur një gazetar i huaj shkruante para disa javësh për Shqipërinë në mënyrë monstruoze. Edhe një ftese për komunikim intelektual brenda shqiptar on line, çelur nga botuesit e “Shekullit”, iu përgjigjja pa hezitim me të njëjtën pyetje retorike. Nuk është dëshira e vjetër totalitariste për të paraqitur jashtë një Shqipëri tjetër, për të fshehur të metat, problemet, dështimet, rudimentet politike, psikologjike, morale e kulturore. Është fjala për të shprehur ne vetë para të tjerëve ato që kemi arritur në vite e shekuj, të kaluarën tonë, aktualitetin, traditat tona, aspiratat, vlerat e krijuara në të gjitha lëmenjtë e ekzistencës.

    Ky prezantim duhet të bëhet normë pune dhe detyrë ditore për ata që e përfaqësojnë zyrtarisht vendin tonë në botë: ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të akredituar për shtypin dhe kulturën. (Nëse kemi përfaqësues të tillë e nëse ata kanë vërtetë lidhje profesionale me shtypin e kulturën)

    Vëzhgimet spontane të bëjnë pesimist. Gjatë luftës në Kosovë, për shembull, mediat më të fuqishme botërore kishin një ndikim të çmuar për të ngjallur simpati dhe ndjenja solidariteti ndërkombëtar për shqiptarët e përzënë egërsisht nga tokat e tyre. Në studiot e televizioneve italiane, me sa pamë, nuk mungonte asnjëherë ambasadori i ish-Jugosllavisë, duke përdorur mjetet e tij, truket e manovrat e zanatit për t’i shërbyer deri në fund çështjes që ai mbronte. Në sallë mund të kishte emigrantë shqiptarë, atdhetarë të mrekullueshëm, njerëz pa status, por me zemër të madhe, megjithatë, ata nuk mjaftonin për të hequr nga vëmendja e shikuesve mungesën sistematike të përfaqësuesve të diplomacisë sonë atje për të debatuar, për të përligjur vetveten, për të mbrojtur fundja një çështje absolutisht të drejtë.

    E për cilin rast tjetër duheshin ata? Jo vetëm ky rast, por edhe ngjarje të tjera të bëjnë të mendosh se paraqitjen tonë para opinionit perëndimor e kemi lënë në mëshirë të fatit, në duart e rastësisë, në duart e atyre që për interesat e tyre merren me ne. Të tjerët nuk veprojnë kështu, përkundrazi. Në çdo aktivitet, sado jopolitik qoftë, gjenden gjithmonë njerëz të përgatitur, të aftë dhe të respektueshëm që nga dukje individuale hedhin ide dhe mbrojnë me mjeshtëri pozita që përfaqësojnë interesa më të gjera, më kapitale, më strategjike.

    Me ne ndodh e kundërta. Ne kemi krijuar kulturën e qesëndisjes e të autoironisë vulgare; tregojmë anekdota poshtëruese për vendin e tyre, edhe shpifim kur s’na kujtohet ndonjë gallatë e hajrit, edhe shtojmë mëkate të paqena, kur tabloja nuk del tamam e errët, mjafton që koha të kalojë më këndshëm, mjafton që darka dhe fjetja të na qeraset nga organizatorët.

    Edhe mbas një shekulli shtet shqiptar, ne ende dërgojmë në përfaqësitë tona diplomatike njerëz që shtegtimin më të gjatë në jetë kanë pasur udhën deri në qendrën e lokalitetit. Një mjek veteriner, që kishte sfiduar rëndshëm në garën e zgjedhjeve politike një kandidat të fortë të krahut tjetër e pashë të ikte konsull. Ky mjek veteriner (ky hajvanollog -do të thoshte për të mjeshtri i humorit Qamil Buxheli) fill pasi vaksinoi për herë të fundit gjënë e gjallë në komunën amtare, pa asnjë bagazh tjetër mendor e profesional niset të përfaqësojë Shqipërinë në një shtet evropian. Sa emërime të tilla janë bërë? Me dhjetëra, me qindra. Ata që pakënaqen nga vendi në sofrën e qorrave ose zymtohen papritmas nga hierarkia partiake, kur vjen në pushtet partia e tyre i dërgon jashtë, për ta mbledhur veten, për ta rigjetur buzëqeshjen e humbur .

    Për imazhin e vërtetë të vendit tonë jemi të gjithë përgjegjës, qoftë me produktet e punëve tona, qoftë me sjelljet e përditshme qytetare, qoftë me manifestimet individuale e kolektive. Por edhe ata që kanë pasur poste të rëndësishme, ish- ambasadorë, ish- ministra, zv. ministra a titullarë të çdo niveli, pa e kompromentuar luftën e brendshme politike, jashtë Shqipërisë i kanë mundësitë dhe detyrimet për të shkruar në shtypin serioz. Dhe fjala e tyre ngjall interes, me argumentet e tyre nuk është e lehtë ta bësh të bardhën të zezë e anasjelltas. Aq më të shpenguar e të pakufishëm në të drejtën e tyre janë ata kur në çastin e shkrimit - (eh sikur të kishim vërtetë çaste të tilla) të mos mbanin poste shtetërore. Cila gazetë perëndimore nuk do të mirëpriste një shkrim ose një seri trajtesash nga ish- presidenti Mejdani, për shembull, për problemet e hapësirës shqiptare në Ballkan?! E kështu me radhë.

    Me qindra- mijëra profesorë të shkencave shoqërore, as në konferencat shkencore të zhvilluara këtu nuk marrin mundimin të përgënjeshtrojnë pikëpamje skandaloze të hedhura publikisht para hundës së tyre. Aq më pak duhet shpresuar që profesorëve tanë të shumtë në numër, të rënduar së tepërmi (padrejtësisht, me sa duket) me grada e tituj shkencorë, se do t’iu ntrashet zëri i ngjirur kur kapërcejnë trarët e doganave.

    Shkrimet denigruese kundër nesh si etni nuk janë rastësi, koha e daljes së tyre nuk është e pallogaritur. Nga ana tjetër, duhet të dimë se edhe imazhi i drejtë, i qëndrueshëm e bindës nuk krijohet me fushata, kur sapo të kanë përbaltur, kur sapo të kanë karikaturizuar botërisht.

    Një shkrimi dezinformues të botuar në Londër për lexuesit anglishtfolës i përgjigjemi rrëmujshëm vetëm në shtypin tonë (?!) Trima pas lufte, jashtë fushëbetejës. Një manipulimi sistematik me të vërtetat historike i përgjigjemi vetëm në kafene, nëpër dhëmbë, një veprimi të organizuar për tjetërsimin e përkatësisë së trojeve tona nuk i përgjigjemi as me atë mërmërimën e mjerë të kafeneve të mbipopulluara.

    Respekti për të vërtetën është respekt edhe për të tjerët, respekti për të tjerët është gjithashtu respekt për vetveten. Nëse veten e nënrendit vullnetarisht, akoma më poshtë do të të nënrenditin ty të tjerët, pa dyshim.
    - E di pse kam respekt për Kadarenë ?- më pyeti një francez para dy vitesh. -Sepse është shkrimtar i mrekullueshëm -i thashë- dhe se mund të jetë filo francez, shtova duke qeshur. –Jo, -më tha prerë. - E respektoj sepse ai kurrë, në asnjë rast, nuk e ka sharë vendin e tij dhe popullin e tij. Ka fajësuar politikën, gjeo-politikat, perandoritë e ndryshme, por jo njerëzit e tij.

    Kështu, pa dashur të mjaftohemi me funde të lumtura moralizuese, përsërisim me forcë se jemi në pozita agonie dhe po ia dorëzojmë kartën tonë të identitet të parit udhëtar që na kalon pranë e na afrohet teksa japim shpirt. Por AI s’bëhet kurrë UNË. ATA s’mund të jenë kurrë NE.
    Se ku dreqin ka perfunduar ky shkrim, nuk e marr vesh.
    Vetem se lioneska labe e meriton nje note te mire.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #174
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga banished
    Se ku dreqin ka perfunduar ky shkrim, nuk e marr vesh.
    Vetem se lioneska labe e meriton nje note te mire.
    Banished, artikullin nuk e shkruajta une, eshte mare nga Shekulli. Do ta postoja ne kete teme, por me vone mendova se ia vlen te diskutohet me vete. Mgjth deri tani, nuk ka ngjalle ndonje interes, ironikisht dhe ne varesi te titullit te asaj teme: "Heshtja qe genjen" ...

    Tema ndodhet tek nen-forumi i problematikes shqiptare:
    Heshtja qe genjen

  5. #175
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    tamam sikur ka pershkru tiranen komuniste ku po ecja para pak minutash - rama, meta, berisha, nano, mojsiu kta shushunja te kuqe e kan katandis kshu shqiperin dhe te gjithe emigrantet qe kan ik dhe e kan len vendin ne mshire te fatit

    ky e ka shpjegu tamam

    pastaj kur te gjithe ikni jashte ne pushtet ngelen komunistat dhe fetaret, ca prisni ju... zhvillim?

  6. #176
    E keqja e madhe nuk i ka ardhur Shqiperise nga ndonje gazetar qe ben nje dore para, apo buletine propagandistike.

    jane zevendesuesit e nomenklatures se kuqe qe pershkruan ky i riu me siper, ata jane e keqja e Shqiperise.

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Nji fjale e urte e vjeter angleze thote '' bej rrugen tende ( dmth drejt piksynimit
    tend) e leri tjeret te te shohin se ku ti do te mbrrish'' apo fjala shqiptare e njohur por e pa pertypur '' qente lehin karavani shkon para ''

    ...jo cfar po thone e po bejne armiqte apo tjeret po c far po bejme ne...
    ku po shkojme ne,''Quo vadis or ti ...''
    ku eshte piksynimi jone,flasim ne shumes meqe behet fjale per vlera unike
    cila eshte rruga nga çan (ferrat!) karvani shqiptar?

    shqiptari rri nen strehe e pret te pushoje shiu

  8. #178
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    me ne fund

    [This article is subject to a legal complaint]
    http://timesonline.co.uk/tol/life_an...icle688085.ece
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    lexo vetem kete fjali dhe pastaj kuptoje se sa shume e njeh kjo bushter shqiperine. Asaj ndoshta i duket vetja e famshme qe eshte gazetare dhe ajo harron se gazetare ka dhe somalia. cfare i duket asaj john belushi jo i famshem apo eshte nje nder aktoret me te famshem te te gjithe koherave . Kjo bushter ben mire te merret me jeten dhe vendin e vet pasi edhe ne vendin e saje ka plot vende ku kesaj zonjes do i vinte frike te levizte ne mes te dites. Shqiptaret te pakten jane rrace e paster dhe shume te zote. ndoshta ndonje komshi i saje me origjine shqiptare ka blere shtepi afer saje dhe kesaje zonjes i duket cudi dhe kujton se e ka blere me droge. Jo te gjithe shesin droge o bushter. Ne pak vite shqiptaret do jetojne me mire se ky tipi i kesaje bushtres gazetare.

Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •