gazeta shqiptare
------------------------


Atė natė nė orėn 24:00 shkėmbenim ushqimet me njėri-tjetrin qė askujt tė mos i mungonte racioni i ėmbėlsirės

Arbnori rrėfen Krishtlindjen nė burgun e Burrelit

"Cigaret i ndiznim si fishekzjarre pėr 24 dhjetorin"


---------------------------

Ilir Bushi

Ne e festonim Krishtlindjen nė burg nė njė mėnyrė tė veēantė, duke i ndezur cigaret nė formėn e fishekzjarreve dhe duke shkėmbyer ushqimet e familjeve me njėri-tjetrin". Kėshtu rrėfen Pjetėr Arbnori, i cili shton se mė 24 dhjetor tė vitit 1972, nė burgun e Burrelit ai i kaloi disa orė nė birucė.

Kjo sepse gjatė kontrollit ushqimor nė trastėn e nėnės sė tij u gjet edhe njė pulė qė e dekonspironte festėn fetare tė tė burgosurve.

Si e keni pėrjetuar Krishtlindjen gjatė kohės kur kjo festė ishte ndaluar tė festohej nė Shqipėri?
Unė gjatė gjithė periudhės sė ndalimit kam qenė nė burg. Pra, qysh nga viti '67 (kur u ndalua besimi fetar) deri nė vitin 1999, isha nė qeli. Kėshtu qė ēdo datė Krishlindjeje e kam pėrjetuar nė burg. Por edhe atje ne pėrpiqeshim ta festonim, aq sa mundeshim, pa rėnė nė sytė e gardianėve.

Si e festonit?
Nė ato rrethana, kur shkonte ora 22.00 ēdo shtrėngim dore ishte njė inkurajim. Por ne bėnim edhe mė shumė, duke i ndezur cigaret -me pak koka shkrepėsesh brenda- nė formėn e fishekzjarreve. Mė tej shkėmbenim ushqimet me njėri-tjetrin, duke u munduar qė askujt tė mos i mungonte racioni i ėmbėlsirės qė na vinte nga familjet.

Ju vetė merrnit nga nėna juaj ushqime tė tilla pėr Krishtlindje?
Po. Nėna ime ishte shumė besimtare dhe gjithmonė mė sillte ushqime ditėn e Krishtlindjes. Mbaj mend se mė 24 dhjetor tė vitit 1972 mė lajmėruan tė merrja enėt e burgut pėr tė mbledhur ushqimet e nėnės. Atje kishte edhe bakllava, edhe miell, edhe cigare, edhe fruta (vishnjė). Por atė ditė nėna mė kishte sjellė edhe njė pulė. Kjo pulė u bė shkas qė unė kalova disa ēaste tė trishtuara dhe rrezikova tė qėndroja gjithė natėn nė birucė. Fatmirėsisht qėndrova vetėm dy orė.

Si ndodhi?
Kur polici i burgut, i quajtur Qemal La... (nga Mallakastra), nxori nga trasta ushqimet e nėnės sime, ai i kontrolloi ato njė pėr njė. Kėshtu, hapi qesen e sheqerit dhe e hodhi mbi njė gazetė. Pastaj hapi qesen e miellit dhe e pėrzjeu me sheqerin. Mė tej hapi peshkun e yndyrshėm dhe e pėrzjeu me bakllavanė qė ishte me sherbet. Tė gjitha kėto i bėnte nė mėnyrė qė tė mė nervozonte, por unė e mbajta veten, duke i thėnė se sheqeri dhe mielli mund tė bėnin njė qull, ndėrsa peshku dhe bakllavaja do tė shkonin nė njė vend. Sapo pa pulėn, ai e hodhi nė njė cep tė korridorit tė burgut dhe pastaj hapi paketat e cigareve, duke thėrmuar disa prej tyre".

Pėrse e bėnte kėtė?
Ishte pjesė e strategjisė sė kontrollit tė imėt, por ai nuk donte tė ma jepte pulėn, e cila simbolizonte festimin e plotė tė Krishtlindjes nė burg. Kur unė e pyeta, ai mė tha se "pula ka kocka dhe me kocka ju armiqtė mund tė bėni thika kundėr nesh". Unė i thashė se kockat do t'ia ktheja qė t'i numėronte, por ai tha se nuk mund ta bėnte dot inventarin e pjesėve tė pulės.

Ē'ndodhi mė tej?
Pasi u bind se nuk kishte ndonjė gjė tė dyshimtė, ai m'i dha ushqimet dhe unė i ndava me shokėt e qelisė. Disave prej tyre ato ditė nuk i kishin ardhur ushqimet, kėshtu qė Krishtlindjen e festuam duke shtrėnguar duart nė mesnatė dhe duke ndezur cigaret nė formė fishekzjarresh.

Po nė birucė sa herė ju ka qėlluar ta "festoni" Krishtlindjen?
Ndofta dy herė. Bėhet fjalė gjithmonė pėr vitet '70 e prapa. Atje ishte ftohtė dhe poshtė kishte vetėm ēimento akull. Mua mė ndalonin gjithmonė edhe njė batanije qė ishte planifikuar ose m'i zhvishnin rrobat e trupit. Dhe kjo gjendje vazhdonte pėr njė kohė tė gjatė.

Si rezistonit?
Me besimin te Zoti. Ndėrsa, kur ishim bashkė me shokėt e qelisė, i kėndonim njėri-tjetrit me zė shumė tė ulėt pjesė qė flisnin pėr lindjen e Birit tė Perėndisė, Jezu Krishtit. E dinim mirė qė, nėse na dėgjonin, na priste biruca. Por ishim mėsuar me tė. Sidoqoftė tani kur e kujtojmė atė kohė na vjen mirė qė qėndruam sė bashku me besimin tek zoti. Kjo ėshtė e rėndėsishme, ndėrsa tė tjerat harrohen. Unė jam krenar pėr shokėt e mi tė asaj kohe.


--------------------


"Sot do tė pi njė kupė verė"

DRITERO AGOLLI: "Megjithėse mjeku ma ka ndaluar pijen alkolike, nesėr (sot) do tė mbush njė kupė me verė dhe do tė uroj gjithė besimtarėt ortodoksė: Gėzuar Krishtlindjen. Edhe pse nuk i pėrkas fesė ortodokse, unė e respektoj besimin e secilit. Unė mbaj mend se para vitit 1944, kjo festė pėrgatitej me kujdes nga ortodoksėt dhe krijonte njė gjendje shpirtėrore tepėr optimiste tek tė gjithė. Nė atė kohė kudo qė shkonim nėpėr shtėpitė e fshatarėve ose qytetarėve gjenim njė atmosferė feste. Ndėrsa mė vonė, pėr shumė vite nė Shqipėri ishin tė ndaluara tė gjitha festat fetare dhe ky ndalim bėnte pjesė nė strategjinė e shtetit pėr censurėn e besimit dhe tė fjalės sė lirė. Ne intelektualėt dhe shkrimtarėt nuk mundėm dot ta shmangnim kėtė gabim tė shtetit tė atėhershėm dhe padyshim kemi pėrgjegjėsitė tona pėr censurėn. Por brezat e rinj duhet tė na kuptojnė".


"Do tė festoj pėr dhėndurėt"

SABRI GODO: "Unė nė familjen time kam shumė kohė qė i festoj nė mėnyrė tė dyfishtė tė gjitha festat fetare, sepse dy dhėndurėt e mi janė ortodoksė. Pra, nė familjen tonė jemi tė pėrzier myslimanė e tė ortodoksė. Nesėr, (sot), ne kemi vendosur tė therim gjelin e detit pėr tė festuar Krishtlindjen e kėtij viti, sė bashku me vajzat dhe dhėndurėt. Pėrsa i pėket sė kaluarės unė nė pėrgjithėsi nuk kam qenė shumė aktiv nėpėr festat fetare. Jo vetėm kur ato ishin tė ndaluara, por edhe mė parė ose mė vonė. Nuk e di nėse tė gjithė shkrimtarėt janė disi tė tėrhequr nga festimet entuziaste nė pėrgjithėsi. Por me mua ndodh qė ndjehem pak i tėrhequr nga festat, duke pėrfshirė kėtu edhe Vitin e Ri apo qoftė edhe pėrvjetorėt e ditėlindjes sime".


"Ēfarė bėnim nė 1976"

JOZEFINA TOPALLI: "Familja ime ka qenė mjaft e lidhur me kulturėn fetare dhe respektin ndaj festės sė Krishtlindjes, prandaj nė orėn 24.00 tė datės 24 dhjetor nė Shkodėr shumica ishin zgjuar. Njėherė mbaj mend rreth vitit 1976 kur censura ndaj fesė kishte arritur kulmin, pėrsėri Shkodra e respektonte traditėn e Krishtlindjeve, nė mėnyrė masive. Po tė dilje nė dritare mund ta konstatoje lehtėsisht kėtė gjė. Unė pėr vete e kam konstatuar edhe nga bisedat dhe entuziazmi i njerėzve gjatė mėngjesit tė Krishtlindjes. Por festa bėhej nė mėnyrė tė kujdesshme e tė fshehtė dhe brenda njė rrethi familjar. Brenda kushteve modeste, nė tryezat e qytetarėve shtohej diēka simbolike mė shumė atė natė. Kjo tė kujtonte festėn e Krishtlindjes.


"Atėherė uronim fshehtas"

TEODOR LAĒO: "Kur ishim tė vegjėl, nė mėngjesin e Krishtlindjes (data 25 dhjetor) ne dilnim nėpėr dėborė dhe shkonim shtėpi mė shtėpi duke kėnduar: "Mirmėngjes, ju zotėrinj/ me leje t'ju kėndojmė/ kėngėn e Krishtit qė u lind". Ata na fusnin brenda dhe na jepnin kolendra (figura shenjtorėsh prej brumi), duke na pėrgėzuar. Shpesh herė nė Dardhėn e Korēės festa e Krishtlindjes pritej me mė shumė entuziazėm sesa Viti i Ri, megjithėse kėnaqėsia ishte shumė e madhe pėr faktin se tė dy festat ishin pranė njėra-tjetrės. Dhe ashtu si gjithēka tjetėr qė kishte lidhje me lirinė dhe tė drejtat e njeriut, diktatura ndaloi edhe besimin fetar. Kėshtu pas vitit 1967, festa ndihej mė shumė nė planin shpirtėror, kur njerėzit e uronin njėri-tjetrin nė mėnyrė tė fshehtė: "Pėr shumė vjet Krishtlindjet".

-----------

Gezuar krishtlindjet!