-
Per ty...
Tė dashur vizitor tė komunitetit katolik, nė kėtė kėnd pėr ty do tė ketė gjithmonė nga njė traktat tė thesarit tė pasur nga etėrit e Kishės.
Qėllimi i kėtij kėndi ėshtė qė tė meditojmė pak mbi Zotin, lutjen, jetėn nė virtyte tė mira si qė na paraqesin kėta etėr tė mėdhenj tė Kishės Katolike.
Nga traktati Mbi Ati ynė i shėn Ciprianit, ipeshkėv dhe martir
Nr. 4-6;CSEL 3,268-270
Le tė shpėrthejė lutja nga njė zemėr e thjeshtė Pėr ata qė luten, fjalėt dhe lutja le tė bėhen nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrfshijnė nė vete heshtjen dhe druajtjen. Tė mendojmė se gjendemi nė praninė e Hyjit. Ėshtė e nevojshme t`i pėlqejmė syve hyjnor si me qėndrim tė trupit ashtu edhe me tonalitetin e zėrit. Dhe vėrtet, ashtu si ėshtė veti e ēapkėnėve tė bėjnė potere me gėrthitje, kėshtu, nė tė kundėrtėn i ka hije atij qė ėshtė i edukuar mirė qė tė lutet me maturi e pėrqendrim. Veē kėsaj, Zotėria na ka urdhėruar dhe mėsuar tė lutemi nė fshehtėsi, nė vende tė mėnjanuara dhe tė largėta, nė vetė vendbanime. Ėshtė veti qė i pėrket fesė, tė dimė se Hyji ėshtė i pranishėm nė ēdo vend, se ai i dėgjon dhe i sheh tė gjithė, dhe se me plotėsinė e lartmadhėrisė sė tij ai pėrshkon edhe vendet mė tė fshehta, sikurse ėshtė shkruar: A kujton se unė jam Hyj vetėm nga afėr ėshtė fjala e Zotit e prej sė largu mė s`jam Hyj? A mund tė fshihet kush nė ndonjė skutė toke? (Krh. Jer 23,23-24). Dhe prapė thotė. Sytė e Zotit janė nė ēdo vend: i vrojtojnė tė marrėt e tė urtėt (Fu 15,3). E kur tė bashkohem me vėllezėr dhe t`i kremtojmė me meshtarin e Hyjit misteret hyjnore, duhet tė kujtojmė respektin dhe edukimin e mirė: mos t`i valėvisim nė ēdo anė lutjet tona me zėra tė parregullt, e mos tė shprehim ma llafazanėri njė lutje qė duhet t`i besohet Hyjit me njė qėndrim tė pėrvuajtur dhe tė devotshėm. Hyji nuk e dėgjon zėrin, por e dėgjon zemrėn. Nuk ėshtė e nevojshme tė bėrtasim pėr ta fituar vėmendjen e Hyjit, sepse ai i sheh mendimet tona. Kėtė gjė e tregon shumė mirė kur thotė: Pse mendoni keq nė zemrat tuaja (Mt 9,4). Dhe nė njė vend tjetėr thotė: Dhe tė gjitha kishat do ta dinė: unė jam ai qė shqyrton ndjenjat dhe zemrat (Zb 2,23). Pėr kėtė arsye nė librin e parė tė Mbretėrve, Ana, qė mbante nė vetvete figurėn e Kishės, i ruan dhe i mban ato gjėra qė i kėrkonte Hyjit, duke mos ia kėrkuar me zė tė lartė, por qetė dhe me kujdes, madje nė vetė fshehtėsinė e zemrės. Fliste me lutje tė fshehtė, por me fe tė shfaqur. Fliste jo me zė, por me zemėr, meqė e dinte se Hyji kėshtu dėgjon. Fitoi atė qė kėrkoi, sepse e kėrkoi me besim. Kėtė gjė e pohon nė mėnyrė shumė tė qartė Shkrimi hyjnor: Fliste nė zemrėn e vet,luante vetėm buzėt, e zėri nuk i dėgjohej fare, e Zoti e dėgjoi lutjen e saj (Krh. 1 Sam 1,13). Nė tė njėjtėn mėnyrė lexojmė edhe nė psalme: Pėrsiatni nė zemrat tuaja dhe nė shtrojat tuaja (Krh. Ps 4,5) Nėpėrmjet Jeremisė Shpirti
Shenjt kėshillon dhe mėson duke thėnė: Vetėm Ty duhet tė tė adhurojmė nė ndėrgjegjen tonė, o Zot (Krh Bar 6,5). Prandaj o vėllezėr fort tė dashur, ai qė lutet le tė marrė parasysh se nė ē`mėnyrė u lut tagrambledhėsi bashkė me fariseun nė tempull. Nuk i mbante sytė e lartėsuar nė qiell me pafytyrėsi, nuk i grinte duart nė mėnyrė tė papėrmbajtur, por duke e rrahur krahrorin e vet e duke i dėnuar mėkatet e veta qė gjendeshin nė thellėsinė e intimitetit tė tij, kėrkonte me lutje mėshirėn hyjnore. Dhe ndėrsa fariseu kėnaqej me vetveten qe tagrambledhėsi ai qė meritoi tė dal i shfajėsuar, sepse lutej nė mėnyrė tė drejtė dhe nuk e kishte venė shpresėn e shėlbimit nė besim ndaj pafajėsisė sė vet, meqė askush nuk ėshtė i pafajshėm. Lutej pasi qė i kishte rrėfyer me pėrvujtėri mėkatet e veta. Dhe kėshtu ai qė i fal tė pėrvuajturit, e dėgjoi lutjen e tij.
[ vazhdon ]
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt