21 Korrik: Shen Lorenci nga Brindizi
Nė pagėzim u quajt Jul Qesari. Lindi nė Brindizi, nė familjen fisnike, por tashmė tė varfėruar, tė Gulielm Russoit e Elizabeta Mazelės. Mė 1559 i vdiq i jati, ndėrsa e ėma e la vetėm 14 vjeē. Humbja e s ėmės i shkaktoi njė dhimbje tė thellė, tė pangushėllueshme. Duke qenė tepėr i vogėl pėr jetė tė pavarur, pėr tė u kujdes njė nga xhaxhallarėt, i cili edhe e bėri bir nė shpirt. Shkoi, kėshtu, tė banonte nė Venedik, ku u njoh me kapuēinėt. Studioi nė Veronė e nė Padovė, mė pas nė Venedik. Nė vitin 1582 Juli u bė fra Lorenci nga Brindizi. Ishte njeri i librave, njohės i thellė i Biblės, tė cilėn e dinte pėrmendėsh nė gjuhėn hebraike. Shumė shpejt u bė i njohur edhe si predikatar. E kjo sepse, pėrveē kulturės sė jashtzakonshme, kishte edhe zė tė bukur e pamje madhėshtore. Urdhėri e dėrgoi nė vendet mė tė vėshtira, nė Bohemi, pėr shembull, ku popullata ishte shkėputur nga Kisha. U prit me armiqėsi, por nuk hoqi dorė nga misioni i tij pajtues: nisi tė predikonte me zjarr, tė pajtonte armiqėsitė, tė udhėhiqte veprėn e kapuēinėve. Me qė fjala e tij pėrkonte plotėsisht me mėnyrėn si jetonte, nisėn ta respektonin edhe kundėrshtarėt mė autoritarė tė cilėt, duke e ndjekur kur kremtonte Meshėn, panė me sytė e tyre se ai e rijetonte flijimin e Krishtit nė Kryq, qė pėrsėritej nė elter.
Shumė shpejt u vlerėsua nga sivėllezėrit aq, sa tė zgjidhej nė krye tė Urdhėrit, si gjeneral i tė gjithė fretėrve, tė cilėt e mbiquajtėn ngushėllimi i vėllezėrve. Papėt e princat evropianė i besuan misione tė vėshtira diplomatike. Pėr tri vjet Fra Lorenci pėrfaqėsoi Kishėn nė Bavari. E napoletanėt, qė nuk mund ta duronin mė dukėn Osuna, e kėrkuan atė si ambasador pranė Filipit tė Spanjės.
Mė 1619, pikėrisht nė sa drejtonte bisedimet e suksesshme me Filipin III nė dobi tė napoletanėve, u takua, papritmas, me motrėn vdekje e cila e mori me vete nė sa mbushte 60 vjeē.
U shpall shenjt nėn papninė e Leonit XIII nė vitin 1881.Shkrimet e tij mbetėn tė panjohura deri nė botimin e plotė nė vitet 1925-1956. E pas kėtij botimi, Papa Gjoni XXIII do ta shpallte Shėn Lorencin doktor i Kishės, me cilėsimin Doktor apostolik.
Krijoni Kontakt