Ju Flet Radio Vatikani
Gjon Gjomarkaj, zėri i besimit qė vinte nė Shqipėrinė komuniste nėpėrmjet valėve tė Radio Vatikanit.
Gjon Gjonmarkaj
Nga Gjergj Marku
Gjon Gjomarkaj, zėri i besimit qė vinte nė Shqipėrinė komuniste nga Vatikani nėpėrmjet valėve tė Radio Vatikanit. Kush ėshtė gazetari qė qe kėrcėnuar me vdekje nga Tirana dhe agjentėt e Beogradit. Si arriti tė kapėrcente kufijtė dhe barrierat e diktaturės me lutje dhe programe fetare. Rrėfehet nė moshėn 77 -vjeēare
Qoftė lėvdue Jezu Krishti! Ju flet Radio Vatikani!...
Pėr vite me radhė, ky zė i veēantė, ka mundur tė vijė tingėllues nė veshėt e atyre shqiptarėve, qė kanė mundur tė hyjnė nė frekuencat e Radio Vatikanit, gjatė viteve tė izolimit total nga bota dhe kur besimi fetar, supozohej nga regjimi se ishte ērrėnjosur e fshirė nga faqja e dheut nė tė parin truall ateist nė botė. Njė zė qė vinte pikėrisht nga goja e njė mirditasi nga dera e njohur e Kapidanatit. Pinjolli i Gjomarkajve tė Mirditės, Gjoni, qė sot ėshtė nė moshė tė thyer, kujton se do t'i takonte atij fati tė ishte zėri i Selisė sė Shenjtė pėr tė krishterėt dhe popullin e pėrvuajtur shqiptar pėr disa dekada. 77 -vjeēari i fismė, me flokėt e zbardhur, emocionet i ka sjellė nė njė takim tė para pak ditėve nė Rrėshen, pas mbledhjes sė rrėfimeve tė tij nė njė libėr tė dr. Nikollė Tomės Njė mirditas nė Vatikan, promovimi i tė cilit ishte programuar enkas nė Mirditė nga autori dhe personazhi i librit.
Ai ka lindur nė derėn e Gjomarkajve, dera kapidanore e Mirditės, me jehonė brenda vendit dhe nė diplomacitė perėndimore. Por jeta e tij kaloi pėrmes njė kalvari tė gjatė, qėkurse ngelet jetim 4 vjeē nga nėna dhe 6 vjeē nga babai, ndėrsa iu dogj nė zjarr dhe vėllai mė i vogėl. U rrit nėn pėrkujdesjen e xhaxhallarėve, tė cilėt vunė re ngasjet e njė biri tė squet, ndaj e dėrguan pėr t'u shkolluar nė konviktin e Oroshit dhe mė pas nė shkollėn e njohur bujqėsore tė Golemit. Mė pas pėrfshihet nė lėvizjen antifashiste.
Pas viteve 44 Gjon Gjomarku pėr njė vit rresht bėn jetėn e malit si njeri me bindje nacionaliste, derisa shpallet njė amnisti. Por me tė ardhur nė familje ai arrestohet, dhe dėnohet nė Shkodėr. Pas dy vitesh del nga burgu dhe martohet me njė qėndistare tė talentuar shkodrane, duart e sė cilės do t'i siguronin bukėn e gojės familjes me tre anėtarė. Thirret pėr shėrbim ushtarak nė Pogradec, por pas vrasjes sė Bardhok Bibės, gruaja i dėrgon njė letėr ku i kėshillon arratisjen: ke hallallin nga ana ime! Mė mirė tė jesh larg e i gjallė se afėr e i vdekur! Parandjenja e saj kishte dalė. Pas 7 ditėsh 14 burra mirditas do tė ekzekutoheshin nė njė gropė tė pėrbashkėt, 500 tė tjerė megjithė familje do tė internoheshin e degdiseshin.
Arratiset nga malet e Korēės, por nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes dhe mė pas me ato greke merr 5 plagė nė kėmbė. Shpėton i gjallė vetėm nė sajė tė ndėrhyrjes nė spitalin e Kastorias. Nė saj tė ndėrhyrjes sė Komisionit O.N.U, qė bėnte kontrollin e incidenteve nė kufijtė e Ballkanit, i jepet mundėsia qė tė largohej pėr nė Athinė dhe tė mos i prekej dokumentacioni qė kishte me vete, ndėrsa mė 3 maj 1951 largohet me njė motoskaf pėr nė Bari dhe mė pas nė Romė. Filloi tė organizohej nė organizmat politikė tė emigrantėve dhe shkruan nė disa gazeta, revista; pėrpilon relacione pėr Papėn, pėr Departamentin e Shtetit nė SHBA, ku bėn me dije gjendjen e shqiptarėve nėn dhunėn komuniste. Bashkėpunon me Abaz Gėrmenjin nė komitetin kombėtar Shqipėria e Lirė, ndėrsa mban disa referate nė Nju Jork, Ēikago, Detroit etj.
Nga Shqipėria i njoftojnė vdekjen e gruas, ndėrkohė qė dhe kjo e fundit e dinte tė vdekur. Nė Palermo ku vendoset vite mė pas, njihet me njė vajzė, Marie Greco, e cila pėrshkruan takimin e parė me tė: Pikėrisht nė njė nga ato orėt e lira e takova duke pėrshkuar luginėn e kopshtit. M'u duk njė fytyrė e lodhur me dy sy tė gjallė, bjond e i thatė. Nuk e kuptoja nėse ishte njė djalė i plakur para kohe, apo njė i vjetėr me paraqitje rinore. Ishte i trishtuar, por dallova se kisha para njė tė ri nė moshė. E takova pėrsėri dhe mė shikonte me trishtim, por pas disa kohe tė qėndrimit nė kamp doli nga hija e trishtimit
Pinjolli ndryshe i njė dere tė fisme
Gjon Gjomarku e ēmon sė tepėrmi derėn nga rrjedh dhe sidomos pėr meritėn qė pati kjo derė nė krijimin e unitetit 12 bajrakėsh tė Mirditės, njė qeverisje interesante zakonore nė pėrmasat e legjendės, ku problemet zgjidheshin nė kuvendet e burrave nė formėn mė demokratike tė mundshme. Por ėshtė i pari pinjoll i kėtij fisi qė vė nė dukje ato raste kur ndonjė nga kapidanėt e kėsaj familje kanė vepruar nė kundėrshtim me traditat e Mirditės dhe vetė vijės politike indipendiste, qė ndiqte dera e Gjomarkajve.
Gjoni ka demaskuar pėrpjekjet e regjimit komunist, qė stiste se Gjomarkajt ishin njė familje shtypėse dhe shfrytėzuese e krahinės sė Mirditės, duke sjellė si shembull tre nenet e Kanunit, pėrmes tė cilit vetėqeverisej kjo krahinė, ku shėnohej: sė pari: prona e Gjomarkut ėshtė e caktueme me kufij si ēdo tokė tjetėr, sė dyti: ēdo dam qė bante njė i kėsaj familje, ēmohej, gjykohej e dėnohej; sė treti: me ra nė kundėrshtim krenėt me Gjomarkun, ai mbledh popullin burrė pėr shtėpi e vendimeve tė kuvendit Gjomarku u rrinte....
Gjomarkajt mbeten simbol i Mirditės vetėqeverisėse, ata i dhanė zė asaj, ashtu sikundėr ajo u dha atyre si prijės. Kjo simbiozė marrėdhėniesh ka bėrė qė Mirdita tė njihej nė kancelaritė e kohės para se tė njihej Shqipėria; Mirdita mbeti e panėnshtruar nga turqit, madje e privilegjuar nė sistemin taksidar mė sė pari, nė saj tė marrėveshjeve diplomatike qė u lidhen me Stambollin, ndėrsa prijėsit e dalė nga kjo derė kanė qenė nė poste drejtuese qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė qeverinė e Vlorės apo nė Kongresin e Lushnjės. Prijės nga kjo derė janė pagėzuar me titujt e lartė Pashė, Princ, Kapidan, Gjeneral brigade, dhe jo thjesht pėr arsye politike, por dhe pėr meritė tė njė krahine tė panėnshtrueme, qė falė intuitės sė prijėsve tė kėsaj dere, ditėn tė luanin kartat diplomatike nė kuinta dhe paskuinta tė politikės sė kohės.
Gjon Gjomarku mendon se duhet shkruar mė shumė pėr kontributin e prijėsve tė kėsaj dere qė nga Lleshi i Zi, Bid Dod Pasha, Preng Bib Doda e Preng Markola, duke qėmtuar me kujdes dhe nė shėnimet e studiuesve tė shumtė anglezė, francezė, italianė, amerikanė e arbėreshė, qė e kanė njohur edhe nga afėr kėtė derė tė fisme, por nuk heziton tė pėrmendė dhe ndonjė aspekt negativ, duke kritikuar sidomos ato vrasje, qė kanė ndodhur brenda pėrbrenda kėtij fisi pėr motive tė ndryshme. Flet pėr kontributin e madh, qė ka dhėnė Marka Gjoni, kapidani i Mirditės gjatė kryengritjeve shqiptare tė vitit 1911-1912, por ndėrkohė ndalet dhe analizon gabimin qė ai bėri mė 1921, ku bashkėpunoi me serbėt, pavarėsisht gabimeve qė bėri qeveria e kohės ndaj tij. Gjithashtu nė takimet e bisedat qė ka patur me emigrantė politikė nė Itali, ka kritikuar gabimin e bėrė nga kapidani Gjon M. Gjoni, i cili ka qenė pro pushtimit fashist italian.
Krijoni Kontakt