Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Konstatim

  1. #1
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Konstatim

    Ka kohe qe ne kete forum komandon ndjesia e njefare censure ne shprehjen e mendimit. eshte e thjeshte te vihet re ne menyren me te cilen komunikjone forumistat me njeri-tjetrin, ne menyren se si rezervohen ne menyren e te shprehurit te mendimit, ne menyren se si reagojne ndaj ankesave te operatoreve, ndaj menyres despotike me te cilen keta te fundit udheheqin kete forum. me duhet te pranoj e te nenvizoj qe ndaj meje nuk ka patur evente te cilat te me kene drejtuar ne konflikte me kete forum, nuk ka patur momente qe te kene vene ne dyshim qendrimin tim ne kete website, por duke qene anetar i ketij komuniteti une nuk mund te hesht e te mos ankohem per ate qe une mendoj si sjellje te padrejte ndaj kolegeve te mi forumniste. I bindur qe liria e te menduarit dhe te shprehurit eshte dhurata me e madhe qe nje njeri mund te kete, ftoj drejtuesit e ketij forumi, per te miren e ketij te fundit, qe ti largohen menyres se drejtuarit disa here disi despotike, pa mundesi replike, dhe ti japin mundesi forumistave te shprehin mendimet e tyre ne menyre te pakufizuar, brenda disa standarteve qe pengojne te zbresin ne vulgarizim te temave ne te cilat marrin pjese. e them kete sepse dua ti rikujtoj drejtuesve operatore qe jane forumistat qe e mbajne gjallekete forum me shkrimet e tyre e qe nje dizertim i tyre i mundshem do te conte ne nje varferim qe mund te evitohet fare thjesht.
    se fundmi dua te theksoj qe nuk shkruaj keto rrjeshta as per te fituar simpatine e atyre qe kane ndjere kete fryme proibicionizmi ndaj tyre, as qe te fitoj respektin e kolegeve te mi forumist, as thjesht per shpirt kundershtimi e aq me pak sepse kenaqem duke sulmuar operatoret, [perkundrazi kjo eshte thjesht nje tentative permiresimi i ketij forumi, nje keshille qe iu jap drejtuesve ne menyre qe mois hedhin poshte punen e ketyre viteve te cilat e kane kthyer kete ne nje nga forumet me te frekuentuara. eshte thjesht nje keshille qe ka per qellim kryesor dhe te vetem permiresimin e ketij forumi ne ato pak aspekte,por thelbesore.nje keshille qe vjen nga nje nga anetaret qe hyn gjithnje me deshire ne kete forum e qe i uron vetes qe ky i fundit te mbetet gjithnje i pelqyeshem.
    me shpresen se nuk kam ofenduar askend e se kam arritur te shpreh qarte ankesen time.
    ju pershendes
    teddy
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Teddy : 22-07-2006 mė 17:58
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Teddy, sic ke ti konstatimin me lart se forumi censurohet me shume sec duhet, une kam lexuar edhe plote pershtypje te anetareve te tjere ne forum qe forumi nuk moderohet/censurohet sa duhet, dhe u lihet nje fushe veprimi anetareve qe nuk kane moshen/arsimin/kulturen e duhur per te degjeneruar te gjitha temat e forumit. Ky eshte nje konstatim tjeter kontradiktor me ate tendin i anetareve te forumit qe nuk e vene ne medyshje lirine e mendimit ne kete forum, por shqeteson nga niveli i pjesmarrjes se anetareve. Keta jane ata qe jane te interesuar te mbajne nivelin lart ne menyre qe forumi te mos rritet vetem ne numer anetaresh por edhe ne cilesi e larmi mendimesh qe shprehen. Niveli i larte i diskutimeve afron anetare nga rradhet e intelektualeve e njerezve me kulture, niveli i ulet afron anetare qe forumin e shohin si kafene.

    Ne kushte te tilla, stafi i forumit anon ne masen 60% ne anen e atyre qe duan te shohin nje rritje cilesore jo thjeshte sasiore ne forum, dhe ne masen 40% ne akomodimin e te gjithe anetareve te forumit, pavaresisht nga mosha/arsimi/kultura qe ata mund te kene.

    Nese une fshi 100 mesazhe nga nje rresht te "bebeve te lumtura" te forumit qe replikojne e hedhin kunja me njeri-tjetrin, kjo nuk behet per hir te atyre bebeve te lumtura, por per hir te atyre anetareve serioze ne forum qe nuk do ta merrnin mundimin fare te lexonin e ca me pak te jepnin mendimin e tyre ne nje teme te mbushur me replika te 2-3 vetave.

    Sado pune te madhe qe te beje stafi ne kete forum, detyra kryesore per mirembajtjen cilesore te diskutimeve ne forum bie mbi vete anetaret e forumit qe sjellin me vete nje bagazh te gjere njohurish dhe kulture. Nese keta anetare do te japin shembullin e tyre ne temat e forumit, duke shprehur mendimin e tyre.

    Forca e mendimit dhe forca e shembullit te gjithesecilit eshte po aq e forte sa forca e moderimit. Prandaj une u them moderatoreve qe te mos mjaftohen vetem me moderimin e temave, por te marrin pjese direkt ne diskutimet e te gjitha temave ku ata moderojne, duke dhene shembullin e tyre si anetare te ketij forumi se si duhet te diskutohet e si nuk duhet te personalizohet e replikohet pa fund.

    Sa per "censuren" ajo eshte e diskutueshme per arsyen e thjeshte se perkufizimi i saj eshte i rrenjosur ne subjektivizem. Ajo qe per ty mund te jete censure e madhe, per dike tjeter mund te jete nje moderim i dobet jo ne shkallen e duhur.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-07-2006 mė 15:02

  3. #3
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Dege me dege si gjithmone pergjigjet e Albos.

    une kam lexuar edhe plote pershtypje te anetareve te tjere ne forum qe forumi nuk moderohet/censurohet sa duhet, dhe u lihet nje fushe veprimi anetareve qe nuk kane moshen/arsimin/kulturen e duhur per te degjeneruar te gjitha temat e forumit. Ky eshte nje konstatim tjeter kontradiktor me ate tendin i anetareve te forumit qe nuk e vene ne medyshje lirine e mendimit ne kete forum,
    Po per 84 perqindshin e anetaresise ne baze te votuesve ne sondazh ke cfare te thuash? Meqe qenke shqetesuar vec per 16 perqindshin prandaj...


    Nese une fshi 100 mesazhe nga nje rresht te "bebeve te lumtura" te forumit qe replikojne e hedhin kunja me njeri-tjetrin, kjo nuk behet per hir te atyre bebeve te lumtura, por per hir te atyre anetareve serioze ne forum qe nuk do ta merrnin mundimin fare te lexonin e ca me pak te jepnin mendimin e tyre ne nje teme te mbushur me replika te 2-3 vetave
    Jo zoteri, ti nuk fshin ato postime por ti fshin tema te tera, faqe te tera te shkruara jo nga bebe dhe as nga amatore, por nga profesioniste qe i kane kushtuar ideve qe parashtrojne ketu ne forum per x tema nje kohe me te madhe se sa mosha jote!


    Sa per "censuren" ajo eshte e diskutueshme per arsyen e thjeshte se perkufizimi i saj eshte i rrenjosur ne subjektivizem. Ajo qe per ty mund te jete censure e madhe, per dike tjeter mund te jete nje moderim i dobet jo ne shkallen e duhur.
    84% e postuesve ta kane dhene qarte pergjigjen: PO, KA CENSURE!

    "e diskutueshme"? Akoma nuk e ke mesuar qe e diskutueshme quhet dicka qe varion ne raportet 50% ? Hmmm...

    ps. Albo, duku andej nga tema e sondazhit per CENSUREN dhe mos u "fshih" ne kete qosh te humbur vetem me Teddyn."Trimi i mire me shoke shume" apo jo ? Apo te duken "bebe" dhe te "pagdhendur" edhe ata qe kane shkruajtur ne ate teme ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 23-07-2006 mė 17:26
    gone with the wind...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Po per 84 perqindshin e anetaresise ne baze te votuesve ne sondazh ke cfare te thuash? Meqe qenke shqetesuar vec per 16 perqindshin prandaj...
    84% e atyre anetareve qe kane votuar ne ate sondazh, qe jane ata qe jane perjashtuar nga ky forum dhe e shohin ate teme si nje menyre per te shprehur dufin e tyre qe as ata vete nuk e kuptojne se nga u buron?!

    Albo nuk shikon sondazhet, shikon numrin e regjistrimeve dhe numrin e anetareve qe marrin pjese ne forum, pershtypjet private qe dergohen ne posten e administratoreve. Ai sondazh te hyn ne pune ty e jo mua.

    Jo zoteri, ti nuk fshin ato postime por ti fshin tema te tera, faqe te tera te shkruara jo nga bebe dhe as nga amatore, por nga profesioniste qe i kane kushtuar ideve qe parashtrojne ketu ne forum per x tema nje kohe me te madhe se sa mosha jote!
    Kur une shkoj ne nje forum, shqiptar apo i huaj qofte, nese nuk me pelqen permbajtja ose moderimi i tij, nuk hyj me ne te por shkoj ne nje forum tjeter. Por asnjehere nuk ia lejoj vetes qe te marr guximin e budallait qe tu kerkoj llogari atyre qe e kane hapur apo moderojne forumin.

    ps. Albo, duku andej nga tema e sondazhit per CENSUREN dhe mos u "fshih" ne kete qosh te humbur vetem me Teddyn."Trimi i mire me shoke shume" apo jo ? Apo te duken "bebe" dhe te "pagdhendur" edhe ata qe kane shkruajtur ne ate teme ?
    Ai sondazh nuk eshte hapur per mua, eshte hapur per ty dhe anetaret e forumit qe te thone fjalen e tyre. Une nuk shkruaj atje, jo se nuk kam se cfare te them, por se nuk me takon te shkruaj ne te. Albo nuk eshte nga ata qe "u mbush mendjen" te tjereve, por i respekton ne ate qe mendojne e besojne, qofte kjo dhe e gabuar sipas kendveshtrimit tim.

    Sic te thashe edhe ne nje teme tjeter, nuk eshte ne nderin e forumit pjesmarrja e juaj ketu, eshte ne nderin tend qe merr pjese ne forumin shqiptar. Kur ta kuptosh kete, do ti kesh bere nderin me te madh vetes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-07-2006 mė 18:12

  5. #5
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    84% e atyre anetareve qe kane votuar ne ate sondazh, qe jane ata qe jane perjashtuar nga ky forum dhe e shohin ate teme si nje menyre per te shprehur dufin e tyre qe as ata vete nuk e kuptojne se nga u buron?!
    Aspak e vertet ja po te jap i shembull nga vetja ime qe sjam perjashtu kurre edhe kam votu jo censures
    M&M

  6. #6
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    84% e atyre anetareve qe kane votuar ne ate sondazh, qe jane ata qe jane perjashtuar nga ky forum dhe e shohin ate teme si nje menyre per te shprehur dufin e tyre qe as ata vete nuk e kuptojne se nga u buron?!

    Albo nuk shikon sondazhet, shikon numrin e regjistrimeve dhe numrin e anetareve qe marrin pjese ne forum, pershtypjet private qe dergohen ne posten e administratoreve. Ai sondazh te hyn ne pune ty e jo mua.



    Kur une shkoj ne nje forum, shqiptar apo i huaj qofte, nese nuk me pelqen permbajtja ose moderimi i tij, nuk hyj me ne te por shkoj ne nje forum tjeter. Por asnjehere nuk ia lejoj vetes qe te marr guximin e budallait qe tu kerkoj llogari atyre qe e kane hapur apo moderojne forumin.



    Ai sondazh nuk eshte hapur per mua, eshte hapur per ty dhe anetaret e forumit qe te thone fjalen e tyre. Une nuk shkruaj atje, jo se nuk kam se cfare te them, por se nuk me takon te shkruaj ne te. Albo nuk eshte nga ata qe "u mbush mendjen" te tjereve, por i respekton ne ate qe mendojne e besojne, qofte kjo dhe e gabuar sipas kendveshtrimit tim.

    Sic te thashe edhe ne nje teme tjeter, nuk eshte ne nderin e forumit pjesmarrja e juaj ketu, eshte ne nderin tend qe merr pjese ne forumin shqiptar. Kur ta kuptosh kete, do ti kesh bere nderin me te madh vetes.

    Albo


    [B]
    Ai sondazh nuk eshte hapur per mua, eshte hapur per ty dhe anetaret e forumit qe te thone fjalen e tyre. Une nuk shkruaj atje, jo se nuk kam se cfare te them, por se nuk me takon te shkruaj ne te. Albo nuk eshte nga ata qe "u mbush mendjen" te tjereve, por i respekton ne ate qe mendojne e besojne, qofte kjo dhe e gabuar sipas kendveshtrimit tim.
    [/B]

    Ai sondazh eshte hapur per ty qe te shikosh se ku je dhe cfare po i ben forumit! Nese ke sadopak intuite administratori duhet ta kerkoje vete nje sondazh te tille! Tingellon i pavertete kur pretendon "Albo nuk eshte nga ata qe "u mbush mendjen" te tjereve, por i respekton ne ate qe mendojne e besojne, qofte kjo dhe e gabuar sipas kendveshtrimit tim." TI KE BERE DHE BEN PIKERISHT TE KUNDERTEN E KESAJ QE PRETENDON DHE KJO ESHTE MOLLA E SHERRIT MES TEJE DHE FORUMISTEVE!


    Per sondazhin nuk po te flas me ...kam folur shume , nese ke pasur veshe per te degjuar dhe mend per te kuptuar!

    Djalosh eshte nder per ty fakti qe une shkruaj ne kete forum dhe nderi me i madh akoma qe te behet ty eshte prania e 26 mije anetareve ne kete forum! Une kete forum vertete e konsideroj si UNIVERSITETIN VIRTUAL TE SHQIPTAREVE duke gjykuar nga cilesia e larte e shume postimeve, temave, trajtimit te tyre, ne fusha nga me te gjerat e jetes, dijes, kultures, artit, etj..etj.. Por te tille e kane bere anetaret dhe jo ti! Ti je administratori i forumit dhe jo ERUDITI i tij! Sepse nuk na e ke deshmuar aspak dijen tende universale qe pretendon, sic ta kane deshmuar plot anetare te ketij forumi dijen e tyre personale por te vlefshme edhe per ne te tjeret. Ne kofidence (lol) po te themn qe ke shume shume boshlleqe kulturore qe postimet e tua te behen interesante. Por s'ka gje: Turp nuk eshte te mos dish, por te mos mesosh! Kurajo! Uroj ta kesh vec virtualisht kete menyre arrogante komunikimi me njerezit! Perndryshe nuk te ndihmoj dot.

    ps. Cudi...ti hiqesh antikomunist dhe nga ana tjeter ke nje kendveshtrim TOTALITAR DHE ARROGANT per marredhenjet njerezore! Nuk po e zgjas me shume...por e di ti...LEXO POEZI QE TE FISNIKEROSH SHPIRTIN!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 23-07-2006 mė 19:08
    gone with the wind...

  7. #7
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    84% e atyre anetareve qe kane votuar ne ate sondazh, qe jane ata qe jane perjashtuar nga ky forum dhe e shohin ate teme si nje menyre per te shprehur dufin e tyre qe as ata vete nuk e kuptojne se nga u buron?!
    hahahahah...ja edhe te deklasuarit e forumit...Bobooo qenkan shume more Albo! 84% !!! Shpejto dhe "vrit" (lexo: perjashto) nja 60% te tyre...

    I di Enveri keto shifra ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 23-07-2006 mė 19:09
    gone with the wind...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk po hap Teme tjeter meqense titulli i ksaj teme i pershtatet asaj qe do them.
    Jam ankuar disa here per firmen qe ma fshijne dhe nuk kam mare asnjehere pergjigje per arsyen pse me fshihet firma, por ajo qe desha te shtoja eshte qe kam konstatuar qe kam nderhyrje te paneli anetarit. Eshte e dyta here qe me kan ndryshuar opsionet te paneli antarit. Heren e pare meqenese nuk kam qene online dhe ben vaki ta kem haruar hapur ne internet kaffe identifikimin tim dyshova se mos mi ka trazuar ndonjeri ktej nga salla, por kte radhe une isha online dhe pas 1 ore diskutimesh ne forum shikoj qe opsionet e mia te paneli antarit ishin ndryshuar te gjitha, as nuk dergoja mesazhe dhe gjera te tjera, opsione te tjera te levizura.
    Pyetja ime eshte pse nuk na lini rehat ne ate pak privacy qe kemi PANELI ANTARIT. Dmth i bie qe moderatoret me lexojn dhe mesazhet private sa here qe i do qefi , mir qe i lexojne por edhe te prishin opsiionet.
    jam shum i indinjuar qe ka ardh puna deri ktu !!!
    Mer masa ALBO dhe shtroi ne test kta SModet qe ke sepse kan mar superxhiro.

  9. #9
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Aldo, kur shoh pergjigjet e te tjereve qe kane marre mundimin te shkruajne tek tema qe kam hapur une, kuptoj qe ndoshta nuk e kisha totalisht gabim idene por sidomos arsyen per te cilen vendosa te shkruaj ne kete teme. aq me teper me hidherim , befasi, por edhe pamohuar me njefare revoltimi lexoj paralajmerimin qe i eshte derguar gogles se kuqe, te cilin me sa kuptoj i eshte derguar pa nje motivim te caktuar. shpresoj keto te mos jene lajthitje te momentit te keq qe ju keni kur nje fare revoltimi nga ana forumisteve ndihet kudo, them shpresoj sepse nuk besoj qe eshte kjo menyra me e mire per te rivene ne vend rregullin ne kete forum.
    duke uruar qe te tilla veprime nuk do kundermerren me krahas forumistave te cilat me shkrimet etyre mbajne gjalle kete forum
    te pershendes.
    teddy
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •