Banda/ Agjentėt italianė dorėzojnė nė Rinas 37-vjeēarin e akuzuar edhe pėr trafik narkotikėsh
Masakra e Durrėsit, ekstradohet autori
Policia: Bashkim Haxhia nė grupin "Gjepali", 5 vrasje nė njė ditė
Florenc Bakillari
Ekstradohet nga Italia i akuzuari si anėtar i njė prej bandave mė tė rrezikshme tė Durrėsit nė vitin 1997.
Bashkim Haxhia, 37 vjeē, i akuzuar pėr pesė vrasje, katėr rrėmbime personi dhe grabitje, ėshtė marrė nė dorėzim nga oficerėt e Interpol Tirana dje nė aeroportin e Rinasit. Bashkim Haxhia akuzohet pėr bashkėpunim nė serialin e pėrgjakshėm tė vrasjes sė pesė personave brenda 24-orėve, ndodhur nė qershor 1997 nė Durrės. Pasi ėshtė arrestuar kohė mė parė nė Milano, Bashkim Haxhia u ekstradua ditėn e djeshme nga agjentėt italianė tė Interpolit. Shqiptari ėshtė hetuar pėr disa krime tė kryera nė vendin fqinj, si shpėrndarje droge dhe trafik prostitucioni. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, Bashkim Haxhia ėshtė dėnuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit tė Elbasanit, sė bashku me Astrit Gjepalin, i cilėsuar si kapo i bandės, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin, anėtarė tė grupit. Ata, sipas policisė, dyshohet se kanė qenė edhe anėtarė tė bandės sė Lulzim Berishės, edhe ky i arrestuar nga policia nė Tetovė tė Maqedonisė nė prill tė kėtij viti.
Ekstradimi
Interpol Tirana e kishte futur nė zonėn e kuqe tė personave shumė tė kėrkuar Bashkim Haxhinė. Ky i fundit, sipas burimeve, mbeti jashtė 20-shes sė parė tė personave tė shumėkėrkuar ku bėnin pjesė Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Lulėzim Berisha dhe disa anėtarė tė "Bandės sė Lushnjės". Pas arrestimit tė personave qė ndodheshin nė radhėn e parė tė vijės sė kuqe, emrat u zhvendosėn. Burime zyrtare tė policisė thanė se pas rinovimit tė dosjeve dhe plotėsimit tė tyre me elemente shtesė, autoriteteve italiane u ėshtė dėrguar kėrkesa pėr ekstradimin e Bashkim Haxhisė. I kėrkuari 37-vjeēar ishte arrestuar mė parė nė Itali, pasi akuzohet nga Prokuroria italiane pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Pasi ka mbaruar dėnimin nė Itali, Haxhia ėshtė nisur me avion pėr nė aeroportin e Rinasit, ku ėshtė marrė nė dorėzim nga agjentėt e Interpol Tirana.
Vrasjet
Bashkim Haxhia ėshtė gjykuar nė mungesė sė bashku me tre shokėt e tjerė tė bandės, Astrit Gjipali, Naim Qerimi dhe Mirush Jareci. Ata janė akuzuar nga Prokuroria se vetėm brenda 24 orėve, nė datat 15 dhe 16 shtator tė vitit 1997, kanė vrarė pesė persona dhe kanė plagosur disa tė tjerė. Viktimat e tyre kanė qenė shtetasit Luan Plaku, Kajmak Kullolli, Bilal Neza, Gėzim Beqiri e Nazmi Kopshti, ky i fundit punonjės policie. Prokuroria ka kėrkuar dėnimin me burgim tė pėrjetshėm pėr Astrit Gjepalin; 25 vjet burg pėr Naim Qerimin; 25 vjet burg pėr Mirush Jarecin dhe 20 vjet burg pėr Bashkim Haxhinė. Sipas akuzės, anėtarėt e grupit vepronin nė akset rrugore duke ndaluar mjetet qė kalonin dhe grabitur ato. Kėshtu, sipas akuzės, mė 16 qershor 1997 Astrit Gjepali dhe bashkėpunėtorėt e tij ka vrarė shtetasin Luan Plaku nė Durrės dhe vetėm disa orė mė vonė ai ka qėlluar nė kodrėn e Rrashbullit dy persona tė tjerė nė njė "Fuoristradė", duke i plagosur rėndė ata. Nė njė lokal nė fshatin Fllohė nė Durrės, Astrit Gjepali dyshohet se ka kryer vrasjen e dytė, ndodhur nė orėn 17:00, ndaj Bilbil Nezirit. Seria e vrasjeve vazhdon, kur nė orėn 23:00 tė mbrėmjes sė po asaj dite ekzekutohen edhe dy persona tė tjerė, Kajmak Kullolli dhe Gėzim Beqiri, tek "4 rrugėt" nė afėrsi tė Shijakut. Seria e vrasjeve tė asaj dite ėshtė mbyllur me vrasjen e punonjėsit tė policisė Nazmi Rapishti, nė kodrėn e Rrashbullit.
Anėtarėt e grupit
Astrit Gjepali Dėnuar me 25 vjet burg
Naim Qerimi Dėnuar me 25 vjet burg
Mirush Jareci Dėnuar me 20 vjet burg
Bashkim Haxhia Dėnuar me 20 vjet burg
Aktakuza e Prokurorisė pėr grupin qė terrorizoi Durrėsin
Gjepali tha: "Nuk do tė tė vrasim, se boll kemi vrarė sot"
TIRANE - Sipas aktakuzės sė lexuar nga prokurori nė sallėn e gjyqit nė maj 2003, viktimat e serialit tė vrasjeve kanė qenė persona tė thjeshtė. Ata nuk kanė pranuar t'u japin makinat personave tė akuzuar pėr vrasjet, tė cilėt kryenin rrėmbime tė dhunshme automjetesh. Natėn e pesė vrasjeve, siē citohet nė dosjen e Prokurorisė, Astrit Gjepali i ka thėnė njėrit prej tė dėmtuarve "Nuk do tė tė vrasim, se boll kemi vrarė sot". Veē vrasjeve tė bėra nė Durrės, Prokuroria i ka faturuar Gjepalit edhe njė ekzekutim tė ndodhur nė Zvicėr. Ylli Majaci ėshtė ekzekutuar rreth orės 19:40 mė 23 mars 1993 nė Zyrih. Prokurorėt e kanė cilėsuar grupin e drejtuar nga Gjepali, ku bėnte pjesė edhe Bashkim Haxhia, si "tmerrin" e zonės sė Shijakut. "Kryerja e vrasjeve fillimisht nė Durrės e mė pas nė fshatrat pėrreth nė njė kohė tė shkurtėr dhe pa arsye vėrteton se Gjepali ka pasur si synim krijimin e terrorit nė rrethin e Durrėsit", janė shprehur prokurorėt. Njė prej viktimave tė grupit tė Gjepalit ishte Luan Plaku. Ai po udhėtonte me makinė sė bashku me njė mikun e tij, tė quajtur Altin Ēuka. Rreth orės 16:00, Astrit Gjepali dhe Naim Qerimi i kėrkuan makinėn. Kur Luan Plaku nuk e dorėzoi mjetin, ata e kanė vrarė. Pasi kanė rrėmbyer disa makina, tė akuzuarit kanė shkuar pėr t'u hedhur karburant. Kanė mbushur makinat dhe kanė vrarė punonjėsit qė u kėrkonin paratė e naftės. Efektivi i policisė ėshtė vrarė mė vonė, pasi Gjepali e kishte thirrur pėr t'i thėnė se "i kishte inat policėt", thuhet nė dosjen e akuzės.
Panorama
Krijoni Kontakt