Gjithkush e mban mend Hulk Hoganin, njeriun qė pėr njė kohė ishte simbol i sportit "tė pakuptimtė" dhe tė rrezikshėm amerikan, qė ata e quajnė "wrestling" (mundje), por pakkush e di se nė skenėn e kėtij sporti ėshtė i suksesshėm edhe njė shqiptaro amerikan. Nė fakt, pėr pjesėn mė tė madhe tė adoleshentėve shqiptarė, John Cena ėshtė gati-gati njė idhull, pavarėsisht se shumė prej tyre e njohin si amerikan dhe kurrė s'u ka shkuar ndėr mend se idhulli i tyre i "keēit" tė ishte njė shqiptaro-amerikan. Kėtė fakt e konfirmojnė faqet e enciklopedisė botėrore. Pikėrisht kėto faqe e paraqesin mundėsin John Cena si shqiptaro amerikan. Kampioni i mundjes amerikane mban emrin e tė atit, nga i cili trashėgon dhe genin shqiptar. Dhe mbiemri Cena tė bindė plotėsisht pėr njė gjė tė tillė. I lindur mė 23 prill 1977 nė Ėast Newbury tė shtetit Massachusetts, Cena mė parė ka luajtur futboll amerikan dhe ėshtė marrė me bodibillding para se tė futet nė botėn e "World Wrestling Entertainment" nė vitin 2000.
Nė vitin 2004, popullariteti i Cenės fillon tė rritet, pasi fiton titullin e kampionit tė Shteteve tė Bashkuara. Njė vit mė vonė fiton edhe titullin e botės "WWW Championship", duke mposhtur Kurt Angle, njė nga tė mėdhenjtė e kėtij sporti. Mė 8 janar tė kėtij viti Cena e humb titullin e "WWW Championship", por vetėm tri javė mė vonė e rimerr brezin e tij. Popullariteti i tij te tifozėt ka rėnė kohėt e fundit. Nė njė meē tė zhvilluar mė 9 janar ai ishte fėrshėllyer nga tifozėt, ndėrsa si pėr tė treguar se nuk e shqetėson njė gjė e tillė, i kishte thėnė pjesės sė publikut, qė nuk ishte nė anėn e tij, se mund "ta puthnin nė prapanicė".
Nė kohėn kur nuk ėshtė nė ring, Cena ėshtė edhe njė rap kėngėtar. Ai ka realizuar tė gjitha kėngėt me tė cilat futet nė ring, ndėrsa ka nxjerrė edhe albumin e tij "You can't see me". Sė shpejti, ai do tė debutojė edhe nė botėn e filmit, ku do tė ketė njė nga rolet kryesore nė filmin "The Marine" tė regjisorit John Bonito dhe qė do tė shfaqet nėpėr kinema nė shtator tė kėtij viti.
Krijoni Kontakt