Sapo mbarova se lexuari nje artikull te Dr. Miroljub Jevtic mbi arsyen pse NATO mbeshtet pavaresine e Kosoves. Ishte interesant se argumentat e tij per (mos)qenien e Shqiptareve jane po te njejtat qe propagandohen nga Vehabinjte ne Kosoven rurale.
Sipas tij, NATO i mbeshtet Shqiptaret pasi keshtu mund ti mbylle gojen Ymetit Islam qe i akuzon se NATO/ShBA jane armiq te tij. Duke mbeshtetur Shqiptaret mund ti thuhet atyre "shiko! ne po ndihmojme myslimanet." Fatkeqsisht, kjo eshte e vertete. Hillary Clinton permendi Kosoven e Shqiptaret kur donte te bente te njejtin argument.
Nderkohe, pjesa tjeter artikullit ishte revoltuese. Sipas tij Shqiptaret jane gati per tu shperbere ne kombe te bazuara ne fe pasi realiteti eshte ndryshe nga vizioni 200 vjecar qe paten patriotet Rilindas.
Nuk po e zgjas me por ju ftoj ta lexoni vete kete referat te lodhshem, me stil Marksist-Leninist te nje Sllavi qe nuk ben perjashtim nga histeria masive, dhe paranoia qe i ka mberthyer Sllavet Ortodokse te Ballkanit. Une i shkruajta nje email te shkurter ku ia bera te qarte qe konflikti Shqiptar-Serb nuk eshte fetar por RRACIAL. Si shembull i solla faktin qe vetem kishat Serbe u dogjen, dhe nje shprehje te Kosoves (sipas Isa Blumit) 'Shtrydhe nji Bosnjak e do nxjerresh 7 Shkije'.
http://www.serbianna.com/columns/jevtic/015.shtml
Krijoni Kontakt