Lëvizja "Vetëvendosje" paralajmëron aksione të tjera kundër pranisë së administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Aktivistët e saj paralajmëruan për 8 qershor organizimin e një demonstrate kundër pranisë së mëtejme të UNMIK-ut në Kosovë, me arsyetim se mandati i saj është mbrojtja e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila bie ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës. Sipas Lëvizjes "Vetëvendosje", kjo rezolutë nuk është në përputhje me vullnetin e Kosovës dhe së dyti, për shkak se kjo rezolutë në pikën 4 të saj parasheh kthimin e një pjese të policisë së Serbisë në pjesë të caktuar të Kosovës dhe pikën 11 të saj parasheh që përfundimi i procesit politik në Kosovë të zgjidhet me marrëveshjen famëkeqe të Rambujesë". Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje" u shprehën edhe kundër zëvendësimit të misionit të UNMIK-ut me çfarëdo misioni tjetër ndërkombëtar. Ata përsëritën se vullneti politik të popullit të Kosovës duhet të realizohet pa kurrfarë kushtesh.\02.06.06\
Krijoni Kontakt