Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    E Diela e XVI-te

    E Diela e XVI-te
    ( Jer 23,1-6; Ps 23 (22); Ef 2,13-18; Mk 6,30-34)



    Forumista tė nderuar ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės, kėsaj herėt do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė liturgjisė hyjnore tė dielės sė 16-tė gjatė vitit kishtar, ciklit tė dytė, sipas kalendarit liturgjik.

    Krishti, pėrmes Kishės, u jep njerėzve siguri, orijentim e ushqim. Leximet liturgjike kėtė tė diele flasin pėr veprėn e Jezusin e pėr realitetin e Kishės. Porsi bariu qė e mbledhė grigjėn e vet, Jezusi i bashkon njerėzit, e kėta njerėz tė mbledhur nga ai pėrbėjnė Kishėn. (Ungjilli Mk 6,30-34)

    Grigja e cila ruhet nga barinjtė e pėrgjegjėsit, gėzon sigurinė e mbrojtjen, kushte kėto tė njė jete paqėsore, tė frytshme e tė harmonishme (Leximi i parė Jer 23,1-6) . Kėto, pra janė rezultatet e njė pėrgjegjėsie mirė tė ushtruar e tė zbatuar. Nga kjo buron qetėsia, rehatia. Grigja nuk ėshtė e disorijentuar, madje ecėn duke ndjekur orijentimin e mirė; e di ku tė shkojė si nė dimėr ashtu nė verė. Udhėheqja e ndėrgjegjshėme dhe vigjilente e bariut e ruan grigjen prej ēorijentimit, shpartallimit, bjerrjeve e ērregullimeve qė mund t’i duken e tė jenė shkatėrrimtare e tė ēojnė nė vdekje. Po shtojmė se njė udhėheqje e tillė pėrkujdeset qė grigja tė gjejė pėrherė ushqim tė mirė e tė jetė mirė e mbajtur.

    Metaforat qė na i propozojnė leximet biblike tė Meshės sė kėsaj sė diele, me siguri nuk janė moderne. Njeriu i sotėm qė ėshtė kaq i mėsuar tė flas nė terma tė lirisė dhe ka kultin nė idealin e autonomisė, i gjenė si tė ēuditshme kėto metafora, largė nga bota e tij. Po lypet tė kuptohet domethėnia e thellė dhe porosia qenėsore qė dalin prej metaforave biblike; atėherė shohim se si ato janė tė vlefshme per edhe pėr ne.

    Ne kemi nevojė pėr siguri, orijentim, ushqim, paqe. Zoti na i falė kėto kushte tė nevojshme, madje tė domsodoshme me njė jetė tė denjė e tė lumtur.

    Kjo udhėheqje, kėto udhėzime tė Jezusit na transmetohet konkretisht pėrmes Kishės. Nė gjirin e Kishės secili merrė dhuratėn e orijentimit, tė paqes, tė ushqimit tonė tė nevojshėm. E me siguri nuk janė dhurata qė ipeshkėvijtė e meshtarėt na japin. Jo, tė gjithė ne jemi nė gjendje e kemi mundėsi t’ua dhurojmė tjerėve e t’i ndajmė bashkė me tė tjerėt si vllezėr e motra.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E DIELA E 16. GJATĖ VITIT -B-
    L 1: Jer 23,1-6; L 2: Ef 2,13-18; Ungjilli: Mk 6,30-34

    Pėr ta dėgjuar fjalėn e Zotit dhe pėr ta jetuar atė duhet qė secili prej nesh tė besonė nė atė qė ndėgjon, pasi qė beson, ai duhet edhe qė tė mėsonė. Secila fjalė e vėrtetė qė mėsohet ajo edhe e ndryshon njeriun dhe ēdo pėrvojė pastaj ia pasuron jetėn. Pėrvojat me Zotin, me njeriun dhe me gjėrat jetėsore e bėjnė njeriun e mirė dhe tė menēur nė bashkjetėsė me Zotin dhe me njeriun!
    Nė lexim tė parė tė Jeremisė profet paraqitet njė situatė shumė e veshtirė ndėrmes udhėheqėsve tė popullit dhe vet Zotit. Kėto fjalė tė Zotit janė tė drejtuara barinjėve tė Israelit do mė thanė mbretėrve nė tronin e Davidit. Kėta nuk ishin tė aftė t“a mbajnė popullin tė bashkuar me Zotin, por ta popullin e shpėrndanė. "Ju e humbėt grigjėn time; i shpėrndatė delet e mia e nuk u kujdesuat pėr to". Kjo ėshtė njė dėshmi, qė barinjėt e Israelit nuk e pėrkryen detyrėn e tyre tė besuar baritore me dinjitet dhe me dashuri. Zoti ėshtė i drejt, ai cili do t“a dėrgon Birin e vet nė botė, Jezu Krishtin, pėr ta bashkuar kėtė popull tė shpėrndarė nėpėr shekuj. Ai do ta bashkonė grigjėn e shpėrndarė nėpėrmes Kishės, ku do tė jetė njė Bari dhe do ta bashkonė nėpėrmes Sakramenteve, qė na i dhuroi mė mundimin, vdekjen dhe me ringjalljen e vet. "Ndėr ato ditė Juda do shpėtojė e Izraeli do tė jetojė nė paqe. Ja emri me tė cilin do ta quajnė: “Zotynė drejtėsia jonė”!
    Leximi i dytė drejtuar Efesianėve na e paraqet Jezu Krishtin si paqe: qė i bashkonė tė gjithė popujt. Krishti derdhi Gjakun e vet pėr ne qė ne tė jemi njė nė tė dhe tė bashkuar nė emėr tė tij. Ai ėshtė paqa jonė shpirtėrore dhe trupore, qė na bashkoi me dashurinė e vet hyjnore, ai na dhuroi dashurinė e vet duke e shaktėrruar armiqėsinė e mėkatit, ai na dhuroi jetėn duke e ckatėrruar vdekjen. Kryqi i tij dhe vdekja e tij nė kryq u bė simbol i jetės dhe dhėnės i jetės, sepse nė tė ėshtė shpėtimi dhe jeta! Jezu Krishti erdhi: "t’ju kumtojė paqen juve qė ishit larg paqen edhe atyre qė ishin afėr". Muri i ndarjes ra poshtė, Jezu Krishti e derdhi Gjakun e vet dhe kėshtu u formua njė njeri i ri. Ungjilli i dielės sė kaluar na e paraqiti dėrgimin e apostujve dy nga dy nė misionin apostolik nė predikim tė Ungjillit. Ungjilli i kėsaj sė diele na e paraqet kthimin e tyre dhe ata i tregojnė Jezusit pėr gjithė "ēka kanė bėrė dhe kanė mėsuar"! Ata dolėn nė predikim tė ungjillit dhe shkuan tek njerėzit qė patėn nevojė. Ata nuk dolėn nė kėtė mision qė ishte ide e tyre, por qė ishin tė dėrguar prej Jezu Krishtit nė kėtė mision. Prandaj, edhe vet fjala "apostull (prej. greqishtes.: απόστολος apóstolos, arameisht: saliah, i dėrguar ose lajmėtar.
    Apostulli vjenė nė porosi tė tjetrit dhe e sjell njė lajm. Ky lajm, tė cilėn ata e sjellin ėshtė Ungjilli, mė tė vėrtetė njė lajm i bukur dhe i gėzueshėm. Ēka ėshtė pėrmbajtja e kėtij lajmi? Njerėzit duhet tė besojnė nė Zotin nė atė, tė cilin e ka dėrguar: nė Jezu Krishtin, njė tė lindurin Birin e tij, qė u ba Njeri pėr ne dhe neve na dhuroi shėlbimin nėpėr flijimit tė tij. Zoti ka dashur qė tė gjithė njerėzit t“a njohin tė vėrtetėn dhe qė t“a kėrkojnė shėlbimin, dhe qė tė gjithėve t“u dhuron jetėn e pasosur dhe tė gjithė t“i takojnė kėsaj mbretėrie hyjnore. Kėtė lajm tė gėzueshėm tė dashurisė sė Zotit dhe pėr kėtė mbretėri qiellore duhen apostujt tė predikojnė.
    Kisha gjatė shekujve tė historisė sė vet ėshtė munduar dhe e ka pėrhapur me dashuri dhe respekt lajmin e ungjillit nė tė gjithė njerėzit e tė gjithė popujve dhe nė kėtė mėnyrė si atėherė ashtu edhe sot tė gjithė janė tė ftuar, qė me zemėr tė hapur e me dashuri t“a pranojnė kėtė lajm tė shenjt dhe nė tė tė besojnė. Kėtė tradicion kishtar tė predikimit sot e kanė pėrgjegjesinė Papa, ipeshkėvijtė, meshtarėt, xhakonat, por edhe tė gjithė besimtarėt me jetė dhe me vepra qė pėrkasin predikimit tė ungjillit.
    Pjesa e dytė e ungjillit na paraqet ku Jezusi dhe apostujt ishin tė preokupuar prej njerėzve, kėshtu fare nuk i lenin as qė tė pushojnė dhe tė hanė diēka pėr pėrforcim trupor. Kėtu vėrejmė nė popull njė uri shpirtėrore, njė uri pėr Fjalėn e Zotit. Kėtė e bėjnė ata sepse kanė dėshirė dhe mallėngjim ndaj kėsaj dhurate hyjnore. Zoti flet nėpėrmes tė dėrguarve! Jezusi pati mėshirė pėr ta! “Kur Jezusi doli nga barka, pa njė turmė tė madhe tė popullit, iu dhimsėn, sepse ishin porsi ‘delet pa bari’, e filloi t’u mėsojė shumė gjėra”. Jezusi ėshtė bari i mirė qė pėrkujdeset pėr grigjen e vet. Nė tė e gjejmė tė vėrtetėn e fesė dhe tė mėsimit tė shenjt. Prej tij buron jeta, sepse ai vet ėshtė Jetė! Kėtė burim tė shenjt na dhuron ai nėpėrmes sakramenteve, nė lutje dhe nė fjalėn e Zotit.
    Tė dashur vėllėzėr e motra mos tė lejojmė, qė zemrat tona dhe shpirti ynė tė ketė uri. Nė ditėt tona nė tė cilat jetojmė mundohemi shumė pėr mirėmbajtjėn e trupit, prandaj ēka bėjmė ne pėr shpiritin tonė? A gjejmė ne kohė pėr Zotin, pėr lutje? Kohė pėr njėri tjetrin? Posaqe nė kėtė kohė tė pushimeve t“i pėrkushtohemi edhe pushimit shpirtėrorė! Jezusi i urdhėron apostujt: “Ejani dhe ju nė njė vend tė pabanuar e pushoni pak nė vetmi.” Me kėtė ėshtė menduar qė tė gjejmė kohė pėr Zotin qė t“a formojmė njė bashk-bisedim me atė.
    Jeta me Zotin ėshtė njė pasuri shpirtėrore, tė jetosh me Zotin ėshtė pasuri jetėsore!

    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    Kapelan nė famullinė Bruck a. d. Mur nė Austri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •