20 Korrik: Shen Elia profet



Elia, qė do tė thotė “Zoti im ėshtė Jahve”, lindi aty nga fundi i shekullit X para Krishtit dhe e zhvilloi pjesėn kryesore tė misionit tė tij nėn mbretėrinė e Akabit (873-854), njeri i ligėsht, qė kishte imponuar kultin e Baalit. Elia u paraqit para mbretit dhe i kumtoi se vendi do tė ndeshkohej me tri vjet thatėsirė. Si ra kjo shuplakė mbi Palestinėn, u kthye rishtas tek mbreti pėr ta bindur se Baali ishte idhull e jo Zot. Pėr kėtė sfidoi 400 profetė tė idhullit mbi Malin e Karmelit. Kur mbi elterin e Elisė u ndez mrekullisht flaka e mė pas nisi menjėherė shiu duke i dhėnė fund thatėsirės, populli i mbyti priftėrinjtė idhujtarė. Por Elisė iu desh tė ikte rishtas pėr shkak se Akabi ishte bėrė vegėl nė duart e sė shoqes, Jezabelės, me origjinė fenike. Ajo e kishte shtyrė tė pėrkrahte mė parė e pastaj edhe tė impononte kultin e Baalit. Elia nuk vdiq: u rrėmbye nga njė karrocė prej flakėsh, prandaj hebrenjtė prisnin kthimin e tij pėr kohėt mesianike. Rrėmbimi i tij dėshmoi se fitorja e sė mirės mbi tė keqen arrihet me durim e se vetėm Zoti ėshtė sundimtari i kohės.

Qe thėnė pėr Shėn Gjon Pagėzuesin e pėr vetė Krishtin se ishin Elia i ringjallur.