Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë

    Një televizion kombëtar në Sofje pretendon për pakicë bullgare në vendin tonë: Duam shkolla e tekste. Videoja hidhet në YuoTube

    Nga Bullgaria hidhet teza se në Shqipëri ekziston një minoritet bullgar, numri i të cilëve sipas tyre është rreth 100 mijë. Në fakt, kjo nuk është një deklaratë e Sofjes zyrtare, por në këtë rast kemi të bëjmë me një televizion kombëtar bullgar, i cili ka transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të orës 20:00 të datës 22 maj të këtij viti, një kronikë mbi minoritetin e saj në Shqipëri, kronikë e cila është hedhur në internet, në sitin e famshëm "yuotube". Pjesa ku flitet për pakicën bullgare në vendin tonë, prej 2 minutash e 25 sekondash është hedhur edhe në faqen e njohur të youtube-it me titullin e madh "100 mijë bullgarë në Shqipëri". E vërtetë apo jo, shifra e dhënë mbi pakicën sllave në vendin tonë, në reportazh hidhet pretendimi se minoriteti bullgar në Shqipëri kap një shifër të tillë, ndërkohë që nuk ka ende një përgjigje zyrtare të diplomacisë shqiptare në lidhje me këtë debat se sa në të vërtetë është numri i pakicave bullgare në Shqipëri. Sipas gazetares, Maria Ivanova dhe bashkëpunëtorit të saj, Vencizar Milenkov, në Shqipëri ka kolegje dhe shkolla për një grup minoritetesh si turke, greke dhe maqedonase, ndërkohë që shkolla për të mësuar në gjuhën bullgare nuk ekzistojnë, edhe pse numri i bullgarëve që jetojnë në Shqipëri shkon afërsisht në 100 mijë. "Pushteti në Shqipëri, akoma nuk e ka njohur ekzistencën e bullgarëve në tokat e tyre, por gjithsesi, nga çdo strukturë e lartë shtetërore bullgare kjo është çështja e parë, e cila ngrihet fuqishëm", është shprehur spikeri i lajmeve të një televizioni kombëtar bullgar.

    Mungesa e shkollave

    Bullgaria kërkon hapjen e shkollave bullgare në zonat ku ka minoritet bullgar. Sipas të dhënave, minoriteti sllav jeton në zona të njohura si Prespa, Shishtaveci dhe Golloborda. Gazetarja e cila ka vizituar këto zona në pranverën e këtij viti është shprehur se "hapja e shkollave me literaturë bullgare në zonat ku ka minoritet sllav, është dëshira e 100 mijë bullgarëve të lindur në Shqipëri, të cilët jetojnë atje për më shumë se 1 mijë vjet më parë". Në Shqipëri, gjuha që përdorin ata që konsiderohen si minoritet, është bullgarishtja e vjetër. Gazetarja Ivanova në kronikën e saj është shprehur se "Për këta njerëz, gjuha shqipe është gjuhë e huaj, për këtë ata flasin në gjuhën bullgare dhe këtë gjuhë ua përcjellin edhe fëmijëve të tyre".

    Në mungesë të literaturës bullgare, ata vetëm flasin gjuhën e nënës së tyre (bullgarishten e vjetër) dhe nuk shkruajnë në kirilica ashtu siç shkruhet gjuha bullgare, por në latinisht. Banuesi i këtyre zonave, i cili e konsideron veten bullgar me origjinë, Qazim Kurgi, me profesion mjek shprehet se "bullgarishtja është gjuha jonë, megjithëse pa bërë shkollë e kemi mësuar atë vetëm duke dëgjuar gjuhën e nënës". Sipas Kurgit, "shkruajmë si shqiptarë, por jemi bullgarë. Nuk kemi as dokumente bullgare". Vlen të theksohet se procedura për të marrë pasaportën bullgare është e ndërlikuar dhe një person që aplikon për një dokument të tillë duhet të presë afërsisht tre vjet. Për këtë, gazetarja bullgare u shpreh se "e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të presin dhe të luftojnë për një qëllim që të tregojnë se janë bullgarë". Në faqen e youtube-it gjendet gjithashtu edhe deklarata e kryetarit të shoqatës së Gollobordës për Shqipërinë, Haxhi Pirushi, i cili thotë se "bullgarët që jetojnë në Shqipëri janë më patriotë se ata që jetojnë në Bullgari".

    GAZETA SHQIP

    Ja edhe videoimazhet:

    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    weeee mor shokeni...ky thote 100 mije bullgare, ai tjetri na i nxori grek gjithe fshatrat e bregdetit , po shqipetare a ka Shqiperia mor amani, pse nuk thoni ju qe ne shqipetaret qenkemi tipa "te forte", sepse paskemi pushtuar toka qe nuk paskerkan qene tonat , sipas ketyre cudive qe lexoj ne kete forum...
    Kot thoni ju qe shqiptari asnjhere nuk ka pushtuar nje vend tjeter, e paskerkeni gabim mor shokeni, ne paskerkemi qene pushtues te tokes Shqiperi.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    a me te lumca edhe ty o bullgar..100 mije...po si pak me cka propogandon maqedonia...ajo thote ka 300 mije maqedonas...
    Po na del me i madh numri i ortodokseve pa mire...400 mije jane greke+300 mije vllehe=700 mije shto ketu edhe keta 100 mije,vene 800 mije,po malazezet dhe serbet nuk jane nja 100 mije edhe ata...ja vajten 900 mije ...shqiperia ka nja 700 mije ortodoks e jo vetem asnje ortodoks nuki bie te jete shqiptar,po nja 200 mije dalin cik si tepri...

    Po mire nuk u lodhen keta rob duke ja futur pordhes kot?
    Jo per gje po cuditem,si i nxjerrin llafet pa teklif fare sikur po flasin per nje ndeshje futbolli....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    faktikisht une njoh ca nga golloborda qe flasin bullgarisht,biles shteti bullgar u jep atyre passaporte bullgare nese e deshirojne ,mjafton ae te cojne flete vertetim qe gjysherit e tyre apo ku di une te kene qene bullgare po kjo shifra 100,000 eshte paksa marramendese sepse nuk besoj se mund te jene kaq shume,sepse pjesa me e madhe e tyre jane naturalizuar ne shqiptar
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jane apo nuk jane 2000, dhe ato kane mbetur nga periudhat e para LIIB-se dhe nuk kane ikur. Dihet qe Bullgari ka shume leverdi te kete nje bastion te tille ne Shqiperi, sic ka nevoje Greku dhe Serbi, pasi ky eshte dhe bastioni qe nepermjet atyre financon qendrimin e figurave si Berisha dhe Nano, dhe krijon terrorin politik per 3.5 milion shqiptare. Mirepo, qe mos ngjaj sikur ka 3.5 milione shqiptare qe vuajne, cfare behet ? Nxirren numra te tille si 400,000 keshtu apo 300,000 ashtu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe per mua ndihet e pabesueshme kjo shifer , mos eshte ndonje genjeshter ?
    Sui generis

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100

    Unhappy

    U BE DETI KOS PLAKO U BË DETI KOS!

    kjo pra është dritshkurtësija e politikës INJORANTE shqiptare e cila i ka ulur brekët edhe shkërdhehet me para?

    kujtojmë se Bullgaria nuk i lë qytetarët e saj të dalin jashtë bullgaris me emër jo bullgarë....ju bënë pashaportë të re me emër bullgarë...................................po në shqipëri?????????????????????????????????????????? ??

    KËRKOHET URGJENTISHTË NDËRGJEGJËZIMI KOMBËTARË I SHQIPTARVE ...PËR AQ SA TË MUNDEMI TË SHPËTOJMË NGA E QUAJTURA SHQIPËRI.......PASI :

    JUGU I SHQIPËRIS KOMANDOHET NGA ANASTAS JANULLATO E SALI BOLLANO?VERI LINDJA NA DALKA BULLGARE,VERIU SËRBË....EDHE MALSIA E PAPËS EDHE E AMBASADORIT TË SAJ ATY NICCOLA LECCI

    KUR DO KUPTOHET SE KA SHUMË RËNDËSI AAAAAAAAASSSSSSSSSSIIIIIIIIIIIIMMMMMMMMMMIIIIIIIII IIIIILLLLLLLLLLLLLUUUUUUUUUUUEEEEEEEEEEESSSSSSSSSS SSSSSSEEEEEEEEEEEEE FEJA.......EMRA SHQIPË EDHE GJUHË SHQIPË NË HALET FETARE !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    dmth. sipas ketyre i bie.... te mos kete shqiptar fare pervec neve te forumit
    veri: malazez, serb veri linje: maqedons tani dolen dhe bullgaret
    me poshte akoma grek, boshnjak, rumun, turq... mire qe nuk po kerkon dhe italiani ndonje gje
    kush e ka radhen tani
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Inicues te ketyre deklarateve qe vijne nga shtetet fqinje, jane vet pakicat qe jetojne ne Shqiperi. Keto pakica duke dashur te fitojne sa me shume vemendje nga opinioni gjere, dhe perfitime materiale, shkojne ne shtetet 'ame' (kushtimisht te themi), dhe perloten para qeveritareve te atyre vendeve, me nje qellim: qe te fitojne kompenzime te natyrave te ndryshme nga ai shtet te cilit i "perloten". Rasti eshte shume tipik, edhe me sllavet e Prespes, te cilet sipas interesit tregohen edhe maqedonë edhe bullgarë. Maqedonia ju dergon libra, ju hap shkolla, ju rinovon kisha, e shume cka tjeter, dhe atoi me gjithe zemer deklarohen maqedonë, edhe ate maqedonë antik. Por, dyftyresia nuk perfundon ketu. Me futjen e Bullgarise ne BE, te gjithe sllavet e asaj pjese deklarohen se jane bullgarë dem baba dem. Madje, gati se jane pajisur me pasaporta bullgare, dhe ne kete menyre i'a mesyjne Evropes. Nuk duhet te fajesohet shteti shqiptar per keto anomali qe po i ngjiten, sepse deklarata te tilla nuk vijne nga lidershipi i Shqiperise, por nga faktore tjere, per interesa kryesisht materiale, te lartcekura. Puna e vetme qe duhet te behet kete rast eshte regjistrimi i popullsise dhe kerkimi i llogarise nga ambasadat e shteteve perkatese na te cilat vijne keto deklarata, qe ne kete menyre te evitohen skandalet e rradhes te ketij tipi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    sa per pasaportat davius ,kjo gje ka qene dhe me pare mesa di une qe kam njohje me disa tipa te kesi lloji ,por qe eshte shtuar tani ne kohen qe bullgaria hyri ne ue domozdo.....................
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •