Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 99
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Berisha inauguron punimet për tunelin 6 km të gjatë

    ELJONA BALLHYSA

    5 Shkurt Tuneli i kalimashit do të afrojë edhe më shume Prishtinën me Tiranën dhe Durrësin

    Dje në mesditë ka filluar puna për ndërtimin e tunelit 6 km të gjatë Thirrë-Kalimash. Ndërtimi i këtij tuneli do të shkurtojë rrugën lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës. Ka qenë pikërisht kryeministri Sali Berisha i cili në shenjë simbolike ka shtypur butonin e detonimit për shpërthimin e parë në gërmimet për tunelin. Ky tunel mendohet të jetë ndër më të gjatët në Ballkan, me një gjatësi prej 5.65 kilometra. Tuneli i Kalimashit është pjesë e autostradës Kalimash - Morinë, si dhe pjesë integrale e korridorit Durrës - Kukës - Morinë. Autostrada është menduar të jetë me 4 korsi kalimi dhe e gjatë 60.85 km, ku përfshihet edhe tuneli që po ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe kompania turke Enka Joint Venture. Ajo është parashikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009, dhe përbën projektin më të madh të infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Në realizimin e këtij projekti, kompanitë Bechtel dhe Enka do të punësojnë një personel prej rreth 2500 personash, ku në një përqindje të konsiderueshme do të ketë edhe punëtorë shqiptar.

    Deklarata

    Pas përurimit të nisjes së punimeve në tunel kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një ndër veprat më të rëndësishme në vend. “Sot, nis tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon, tunel i cili bën të mundur shkurtimin e distancës ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, midis Kukësit dhe Tiranës, Durrësit. Ky tunel do të ndërtohet sipas parametrave më modernë të kohës, do të respektojë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë së tuneleve”, është shprehur Berisha ndërsa ka falënderuar përfaqësuesit e firmave ndërtuese. I pyetur nga mediat, nëse janë të gjitha fondet për të përfunduar realizimin e kësaj vepre, Berisha pohoi se qeveria do të realizojë me fondet e saj dhe një sërë veprash të tjera përveç kësaj autostrade. “Në fakt janë fondet, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për të realizuar disa vepra të tjera. Në vitin 2009 mbaron e tërë autostrada Durrës- Morinë, si dhe disa vepra të tjera të rëndësishme”, është shprehur Berisha i cili shoqërohej në këtë inagurim nga Ministri i Punëve Publike Lulëzim Basha.

    Takimi

    Gjatë turit të tij elektoral Berisha ka zhvilluar dje edhe një takim me banorë të qytetit të Kukësit. Gjatë fjalës së mbajtur Berisha u premtoi qytetarëve se qeveria do të japë fonde për rikonstruktimin e shesheve dhe rrugicave brenda pallateve. Berisha gjithashtu premtoi 24 orë ujë dhe drita në Kukës. “Unë ju garantoj se autostrada, tuneli dhe veprat e mëdha publike nuk na ulin vëmendjen për të parë hallet e secilit prej jush, për të parë rrugicat tuaja, sheshet e qyteteve tuaja, të fshatrave tuaja. Ndaj edhe unë dua t’ju garantoj se, në projektin e 6 mijë kilometrave rrugë, do të përfshihen edhe qindra kilometra të qarkut tuaj. Unë ju jap fjalën që, shumë shpejt do të vijë dita që ne nuk do të varemi më nga thatësira, do të ndërtojmë burime të tjera të fuqishme energjetike në mbarë vendin dhe qytetarët e Kukësit, qytetarët e Shqipërisë do të kenë 24 orë drita”, është shprehur Berisha.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    djal lacian .. pse harron te thuash emrin e burimit kur poston artikuj nga shtypi?


    suksese qeverise ne kto pune..

    megjithate nuk po shoh kompani serioze te huaja te vijne.. te ndertojne..

    ndoshta situata politike i frikeson..

    kushedi cfar i fryjne ne vesh ekspertet e ps-se biznesit te huaj..

    18 shkurti eshte vendimtar..

    eshte rasti ti thuhet me vote.. ik zhduku nga zyrat e shtetit shqiptar o mafia e edvin ruco malo meto stalinave..


    ...

  3. #83
    Qeveria, 600 milion dollarë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë


    Teknologji moderne për projektin kombëtar


    Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, me një fond prej 600 milion dollarë parashikohet të përfundojë brënda vitit 2009. Ndërkaq, autostrada Kalimash-Morinë, është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë dhe do të jetë pjesë integrale e Korridorit Durrës-Morinë. Autostrada, me 4 korsi kalimi dhe gjatësi 60.85 kilometra, ku përfshihet edhe tuneli 5.65 km, po ndërtohet nga kompania amerikane "Bechtel" dhe kompania turke "Enka Joint Venture". Ajo është parashikuar të përfundojë në korrik të vitit 2009. Kjo autostradë është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Në realizimin e këtij projekti, kompanitë "Bechtel" dhe "Enka" do të punësojnë një personel prej rreth 2500 personash, ku në një përqindje të konsiderueshme do të ketë edhe punëtorë shqiptarë.

    Ceremonia kurorëzoi fillimin e punimeve civile direkte në realizimin e infrastrukturës nëpërmjet fillimit të aktivitetit në tunelin bi-tub një tunel për çdo drejtim kalimi, prej 5.65 km, i cili do të jetë një nga më të gjatët e ndërtuar ndonjëherë në Ballkan dhe do të kërkojë gërmimin e 1 milion metër kub material shkëmbor. Tunelet do të gërmohen në përputhje me Metodën e re austriake (NATM), e cila përdor në bazë të së cilës qëndron shfrytëzimi i kapacitetit mbajtës të shkëmbit për të siguruar hapjen e tunelit. Sipas kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit është i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do të varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike për të gërmuar dhe përforcuar tunelin në krahasim me metodat e tjera alternative që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës më të dobët të strukturës shkëmbore.

    Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit sipas metodës të sipërpërmendur, "Bechtel", "Enka Joint Venture" ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore. Përveç ndërtimit të tunelit projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100 m e lartë. Këto ura do të ndërtohen duke përdorur trarë betonarme të paranderur me gjatësi standarte 40 m të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantiere të ndertuar afër autostradës. Veç kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vende të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit. Në mënyrë që të mos influencohet në çfarëdo lloj mënyre jeta normale e komunitetit të asaj zone, BEJV është duke ndërtuar 3 kampe përgjatë autostradës ku personeli ndërtues do të qëndrojë dhe do të zhvillojë aktivitetin e tij.


    Projekti i autostradës Rrëshen - Kalimash


    Kontatuesi Bechtel Enka Joint Venture

    Gjatësia 60.85 km (5.65 km Tunel)

    Tipi 4 korsi (2 në secilin drejtim)

    Shpejtësia 100 km\për orë

    Përfundimi Qershor 2009

    Seksioni i parë Rrëshen-Reps (19.5 km)

    Seksioni i dytë Reps-Thirre (26.5 km)

    Seksioni i tretë Thirre-Kolsh (14.85 km)

    Seksioni 1& 3 Scetaroute (Francë)

    Seksioni 2 Italconsult (Itali)

    Tuneli 5.65 km

    75 m katror rrugë kalimi

    Dy kanale

    Shpërthimi dhe hapja e tunelit duke përdorur Metoden re austriake (NATM)

    Makineritë shpuese: Atlas Copo Rocket Boomer L2C Drill Jumbos

    Urat 35 në total

    4.5 km të rrugës do të jetë në urë

    100 m gjerësi

    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40 m

    Rruga 2 korsi për secilin drejtim plus korsia e emergjencës

    3.75 m gjerësi korsie

    2 m gjerësi korsie emergjence

    RD

  4. #84
    Projekti i autostradës Rrëshen-Kalimash


    Në datë 4 shkurt 2007, Kryeministri i Shqipërisë do të inaugurojë ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash duke shkelur butonin e detonimit për shpërthimin e parë nga ku do të nisë edhe gërmimi i Tunelit Thirrë-Kalimash 5.65 km.

    Autostrada me 4 korsi kalimi dhe e gjatë 60.85 km po ndërtohet nga Bechtel dhe Enka Joint Venture dhe do të përfundojë në korrik të 2009. Kjo autostradë është projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë dhe do të jetë pjese integrale e korridorit Durres-Morine.

    Kjo ceremoni kurorëzon fillimin e punimeve civile për realizimin e infrastrukturës nëpërmjet fillimit të aktivitetit në tunelin bi-tub (një tunel per cdo drejtim kalimi) prej 5.65 km, i cili do të jetë një nga më të gjatët e ndërtuar ndonjëherë në Ballkan dhe do të kerkoje germimin e 1 milionë metër kub material shkëmbor.

    Në realizimin e këtij projekti, Bechtel & Enka do të punësojnë një personel prej rreth 2500 vetësh, ku perfshihet një përqindje e konsiderueshme e punonjësve shqipëtare.

    Tunelet do të gërmohen në përputhje me Metodën e Re Austriake ( NATM ), në bazë të së cilës qëndron shfrytëzimi i kapacitetit mbajtës të shkëmbit për të siguruar hapjen e tunelit. Sipas kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit është i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do te varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike për të gërmuar dhe përforcuar tunelin në krahasim me metodat e tjera alternative që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës më të dobët të strukturës shkëmbore.

    Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit sipas metodës të sipërpërmëndur, Bechtel\ Enka Joint Venture ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore.

    Përvec ndërtimit të tunelit, projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100m e lartë. Këto ura do të ndërtohen duke përdorur trare beton-armë të paranderur me gjatësi standarte 40 m të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantierë të ndërtuar afër autostradës.

    Vec kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vënde të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit.

    Në mënyre që të mos influencohet në cfarëdo lloj mënyre jeta normale e komunitetit të asaj zone BEJV është duke ndërtuar 3 kampe përgjatë autostradës ku personeli ndërtues do të qëndrojë dhe do të zhvillojë aktivitetin e tij.


    Klienti: Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
    Kontaktuesi: Bechtel Enka Joint Venture (www.bechtel.com dhe www.enka.com)
    Gjatësia: 60.85km (5.65km Tunel)
    Tipi: 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia: 100km\për orë
    Përfundimi: Qershor 2009
    Seksioni i pare Rrëshen-Reps (19.5km)
    Seksioni i dyte Reps-Thirra (26.5km)
    Seksioni i tretë Thirra-Kolshi (14.85km)
    Seksioni 1& 3 Scetaroute (Francë)
    Seksioni 2 Italconsult (Itali)
    Tuneli 5.65km
    75 m katror rrugë kalimi
    Dy kanale
    Shpërthimi dhe hapja e tunelit duke përdorur Metodën e Re Ausrtake (NATM)
    Makineritë c`puese: Atlas Copo Rocket Boomer
    Urat 35 në total
    4.5 km të rrugës do të jetë në urë
    100 m gjerësi
    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40 m
    Rruga 2 korsi për secilin drejtim plus trafik ndarës
    3.75 m gjërësi korsie
    2 m gjërësi trafik ndarës



    Tirane 4 Shkurt 2007

    Faqja zyrtare e MPPTT
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-02-2007 më 09:08

  5. #85
    Fillon ndërtimi i segmentit të tretë, Milot-Rrëshen

    Vlera totale e këtij aksi rrugor ka arritur në 41 milionë dollarë

    Është inauguruar fillimi i punimeve në segmentin Milot-Skuraj, pjesë e projektit Milot-Rrëshen, në të cilën përfshihen edhe ndërtimi i dy segmenteve të tjerë, Skuraj-Rubik me një gjatësi 9 km dhe Rubik-Rrëshen me një gjatësi 8 km, kap vlerën totale për të tre segmentet e këtij aksi rrugor, prej 41 milionë dollarë. Projekti është i financuar nga Banka Botërore, OPEC (për segmentin e tretë) dhe qeveria shqiptare. Seksioni rrugor Milot-Skuraj ka gjatësi 9 km, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e tij kap shifrën e rreth 11,7 milionë USD. Kontrata është firmosur në datë 23 janar 2007 dhe punimet priten të përfundojnë në janar të vitit 2009. Zbatimi i kësaj kontrate konsiston kryesisht në ndërtimin e një traseje të re rruge. Rruga e re fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale (Tiranë-Shkodër), e cila ndodhet rreth 4 km në jugperëndim të Milotit. Më tej rruga kalon në Fushë Milot dhe për shkak të sistemit të ujitjes dhe drenimit të kësaj zone fushore, rruga do të ketë shumë vepra arti, ndër të cilat më e madhja në këtë seksion rrugor është ura 3x18m. Është parashikuar gjithashtu ndërtimi i një ure me gjatësi 4x30m, e cila do kalojë mbi rrugën dhe hekurudhën ekzistuese, në afërsi të stacionit të trenit në Milot. Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të Milotit për të lidhur qytetin me rrugën e re.

    Gazeta Shqip

  6. #86
    Nisin punimet në segmentin Milot-Rrëshen.

    Projekti për ndërtimin e këtij aksi kap shifrën e 11.7 milionë USD dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2009.



    Kryeministri i vendit Z.Sali Berisha dhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z.Lulzim Basha inauguruan sot fillimin e punimeve në segmentin Milot-Skuraj. Ky aks është pjesë e projektit Milot-Rrëshen , në të cilën përfshihen edhe ndërtimi i dy segmenteve të tjerë, Skuraj-Rubik me një gjatësi 9 km dhe Rubik-Rrëshen me një gjatësi 8 km.

    Projekti është i financuar nga Banka Botërore , OPEC (për segmentin e tretë) dhe Qeveria Shqiptare, me një vlerë që kap shifrën e 41 milionë USD. Vlerë kjo në të cilën përfshihet ndërtimi i të tre akseve rrugore.

    Seksioni rrugor Milot-Skuraj është pjesë e Korridorit të 8. Gjatësia e këtij segmenti është 9 km ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e tij kap shifrën e rreth 11.7 milionë USD. Kontrata është firmosur në datë 23 janar 2007 dhe punimet priten të përfundojnë në janar të vitit 2009.

    Zbatimi i kësaj kontrate konsiston kryesisht në ndërtimin e një traseje të re rruge.Rruga e re fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale ( Tiranë-Shkodër), e cila ndodhet rreth 4 km në jug-perëndim të Milotit. Më tej rruga kalon në Fushë Milot dhe për shkak të sistemit të ujitjes dhe drenimit të kësaj zone fushore, rruga do të ketë shumë vepra arti, ndër të cilat më e madhja në këtë seksion rrugor është ura 3x18m.

    Është parashikuar gjithashtu ndërtimi i një ure me gjatësi 4x30m, e cila do kalojë mbi rrugën dhe hekurudhën ekzistuese, në afërsi të stacionit të trenit në Milot. Gjithashtu parashikohet ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të Milotit për të lidhur qytetin me rrugën e re.

    Punimet për dy segmentet e tjerë, Skuraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen, priten të nisin përkatësisht në Prill dhe Majt të vitit 2007.


    Segmenti Milot-Rrëshen

    Të dhëna të përgjithshme

    1. Gjatësia totale ( për të tre segmentet) – 26 km
    2. Gjërësia e rrugës – 10.5 m
    3. Vlera për të tre segmentet – 41 milionë USD
    4. Financimi – Banka Botërore, OPEC dhe Qeveria Shqiptare


    Segmenti i parë Milot-Skuraj

    1. Gjatësia – 9 km
    2. Vlera e kontratës së lidhur – 11.7 milionë USD
    3. Kontraktor – SCT d.d., Slloveni
    4. Supervizor – Scetaurote, Francë
    5. Firmosja e kontratës – 23 janar 2007
    6. Kohëzgjatja – 24 muaj


    Segmenti i dytë Skuraj-Rubik

    1. Gjatësia – 9 km
    2. Kohëzgjatja e kontratës – 18 muaj


    Segmenti i tretë Rubik-Rrëshen

    1. Gjatësia – 8 km
    2. Kohëzgjatja e kontratës – 8 muaj




    Tirane 9 Shkurt 2007

    Faqja zyrtare e MPPTT



    Foto e marre nga faqja zytare e Keshillit te Ministrave
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-02-2007 më 18:21

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Rruga Milot-Rreshen, BB jep 25 milione USD

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Banka Boterore aprovoi dje nje projekt me vlere 25 milione dollare, per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen, pjese e rruges Durres-Kukes. Fondi do te perdoret per ndertimin e nje pjese prej 26 km, si dhe per testimin, mirembajtjen e saj dhe sigurine rrugore

    Fatjon Ferko

    Banka Boterore jep 25 milione dollare per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen, pjese e rruges Durres-Kukes. Dje BB-ja aprovoi projektin per sektorin e Transportit ne Shqiperi, i cili do te financoje ndertimin e nje seksioni rrugor prej 26 kilometrash nga Miloti ne Rreshen. Gjithashtu, ky projekt do te testoje mirembajtjen e rruges mbi bazen e performances dhe do te permiresoje sigurine rrugore dhe do te ofroje asistence te metejshme teknike, si dhe pajisje. Ne Shqiperi, kerkesa per transport po rritet me ritme te ndjeshme, duke reflektuar ndryshimet strukturore te ekonomise dhe ndryshimet ne shkembimet tregtare te rajonit. Por mungesa e mirembajtjes ka cuar ne nje perkeqesim te rrjetit dhe ka rritur kostot e perdoruesve te rruges. Aksidentet rrugore po kthehen ne nje ceshtje serioze shendetesore. Infrastruktura e dobet e transportit po jep nje ndikim negativ ne standardet e jeteses se popullsise shqiptare. Per te zgjidhur te gjitha keto sfida, qeveria shqiptare kohet e fundit miratoi Planin Kombetar te Transportit, si edhe afirmoi qe korridori Durres - Milot - Morine te jete prioriteti i saj kryesor. Zhvillimi i ketij korridori rrugor do te ule ndjeshem kostot per perdoruesit e rruges, prej se cilit do te perfitojne afersisht 110 mije individe, ne nje nga rajonet malore me te varfra te Shqiperise. Martin Humphreys, drejtues i ekipit te Bankes Boterore ne kete projekt u shpreh: "Ky projekt i ri do te ule kostot per perdoruesit e rruges ne seksionin Milot-Rreshen te korridorit dhe do te kontribuoje ne nje rritje te ndjeshme te aksesit te popullsise qe jeton ne pjesen me te privuar te Shqiperise, pikerisht ne zonat verilindore. Projekti do te fuse nje qasje novatore per mirembajtjen e rrugeve sipas performances dhe do te kontribuoje ne zhvillimin e kuadrit institucional dhe ne menaxhimin e aktiviteteve te sigurise rrugore ne te gjithe Shqiperine". Ky projekt i ri financohet nga nje kredi dhe nje hua, qe bashkon fondet e IDA-s dhe IBRD-se, perkatesisht ne shumat 5 milione dollare dhe 20 milione dollare. Projekti do te financoje ndertimin e seksionit Milot-Rreshen te korridorit Durres-Morine. Kostoja totale e projektit eshte 56 milione dollare dhe bashkefinancohet nga qeveria shqiptare me 16 milione dollare dhe nga Fondi i OPEC-ut me 15 milione dollare. Shqiperia eshte bere anetare e Bankes Boterore ne vitin 1991. Angazhimi financiar i Bankes Boterore per Shqiperine aktualisht eshte ne shifrat e perafersisht 915 milione dollare per 63 projekte.

    Korrieri

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Durres - Morine, gjatesia e rruges -170 km

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Kostoja totale e ndertimit - rreth 400 milione euro

    Durres - Milot, gjatesia 59 km

    Milot - Rreshen, gjatesia 26 km

    Kostoja e ndertimit - rreth 28 milione USD

    Rreshen - Reps, gjatesia 18 km

    Reps - Thirre, gjatesia 27 km

    Thirre - Kalimash, gjatesia 13 km

    Kostoja e ndertimit - rreth 110 milione euro (per vetem dy kalime)

    Kalimash - Kukes - Morine, gjatesia 30 km

    Kostoja e ndertimit rreth 60 milione USD


    Korrieri

  9. #89
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kjo rruge duhet patjeter te perfundoje para vitit 2009, nqs Berisha don sado pak te lidh Shqiptaret se bashku ne dy anet e ish kufinit.


    Plus qe perfitimet ekonomike te qytetarev do jene imense, dhe s'diskutohet edhe ai vet do prfitoj nga kjo rruge.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Nisin punimet në segmentin Milot-Rrëshen.





    Foto e marre nga faqja zytare e Keshillit te Ministrave

    Deja vu e autostrades Tirane - Durres!
    U kaloi jeta duke prere shirite, me keq se ai qe urrejne (ose idolizojne)
    Pfuuu, fare e keqe

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •