Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 99
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Drejtori i EKB, Qirjako, deklaron se në 6 vjet Rama nuk ka miratuar asnjë shesh ndërtimi për të pastrehët e Tiranës


    Rama mban peng ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët


    Strategjia e qeverisë shqiptare, për zbutjen e një prej problemeve më të mprehta sociale, siç është strehimi tashmë, po gjen zgjidhje me ritme të shpejta. Nga zbatimi i këtij prioriteti kryesor të qeverisë shqiptare, deri tani është mundësuar strehimi i banorëve në 255 apartamente të përfunduara në disa në qytete të vendit. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, theksohet fakti se, cilësia e këtyre apartamenteve të ngritura, është shumë herë më e mirë, në krahasim me apartamentet e ngritura në periudhën e qeverisë socialiste. "Prej gati një viti të qeverisjes demokratike, janë ngritur 255 pallate, kryesisht këto në disa nga qytetet kryesore të vendit si; Durrës ku në këtë qytet kanë përfunduar së ndërtuara 24 apartamente, Elbasan kanë përfunduar 39 apartamente. Më pas, në qytetet e tjera si; Shkodër kanë përfunduar 84 apartamente, Vlorë 24 apartamente, Korçë 40 apartamente, dhe Gjirokastër 20 apartamente", u shpreh Qirjako. Sipas Qirjakos, është kompetencë e pushtetit vendor përcaktimi i personave që do të strehohen në këto apartamente dhe kjo sipas listave të përcaktuara nga bashkitë. Përfundimi i ngritjes së këtyre apartamenteve, menjëherë është pasuar me plotësimin e proçedurave për ndërtimin e apartamenteve të reja. Ndërkaq, Enti Kombëtar i Banesave një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe cilësisë së këtyre apartamenteve të ngritura. Sipas drejtorit të saj, cilësia e tyre është shumë herë më e mirë se e atyre apartamenteve të ngritura në të kaluarën, duke iu përshtatur cilësisë bashkëkohore të apartamenteve.

    Menjëherë pas përfundimit të këtyre apartamenteve ne kemi filluar nga puna për plotësimin e dokumentacionit për 250 apartamente të tjera, ku aktualisht po proçedohet. Gjithashtu, fakti më i rëndësishëm në zbatimin e një prej prioriteteve kryesore të qeverisë, është cilësia e lartë e punimeve që është zbatuar në ngritjen e këtyre apartamenteve. Pra, këto 255 apartamente të ngritura rezultojnë me një cilësi të lartë dhe sipas parametrave bashkëkohorë. Ndërkaq në krahasim me pallatet që janë ngritur në të kaluarën, pallatet e sotme janë 8 katëshe dhe jo më si dikur 5 katëshe", nënvizoi Qirjako.

    Në listën e Entit Kombëtar të Banesave, ku janë të pasqyruara shifrat e apartamenteve të ngritura në disa nga qytetet kryesore të vendit, rezulton se deri tani në kryeqytet nuk është ndërtuar asnjë apartament. Kjo situatë, nuk rezulton si pasojë e mospërfshirjes së EKB, në listat e qyteteve ku do të ngrihen apartamentet, por si pasojë e kontributit të Ramës, në fshirjen e kryeqytetit nga këto lista. Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, deklaron se kryetari i Bashkisë së Tiranës, është frenuesi kryesor i implementimit të kësaj politike sociale në Tiranë. Sipas Qirjakos, merita e vetme që ka kryebashkiaku në zbutjen e strehimit, është mashtrimi dhe bunkerizimi i kryeqytetit. "Nga shpërndarja e numrit të apartamenteve të ndërtuara deri tani në shumë qytete të vendit, rezulton se në kryeqytet nuk është ndërtuar asnjë. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e politikës frenuese që po ndjek kryetari i Bashkisë, Rama, i cili nuk miraton sheshet e ndërtimit për ngritjen e apartamenteve", u shpreh Qirjako.

    Ndërkaq sipas kreut të Entit të Banesave, kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë sikurse ka qenë dhe në të kaluarën, ku Rama nuk ka miratuar deri tani asnjë shesh ndërtimi për të pastrehët. "Nga ana janë dërguar kërkesa, çdo muaj Bashkisë së Tiranës për miratimin e shesheve të ndërtimit, por kryetari i Bashkisë nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Ndërkohë, që po t'i referohemi legjislacionit, çdo bashki është e detyruar që të verë në dispozicion të Entit Kombëtar, troje të lira. Bashkia e Tiranës, vazhdon të këmbëngulë në moszbatimin e saj, ashtu siç ka vepruar për këto 6 vjet rresht, nga ku rezulton se nuk është miratuar asnjë shesh ndërtimi", përfundoi Qirjako. Drejtori i EKB, ndër të tjera shtoi se, "Kontributi që po jep kryetari i Bashkisë, Rama për kryeqytetin është bunkerizimi i tij, gjë kjo e cila nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të banorëve të kryeqytetit", përfundoi Qirjako.






    ISSH publikon rezultatet pozitive të politikave të qeverisë për rritjen e pensioneve për vitin 2006


    Që nga korriku, 518 mijë pensionistë përfituan 5 - 20 përind më shumë


    Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, dje, gjatë një konference për shtyp ka paraqitur në mënyrë të detajuar strategjinë e zbatimit të politikave të rritjes së pensioneve, që janë zbatuar gjatë vitit 2006, nga qeveria shqiptare. Sipas Koldashit, zbatimi i këtyre politikave nga ISSH, kanë sjellë rritje të pensionit për 517.073 pensionistë në shkallë vendi. Ndërkaq Koldashi, ka theksuar faktin se ISSH tashmë ka filluar rillogaritjen e pensioneve të lidhura gjatë periudhës të vitit 1994 deri në vitin 2005, me qëllim eleminimin e disporcioneve të krijuara. Ndër të tjera, sipas kreut të ISSH, qeveria ka parashikuar një kompesim në vlerën e 5 mijë lekë në muaj për çdo pensionist me qëllim rritjen e të ardhurave mujore të kësaj kategorie, ku të gjitha këto dhe masa të tjera që do të zbatohen të sjellin rritje të të ardhurave minimale si për pensionistët e fshatit ashtu dhe të qytetit. Më konkretisht, Koldashi në shpjegimin e këtyre politikave të zbatuara është shprehur se, "fillimisht, duke filluar që nga data 1 korrik 2006 pensionet e qytetit janë rritur 5% dhe pensionet e fshatit 20%, kjo masë është marrë sipas VKM nr.399, të datës 21.06.2006 "Për rritjen e Pensioneve". Për pasojë në shkallë vendi, kanë përfituar rritje pensioni 517.073 pensionistë. Nga këta 360.096 përfitues janë pensionistë qyteti dhe 156.977 janë pensionistë fshati. Përfitimi mesatar nga zbatimi i vendimit të mësipërm për pensionistët e qytetit ka qenë 424 lekë dhe për pensionet e fshatit, 583 lekë", tha Koldashi.


    70 mijë pensionistë, përfitojnë nga rillogaritja e pensionit


    Një tjetër element që po zbatohet nga ISSH në kuadër të politikave të rritjes së pensioneve, e cila i shtrin efektet duke filluar që nga 1 dhjetori është dhe zhdukja e disporpocionit të pensioneve, ku nga kjo do të përfitojnë 70 mijë pensionistë. "Së dyti, për të gjitha pensionet e qytetit të lidhura në periudhën 1.04.1994 deri 14.06.2005 ka nisuar rillogaritja e tyre me qëllim eleminimin e disporpocioneve të krijuara në kohë nga zhvillimet ekonomike. Kjo rillogaritje po kryhet sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr.9588 të datës 25.07.2006, "Për rillogaritjen e pensioneve" dhe VKM nr.590 të datës 31.08.2006 dhe i shtrin efektet ekonomike që prej 1 korrikut 2006. Ky proçes është në vazhdim, ndërkohë në shkallë vendi do të kontrollohen 140 mijë dosje pensionistësh, nga e cila parashikohen të përfitojnë 70 mijë pensionistë. Efektet e rillogaritjes do të jenë në datën 1 dhjetor 2006 në qendrat paguese të pensioneve. ISSH në nivel qendror e lokal është e angazhuar që ky proçes të përfundojë më shpejt se afatet e parashikuara në dispozitat ligjore", theksoi Koldashi.


    Për 116.300 pensionistë të qytetit 5.8% më shumë përfitimi mujor


    ISSH, parashikon kompesim deri në 500 lekë në muaj për rritjen e të ardhurave mujore të pensionistëve, ku sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Koldashi, do të merren këto masa. "Gjithashtu me qëllim rritjen e të ardhurave mujore të pensionistëve të qytetit, është parashikuar një kompesim deri në 500 lekë në muaj për çdo pensionist sipas përcaktimeve të bëra në VKM 401 të datës 21.06.2006 "Për kompesimin e të ardhurave mujore të pensionistëve". Efektet e këtij vendimi shtrihen nga data 1 nëntor 2006. Aplikimi i këtij VKM është kondicionuar nga proçesi i rillogaritjes, pasi vetë proçesi i rillogaritjes në mjaft raste do të nxjerrë pensionistët nga niveli minimal i të ardhurave mujore, dhe për pasojë nuk mund të marrin këtë kompesim", theksoi Koldashi. Më pas ajo shtoi se, "Parashikohet që nga kjo politikë të përfitojnë deri në 500 lekë në muaj 116.300 pensionistë të qytetit, kështu përfitimi mujor për çdo pensionist që i përket këtij grupi do të jetë 473 lekë në muaj ose 5.8% më shumë, ku kjo rritje nuk përfshin rritjen prej 5% të realizuar në muajin korrik të vitit 2006", tha Koldashi.


    Kompensimi i energjisë elektrike për 83 mijë pensionistë


    Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të shoqërohet nga qeveria me kompesimin e 300 mijë personave në nevojë. Ndërkaq ISSH sapo ka nxjerrë formularin e të dhënave që duhet të plotësojnë këta persona, ku dje, gjatë konferencës për shtyp kreu i ISSH, theksoi se nga zbatimi i VKM së qeverisë do të përfitojnë 83 mijë pensionistë. "Së katërti, me qëllim rikuperimin e efekteve ekonomike për pensionistët, që rrjedhin nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, është parashikuar dhënia e një kompesimi në masën 500 lekë në muaj për të gjithë ato familje pensionistësh të evidentuar si familje në nevojë, kjo sipas përcaktimeve të bëra nga VKM nr.565 të datës 9.08.2006, që i shtrin efektet ekonomike që nga data 1 korrik 2006. Nga ky vendim parashikohet të përfitojnë 83 mijë pensionistë me gjendje kryefamiljare të vetëm, ose me persona në ngarkim pa të ardhura dhe invalidë. Ky kompesim do të jepet më datën 1 dhjetor 2006, pasi jemi në proçesin e identifikimit të familjeve në nevojë", u shpreh Koldashi. Në fund të konferencës për shtyp, Koldashi u shpreh se, si pasojë e politikave që do të aplikohen deri në datën 1 dhjetor 2006 rezulton se, "të ardhurat minimale nga pensioni në qytet para datës 1.07.2006 kanë qenë 8350 lekë në muaj, ku të ardhurat minimale nga pensioni në qytet pas datës 1dhjetor 2006 do të jenë 9240 lekë në muaj. Të ardhurat minimale nga pensioni në fshat para datës 1.07.2006 kanë qenë 3630 lekë në muaj. Ndërkohë të ardhurat minimale nga pensioni në fshat pas datës 1 dhjetor 2006 do të jenë 4310 lekë në muaj", përfundoi Koldashi.






    rd

  2. #62
    BERZH, 18 milione Euro per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve ne Portin e Durresit*

    Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, BERZH, ka aprovuar projekt konceptin per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve ne Portin e Durresit. Lajmi eshte bere i ditur nga BERZH, ne website-in zyrtar te BERZH*.

    erminali i Pasagjereve eshte nje objekt i rendesishem per rritjen e kapaciteteve dhe standarteve te operimit te ketij Porti, i cili do te permiresoje ndjeshem cilesine e sherbime dhe lehtesirave per pasagjeret, duke rritur njekohesisht edhe sigurine e tyre.



    Ky investim i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do te lejoje per here te pare modernizimin e kesaj strukture vitale per portin dhe do te konsistoje ne:

    • Ndertimin e Terminalit te Pasagjereve

    • Reahbilitimin e infrastruktures

    • Masa per pajisjen me elemete sigurie per tragetet e pasagjereve

    • Rehabilitimn e Terminaleve 7 dhe 8

    • Ndertimin e nje rruge per aksesin ne Terminalin e Pasagjereve

    • Punime te tjera per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve per pasagjeret


    Vlera e ketij projekti parashikohet te jete 40 Milione Euro, ku financimi i BERZH-it eshte 14-18 milione Euro.

    Puna per ndertimin e Terminalit te Pasagjereve pritet te nise ne fillim te vitit 2007.

    Disa te dhena mbi Portin e Durresit, porti me i madh ne Shqiperi dhe porta hyrese e Korridorit VIII

    - Porti i Durresit ndodhet ne pjesen Jug-Perendimore te Durresit, 36 km larg nga Tirana.
    - Porti ka akses rrugor dhe hekurudhor
    - Siperfaqja ujore eshte 67 Ha
    - Siperfaqja tokesore eshte 80 Ha
    - Permban 11 skela
    - Gjatesia totale e kalatave eshte 2.2 km

    *Shenim: Website-i zyrtar i BERZH, www.berzh.com , http://www.ebrd.com/projects/psd/psd2006/35862.htm


    Tirane 13 Tetor 2006



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-10-2006 më 06:11

  3. #63
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Rruga Durrës-Kukës

    Rajonet e Kosoves (Prizreni, Prishtina) historikisht kane qene lidhur me pjesen tjeter te Shqiperise, kryesisht me Shkodren, nepermjet lugines se Drinit. Vau i Dejes dhe Vau Spas kane qene njohur si vend kalime te lashta te lugines se Drinit; njera ne afersi te Shkodres dhe tjetra gati ne gjysmen e rruges per ne Kosove.

    N’ate kohe ka qene i veshtire, ndoshta i pamundur ndertimi i tuneleve te gjate apo shume te gjate, vecanerisht nga pikpamja ekonomike, kapercimi i 5-6 qafave rreth 1000 m mbi nivelin e detit dhe i nje terreni teper malor qe karakterizon keto rajone te Shqiperise se Veriut, nuk mund te mendohej ndryshe, vecse ne menyren sic eshte zgjidhur.


    C’ perfaqeson ne te vertete rruga Durres – Morine, arteri qe do te bashkoje Kosoven me pjesen tjeter te Shqiperise?

    Sic mund te jete e qarte per shumicen e njerezve, rruga qe lidh portin e Durresit (apo edhe Tiranen) me Morinen , si pike kufitare e Kosoves, aktualisht pershkohet nga dy drejtime rrugesh egzistuese, qe ne paranteze, as njera dhe as tjetra, ne gjendjen aktuale, nuk i pergjigjen kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes mallra/pasagjereve. Perse? Sepse si njeri dhe tjetri variant egzistues, kalojne ne qafa mali ne lartesi mbi 1000 m dhe zbresin ne lugina ne kuota 300-600 m duke pershkuar distancen prej 234 apo 214 km ne 5 deri 7 ore, me shpejtesira 30-45 km/ore, krejtesisht te pamjaftueshme per nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve.

    Me ne detaje, rruga e re do te kaloje:

    Durres-Vore-F.Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine me keto te dhena te pergjithshme:

    - Gjatesia totale e rruges-170 km; Gjatesi e re rruge per t’u ndertuar 111 km
    - Kosto totale e ndertimit reth 400 Milione Euro
    - Segmneti Durres-Vore-Fush Kruje-Milot, gjithsej 59 km, konsiderohet egzistuese dhe pjese e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Perendim (Koridori no 8)
    - Segmenti Milot-Rreshen, 26 km i gjate dhe kushton reth 28 M USD. Mendohet te financohet nga Banka Boterore. Ka projekt zbatimi te financuar nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Rreshen-Reps, 18 km i gjate.Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet Brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Reps-Thirre, 27 km i gjate. Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare.
    - Segmenti Thirre-Kalimash, 13 km i gjate. Nuk ka projekt zbatimi. Do te hartohet brenda vitit 2006 dhe mendohet te financohet nga Qeveria shqiptare. Ka nje tunnel reth 5 km te gjate, qe kushton reth 110 Milione Euro (per vetem dy kalime)
    - Segmenti Kalimash-Kukes-Morine, 30 km i gjate dhe kushton reth 60 M USD. Mendohet te financohet nga BEI dhe BERZH. Ka projekt zbatimi te financuar nga Qeveria shqiptare. .

    Duhet shprehur qe ne fillim konsiderata, qe rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thire-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget egzistuese, krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem me pak se 2 ore, ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit.

    Duke e spjeguar me ne detaje : rruget egzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jene ndertuar ne periudhat, gjate viteve ’30 I pari dhe i dyti gjate viteve ‘50 e ’60, te shekullit te kaluar, ne kushte e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara.

    Varianti i propozuar i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.0 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.

    Nga ana tjeter, me dendesine e trafikut dhe te mallrave qe rezulton nga kjo rruge dhe per rajonet qe lidhen, nuk mund te mendohet ndertimi ndryshe, por vecse si rruge e kategorise se pare (highway) apo autostrade.

    Theksojme se gjithe distanca Durres-Kukes-Morine 170 km mund te pershkohet ne reth 2 ore, ne nje kohe qe sipas rrugeve egzistuese, ne permiresimin me te madh te mundshem, koha e pershkrimit te distances ne fjale nuk mund te jete me pak se 5 deri 6 ore.

    Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Kooridorin Pan Europian no.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arter, mjaft terheqes dhe me perspective, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin.

    Ky project ne fillimin e vitit 2001 u anoncua nga sektori publik (Mininstria e Transporteve dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve-DPRr) nje tender nderkombetar per “Studimin e Fizibilitetit te aksit rrugor Durres-Morine”, i cili u krye me pas nga firmat TECNIC&Mott McDonald me nje financim nga Banka Boterore (me rreth 700 mije USD).





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #64
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #65
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    Në nëntor zyrtarizohet, nëse qeveria do të marrë më shumë kredi me terma tregtarë

    Durrës-Kukës, qeveria në dorë të FMN-së


    Eltion Hoxha

    Fondi Monetar Ndërkombëtar do të bëjë publik javën e parë të nëntorit, qëndrimin e tij mbi mundësitë e qeverisë shqiptare për të marrë më shumë kredi me kushte tregtare, të cilat do të përdoren për rrugën Durrës-Kukës. Shefi i Misionit të FMN-së, Istvan Szekely, pas një takimi me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u shpreh për median, se pas diskutimeve me qeverinë shqiptare, do të bëhet zyrtar qëndrimi i Fondit për këtë çështje. Kërkesa e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, është paraprirë edhe nga deklaratat e bëra nga zyrtarë të qeverisë shqiptare gjatë punimeve të FMN-së në Singapor, muajin e kaluar, ku kanë kërkuar që ky institucion të jetë më fleksibël, përsa i përket marrjes së kredive me terma tregtare nga ana e qeverisë shqiptare, për financimin e autostradës më të gjatë në vend. Ndërkohë që shefi i misionit të FMN-së është shprehur se borxhi nuk është e vetmja mundësi për financimin e rrugës, duke i kujtuar qeverisë shqiptare kufijtë e lejuar të marrjes së huave, sipas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve. “Ne jemi dakord me qeverinë shqiptare, për totalin e shifrës së investimeve të parashikuara në buxhet; pastaj, është detyrë e drejtë e qeverisë për të vendosur se si do të shpenzojë fondin e investimeve, për çfarë projektesh dhe se si do t’i harxhojë ato, si dhe për të vendosur prioritetet e saj, lidhur me projektet që do kryejë. Brenda limiteve dhe kufizimeve për të cilat kemi rënë dakord me qeverinë shqiptare, ka një buxhet për investimet, si dhe ka një kufi për huamarrjen dhe brenda këtyre limiteve duhet gjetur edhe mundësia për gjetjen e financimeve të projekteve të vendit”,- tha Szekely. Projekti i rrugës Durrës-Kukës, ka një kosto prej afro 500 milionë eurosh, duke u bërë kështu projekti me koston më të kushtueshme në vend. Aktualisht, puna ka nisur në segmentin e fundit, Kalimash-Morinë, me fonde të buxhetit të shtetit, ndërkohë që shumë shpejt pritet të fillojë nga puna ndërtimi i aksit Rrëshen-Kalimash, me një kosto prej 418 milionë eurosh, por nuk është bërë akoma publike, se ku do të sigurohen fondet për ndërtimin e saj. Qeveria ka negociuar me Bankën Botërore, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të financuar pjesë të kësaj autostrade, por akoma nuk janë përcaktuar huatë dhe termat e tyre.


    gazeta shekulli
    proud 2 be me, the eagle's son

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qazim..

    Ti e njeh zonen..
    A vjen hekurudha ne Prizren?
    Besoj se nje linje treni Prizren Kukes nuk eshte fantazi..
    Nuk ka shum disnivel me duket midis prizrenit dhe zones nen kukes pran atyre fabrikave te pasurimit ku kalon rruga per Morin..
    nejse.. po do kisha dasht kompani gjermane e austriake e skandinave suedeze ne kto punet e rrugve ne shqiperi..
    sikur sme ngrohin kto firmat turko greko makedono--ne thonjza amerikane..
    suksese qeverrise..
    Zogu zi u be mire..
    shpetoj Tirana nga edvin babezia..


    Data: 31/10/2006, ora

    Berisha: Pensionet e qytetit përfitojnë që në 1 dhjetor, rritjen në 100 dollarë



    Rritja e pageses se pensioneve per qytetin do te filloje nga 1 dhjetori. Ne mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha duke folur per buxhetin e vitit 2007 tha se pas dates 1 dhjetor, asnjë pension ne qytet nuk do te jete me i ulet se 10 mije leke, ndersa rritja per pensionistet e fshatit qe do te nise nga 1 janari, do te realizoje premtimin tjeter te qeverise, jo pensione më të uleta se 5 mijë lekë



    Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, se përfitimet e pensionsitëve do të jenë edhe më shpejt se data e anoncuar nga mediat. Pensionet e qytetit do të përfitojnë që nga 1 dhjetori madje rrijen e kufiruit minimal te 100 dollarëve. "Qeveria do të luftojë për një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme të të ardhurave kombëtare", ka deklaruar kryeministri Berisha, në fjalën e tij, dueke u ndalur tek momentet më të rëndësishme të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Kjo do nxjerrë në pah fytyrën sociale të tij, që sipas Kreut të Qeverisë, "i shërben humanizmit të shoqërisë shqiptare". Rritja e premtuar e pensioneve në vend, kap në total shifrën prej rreth 72 milion dollarësh, kostoja e së cilës është më e madhe se ajo e rritjes së rrogave, por që është shumë më e domosdoshme se ajo, u shpreh z. Berisha. Në datën 1 janar të vitit 2006 pensionet për 147 740 pensionist në qytetet e vendit kanë qenë 50 dollarë. Kanë qenë 167 000 pensionistë në fshatrat e vendit me pension nën 50 dollarë. Një përqindje shumë e madhe e tyre, mbi 40 përqind, me pension nën 30 dollarë pensioni. Po kështu, edhe në kontigjentin e qytetit. Kanë qenë nën këto vlera mbi 52 700 pensionistë me pensione familjare. Kanë qenë nën këto vlera 19 193 pensionistë me pensione invaliditeti. Pra gjendja ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. “Ndaj vij këtu t’ju informoj se në datën 1 dhjetor të gjithë pensionistët e qytetit, me pension nën 100 mijë lekë, do të marrin pensionin 100 mijë lekë, asnjë qindarkë më poshtë se kjo shifër. Në datën 1 janar, në këtë skemë, 167 mijë pensionistët e fshatit do marrin pensionet 50 mijë lekë dhe nuk do të ketë pensione në fshatrat shqiptare nën kete shifer”, deklaroi kryeministri
    "Jemi zotuar për një shpërndarje të ndershme dhe të drejtë të të ardhurave kombëtare. PD është forca politike, programi i së cilës nuk mendoj kurrë se do të zgjidhë problemet e varfërisë duke rrëzuar të pasurit. Përkundrazi ne iu çelëm dyert qytetarëve shqiptarë për pasurimin e tyre përmes iniciativës së lirë dhe po bëjmë çdo përpjekje për këtë. Por, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për ata që janë në nevojë", theksoi Kryeministri. Duke e vënë theksin tek nevoja për forcimin e anëve sociale të buxhetit, zoti Berisha e vlerësoi këtë fakt si një emergjencë kombëtare. "Mund të ketë zëra që pretendojnë dhe akuzojnë se u rëndua së tepërmi fatura sociale. Unë nuk e mohoj këtë, por e konsideroj se kjo ka qënë emergjencë kombëtare. Ne nuk mund t'i linim fondet për arsimin në kuotat 2.2 % të GDP-së, ato për shëndetësinë në 1.6 % apo nivelin e pensioneve në këtë situatë katastrofale. Ne jemi parti e parimeve ideale, por dhe kohezioni shoqëror është një detyrim madhor", vlerësoi zoti Berisha.

    Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha bëri disa komente për adresimin dhe shpërndarjen e buxhetit të shtetit të vitit 2006, i cili tashmë ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

    Re. Po.





    55

  7. #67
    2/11/2006

    Kryeministri Berisha përuroi, sot paradite, ristrukturimin e rrugës Fushë Arrëz-Qafë Mali (Kukës), investim i qeverisë shqiptare me vlerë 400 milion lekë.

    Kryeministri përgëzoi kompanitë për punën cilësore për rindërtimin e rrugës, duke lehtësuar në këtë mënyrë udhëtimin jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe atë të qytetarëve të Kosovës që vizitojnë Shqipërinë.

    Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri, ndër të tjera, theksoi se “rruga lehtëson shumë jo vetëm udhëtimin e banorëve të Kukësit, por edhe udhëtimin e qindra e mijëra qytetarëve nga Kosova, të cilët kanë kaluar pushimet në Shqipëri ose vijnë në mënyrë të pandërprerë për ta vizituar apo për çështje pune në Shqipëri. Ky është një nga investimet që qeveria ka bërë në këtë rreth. Sot, ne kemi edhe inagurime të tjera të rëndësishme. Dy javë më parë, inaguruam minierën e granitit, e cila do të shpërndajë këtë gur në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Sot, inagurojmë gjithshtu një ndërmarrje tjetër në Pukë. Siç e shihni, shpresat janë relae. Po e inagurojmë këtë rrugë në ditë të vështirtë nga mori, por sërish tapeti i shtruar është i shkëlqyer.”

    • Më pas Kryeministri përuroi fabrikën e këpucëve "Filanto", në Pukë, një investim privat, ku janë punësuar 150 vetë. Gjithashtu hapja e fabrikës është shoqëruar edhe me hapjen e shkollës së formimit profesional për trajnimin e punonjësve të ardhshëm të saj.

    Duke përgëzuar investitorin për këtë investim të rëndësishëm për Pukën, Kryeministri ndër të tjera u shpreh: “Dëshiroj të përshëndes shumë përzemërisht zotin Radovani, i cili me inisiativën, guximin, mençurinë dhe ekspertizën është një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipëri. Ai është njeri i projekteve dhe i realizimit të tyre. Muaj më parë, ai mori nismën për të shtrirë investimet e tij në Pukë dhe ju e shihni sot keni një fabrikë, në të cilën punojnë 150 punëtorë, por që kapacitetet e së cilës do të dyfishohen. Gjithashtu ai ka hapur edhe klasa për të kualifikuar vajza e gra të tjera që të vazhdojnë punën.

    Ky investim është një bashkëpunim shumë i mirë me Ministrinë e Punës, e cila duhet të përballojë një pjesë të mirë të kostos së kualifikimit. Unë garantoj se në listën 1 euro sipërmarrësit për kualifikimin nuk do të paguajnë më shumë se një 1 euro në muaj për punëtorët. Pjesën tjetër të shpenzimeve do ta ketë qeveria për nxitjen e punësimit. Kjo do të jetë një nismë që do të shtrihet në të gjithë vendin, sikundër ne po shohim të gjitha mundësitë për lehtësira reale për të gjithë investitorët që investojnë në zona të thella të vendit. Jam i bindur se ne do t’i realizojmë ato.

    Ne jemi angazhuar në një program me FMN-në e duhet t’i përmbahemi atij. Por ju them se ky është një program i shkëlqyer dhe e gjithë hapësira në këtë program varet nga mirëfunksionimi i qeverisë. Në rast se qeveria funksionon mirë, do të ketë autorizimin që të ndërmarrë të gjitha ndryshimet që nuk cënojnë të ardhurat buxhetore, por, në të kundërt, rriten. Prandaj hapin e parë të madh e bëmë me trefishimin e nivelit të kredisë për vendin, që realisht do ta quaja trefishimi i nivelit të besimit për qeverinë e vendit.

    Gjithashtu do të ndërmarrim edhe nisma të tjera dhe dua të siguroj të gjithë qytetarët që punësimi është qëllimi ynë i parë. Unë besoj se dy janë shtyllat e lumturisë së njeriut: puna dhe familja. Familjen, njeriu e krijon vetë, punën duhet ta ndihmojmë ne. Do të përpiqemi me çdo kusht që njerëzit të kenë mundësi të punojnë.

    Dëshiroj të përgëzoj edhe kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin shumë të mirë dhe frut i këtij bashkëpunimi është kjo fabrikë.”

    Gjatë vizitës në Pukë, Kryeministri u interesua nga afër edhe për gjendjen e një pallati të dëmtuar nga djegia disa kohë më parë në këtë qytet dhe u premtoi banorëve të tij se qeveria ka vendosur që Enti i Banesave ta rindërtojë këtë pallat.

    “Qeveria ka marrë vendimin dhe janë përcaktuar të gjitha fondet dhe shpresojmë që të nisë puna shumë shpejt për rindërtimin e pallatit. Ministri i Punëve Publike i ka marrë të gjitha masat që Enti i Banesave ta kryejë këtë detyrë në një kohë sa më të shkurtër dhe të realizojë strehimin sërish të familjarëve në këtë pallat, sipas premtimit.", siguroi banorët Kryeministri.

    Faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise

  8. #68

  9. #69
    Durrës Morinë, 550 milion euro për 2.5 vjet
    7 Nentor FMN jep miratimin për një program të vecantë financimi për veprën më të madhe infrastrukturore në vend

    Rruga Durrës Kukës Morinë do të financohet në një afat kohor prej 30 muajsh me 550 milionë euro. E gjithë kjo sasi financimi është e përfshirë në një program të vecantë investimi të drejtuar vetëm për këtë vepër dhe nuk do të prekë asnjë nga investimet e tjera të qeverisë në infrastrukturë. Kjo është bërë e ditur dje nga ministri i financave Ritvan Bode gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me FMN dhe Bankën e Shqipërisë. Sipas kreut të financave Fondi ka rënë dakord për këtë program të vecantë investimi në atë që është quajtur vepra më e madhe e deritanishme në infrastrukturën e vendit. Ashmë qeveria i ka duart të lira për të kërkuar edhe borxhe në terma tregtare përndërtimin e kësaj rruge prioritare në programin e saj. Ndërkohë që po sipas ministrit Bode me të njëtin itensitet do të vazhdojnë edhe financimet në rrugët e tjera. 'Destinacioni i Tepelenës do të financohet me nje kredi tjetër tha ministri dhe ky është treguesi se investimet e rrugës Durrës Morinë nuk i prekin investimet e tjera buxhetore në inftrastrukturë.

    Financimi

    Vec arritjes së marrëveshjes për një fond të vecantë për të investuar në destinacionin Durrës Morinë qeveria ka mundur që të bindë FMN që të ketë hapësirën për të marrë borxhe deri në 380 milionë euro si kredi tregtare vetëm në vitin 2007. Kjo hapësirë më e madhe e krijuare ardhur si reyultat i një menaxhimi mëtë mirë të financave publike por vecanërisht i borxhit publik është mundësia më e mirëe gjetjes së parave për rrugët. 'Në marrëveshje me FMNne kishim parashikuar që deri në fund të vitit 2009 të mund të merrnim 680 milionë euro kedi. Por ne tashme e kemibindur fondin që kjoshumëtë mund të përshpejtohet gjë që është në të mirë të financimeve. Fakti që mëshumë se gjysma e kësaj shume do të mund të merret vetëm në vitin 2007është treguesi më i mirë për këtë dhe për investimet publike në vecanti, tha Bode në konferencën e shtypit. Kështu që 550 milionë dollarët e duhura për rrugën Durrës Morinë nukdo të jetë e vështirë të gjenden duke patur parasyshë që drejt rrugës do të shkojnë edhe fonde të brendshme buxhetore

    Ndërtimi

    Ne e kemi një leverdisshmëri ekonomike në ndërtimin e kësaj rruge dhe është pikërisht kjo që e ka bërë FMN të pranojë programin tonë të investimit në të, tha ministri i financave. Bazuar në këtë fakt por edhe në programin qeveritar që e përcakton rrugën si prioritet tashmë në të gjithë gjatësinë e saj ka filluar puna. Në pjesën e parë që përbën segmentin nga Miloti në Rrëshen po punohet me fonde buxhetore dhe puna atje ka nisur që në vitin 2005. Segmenti i dytë i cilësuar edhe si më i vështiri ai Rrëshen Kalimash është tenderuar dhe fituese është shpallur kompania e njohur amerikane e rrugëve Bectel e cila po punon me një nënkontraktor turk. Në këtë distancë ku është përfshirë edhe tuneli i kalimashit 6 kiliometra vlerësohet të financohen mbi 400 milionë dollarë. Pjesa e mbetur Kalimash Morinë e ndarë në 7 lote është tenderuar dhe po ndërtohet nga kompanitë vendase të rrugëve.

    Gazeta Metropol

  10. #70
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Do i lutesha moderatove ta nderrojne kete temen. Me bene pershtypje si nuk keni ven re qe tema eshte nje sajes e tipit rudi nje borckull. Une nuk gjeta nje artikull qe ti pershtatet temes. Dihet boterisht qe Majko e nisi kete rruge duke mbledh taksa kurse tani ti na leh ktu kot. Apo ke harruar cfare bente PD ne parlament para 2005.

    Do i lutesha moderatoreve qe t'i fshijne shkrimet jashte temes.
    Majko pionieri nuk tha e nuk beri asgje, pervec lojerave te fjaleve.Po ashtu dhe taksa me emrin e tij, nuk ishte gje tjeter vecse nje perpjekje minorene per te ndertuar me kubet e cerdhes nje autostrade.
    Edhe ato pak kube qe u mblodhen u shperdoruan dhe ende nuk dihet adresa e tyre.
    PD e premtoi autostraden dhe po e mban fjalen.
    PS ne vend se te uroje per fillimin e ndertimit intensiv te saj, merret me prerjen e shiritave te rrugicave te lagjeve te Tiranes, qe edhe sot e kesaj dite nuk po arrin t'i sistemoje.
    Kush e ndali PS-ne nga viti 1999 deri ne vitin 2005 qe te ndertonte autostraden?
    Kush e ndali Nanon, Meten, Ramen dhe Majkon te therriste Bechtelin amerikan?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-11-2006 më 14:06

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •