Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 99
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    E mer ju, do merreni dhe me pasione politike edhe per gjera qe jane mbarekombetare dhe qe dalin mbi politiken e dites. E tregoni vten qe jeni gati te flini me mullixhine per inat te vjerres. Rruga durres-kukes eshte rruge me strategji mbarekombetare qe per mendimin tim, persa i perket kombit shqiptar, ka rendesi shume me te madhe sesa korridore i tete. Kjo rruge i jep dalje ne adriatik dhe ne evrope kosoves, duke hequr varesine qe ka ajo nga beogradi dhe tekat e tij persa i perket levizjes ne drejtim te evropes perendimore. Pra eshte rruge strategjike dhe eshte ndihmesa me e madhe qe mund te beje shqiperia persa i perket pavaresise se kosoves. Kjo eshte dhe arsyeja qe serbet, bashke me miqte e tyre te vjeter francez e belge, po bejne ceshte e mundur qe ky projekt te mos realizohet. Keshtu shpjegohet dhe manovra e fundit e tyre per te bllokuar taksen majko qe po e financonte ne menyre te sukseshme kete endavour. Ca kujtoni ju se ai 1% po i prish balancin e pagesave evropes me shqiperine, qe dhe kshu ja ka fut thonjte keq ne gryke, jo jo, ajo sdo qe te krijohet kjo rruge, ashtu sic dhe sdo qe te behet korridori i tete se kjo s'perputhet me deshirat e interesat benjaminve te frances e belgjikes ne ballkan, serbeve e fakerave greke. Eh moj evrope kurve e motit ka thene ai miku...Anglia qe eshte ne komunitetin e evropian, per te financuar spitalet e reja se e ka sistemin shendetsor ne krize, e rriti taksen e te ardhurave dhe insurancen me 2 perqind pa e ca shume per brukselin. Edhe ne si shqiptare duhet te gjejme menyren qe te vashdojme ta financojme kete rruge, ndoshta rritja e tatimit me 1% a ku ta di une, ndryshe do ngelemi viktimat e serbeve e grekeve sic kemi qene gjithmone.
    Sa per majkon jam dakort me ate qe nai here ja fut kot fare, por me ca inisiativa qe ka marre, megjithe mbiemrin e cuditshem, ka dale me patriot se ca si ju te tjeret ktu, ok.
    Ta
    Kroksi

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Krokodil shumë mirë e keni gjetur këtë thënien për disa këtu se jeni gati të flini me mullixhinë për inat të vjehrrës, apo në disa krahina shqiptare thuhet bjeri vetes për inat të komshisë. Ky ka qenë një destruktivitet patollogjik në gjenet shqiptare por tani jemi duke e tejkaluar dhe vetëm disa sikur këta tipat më lart hala kanë ngelur me të.
    Që të dy projektet si ai 8 ashtu edhe Durrës-Prishtinë janë të një rëndësie shumë të madhe mbarëkombëtare dhe duhet përfunduar sa më shpejt.
    Rruga Prishtinë-Durrës është nisur duke u bazuar nga financimet e brendshme taksa Majko e cila tani do të ndërpritet por do të vazhdohet me një zë të veçantë në shpenzimet buxhetore, kurse segmenti Prizren-Prishtinë do të jetë i një kategorie më të lartë dhe është menduar të jipet me koncesion.
    Por, Banka Botërore ka shfaqur interesin për të ndihmuar këtë projekt financiarisht gjë që është e mirëseardhur nga ana jonë dhe pritet që të dalin edhe donator të tjerë për gjithë segmentet.
    Për Korridorin 8, pjesë të tij veçse janë ndërtuar kurse për segmentet tjera dhe përfundimin e plotë do të kemi përveç fuqisë tonë ndërtuese edhe donacione nga qeveri që kanë interesa ekonomike në të si Italia por edhe nga qeveri tjera, pra kjo sdo të thotë se korridori tetë nuk do të mbarohet vetëm pse nuk është përfshirë në listën e BE për rrugë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Durrës-Kukës me rrugën e re do të përshkohet për 2 orë me shpejtësi prej 80-100 km/h

    Durrës-Kukës, rruga fillon në Nëntor

    Rruga do të ketë fillimisht 2 kalime, por me perspektivë që në të ardhmen të bëhet me 4 kalime

    Bledjana Beqiri

    Shqiptarët dhe kosovarët do të kenë brenda 4 vjetësh një rrugë që do t’i lidhë më shpejt me njëri-tjetrin. Këshilli Kombëtar i Rrugëve ka miratuar dje gjurmën që do të ndjekë korridori Durrës-Kukës-Morinë në territorin shqiptar. Varianti i tretë është përkrahur nga të gjithë specialistët, si dhe nga konsulenti i huaj. Banka Botërore ka financuar studimin e fizibilitetit për tre variantet e mundshme të ndërtimit të kësaj rruge, ku dje Këshilli Kombëtar i Rrugëve nën drejtimin e kryeministrit Nano ka përzgjedhur variantin më ekonomik dhe më të shkurtër. Nga tre variantet e studiuara, dy të parat parashikonin kalimin e rrugës në gjurmët ekzistuese, ndërsa varianti i tretë parashikon një ndërtim të ri në luginën e Fanit të Madh. Varianti i tretë i përkrahur nga të gjithë si drejtimi më i shkurtër, (170 km) përshkohet për rreth dy orë dhe realizon një rrugë të kategorive të larta me shpejtësi projektimi 80 deri në 100 kilometra në orë, ndërkohë që dy variantet kalonin në rrugë tepër malore që nuk lejonin shpejtësi më të mëdha se 50-60 kilometra në orë. Sipas kryeministrit Nano, kjo rrugë është tepër e rëndësishme, ajo do të ndihmojë në zhvillimin afatgjatë të të dy trevave, si dhe në procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë që ministri i Transporteve ka përkrahur alternativën e tretë, duke deklaruar se ky variant afron më shumë Durrësin me Kukësin dhe me Kosovën. Debate në këtë mbledhje pati vetëm për gjerësinë e rrugës, duke parë perspektivat e fluksit më të madh të makinave në të ardhmen. Kështu, Këshilli Kombëtar i Rrugëve pasi diskutoi dhe analizoi të gjitha alternativat e mundshme vendosi që rruga të jetë me katër kalime, të cilat do të bëhen efektive që në momentin e ndërtimit ose në një kohë të mëvonshme, në varësi të zhvillimit të trafikut. Pra, rruga do të projektohet me katër kalime, prej 20 metrash, por në varësi të trafikut do të ndërtohet fillimisht me dy kalime, në mënyrë që në një të ardhme, kur trafiku të justifikojë nevojën e katër kalimeve, të jetë më i thjeshtë zgjerimi i saj. Mbi këtë bazë, konceptimi dhe projektimi i saj do të bëhet për katër kalime, gjë që thjeshton në një masë të konsiderueshme realizimin final të këtij projekti, sipas nevojave dhe koncepteve moderne. Ndërkohë që burime pranë Kryeministrisë sqarojnë se procesi i shpronësimeve dhe ndërtimi i veprave të mëdha do të realizohet për katër kalime, duke e lënë të hapur dhe më të lehtë që në perspektivën kjo rrugë të bëhet me katër kalime.


    Nano: Rruga Durrës-Kukës është një vendim historik
    “Kjo rrugë është një vendim historik me rëndësi më të madhe se kjo tryezë apo kjo sallë”, -është shprehur kryeministri Fatos Nano për rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Sipas tij, kjo rrugë ka të bëjë me zhvillimin afatgjatë të të gjithë shqiptarëve, me procesin e hapjes dhe integrimit rajonal dhe europian të trevave ku jetojnë shqiptarët. “Është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe konsolidimin e lëvizjeve të vlerave dhe qytetarëve midis Shqipërisë dhe Kosovës, është i rëndësishëm dhe ne do ta bëjmë akoma më të arritshëm këtë realitet në planin e rajonit”, -është shprehur Nano. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e shanseve dhe oportuniteteve që u jep sipërmarrësve shqiptarë, për të shfaqur aftësitë e tyre konkurruese dhe për të aktivizuar resurset materiale dhe ekonomike që zotërojnë, sqaron kryeministri. “Rruga Durrës-Kukës-Morinë e fut Shqipërinë në një etapë të re të zhvillimit tonë kombëtar dhe integrimit europian për të cilën duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku”,-tha Nano


    Intervistë

    Poçi: Rruga Durrës-Kukës fillon më 28 nëntor

    Kreu i Transporteve pohon se nëse sigurohen financimet, Durrës-Kukës mbaron brenda 4 vjetësh
    -Cilët janë hapat e ardhshëm që do të hedhë rruga Durrës-Kukës?
    -Sot u miratua varianti më i përshtatshëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Në datën 28 nëntor fillon segmenti i parë Milot-Rrëshen, fillojnë punimet e para, projekti i zbatimit, i cili është pothuajse i përfunduar dhe kjo shënon fillimin e rrugës. Jemi pranë financimit të segmentit Kukës-Morinë, i cili ka mundësi të financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    -A vazhdon Banka Botërore që të mbajë premtimin për të financuar një pjesë të rrugës Durrës -Kukës? Nëse po, cili do të jetë aksi që do të financohet prej saj?
    -Financimi i Bankës Botërore është rreth 29 milionë dollarë, por pritet projekti i zbatimit për këtë pjesë, i cili nuk ka filluar akoma dhe pritet projektimi, për këtë do të zhvillojmë një tender siç janë edhe rregullat e prokurimeve.
    Ata nuk e kanë përcaktuar, por janë të gatshëm që të marrin përsipër ndërtimin e aksit më të vështirë.
    -Cilat janë të veçantat e variantit të përzgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Rrugëve?
    -Varianti i tretë është një projekt tërësisht i ri. Edhe nga pikëpamja e vendeve ku kalon, por edhe nga pikëpamja e parametrave gjeometrikë. Varianti i përzgjedhur do të punojë për hapjen e një rruge me katër kalime, paraprakisht në funksion edhe të financimit do të punohet në këtë drejtim, pastaj për finalizimin apo përfundimin, për ndërtimin do të shikohet në të ardhmen.
    -Mendoni se firmat shqiptare të ndërtimit janë të afta që të marrin pjesë në tenderat e ndërtimit të kësaj rruge?
    -Unë mendoj se firmat shqiptare janë më të mirat dhe këtë nuk e them thjesht për “sedër” ndërkombëtare, por ato janë të mira si për ndërtim, ashtu edhe për projektim rrugësh. Firmat shqiptare edhe deri tani nuk janë përjashtuar nga tenderat e rrugëve. Por ndërtimi i rrugës do të bëhet me tender të hapur kombëtar dhe do të zhvillohet nga qeveria shqiptare, ku firmat shqiptare të ndërtimit do të jenë të parat që do të marrin pjesë.
    -Sa mendoni se mund të zgjasë ndërtimi i korridorit Durrës-Kukës-Morinë?
    -Kjo varet nga financimi. Sepse ne synojmë që nëpërmjet financimeve të segmenteve të veçanta ta atakojmë rrugën sa më shumë të jetë e mundur në të gjithë distancën e saj dhe po qe se do të bëhet kështu, koha do të jetë shumë e shkurtër. Pra, po u atakua njëherësh në të gjitha segmentet, ajo mund të shkojë rreth 3 deri në 4 vjet.


    Rekomandimet e specialistëve për variantin më të përshtatshëm

    -Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve
    Varianti 3 ka kohën më të shkurtër të udhëtimit e ndjekur nga 2 dhe 1. Ndërkohë që nga impakti ambiental alternativa 1 nuk duhet të konsiderohet si alternativë, sepse kalon nëpër zona të banuara.
    Kurse alternativa 3 ka parametrat më të mirë gjeometrikë, ndërsa alternativat 1 dhe 2 shoqërohen nga vështirësi të mëdha në ndërtim, për arsye se do të punohet nën prezencën e trafikut. Nga ana tjetër alternativa 3 ka kosto të ulët mirëmbajtjeje dimërore krahasuar me 1 dhe 2. Prandaj alternativa 3 rekomandohet për të ndërtuar korridorin rrugor Durrës-Morinë
    -Konsulentët
    Alternativa më e preferuar është alternativa e tretë. Kjo ka rezultuar pas vlerësimit të faktorëve ekonomikë dhe mjedisorë të të tre varianteve. Edhe sipas konsulentëve alternativa e tretë është më e përshtatshme për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
    -Autoritetet kosovare
    Specialistët kosovarë janë shprehur për variantin e parë, i cili i mundëson Kosovës inkuadrimin në rrjetin rrugor transeuropian të komunikacionit. Sipas kosovarëve, ky variant është më i leverdisshëm për zhvillimin e Kosovës.





    08/10/2003

    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2007 më 23:16
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Korridori Durres-Morine

    Kryeministri Sali berisha ka premtuar se do ta kryejne gjate ketij mandati kete korridor.Mendoni se ky premtim eshte i realizueshem ?

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E pse nuk na qenka i realizueshem ? Pse kujtoni qe Nano e la ngaqe ishte shume i veshtire ? Jo more jo, keto jane per ato qe besojne akoma ne legjenden e maleve te pakapercyeshme shqiptare.
    Nje km autostrade kushtonte 1 milion $. Dhe gjate Nano qelbanikut ishin mbledhur 40 milion $ nga taksa Majko. Atehere ku jane 40 km autostrade ?
    Autostrada nuk eshte ndertuar per mungese vullneti politik dhe jo per para apo pamundesi e makinave gjigande te Italise apo Gjermanise.

    Po nuk u ndertua akoma, atehere faj ka vetem pushteti politik dhe askush tjeter.
    Kaq se na e nxiu jeten ajo rruge i thençin tani... te duket vetja sikur te ka kaluar ndonje tren i madh persiper

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    miss koridori 8

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Shpërdorim: 4.6 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë

    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Tani nje kerkese e kemi se nuk u be qameti : sikur ta ndertoje ate rrugen qe shkon pe bregdeti e deri andej nga malet tona, mire do te ishte. Dhe do te vija te jetoja atje, se si i thone fjales "Edhe ne pyjet me bore ka jete"
    oiseau en vol, Berisha i shkret nga ta filloi më parë... Megjithatë, nuk kam dyshim që, së paku, do të përpiqet të bëjë dicka për rrugën. Të paktën nuk do të shpërdoroi parat sic kanë bërë socialistët e korruptuar.

    KLSH denoncon shpërdorimin e taksës prej 4.6 miliardë lekësh për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës Morinë

    Qeveria e PS shpërdoroi 21 miliardë lekë të fondit rezervë

    Parlamenti shqyrtoi dje në seancë plenare raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2004. Në raportin e paraqitur nga kreu i këtij institucioni, Robert Çeku, flitet për korrupsion, evazion fiskal dhe shpenzime të pajustifikuara në administratë. Gjatë raportimit në Kuvend, kryetari i KLSH, Çeku, u ndal në çështjet më të rëndësishme që sipas tij, nuk lejuan rritjen e mëtejshme ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2004. Kështu, KLSH ka denoncuar dje në Kuvend shkeljet e bëra në buxhetin faktik të vitit 2004. Qeveria socialiste në këtë kohë ka përdorur për shpenzime operative fonde rezervë të shtetit prej 2.1 miliardë lekësh. Kreu i KLSH tha se "lidhur me përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, gjatë vitit 2004, me vendime të Këshillit të Ministrave janë përdorur nga fondi rezervë 2.1 miliardë lekë ose në masën 72.5% të tij. KLSH konstaton se 9 Vendime të Këshillit të Ministrave me vlerë 230 milionë lekë, përdorur nga fondi rezervë, janë në kundërshtim me vetë Vendimin e Këshillit të Ministrave, si dhe në kundërshtim me nenet 21 dhe 27 të Ligjit Nr.8397, datë 29.07.1998, pasi rastet e përdorimit nuk përbëjnë raste të paparashikuara ose raste emergjente".

    Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportimin e buxhetit faktik në parlament bëri të ditur se shkeljet më të mëdha janë në tendera dhe prokurime publike, realizuar kryesisht nga Ministria e Transporteve. Shkelje janë vërejtur dhe në Ministrinë e Bujqësisë, ndërkohë që në tatime 767 subjekte nuk kanë deklaruar të ardhurat; në dogana kanë hyrë në këtë periudhë mallra të akcizës së padeklaruar.

    "Alokimi i fondeve nuk është bërë në funksion të realizimit të objektivave të politikave sektoriale, por shpesh herë në mënyrë arbitrare. Në kundërshtim me kriteret ligjore janë planifikuar fonde të investimeve nga Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilat në totalin e shpenzimeve kapitale përfaqësojnë një nivel të konsiderueshëm të investimeve", tha Çeku. Sipas tij, negative kanë qenë dhe mosrealizimet e planit të investimeve, ndërsa nga ana tjetër është konstatuar shpërdorimi i taksës prej 4.6 miliardë lekësh për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës Morinë.

    "Fondet e mbledhura, gjithsej në vlerën 4.6 miliardë lekë gjatë viteve 2002-2004, janë përdorur nga Ministria e Financave për mbulimin e shpenzimeve buxhetore", tha Çeku.

    Kryetari i KLSH i është rikthyer gjithashtu kërkesës së bërë muaj më parë për amnisti fiskale për të gjitha institucionet shtetërore që në dhjetë vitet e fundit nuk kanë paguar detyrimet financiare ndaj shtetit.

    Pas mbajtjes së raportit në Kuvend, Çeku propozoi një sërë rekomandimesh, duke filluar me amendimin 100% të Ligjit "Për prokurimet publike", propozimin për ripërcaktimin e hierarkisë së pagave në administratën shqiptare, ndryshimin e kritereve mbi bazën e të cilave përdoret fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe ndryshimin e Ligjit për gjobat.

    Rreth raportit të KLSH diskutuan me përgjegjësi deputetët e PD-së, Edmond Spaho, Blerim Çela, Ilir Bano, Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, e të tjerë. Pas diskutimeve të deputetëve, Kuvendi ka miratuar me konsensus buxhetin faktik të vitit 2004.

    H.RAMA
    RD

  8. #28
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Sejdiu: Borxhi i Shqipërisë, të ndërtojë rrugën e Rugovës

    Presidenti i ri i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë në një intervistë për “Shekullin” që Shqipëria e ka për borxh të komunikojë më shumë me Kosovën dhe të shkurtojë distancat nëpërmjet përfundimit sa më shpejt të rrugës së Rugovës, Prishtinë-Prizren-Durrës

    PRISHTINË – “Burrë i urtë, ky kryetari i ri i Kosovës!”, - dëgjon ende në Prishtinë paragjykimet e rretheve të ndryshme në lidhje me profilin politik të Fatmir Sejdiut, një profesionist i politikës kosovare në hije, që “urtësisht” u zgjodh President i Kosovës vetëm përpara 5 ditësh. Po kaq i paragjykuar edhe në Shqipëri për shkak të një imazhi të moderuar dhe në dukje pasiv, presidenti i ri i Kosovës, një folës i zhdërvjellët i shqipes standarde, rrëfen në një intervistë për gazetën “Shekulli” stilin që do ta udhëheqë në drejtimin e Kosovës. Verbalisht, strategjia e tij nuk duket aspak pasive dhe ngërthen gjithë ”merakun” e ndërkombëtarëve. Toleranca është fjala-çelës dhe siluri i rrugës së Rugovës ende busulla e Presidentit të ri.
    Vështirë ta përfytyrosh gjatë në hije një artikulues aq të mirë të politikës, në fakt! Përveçse duke përgatitur daljen e tij në skenë. Dhe duket se kjo nuk ka nisur rrufeshëm ditët kur Rugova u nda nga jeta. Pjesëmarrës në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që më 23 dhjetor 1989, duket se aty nis rrugëtimi politik i Fatmir Sejdiut të cilit iu deshën dy vjet që të zgjidhej anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe një vit tjetër që të zgjidhej anëtar i Kryesisë së kësaj partie.
    Sekretar i Përgjithshëm i LDK që nga viti 1994 e deri tani, “politikani i urtë” Fatmir Sejdiu ka qenë gjithashtu një nga organizatorët e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 dhe një ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës,në 1992 dhe në 1998. Ai është zgjedhur dy herë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në vitin1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Role të tjera të rëndësishme, por në hije, ka vijuar të ketë edhe pas luftës kur është zgjedhur sërish deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit në dy mandate. Dhe gjatë këtij rrugëtimi të kujdesshëm, pozicioni i anëtarit në Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike duket se nuk ka qenë më kot.
    Në intervistën e tij të parë për mediat në Shqipëri, dhënë gazetës “Shekulli”, presidenti i Kosovës shprehet se pret nga Shqipëria të bashkohet me Kosovën në rrugën e përbashkët të integrimit dhe që të vendosen ato ura të munguara komunikimi të deritanishme, qoftë edhe midis qytetarëve, siç është përfundimi i rrugës Prishtinë-Prizren-Durrës, të cilën e quan rruga e Rugovës. Pavarësinë e quan alfën dhe omegën e çështjes së Kosovës, por ringjallja e ekonomisë së Kosovës është sfida tjetër e madhe që ai merr përsipër. Nuk ka pritur gjatë për të mbledhur ekipin e Kosovës për negociatat që të nesërmen e zgjedhjes si president i Kosovës dhe ka theksuar tolerancën ndaj komunitetit serb si diplomaci të kosovarëve në të mirë të çështjes së pavarësisë.

    Në këto momente të para kur për Kosovën ka nisur epoka postRugova, dhe duke patur parasysh që ai udhëhiqte më tepër me imazh, cili do të jetë stili juaj i pushtetit?

    Mund të them se ajo epokë vazhdon, është në kontinuitet për arsye se roli i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe një rol që reflekton edhe në këtë periudhë. Mendoj qe ka qenë një artikulim i rëndësishëm dhe përputhet me aspiratat e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci, për të ndërtuar shtetin e Kosovës si një shtet ligjor dhe të pavarur. Natyrisht që përpjekja jonë e kësaj etape do të jetë që të vazhdojmë këtë mision të suksesshëm në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, me të gjitha subjektet politike dhe natyrisht në koherencë me faktorët ndërkombëtarë dhe këtu them para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të komunitetit evropian. Në këtë prizëm sigurisht që na nevojitet një komunikim më i ngjeshur për të përgatitur Kosovën për proceset integruese.

    Pra cila është konkretisht strategjia juaj për Kosovën ose siç thuhet rëndom prioritet i presidencës suaj?
    Ajo shtrihet në këto rrafshe themelore: Çështja themelore është njohja ndërkombëtare e Kosovës, për të qenë një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe kjo njohje ndërkombëtare nënkupton edhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. Çështje e rëndësishme është që Kosova të kthejë vëmendjen fuqishëm, sikundër edhe tash, por me hapa edhe më këmbëngulës në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në funksionimin e tij në të gjitha sistemet.
    Një çështje me shumë rëndësi është angazhimi i institucioneve të Kosovës për ringjalljen ekonomike dhe të gjitha potencialeve që ajo ka. Dhe në këtë prizëm, natyrisht që ne kemi një shans të mirë, pasi Kosova ka një begati të jashtëzakonshme me pasuri minerare dhe po ashtu edhe resurse njerëzore. Dhe në këtë rrafsh, sigurisht që na nevojitet krijimi i legjislacioneve të qëndrueshme që do të garantojnë investimet e jashtme në veçanti, qoftë të diasporës shqiptare, ashtu edhe investitorëve të huaj të cilët do të kenë nevojë thjesht për siguri në lidhje me investimet e tyre brenda Kosovës.
    Në këtë aspekt është e rëndësishme që të shpejtohet fuqishëm çështja e privatizimit të ekonomisë, apo të gjithë asaj strukture që ka ekzistuar më parë. Unë këtë do ta quaj si pjesë e domosdoshme e transformimit të ekonomisë që Kosovës, pasi në etapat e mëhershme ka qenë një ekonomi e një tipi tjetër siç ju e dini dhe që e kanë patur edhe vende të tjera të Evropës Juglindore. Dhe në këtë fazë ajo ka nevojë të jetë një ekonomi adapte me ekonomitë perëndimore dhe të vendeve të avancuara.
    Posaçërisht do të jetë e nevojshme që të inkurajohet gjithë procesi i demokratizimit apo thellimi i ndjenjës së tolerancës apo të kulturës politike për ngritje në një nivel më të lartë. Natyrisht me këtë kuptoj nevojën e komunikimit të fuqishëm me të gjitha forcat politike dhe me opozitën që është një faktor i rëndësishëm në jetën politike dhe në këtë rrafsh do të kemi parasysh ndjenjën e tolerancës.

    Tolerancë edhe me komunitetin serb?
    Po. Një segment i rëndësishëm që ne kemi para vetes është ajo që ne e kemi quajtur nevoja e një tolerance të një niveli të lartë të komunikimit dhe të bashkëpunimit në proceset integruese brenda Kosovës edhe me komunitetet minoritare, shumica prej të cilëve unë them se janë të integruara në këtë proces. Ka ndonjë problem me komunitetin serb i cili deri tash, në një pjesë të madhe, ka hezituar të jetë pjesë e proceseve, megjithëse edhe këtu ka përparime, natyrisht, sepse në qeverinë e Kosovës ka ministër të këtij komuniteti, në rrafshin lokal ka njerëz në cilësinë e këshilltarëve dhe në parlamentin e Kosovës deri tani ka dy deputetë dhe po presim që edhe të tjerë të integrohen. Dhe të ketë një orientim të punës së përbashkët të të gjitha komuniteteve në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre për Kosovën e re.
    Natyrisht është përgjegjësi e veçantë e komunitetit shqiptar se si do të sillet me komuniteteve të tjera, të cilat përjashtimisht variacioneve që shohim nga ana e pjesëtarëve të komunitetit serb, e pranojnë pavarësinë e Kosovës si zgjedhja më e përshtatshme dhe natyrisht neve na mbetet që si shumicë e përgjegjshme ta ndihmojnë akomodimin e përgjithshëm të të gjithëve dhe që shteti ligjor i cili është një nga çastet themelore që nënkupton një standard për të gjithë, duke pasur parasysh çështjen e barazisë para ligjit, çështjen e trajtimeve të tjera në bazë të standardeve ndërkombëtare.
    Posaçërisht mendoj gjithashtu se është e rëndësishme që në këtë proces lidhur me këto tema të përmbushet ajo pjesë e standardeve që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë përpara Kosovës. Jo si pjesë e pengesës, por si pjesë e përpjekjes për një jetë më të mirë. Dhe gjithë kjo lidhet me prioritetin themelor që është çështja e statusit, në mënyrë që ajo të zgjidhet brenda një afati shumë të shkurtër. Ju e dini insistimin e vazhdueshëm që presidenti Rugova ka pasur për një njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran, me tërësinë e tij territoriale të plotë. Dhe natyrisht në këtë periudhë ka edhe një qasje tjetër që ai nuk e ka regjistruar asnjëherë dhe as klasa politike e Kosovës, se mund të shkohet me këtë variant të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes bisedimeve sipas vendimit të Këshillit të Sigurimit, por që do të japë të njëjtin rezultat. Pavarësia është alfa dhe omega dhe natyrisht ne këmbëngulin që të realizohet sa më shpejt.

    Kjo është një strategji afatgjatë, por cilat janë gjërat e para që do të bëni ju si president i ri i Kosovës?
    Natyrisht janë kontaktet e nevojshme me të gjithë, edhe pjesën e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, edhe pjesën e përfaqësuesve të subjekteve politike. Po ashtu në këtë drejtim edhe një komunikim me bashkësinë ndërkombëtare. Në fakt, një detyrë konkrete të cilën e kam filluar që ditën e nesërme të zgjedhjes sime, është vazhdimi i punës me delegacionin e Kosovës në përgatitjet intensive të tij për takimin e Vjenës. Ne kemi marrë një vendim të drejtpërdrejtë për miratimin e dokumentit bazë të parimeve themelore për reformën e pushtetit lokal, që është punuar gjatë nga grupi politik dhe ekipi i ekspertëve dhe natyrisht marrja e vendimit që ne do të shkojmë në atë takim të caktuar në Vjenë dhe natyrisht do të shohim si do të ecë rrjedha e mëtejshme. Me rëndësi është që në mbledhjen e parë të delegacionit të Kosovës u shpreh fuqishëm kohezioni i të gjithë përfaqësuesve në të duke pasur parasysh nevojën që të vazhdohet në këtë dinamikë dhe nuk ka dyshim që kjo koherencë do të vazhdojë edhe në faza të mëtejshme.

    Do të hartoni një plan të ri për statusin e Kosovës apo do të ecni në gjurmët e planit të kaluar që kishte bërë Rugova me grupin negociator?

    Ne jemi në vazhdim të asaj strategjie të hartuar për të cilën unë nuk kam vërejtje të posçshme, sepse kam qenë pjesë e ekipeve të ekspertëve në kompozicionin e përgjithshëm të statusit. Ajo është një strategji e hartuar mirë dhe ka miratimin e të gjithëve. Nuk e quaj racionale që ne të rikthehemi mbrapa e të shohim sot ndryshime strukturale. Ekipi është mandatar nga presidenti Rugova dhe të cilit parlamenti i Kosovës i ka dhënë mandatin e plotë, kështu që unë kam respekt për të.

    Çfarë marrëdhëniesh mendoni se do të krijoni me Shqipërinë dhe çfarë raportesh keni me politikanët shqiptarë, me Moisiun, Berishën apo Ramën?
    Unë kam patur rastin që të takohem në cilësi të ndryshme me secilin prej tyre dhe mund të them se për ne është shumë e nevojshme që të vazhdojmë me një bashkëpunim të ngjeshur me Shqipërinë. Shqipëria e ka për borxh sikur edhe ne e kemi për borxh që këtë bashkëpunim ta intensifikojmë shumë. Dikush mund të thotë se pse Shqipëria të interesohet apo pse Kosova të interesohet që të ketë relacione të tilla, por për ne është me rëndësi që ky bashkëpunim të jetë në funksion të qëllimit të arritjes së pavarësisë së Kosovës dhe në funksion të gjithë proceseve të tjera në mbështetje të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë demokratik dhe të relacioneve të mira edhe me vende të tjera të rajonit. Sigurisht do të kemi kohë të mbajmë edhe kontakte të drejtpërdrejta me liderët shqiptarë. Unë falenderoj për urimet në adresë time me rastin e zgjedhjes si presidenti Kosovës nga presidentin Mojsiu, kryeministrin Berisha e personalitete të tjera.

    Si e gjykoni qëndrimin e deritanishëm të Shqipërisë për çështjen e Kosovës?
    Në këtë drejtim do të thoshja se diplomacia shqiptare në çastet e saj të përgjithshme dhe vetë shteti shqiptar ka mbajtur një qëndrim korrekt në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, një qëndrim që duhet të mbahet pa dyshim edhe në fazat që vijnë.
    Pra qëndrimi zyrtar i Shqipërisë është korrekt. Natyrisht mund të ketë ndonjë që ka dhënë variacione për formulime a diçka tjetër, por ajo që është zyrtare dhe që ne e kemi dëgjuar nga kuvendi, nga presidenti apo nga kryeministri për ne reflekton fuqishëm.

    Çfarë mbështetje prisni në të ardhmen nga Shqipëria në këto momente që ndodhet Kosova?
    Ne kemi halle të përbashkëta natyrisht. Edhe Shqipëria kërkon një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe një dinamikë, le të themi, më të ngjeshur. Edhe në aspektin e demokratizimit të jetës, ka nevojë për integrimet euroatlantike dhe mendoj se në të njëjtat valë, për ne do të ishte shans shumë i mirë, që ajo sprovë e mirë që kapërcehet nga Shqipëria të reflektohet edhe në Kosovë.
    Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është që komunikimet e ndërsjella, edhe të qytetarëve, të intensifikohen. Është shumë me rëndësi që projektet e filluara, ajo që ne e quajmë rruga e Rugovës, autostrada Prishtinë-Prizren-Durrës të përfundohet në afat sa më të shkurtër kohor, sepse njerëzit kanë nevojë që të dalin të pinë një kafe në Durrës apo Tiranë brenda ditës dhe të kthehen. Ajo ndihmon po ashtu për shumë aspekte të tjera, pasi mendoj e jemi një popull dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aq më tepër që, sigurisht, do të vijë një ditë kur çështja e kufijve të jetë çështje relative ashtu siç veprohet në Evropën e unifikuar ku qytetari nuk e vëren, ta zëmë, kur kalon nga Gjermania në Francë, Belgjikë apo Danimarkë.


    Skeda
    Fatmir Sejdiu është zgjedhur President i Kosovës me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 10 shkurt 2006. Ai ka lindur më 23 tetor 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Fatmir Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State University). Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike- kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Më 1994 ai është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998. Sejdiu është gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #29
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Miratohet buxheti shtesë i qeverisë, opozita bojkoton

    Per ndertimin e pjeses se mbetur te autostrades Durres-Morine qe lidh Shqiperine me Kosoven nevojiten dhe 400 milione dollare. Qeveria shqiptare eshte duke bere te gjitha perpjekjet per gjetjen e financimeve.

    Përfaqësues të Ministrisë së Transporteve në Shqipëri po shfrytëzojnë prezencën në Tiranë të një ekipi ekspertë nga Banka Botërore, për të nxitur këtë institucion financiar të angazhohet ne projektin e ndërtimit të austradës Durrës - Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën e pjesë të tjera të rajonit.

    Kjo banke ka dhene nje fond prej 15 milione eurosh per ndertimin e autostrades, nderkohe qe nevojiten ended he 400 milione dollare per pjesen e mbetur. Për ndërtimin e autostradës Durrës Morinë, me nje gjatesi prej 181 km, do të përfshihet me kredi të buta dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Miratohet buxheti shtesë i qeverisë, opozita bojkoton

    Pa praninë e opozitës, me shumicë votash, u miratuan në parim pesë ndryshimet në paketën fiskale për 2006-ën

    Miratohet, pa opozitën, paketa fiskale

    Opozita kërkon mbrojtjen e prodhimeve vendëse dhe prodhuesve, nëpërmjet politikave të qarta fiskale

    Florian Papadhimitri

    TIRANË- Pa praninë e opozitës, dje Kuvendi ka miratuar paketën e re fiskale për muajt e mbetur të këtij viti. Me pesë projektligjet e saj, paketa u miratua në parim me shumicë votash, por këto vota ishin vetëm të deputetëve të shumicës, pasi ata të opozitës ishin larguar nga salla e Parlamentit. Prezantimi i paketës së re fiskale është bërë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili, duke prezantuar ndryshimet, tha se “paketa e re është një kontribut i mëtejshëm për uljen e barrës fiskale ndaj biznesit”. Në prezantimin e paketës fiskale në Parlament, paketë e cila është prezantuar edhe në disa komisione parlamentare në Kuvend ka pasur reagime dhe kundërshtime nga ana e opozitës. Debatet kanë shoqëruar dhe prezantimin e djeshëm të ndryshimeve fiskale të qeverisë dhe më pas deputetët e opozitës janë larguar, duke mos marrë pjesë në votimin për miratimin në parim të paketës fiskale për vitin 2006.

    Debati
    Prodhimet vendëse dhe mbrojtja e tyre me anë të politikave fiskale ka qenë në qendër të kritikave dhe kërkesave të bëra dje nga opozita në Kuvend, pas fjalës së ministrit Ridvan Bode. Deputetët e opozitës gjatë diskutimit të djeshëm, janë shprehur se në paketën fiskale duhet të përfshihen më shuma masa, të cilat mbrojnë prodhimet shqiptare. Ashtu si dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, sërish dhe dje në Parlament, nënkryetari i këtij komisioni, Arben Malaj, u shpreh se mbrojtja e prodhimit vendës duhet të mbështetet nga politika të qarta. “Qeveria duhet të hartojë një strategji të posaçme të integruar për nxitjen dhe mbrojtjen e prodhimit të vendit. Deficiti tregtar është thelluar edhe gjatë këtij viti dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet e BE-së mund të thellojë më tepër këtë deficit, pra kërkohet zbatimi i një strategjie për të mbrojtur prodhimin e vendit”, - u shpreh dje Malaj. Pas Arben Malajt, ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila kërkoi që paketa të shoqërohej me plan veprimi për impaktin që do të sjellë në ekonomi dhe për popullsinë në përgjithësi. Ajo më shumë ka ngulmuar te pasojat dhe ndryshimet e parashikuara nga zbatimi i marrëveshjes Interim me shtetet e Bashkimit Evropian.

    Paketa
    Paketa fiskale përfshin pesë ndryshime kryesore në zërat e taksave. Kështu, ndryshimet më të ndjeshme do të jenë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe niveli i akcizave për duhanin, kafenë dhe pijet alkoolike. Ndër ndryshimet e paketës fiskale janë bërja zero e taksës doganore për makineritë dhe pajisjet, si dhe shtyrja e TVSH-së për të gjitha makineritë dhe pajisjet. Kontributi i punëdhënësit në sigurimet shoqërore do të ulet nga 29 për qind në 20 për qind. “Efektet nga ulja e kësaj takse, vetëm për periudhën e mbetur, janë rreth 58 milionë dollarë, duke përbërë uljen më të qenësishme dhe kontributin më të madh që jep qeveria për të nxitur punësimin dhe për të mbështetur iniciativat e zënies me punë”, - tha dje Bode.

    Berisha: Po shkëputemi nga korrupsioni

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit në Kuvend mbi paketën fiskale, i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë dhe të mos mohojë arritjet e deritanishme të qeverisë. “Duke mohuar buxhetin, ju mohoni taksapaguesit tuaj, që kanë votuar për ju. Por ata nuk mund të mohohen, pasi janë qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi. Duke mohuar buxhetin, ju mohoni praktikat e reja të vendosura dhe që dhanë sukses”, u shpreh dje në Parlament Berisha. “Ju duhet të bëheni pjesë e këtij buxheti. Është e drejta juaj që të kritikoni Sali Berishën, por nuk keni të drejtë të mohoni arritjet e kombit dhe të shoqërisë, ato që janë pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve dhe ky buxhet është pasuri e tyre”, ka thënë Berisha në replikë të kundërshtimeve të deputetëve të opozitës. Ai ka folur gjithashtu edhe për buxhetin shtesë, duke thënë si “shënon kthesën e shkëputjes përfundimtare nga korrupsioni”. “Buxheti suplementar prej 360 milionë euro, duke mos llogaritur 46 milionë euro të tjera, të cilat abuzoheshin nga qeveritarët dhe administrata e mëparshme, janë shndërruar në rroga më të larta prej 23 për qind më shumë për arsimtarët, në pensione me 15 për qind më shumë, në rritje të pagave 15 për qind të buxhetorëve”. Ai ka vijuar më tej, duke thënë se të gjitha këto para shtesë kanë ardhur nga lufta që është bërë kundër korrupsionit, kontrabandës dhe zyrtarëve të korruptuar.

    Paketa
    Ulje e kontributit për sigurimet shoqërore. Kontributi i punëdhënësit ulet nga 29% në 20%
    Rishikime në shkallët tatimore të akcizave. Akciza e cigareve do të arrijë në 16 euro/kg nga 10 euro/kg
    Taksa doganore 0% për të gjitha makineritë dhe pajisjet
    Aplikim pa kufizim i shtyrjes së TVSH-së për të gjitha makineritë e pajisjet
    Trajtim fiskal fair për Leasing-un dhe paketat turistike

    Kontributet shoqërore. Do të ulet kontributi i punëdhënësit nga 29 në 20 për qind.

    Akciza
    Kafeja

    Kafe jo e pjekur e dekafenizuar ose jo”, nga 40 lekë/kg, do të ketë akcizë prej 50 lekë/kg.
    Kafe e pjekur e dekafenizuar ose jo”, nga 80 lekë/kg, do të ketë akcizë 100 lekë për kilogram
    Lëkura dhe lëvoret e kafesë si dhe zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe”, do të ketë një rritje nga 40 lekë/kg në 50 lekë.

    Pijet

    Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit mbi 12% nga 130 lekë/litri, do të kenë një akcizë prej 150 lekë litër.
    Pije alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit deri në 12% nga 30 lekë/litri, do të kenë akcizë 50 lekë/litri
    Rakia nga 80 lekë/litri, do të ketë akcizë 100 lekë/litri.

    Cigaret
    Është vendosur të rritet akciza e paketës nga 25 lekë në 40 lekë

    Shekulli

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •