tirane- "Përfundimi i studimit, hartimit dhe projektit të zbatimit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë, pritet të përfundojë në korrik të vitit 2003". Ky zotim i është premtuar ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, në një takim pune që ai ka zhvilluar me përfaqësues të Bankës Botërore. Kryerja e fizibilitetit të kësaj rruge, është konsideruar tepër e rëndësishme nga ministri Poci i cili ka shprehur edhe gadishmërinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Fatos Nano për këtë rrugë tepër të rëndësishme. Ecurija e projekteve të transportit që financohen nga Banka Botërore është trajtuar gjerësisht në një takim të zhvilluar mes përfaqësuesve të BB dhe specialistëve të ministrisë së Transporteve nën drejtimin e ministrit Spartak Poci. Sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore, ecurija e këtij projekti është cilësuar pozitivisht nga ana e tyre duke përgëzuar për këtë, punën e mirë të kësaj ministrie. Po kështu, u diskutuan mes palëve disa nga kushtet e vëna në marëveshjen e kredisë për Projektin e Mirëmbjtjes së rrugëve ku kryesore u përcaktua rritja e buxhetit të mirëmbajtjes nga viti në vit.
Sipas përfaqësuesve të BB, ky buxhet është përmbushur me sukses nga Qeveria shqiptare pasi buxheti i vitit 2003 për mirëmbajtjen e rrugëve (në kilometër), është rritur 5,5 përqind në raport me vitin 2002, në një kohë kur sipas marrëveshjes së huasë kushti i përcaktuar në këtë buxhet ishte në masën 5 përqind.
Një arritje shumë e madhe e ministrisë nga ana e përfaqësuesve të Bankës Botërore është konsideruar realizimi i seminarit Kombëtar për Sigurinë Rrugore. Me sugjerimin e kësaj Banke, ky seminar duhet të shtrihet në rrethet më problematike. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, mori përsipër realizimin e disa seminareve të ngjashëm me atë të zhvilluar në mënyrë të suksesshme pak ditë më parë në Tiranë në prefekturat më të rëndësishme me pjesmarrjen e Pushtetit Lokal në bashkëpunim edhe me ministrinë e Rendit dhe ministrinë e Pushtetit Lokal. Një arritje shumë e madhe nga përfaqësuesit e Bankës Botërore është konsideruar kryerja e studimit të fizibilitetit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë ku nga konsulentët është marrë zotim para ministrit që ky studim të përfundojë para afatit, në muajin korrik 2003. Kjo rrugë, sipas ministrit Poci, është cilësuar shumë e rëndësishme edhe nga kryeministri Fatos Nano i cili ka treguar gadishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim. "Kjo rrugë, ka thënë ministri Poci, është shumë e rëndësishme dhe ne do të mundohemi të ecim shumë më shpejt por duke respektuar në të njëjtën kohë të gjitha hapat e nevojshme". Një rëndësi shumë të madhe në këtë drejtim, sipas ministrit, ka grumbullimi i taksave për rrugën, e cila mendohet që deri në fund të vitit të arijë në 32 milionë dollarë. "Nga institucioni ynë, po punohet për sigurimin e financimeve nga donatorët e tjerë", ka pohuar ai. Nga ministri i Transporteve, Spartak Poci, është theksuar edhe interesimi i shprehur gjatë vizitës së fundit të Drejtorit Rajonal z. Portman për sigurimin e disa fondeve. Deri tani janë siguruar 20 milionë dollarë, por mendohet që kjo shumë do të rritet nga sigurimi i fondeve prej donatorëve të tjerë. Një rëndësi mjaft e madhe në këtë takim, iu kushtua edhe zgjidhjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, pasi përfaqësuesit theksuan se vitet e fundit ka pasur përmirësime të dukshme të rrugëve nacionale gjë që nuk është vërejtur në rrugët rurale. Ministri Poci premtoi që Këshilli Kombëtar i Rrugëve do të marrë në konsideratë këtë cështje të rëndësishme megjithëse kjo nuk është kompetencë e ministrisë së Transporteve pasi ka 7 vjet që rrugët rurale i kanë kaluar në kompetencë pushtetit Lokal .
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt