Disa poezi nga poeti Skender Rusi
Meditim
Sikur ti te behesh flutur,
Une patjeter do te behem llambe.
Kjo eshte menyra me e bukur,
Qe une te te kem prane.
Por sikur pakez te digjet,
Ndonje nga krahet e tu,
Une menjehere do te fikem
Dhe s'do te ndizem kurre.
Eklipsin pres...
Une me ty-si toka me diellin,
Te vij rrotull vazhdimisht, vazhdimisht,
Por asnjehere s'te jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak, natyrisht!
Astronomia ka ligjin e vet,
Qe une e perfill me aq sa mund.
Te te afrohem me shume,
kam frike se me djeg.
Te te largohem,
kam frike se me humb.
E ja, keshtu, vetem rrotull te vij,
Po s'jam i marre qe rri e pres me kot.
E di qe nje dite ti do te kesh eklips,
E atehere nuk do me djegesh dot.
Ata dy pleq...
Nje plak. Nje plake. Dhe nje park.
Edhe nje stol. Dhe behen kater.
Dhe nje neon qe ndizej, shuhej,
Sikur ta shkelte syrin, naten.
Po pas nje viti mbeten tre.
Nje plak. Nje stol. Nje park i gjelber.
Dhe nje neon qe me nuk ndizej,
Qe mbeti si nje sy i verber.
Ne vjeshte, ah, mbeten vec dy.
Nje park. Nje stol krejt i vetmuar,
Qe pret mos kthehen prap' aty,
Ata dy pleq te dashuruar...
Gracka e poeteve
Ti ke lindur per te qene vec e dashuruar,
Asnjehere per te qene grua.
Ti je ajo reja ne qiell e hapur,
Qe dhe eren e con nga te duash.
Ti ke lindur per te qene vec e puthur,
Dhe gjithnje e lakmuar nga te tjeret.
Syte e ty perhere nje gracke e bukur,
Ku te paret qe bien brenda, jane poetet.
Ti ke lindur per te qene vec e lire,
Asnjehere ne pranga, asnjehere.
Kush ndahet prej teje, ti e djeg,
Dhe shkon me tutje per te djegur te tjere...
Grate e poeteve
Gjithnje te plagosura
keto grate e poeteve.
(Ne librat e tyre
gjen aq shume "te dashura!")
I torturon mendimi
qe vazhdon te kete ende,
Ballo te tilla absurde,
me maska.
Gjithnje Arkimede
keto grate e poeteve.
Kerkojne enigma
neper germa etruske.
I tremb humnera
e ndonje dashurie te djeshme.
I tmerron rrenoja
e ndonje tradhtie te mundshme.
Gjithnje te pagabuara
keto grate e poeteve.
(Megjithate, nuk japin dot,
asnje lloj denimi.)
"Eurekat" e tyre
s'ia tregojne asnje tjetre,
I vuajne vete pasojat
e cdo dimri.
Gjithnje te dashuruara
keto grate e poeteve.
Packa se i sheh aq rralle
neper iniciale.
O...po ato jane
fillimi i cdo vjershe,
Dhe fundi i cdo marrezie
te madhe.
Shejtankat
U bene vajzat per t'u puthur,
Per t'ua shkelur syrin djemve.
Bluzat e diteve iu rrine ngushte,
S'iu nxene me kemishet e neteve.
Ne kembe, sandalet e majit,
Tani, ato, ec e t'i kapesh.
Se behen ere brenda ajrit,
Dhe era eshte fillimi i grackes.
U bene vajzat per 'tu dashur,
Ne jemi mbremja qe po iken.
Ne krahe, dje, i kemi mbajtur,
Por sot nuk mundet, se u rriten.
Shejtankat qe na sjellin diten.
Perendeshat
Ka vajza te bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Te shemtuarat vdiqen po ju them.)
Kur Korces i ikin dritat, jane ato
Qe ndizen e ndricojne neper terr.
Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajer kurre nuk ngopemi.)
Kur ne Korce bie bore, jane ato
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi.
Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka te arte edhe muzgjet.
Boten, ne e dime qe Zoti e krijoi,
Po Korca ka lindur nga puthjet.
-------------------------------------
Tė krijosh domethėnė... tė krijosh.
Krijoni Kontakt