Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Skizofrenia

  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Skizofrenia

    Kur degjojme per dike se "eshte skizofren" na zen frika, e quajme per njeri te rrezikshem qe mund te na bej 100 te zezat... dhe nese na del para sigurisht qe ndrojme rruge.

    Lajme me skizofrene na paraqiten neper media shpesh.... para dy vjetesh nje Shqiptar therri foshnjen e komshiut dhe kur u gjend para gjykates u mundonte i ziu t'i mbushte mendjen gjykatesit se foshnja e kishte kercenuar me vdekje!

    Por nga ana tjeter ekzistojne edhe lloje te tjera skizofrenie... mund t'i dallosh qarte tek veprat e Van Gogut, Salvatore Daliut, Pikasos etj. Nuk eshte me sekret lajmi qe emrat me te medhenje te piktures apo te shkrimtarise perfunduan ne c'mendina apo me ndonje plumb ne koke nga dora e vet (psh. Xhek London, Ernest Heminguej etj. etj.).

    Pyetja eshte:

    Cfare eshte Skizofrenia?



    Disa te famshem nga ata qe e kthejne boten ne Ferr ose ne Parajse.....

    ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne ferr:
    Hitleri
    Bin Laden e kompani
    Kaligula
    Enver Hoxha
    Napoleoni e sa mbreter te tjere
    etj.

    ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne parajse:
    Buda
    Jezusi
    Muhamedi
    Pikaso e sa piktore te tjere
    Herminguej e sa shkrimtare te tjere qe me vepren e tyre preken zemrat e njerezve
    etj.


    Komentet tuaja te mirepritura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-07-2006 mė 23:30 Arsyeja: Informacione jo-korrekte.

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Shume teme intriguese.

    Skizofrenia eshte nga te paktat semundje mendore qe te lejon te besh nje jete pothuajse normale. Te shumte jane ata qe vuajne nga deliret dhe halucinacionet qe shkakton kjo semundje dhe jo rralle here persona te tille jane bere te famshem. Skizofrenia ne shumicen e rasteve nuk eshte e rrezikshme, por ashtu sic cdo rast tjeter mund te lere pasoja te renda kur behet kronike. Njerezit skizofrene nuk vijne verdalle me deshiren per te vrare apo shkaterruar, ata thjeshte bien pre e makinacioneve qe truri i tyre prodhon. Skizofrenet qeshin kur nuk eshte per te qeshur, ose qajne kur nuk kane arsye te qajne, kane halucinacione, degjojne zera, kane delirin e madheshtise ose te persekutimit etj. E megjithese ne faza te renda disa prej tyre perjetojne tharje emocionale, skizofrenet jane te afte te ndjejne, te plotesojne deshirat seksuale e keshtu me rradhe. Une personalisht nuk besoj te kem ndonje frike te gjendem perballe ketyre njerezve (kuptohet kur nuk jane ne stadin e te rrezikshmeve), ata jane njerez qe kane nevoje per ndihme mjeksore dhe kaq.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Kryeplako, ne Shqiperi shume gjera kane tendence te pergjithesohen dhe te 'filozofohen' lol

    Skizofrenia ne kuptimin e saj te mirfillte eshte semundje mendore, specifike ne simptomat e saj, dhe nje nga keto simptoma qe dallohet lehte nga te gjithe njerzit (ndaj dhe luhet shume ne filma) jane halucinacionet, nga te cilat me te shpeshtat jane ato auditore (packa se filmat si p.sh. A Beautiful Mind, paraqesin me shume halucinacionet vizive, pasi bejne me shume para per hollivudin lol)

    Tani une e di qe ti e pelqen filozofine, po ashtu edhe une, dhe ne mund te rrime tere diten te argumentojne kush e percakton realen e kush halucinacionin, dhe kush ka autoritet e se te gjithe kane te drejte te vene ne dyshim gjerat lol por skizofrenet e mirfillte persa i perket halucinacioneve nuk jane veshtire per tu dalluar. Biles edhe deliret e tyre dallohen lefte nese e njeh sadopak personin. Per me teper jane nje seri simptomash qe dalin nga teste dhe diagnostikime te ndryshme qe behen per te percaktuar skizofrenine, qe nuk ja vlen te permenden ketu, se duhet ta benim faqen carcaf lol.

    Por te pakten ne kuptimin patologjik nuk qendron se te gjithe jane skizofrene ... mund te kesh shenjat e para te semundjes e ben vaki edhe nuk zhvillohet ne semundje temirfillte, por nuk mund te thuash se te gjithe jane nga pak skizofrene.

    Keshtu qe une personalisht nuk jam dakort se te gjithe jemi skizofrene, ashtu sic nuk isha dakort qe te gjithe jemi budallenj tek ajo tema e meparshme


    Ne aspektin fillozofik pastaj, per nga vete natyra e fushes, ka shume vend per spekullime dhe ri-emerime te gjerave



    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja
    ... Skizofrenia eshte nga te paktat semundje mendore qe te lejon te besh nje jete pothuajse normale...


    eshte pikerisht e kunderta.

    Eshte nje gje te mos dish, dhe nje gje tjeter te jesh kaq afirmativ(e) ne ato qe thua, dhe pse jane gabim.

    P.S. Nje mik qe ta do te miren lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 15-07-2006 mė 03:46

  4. #4
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    keto qe them i kam lexuar mgjth madheri juaj mund te vazhdoje te bej rolin e te ndriturit!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja
    keto qe them i kam lexuar mgjth madheri juaj mund te vazhdoje te bej rolin e te ndriturit!

    inteligjentja, nuk eshte puna per madheri, por ca gjera nuk jane ashtu lol

    in all fairness, kishte gjera qe ishin korekte ne shkrimin tend, si p.sh. ata bien pre e makinacioneve qe truri i tyre prodhon

    por, te pakten ne boten perendimore, kur diagnostikohen semundjen mendore, nje prej shume kritereve eshte pergjigjja e pyetjes Sa interferon dicka me funskionimin e jetes se perditshme/normale?, pasi shpesh here njerzit kane simptoma qe duken te ngjashme me nje semundje, por jane normale.

    P.sh. fobia me e madhe sociale ne Amerike eshte frika e te folurit ne publik (publik speaking). Nga ana tjeter, pothuajse te gjithe njerzit kane njefare frike/emocioni kur flasin ne publik, edhe ata qe jene good public speakers. Ndaj shpesh here perdoret ajo pyetja si kriter.

    Tani, ne rastin e skizofrenise, kjo eshte nje nga semundjen me te renda mendore dhe gjithashtu qe ndikon ne menyre shume agresive ne jetimin e jetes normale te individid (impairs normal life), dhe pothuajse gjithmone keta individa trajtohen me medikamente (plus ndonje terapie psikologjike - behavioral mostly- qe per skizofrenine nuk eshte shume produktive) te renda, qe kane efekte anesore shume te demshme, por eshte e domosdoshme ne rastet e skizofrenise se mirfillte (full blown) te meren keto medikamente ne menyre qe individi te jetoje nje jete sado pak normale.

    Ndaj pata ate reagim ndaj asaj qe the; kapish?

    Nothing personal kundra teje, se as me njeh e as te njoh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 15-07-2006 mė 03:58

  6. #6
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Ato qe thua jane mese te sakta, por une me duket se e kam shkruar (nuk e di qarte apo jo) qe ne shkallat e para skizofrenia te lejon te jetosh pothuajse (e theksoj pothuajse) normalisht. Kjo do te thote qe ne stadet e para kjo lloj semundje mendore nuk eshte e dukshme per te tjeret gje qe e ben te semurin me pak te ndergjegjshem mbi gjendjen ne te cilen ndodhet. Dihet qe cdo semundje (e sidomos ato mendore) kur degradojne kane pasoja si per vete vuajtesit ashtu edhe per shoqerine ne te cilen jetojne. Kete me kane mesuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-07-2006 mė 23:39
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    P.S. Tani mbas te vjelave normal qe je dakort ti lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-07-2006 mė 22:44

  8. #8
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Une s'vjel-mbjell.


    Edhe nje gje tjeter:
    Nuk e di lidhjen tende me kete fushe, dhe te me falesh nqs ne nje fare menyre te kam ofenduar me shprehjen e mendimeve te mia,por une personalisht ato qe shkruaj i kam nga ato qe kam lexuar gjithnje ne menyre amatore (per horizont ).

    Gjithsesi nqs keto tema jane hapur nga njerez te vecante per qellime te vecanta do te ishte me e drejte te behej e ditur se ne to "vetem ca e ca mund te bejne carcafe e mbulesa" sesa te vazhdojne sofizmat midis antareve.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja
    Une s'vjel-mbjell.


    Edhe nje gje tjeter:
    Nuk e di lidhjen tende me kete fushe, dhe te me falesh nqs ne nje fare menyre te kam ofenduar me shprehjen e mendimeve te mia,por une personalisht ato qe shkruaj i kam nga ato qe kam lexuar gjithnje ne menyre amatore (per horizont ).

    Gjithsesi nqs keto tema jane hapur nga njerez te vecante per qellime te vecanta do te ishte me e drejte te behej e ditur se ne to "vetem ca e ca mund te bejne carcafe e mbulesa" sesa te vazhdojne sofizmat midis antareve.

    tani une do te te pergjigjem dhe kesaj here dhe do iki te fle, se deri pasneser te rrime ketu ti prap do kunderperjgigjesh, dhe prap fajtori do jem une

    ne forum cdo njeri ka te drejte te shkruaje kudo, dhe ti e di kete, s'ke pse ben te padituren, se nuk eshte dita e pare per ty ne forum

    une nuk kam jam specialit per kete apo ate, por kam zgjedhur te mar disa klasa ne unviersitet se me pelqenin keto gjera, dhe kam lexuar rreth tyre

    gjithashtu, tjeter gje eshte te flasesh per gjera shoqerore etj (apo edhe filozofike), ku nuk ka right or wrong, se cdokush ka mendimin e vet, tjeter gje eshte te flasesh per gjera specifike, si puna patologjive mendore, qe jane gjera qe studiohen shkencerisht dhe njohurite vijne nga literatura shkencore, jo nga novelat

    se fundi, personalisht e kam zakon mos jem definitiv per gjera te tilla kur nuk jam i sigurt, dhe gjithashtu kur s'di pyes, e kur dikush me tregon dicka qe s'e dija ja di per flm, edhe kur kjo shkon kunder egos time mundohem ta bej kete

    but that's just me lol


    naten

  10. #10
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Skizofrenia eshte nje nga semundjet mendore me te keqkuptuara dhe me te "romantizuara" (ndoshta ky shkaku i postimit te pare te kesaj teme).

    Pikesepari, Skizofrenia eshte semundje mendore qe shoqerohet me simptoma qe e lene individin te demtuar nga ana personale, shoqerore dhe fizike. Karakterizohet nga prishje te perceptimit te realitetit, menyre mendimi te dis-organizuar, deluzione dhe hallucinacione. Nuk demton vetem anen cognitive por edhe anen e sjelljes personale dhe emocionale te njeriut sepse simptomat e lene ate 'gjysmak" ne funksionimin me njerezit pereth.
    Ka shume kombinime te simptomave dhe per kete arsye ka debat per diagnozen ekzakte te skizofrenise.

    Diagnozen mund ta beje psikiatri ose psikologu klinik. Deri sot nuk mund te zbulohet me teste biologjike (psh. me analiza gjaku), megjithese shume kerkime shkencore sugjerojne qe skizofrenia mund te kete rrenje gjenetike dhe neurobiologjike te cilat kur kombinohen me ambientin pereth shkaktojne shfaqjen e simptomave. Nje nga menyrat e pakesimit te simptomave psikotike jane ilacet te cilat bllokojne receptoret e dopamines, por keto ilace kane pasoja te tjera negative dhe nuk tolerohen mire nga shume paciente. Gjithashtu, kane zbuluar ndryshime ne strukturen e trurit ne shume paciente me skizofreni ne krahasim me popullsine normale, por kritiket sugjerojne qe differencat midis njerezve mund te jene shaktare per shume nga keto diferenca.

    Zakonisht, njerezit qe vuajne nga skizofrenia nuk jane violent, por perderisa ata e kane te mjegullt perceptionin e realitetit, mund te demtojne njerez te aferm duke mos qene te vetedijshem.
    Pacientet qe diagnozohen me skizofreni jetojne 10-12 vjete me pak sesa te tjeret per shkak te semundjeve te tjera fizike sikurse edhe per shak te incidentit te larte te vetevrasjeve.

    Pacientet demonstrojne (pervec simptomave te psikozes (psychosis)) edhe veshtiresi ne te folur, mungese motivacioni per te kryer veprime te ndyshme, mos-aftesi ndjeshmerie per te shprehur emocione te ndyshme, demtim kujtese etc..

    Zakonisht, simptomat fillojne ne fund te adoleshences dhe meshkujt i tregojne simptomat (gjithashtu kane simptoma me te theksuara) sesa femrat. Zakonisht, trauma ne femijeri apo ndodhi shume stresuese per individin, kur kombinohen me predispozime te tjera (psh. skizofrenia paraqitet me shpesh ne familje qe kane histori me kete semundje) e bejne te mundur shfaqjen e semundjes.

    Skizofrenia trajtohet me nje kombinim ilacesh antipsikotike. Ngaqe simptomat jane te shumta, eshte e veshtire qe te trajtohen te gjitha me ilace dhe shume nga to kane simtpma te tjera negative si psh. Shtim ne peshe, humbja e deshires seksuale, demtim te sistemit nervor (ne disa paciente), hiperglicemi etc.

    Jane permendur me perpara shume njerez te famshem qe kane demonstruar simtoma te skizofrenise (dhe nuk jane diagnozuar te gjithe me semundjen).
    Parashikohet qe perqindja e manifestimit te skizofrenise eshte 1 % e popullates (reth 7 deri ne 16 njerez per 100,000 veta popullsi). Eshte e vertete qe shume njerez te famshem, si artiste, poete etc, kane vuajtur nga simptomat dhe ndoshta ne shkalle serioze, megjithate nuk do te thote qe kjo semundje eshte "lidhur" me te qenit "gjeni". Skizofrenia nuk te ben njeri te "jashtezakonshem", Eshte semundje dhe ka te gjitha anet negative te nje semundjeje dhe per kete shkak nuk eshte e sakte te parashtrohet pyetja: Sa skizofren jeni. Sondazhe te tilla nuk kane kuptim dhe do hiqen.

    Pershendetje,

    Nausika
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-07-2006 mė 23:34
    When in Doubt, Act Stupid!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •