Ti gezon respektin tim (virtual) dhe keshtu vazhdofte, vec mire eshte te mos pergjithesosh shqiptaret ne rastet kur nje individ (ne kete rast DeuS) shpreh dicka, qofte kjo e drejte apo e padrejte...se kur thua shqiptaret keshtu e shqiptaret ashtu, automatikisht sikur e distancon veten si pjestare e ketij grupi, dmth sikur te jesh nga nje kombesi tjeter, pak rendesi c'kombesi.
Mesa di une, ose me c'shoh perdite, te tere njerezit, ose me mire pjesa derrmuese e programeve televizive, jane te mbushura me pasurite e dynjase. Jo kaq para ka ky e kaq ka ai...jo te filmojme vilat e ketij e atij...jo ky person bleu kete e bleu ate, duke fillu nga sportistet, politikanet, kriminelat e deri tek emigrantet si puna jone qe kane bere hajer diku, qofte me lopate ne dore, qofte me kazem mes shaleve apo me nje forum te hapur per 'nder' te shqiptareve anembane. E keto programe, gazeta e revista, nuk besoj se publikohen e printohen nga shqiptaret (te vdekurit per te pare xhepin e tjetrit) por nga te tere njerezit e botes, prandaj eshte mire qe heret a vone tua heqim vetes keto epitete, veti apo huqe qe u kemi damkosur si rrjedhoje e varferise, vuajtjes apo thjeshte zilise. Kaq per repliken tende rreth xhepit te tjatrrit!
Persa i perket temes, te siguroj qe hyra kot, thjeshte lexova disa antare te vjeter, te cilet kam pasur kenaqesi ti lexoj gjithmone (mgjs pjesa derrmuese jane zhdukur nga ky forum per nje arsye apo tjeter dhe na ka marr malli tu lexojme dy llafe) dhe thashe po jap nje mendim. Eshte e vertete qe duke qene nje nga te paret e listes se zeze (i perjashtuar cdo muaj, i konsideruar si rrugac, i paedukate, halabak dhe injorant nga drejtuesit e ketij forumi) nuk me takon shume te jap mendim, jo vetem per faktin qe i bie qe te kem inate personale me filan fistekun (lol) por edhe per faktin qe fjalori e bagazhi im nuk eshte aq ne nivel sa te arrij e te gjykoj lartmadherite e tyre!
Kenaqesi te lexohemi Manulaki!
PS: Merre lehteshem se te them te drejten, kam nja 7muaj qe nuk me plas me as 1 e 1000-ta per forumin. I konsumova gjithcka dikur dhe tani qe erdhi e perfundoi ne kete mjerim, vallai me duket humbje kohe.
Krijoni Kontakt