Close

Rezultati i Sondazhit: A ka censure te padrejte ne forum?

Votues
125. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    108 86.40%
  • Jo

    17 13.60%
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 152
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Disa dite me pare duke debatur me whisper,mendoj te kem shkruar edhe per ti dhene nje pergjigje kesaj teme.
    E jap mendimin tim ne rradhe te pare si nje anetar i thjeshte i ketij forumi,e si njeri qe kerkon te komunikoje qetesisht me çdo anetar.
    Shume komente ketu lejne per te deshiruar,e padyshim do te fillonin edhe me kercenime she sharje.
    Ngelin virtuale keto sharje dhe etiketojne sjelljen e çdo njeriu ne forum.Fjalet jane mates se vleres te nje njeriu,inteligjences dhe edukates.

    Shume here nje veprim qe shkon kunder etikes tuaj,nje rregull i zbatuar qe nuk kuptohet nga te gjithe ne te njejten menyre kalon shume lehte ne ekstrem.
    Te fshish nje shkrim,nje teme nuk eshte rregulli por eshte menyra per te pasur nje forum me vlere per te gjithe ata qe e vizitojne.

    Une qe kur jam regjistruar shume pak here,per te mos thene fare,me jane fshire shkrimet.Nuk kam marre paralajmerime e nuk jam perjashtuar.
    Kam debatuar e ndoshta ndonjeher edhe jam zene,por perhere duke respektuar bashkebisedusesin,perhere duke u prire nga rregulla morale qe nuk i gjeni ne asnje vend ,perveç se brenda personit tuaj.

    Ka raste qe anetar jane perjashtuar padrejtesisht per mendimin tone personal,por per ata qe kete forum e kane krijuar,keto raste tregojne se mendimi i tyre eshte krejtesisht i kundert nga ai i yni.
    Kjo nuk quhet çensure por kendveshtrim.Te japesh leksione mbi punen e dikujt eshte humbje kohe,te debatosh me dike eshte kostruktive per te gjithe.
    Me kete dua te them qe kush respekton normat elementare nuk ka nevoje per moderatore,sepse rregullat jane vendosur per ata qe nuk duan ti respektojne ne princip,e kurre nuk duhet ta harrojme kete.
    Forumi eshte konstruktiv per te gjithe ata qe duan e kane nevoje te mesojne diçka.Te mesojne historine e popullit tone,ate qe ndodh perdite,te lexojme poezi te shkruara nga anetare te ndryshem, qe une personalisht reputoj te mrekullueshme.
    Shume nga ne nje dite do largohen nga ketu,sepse eshte normale kjo,por do te largohemi me nje bagazh te krijuar ne vite,do te largohemi me bindjen qe ketu kemi njohur persona qe ndoshta do te na shoqerojne edhe ne jete.Gjithçka varet nga ne e ajo qe duam te bejme.
    Une jam i sigurte qe kam bere ate qe duhet te beja dhe qe mund te beja,kam njohur njerez qe me te vertete me kane percjellur diçka,kam lexuar shkrime qe me fjalet e tyre do te me ngelin perhere si nje shenje ne fushen e asaj diturie shume modeste qe kam pasur mundesine te krijoj.
    Ky eshte forumi,dhe i vetmi rregull qe me te vertete duhet te ekzistoje eshte ai i respektit per te gjitha ata qe medojne ndryshe nga ne.

    Nuk besoj se jemi te gjithe dakord mbi shpjegimin e fjales çensure,biles jam i sigurte per kete.
    Nuk quhet çensure por zbatim i rregullave nga ana e atyre qe bejne diçka per nje qellim,qe eshte ai i ndihmes per vendin tone.Kushdo eshte i lire te krijoje idene,qe me shume i pershtatet personit qe eshte .

    As une nuk jam dakord per perjashtimet si puna e Whisper,por kush e ka bere ka motivet e veta.Ne shtepine e dikujt nuk jap urdhera por me mundesine qe kam jap kontributin tim per te merituar qendresen kohore ne ate shtepi.

    Diskutim te mbare.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #62
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga leci
    ...i vetmi rregull qe me te vertete duhet te ekzistoje eshte ai i respektit per te gjitha ata qe medojne ndryshe nga ne...
    Well said!

    Kjo vertet eshte shume e rendesishme dhe kerkon njefare niveli qe mendoj se nuk e kemi te gjithe apo ne cdo rast.
    Ne shqiptaret/ballkanasit mendoj mbahemi per gjaknxehte dhe bashkebisedues jo shume te mire (kete e them me objektivizem sic e kam verejtur ne jete, jo me percmim), keshtu qe mendoj eshte mire te kemi parasysh shpesh here principin e tolerances dhe respektit edhe per ata qe kane mendime dhe botekuptime te ndryshme apo te kunderta.

    Kete ja referoj njerzve qe ne parim nuk kane qellim konfliktin, dhe konflikti ndodh per pasoje, dhe NUK justifikon dashakeqesit! qe me koshience dhe gjakftohtesi pretendojne te bejne dialog apo debat per nje qellim apo nje tjeter djallezor apo percares.
    Kete e sqarova se kam vene re ca tipa te tille ne forum (me shume andej nga forumi feve, e dine vete ata se kush jane) qe per mendimin tim duhen derguar me leje te perhershme nga bjeshket e nemura me shume se kushdo tjeter ketu.

  3. #63
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Leci mendoj se gabohesh kur thua si me poshte:

    Ka raste qe anetar jane perjashtuar padrejtesisht per mendimin tone personal,por per ata qe kete forum e kane krijuar,keto raste tregojne se mendimi i tyre eshte krejtesisht i kundert nga ai i yni.
    Kjo nuk quhet çensure por kendveshtrim.
    Mendoj se kendveshtrim quhet kur sundimtari i forumit nuk e fshin postimin por e le aty si deshmi te diversitetit te mendimit qe ai pretendon te arrije ne kete forum.

    Kur ai postim FSHIHET atehere kemi CENSURE!

    PROBLEMI BEHET ME I RENDE KUR QELLIMSHEM LIHEN PA FSHIRE (PIKERISHT DUKE SPEKULLUAR ME "KENDVESHTRIMIN" !) POSTIME ME FRYME ANTIKOMBETARE DHE FSHIHEN ATO KOMBETARE!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 23-07-2006 më 07:01
    gone with the wind...

  4. #64
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Question Po sikur?

    Po sikur?

    -Po sikur dikush te kete deshire te largoje qellimisht antaret e vlefshem te Forumit?

    -Po sikur dikush kerkon te sabotoje Forumin dhe te fute vetem sharje, grricje, ngritje nervash te qellimshme etj etj? Kjo eshte menyra me e mire per te demtuar dhe eshte e njohur edhe ne forumet e tjera neper bote.

    -Po sikur qellimisht dikush etiketon dike me nofka qe kohet e fundit jane aq irrituese? Behet fjale per epitetime fetaro-religioze, patriotiko-pseudopatriotike, morale etj

    -Po sikur dikush punon per Forume te tjera Shqiptare, te cilet nuk po duken qe te jene edhe aq te suksesshem dhe do qe duke larguar Forumistet t'i terheqe ne ato forume?(Kamjaft te tille dhe ka thirrje-hajde tek ky forum, e dime edhe kete)

    Kam vene re se mjaft pjesetare tenderuar nuk po shkruajne me kohet e fundit, sepse mendoj une nuk kane qejf nje klime lufte.

    Kam shume pyetje per te bere...shume

    Lerini etiketimet dhe bindjuni zerit te arsyes.
    Te gjithe e dime dhe s'a pse te na e thote as Albo dhe as komshija e tij se si te mbajme (timonin) drejt.
    Instikti i se drejtes lind me njeriun, kerkojeni dhe do e gjeni brenda jush!

    Pajtohem me Era1, per postimin e mesiperm.
    Toleranca ne Ballkan eshte nje imazh futurist, e dime mire. Ne jemi ata qe duhet te shtrohemi dhe njohim njeri tjetrin dhe mbi te gjitha te mesohemi te pranojme qe ne jemi te njejte por ne jemi edhe aq te ndryshem- kjo eshte bukuria.

    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 23-07-2006 më 09:44
    sereno

  5. #65
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    dp17 pavaresisht se te vleresoj per sensin analitik ne pergjithesi neper postimet e tua dua te them qe ne kete postim tuajin te mesiperm sikur po e largoni vemendjen nga thelbi i kesaj teme. Rastet jane konkrete, referenca te rasteve te censures ne forum kemi sjelle boll shume anetare....pra ajo PO SIKUR nuk ka vend ne kete teme. Hamendesimet pine uje kur kemi nje mister, nje te panjohur qe duam ta zgjidhim ne kersheri te plote. Kurse ketu nuk po e hamendesojme censuren, por po e vertetojme dhe e provojme me PROVA DHE FAKTE! Paska nevoje per PO SIKUR rezultati i ketij sondazhi? Ketu akuza eshte konkrete dhe i drejtohet me FAKTE TE PANUMERT Albos dhe asaj pjese te stafit te tij qe aplikojne CENSUREN ne forumin shqiptar.

    Po na fut ne loje edhe sabotatoret tani? (lol). Agjentet e forumeve te tjera?( lol).

    Ne themi ja ujku ti kerkon gjurmet...lol

    Nga tere PO SIKUR-et e tua jam dakort me te paren.Ajo duket ashiqare qe nga vete kapadailleku i sundimtarit kur perjashton nga forumi ata qe nenkupton ti duke i shoqeruar me epitetin " te pagdhendur" nga pas.

    te mesohemi te pranojme qe ne jemi te njejte por ne jemi edhe aq te ndryshem- kjo eshte bukuria.
    A nuk po kerkojme te gjithe postuesit pikerisht kete gje ?Qe te mesipermen ta kuptoje sundimtari dhe oborri i tij forumor ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 23-07-2006 më 10:42
    gone with the wind...

  6. #66
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga ash
    dp17 pavaresisht se te vleresoj per sensin analitik ne pergjithesi neper postimet e tua dua te them qe ne kete postim tuajin te mesiperm sikur po e largoni vemendjen nga thelbi i kesaj teme. Rastet jane konkrete, referenca te rasteve te censures ne forum kemi sjelle boll shume anetare....
    Sa per kete kam folur ne nje postim tjeter

    pra ajo PO SIKUR nuk ka vend ne kete teme.
    Une mendoj qe edhe ne kete teme ka vend"po sikur" dhe te jesh i sigurt qe nuk po flas kot.
    Hamendesimet pine uje kur kemi nje mister, nje te panjohur qe duam ta zgjidhim ne kersheri te plote. Kurse ketu nuk po e hamendesojme censuren, por po e vertetojme dhe e provojme me PROVA DHE FAKTE!


    Sa per kete kam folur ne nje postim tjeter

    Paska nevoje per PO SIKUR rezultati i ketij sondazhi? Ketu akuza eshte konkrete dhe i drejtohet me FAKTE TE PANUMERT Albos dhe asaj pjese te stafit te tij qe aplikojne CENSUREN ne forumin shqiptar.
    Edhe per kete kam folur dhe po e perserit qe Albo ka te drejten e pronarit per te perjashtuar cilindo qe i mbushet mendja. Nuk dua te perdor fjalen "censure" sepse ajo perdoret ne rastet kur ndodhesh para nje diktature e cila ushtron dhune mbi ata qe jane poshte. Une nuk e quaj veten poshte dhe nuk e ve Albon mbi kryet e mia dhe ajo qe eshte me e rendesishme, kur e shoh qe dikush do te me hipe mbi koke dhe tenton te dhunoje personalitetin tim, une i bej **** dhe ik nga ai vend.
    Te kam folur fare pa doreza dhe pa "Po sikure" sepse mendoj qe ke mprehtesine e mjaftueshme per te pare nje fenomen nga shume ane, kete nuk ta them per kompliment
    Qe te kuptosh me mire une e kam si bezdi qe "dikush", nje i panjohur virtual me fton edhe mua nje te panjohur virtual qe t'a mbeshtet dhe me mua edhe 26000 te tjere.Une nuk e di kush eshte ai, cfare njeriu eshte, nuk e njoh Albon, nuk te njoh ty...si mund te mbeshtet dike qe me flet per patriotizem dhe mund te jete dikush tjeter. Une ne forme virtuale mund te percaktoj deri diku(pra me nje koeficient gabimi te madh) kapacitetin mendor, por jo ndjenjat, e tjetrit-si mund t'a ndjek dike pa e njohur...?
    Po na fut ne loje edhe sabotatoret tani? (lol). Agjentet e forumeve te tjera?( lol).
    Kjo nuk eshte loje, por realitet dhe jam i sigurt qe shume antare kane marre ftesa nga Forume te tjera.Kjo duket si ato te Hoxhes e?lol

    Ne themi ja ujku ti kerkon gjurmet...lol

    Nga tere PO SIKUR-et e tua jam dakort me te paren.Ajo duket ashiqare qe nga vete kapadailleku i sundimtarit kur perjashton nga forumi ata qe nenkupton ti duke i shoqeruar me epitetin " te pagdhendur" nga pas.
    A nuk po kerkojme te gjithe postuesit pikerisht kete gje ?Qe te mesipermen ta kuptoje sundimtari dhe oborri i tij forumor ?
    Per kete pjese te postimit po te bej nje paralelizem.

    Dikush i beri mesuesit nje pyetje rreth mesimit. Pyetja te linte te kuptoje qe nxenesi nuk ja kishte idene e lendes.
    Mesuesi mund te pergjigjej me disa menyra nga me e lehta dhe me politese dhe deri tek me harbutja
    Psh me lere t'a provoj une rolin e mesuesit
    -Jo i dashur Tef.... nuk e ke ndertuar pyetjen mire, do t'a provosh edhe njehere mbas mesimit me mua? Ja ruan edhe nderin nxenesit ne syte e klases(Mail privat)
    -Po lere o Tef... se nuk e ke mire...
    -E po ce ke kete o Tef...
    -C'ja fut kot o Tef...
    -Po nuk mesove nje here o Tef, gdhe do te mbetesh ti.
    -Po gomar je o Tef..
    ......
    -Po de..ll je o Tef...mund ta rendosh shkallen e harbutllekut sa te duash.

    Ti mik i djegur cilen shkalle preferon te perdoresh kur bisedon?

    Me respekt
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 23-07-2006 më 15:13
    sereno

  7. #67
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Qe te kuptosh me mire une e kam si bezdi qe "dikush", nje i panjohur virtual me fton edhe mua nje te panjohur virtual qe t'a mbeshtet dhe me mua edhe 26000 te tjere.Une nuk e di kush eshte ai, cfare njeriu eshte, nuk e njoh Albon, nuk te njoh ty...si mund te mbeshtet dike qe me flet per patriotizem dhe mund te jete dikush tjeter. Une ne forme virtuale mund te percaktoj deri diku(pra me nje koeficient gabimi te madh) kapacitetin mendor, por jo ndjenjat, e tjetrit-si mund t'a ndjek dike pa e njohur...?
    E c'rendesi paska fakti qe jemi te panjohur mes te panjohurish? Valle E VERTETA kushtezohet nga shkalla e njohjeve te individeve debatues apo nga FAKTET E PUBLIKUARA?

    Ne rastin e kesaj teme E VERTETA eshte ai rezultati ne sondazh qe njerez te panjohur mes tyre, njerez aq te ndryshem ne postimet e tyre ne problematika te ndryshme ( nga pa dogana ...letersia...historia...guzhina..e deri te ceshtja kombetare) japin per te njejtin njeri qe quhet ALBO! Cfare i bashkon keta njerez virtuale ne nje konkluzion te njejte? Pikerisht CENSURA virtuale e fjales se lire bere nga i njejti person!

    Mik i dashur, kete problem qe thua ti e kam edhe une sigurisht dhe jam dakort me cfare shkruan, por ty nuk te kerkoi askush ta mbeshtesje si person, edhe kjo per aresyet e lartpermenduar nga ty, por ti duhet te mbeshtetesh TE VERTETEN, FAKTET, DUKURINE qe edhe ti sigurisht e shikon madje me thelle se te tjeret...

    Sa per pyetjen qe ben ne fund perseri do beje mire t'ia beje Albos ate pyetje e jo mua apo ndonje anetari tjeter. Sigurisht as per mua e as per te tjeret besoj Albo nuk eshte absolutisht nje person i rendesishem qofte edhe virtualisht, pasi une nuk perzihem te forumet e tija te ortodoksise dhe as ai te letersia. Keshtu qe nuk e kam ne asnje axhende timen si person, lexues apo postues. por meqe TOPI ESHTE I TIJI DHE MEQE AI NA FTOI TE LUAJME TE GJITHE NE KETE LOJE ATEHERE EDHE UNE LOZ! POR KUR LOJA NUK ESHTE ME LOJE SI PASOJE E ARBITRIMIT TE KEQ TE TIJ, PASI ESHTE EDHE ARBITER, ATEHERE EDHE UNE I PERGJIGJEM ME TE NJEJTEN MONEDHE...
    ATIJ DHE KUJTDO!

    ps..eshte dicka e ngjashme me reagimin e Zidane ndaj Materacit reagimi i shume postuesve ndaj Albos (LIDHJA SHKAK-PASOJE) Pra ti sugjeron valle te lejosh te te rrahin dhe te mos te te lene te ankohesh? NO WAY!

    Ne forum une nuk vi as te marr mend nga Albo, as te urdherohem nga Albo, as te fyhem nga Albo! Cdo reagim ka kunderreagimin perkates! Pra ato shkallet qe permend ti ne postimin tend.


    Do thuash ti: PERSE NUK IKEN KUR NUK NDJEHESH MIRE NE FORUM?

    Une ne forum nuk vij per Albot e kompani, por per nje grup njerezish me te cilet kam miqesi dhe njohje tashme jo vetem virtuale, shkembej me ta njohuri dhe dije reciprokisht ne tema te ndersjellta, ne forum rri edhe per njerez si ti nga te cilet ke cfare meson per menyren e komunikimit sidomos, pra vijme ketu per tu shplodhur dhe harxhojme fatkeqesisht energji pa fund per te mbrojtur thjeshte fjalen dhe mendimin e lire personal kundrejt CENSURES se Albos! Kete ta thote edhe rezultati i ketij sondazhi!

    Dinjiteti personal nuk ndryshon as virtualisht mik i dashur! Te pakten 84 perqind e postuesve ne sondazh kete tregojne.

    Me lart kam postuar nje rast flagrant te manipulimit te te vertetes nga Albo! Keni ndonje mendim per kete rast? Do me interesonte vertete opinioni juaj per rastin ne fjale!

    me respekt ,

    ash
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 23-07-2006 më 16:38
    gone with the wind...

  8. #68
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Me lart kam postuar nje rast flagrant te manipulimit te te vertetes nga Albo! Keni ndonje mendim per kete rast? Do me interesonte vertete opinioni juaj per rastin ne fjale!

    me respekt ,

    ash[/QUOTE]

    Nuk e kam parasysh konkretisht se per cilin rast e ke fjalen dhe para se te pergjigjesh, apo te mbash nje qendrim duhet te degjosh te dyja palet...sidoqofte une di disa raste te tjera te reagimeve jo adekuate te stafit dhe Albos. Por kjo me duket normale, ne sensin qe une nuk pres persosuri kur une vete nuk jam i tille.
    Se dyti nga antare te forumit ka nderhyrje brutale te demshme(.......mund te perdorja edhe fjale te tjera), lexo disa shkrime me siper dhe do te kuptosh si kercenon dikush-Hajde te shajme ne forum dhe ta prishim situaten, klimen e forumit
    Mbi te gjitha mua nuk me pelqejne keto lloj thirrjesh agresive
    C'te them me ? Une kete mendim kam...Une nuk dua te them Diktatori, sunduesi etj etj../ti e thua Jemi te ndryshem dhe kjo eshte e mire per krahun tim. Une nuk e di a i pelqej krahut tjeter, por une keshtu jam, kjo kodosh mendje qe kam keshtu me urdheron te veproj..
    DP
    sereno

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    beni nje forum tjater pra pa censure.

    qe regjistrohesh kollaj qe shkruan kollaj e qe gjejm tema interesante..

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk e di qka mendoin keta te stafit te keti forumi por qe mendoin qe ka cenzur jane shprehur 85% te antarve e ata duhej se paku te mbushen mend dhe te behen me demokrat por ta shofim pak shpresoi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1406
    Postimi i Fundit: 03-08-2025, 13:10
  2. Festivali i 11-të në RTSH
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:55
  3. Censure mbi postimet dhe postuesit qe kerkojne antishqiptarizem?
    Nga Inteligjentja në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 11:49
  4. KUJDES: Rregulla për pjesëmarrjen dhe përmbajtjen!
    Nga KVS në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 00:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •