Close

Rezultati i Sondazhit: A ka censure te padrejte ne forum?

Votues
125. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    108 86.40%
  • Jo

    17 13.60%
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 152
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Lule Portokalli
    Te gjithe e dime qe forumi ka nje pronar qe e ka krijuar dhe e miremban ate sipas ca rregullave te caktuara. Po ashtu, eshte e vetekuptueshme qe rregullat i ka krijuar ai dhe ata qe marrin pjese ne te duhet ti respektojne. Por nga ana tjeter nuk do te thote aspak qe anetaret e forumit mos japin mendimin dhe mos diskutojne mbi keto rregulla. Edhe nese nuk diskutohen ketu, do diskutohen diku gjetke duke i ulur apo i ngritur reputaciaonin forumit.
    Tani persa i perket rastit konkret te perjashtimit te anetareve, une nuk jam aspak dakord qe te perjashtohen vetem e vetem sepse kane nje mendim te kundert me te zotin e forumit apo dike tjeter ne forum, per sa kohe qe ata e diskutojne ate mendim ne menyre qytetare, pa ofenduar dhe share. Nese vazhdohet te perjashtohet cdo anetar qe ka mendim te kundert, atehere do katandiset forumi me nje njeri qe dikton cdo gje dhe me nje tufe te tjeresh qe thone "amin", ose qe hyjne dhe dalin dhe vetem tallen. Per mendimin tim vetem nje kriter duhet te kete per perjashtimin e anetareve: ata duhet te perjashtohen vetem nese shajne apo fyejne anetaret e tjere te forumit. Po ashtu shkrimet mund te fshihen vetem nese kane sharje fyerje apo ofendime ose nese jane jashte temes se diskutimit.
    Sa per patriotizmim, une mendoj qe forumi eshte i hapur. Ketu mund te hyne dhe te diskutojne edhe ata qe jane patriote edhe ata qe jane antishqiptare. Nese antishqiptaret sjellin fakte (pa share dhe fyer njeri), kundra Shqiperise, atehere eshte fushe e hapur per diskutim dhe shume bukur patriotet shqiptar, mund te sjellin fakte te kunderta dhe ti bindin te paret per vlerat tona, gjithmone pa share dhe ofenduar. Por problemi kryesor qendron ne fshirjen flagrante pa shkak te shkrimeve dhe ne perjashtimin e anetrareve.
    Vertet ka nje "shtepi" dhe nje "zot shtepie" me rregullat e veta, por ama asnjeri nuk e pengon ate qe shkon ne ate shtepi qe pasi del qe andej ta tregoje me gisht si nje vend ku nuk te linin te pipetije. Une nuk do doja kurre qe ky forumi, te tregohej me gisht ne kete menyre.
    Te moderosh dhe drejtosh nje forum, eshte nje gje aspak e thjeshte, por qe lehtesohet vetem duke zbatuar rigorozisht ca rregulla dhe duke lene menjane mendjemadhesine dhe egon personale.
    Jam shume dakord me c'ke shkruar.
    Pikerisht ketu mbaron dhe ketu fillon censura.

    Nderkohe juve qe keni dale nga tema me hidh e prit, thjesht keni dhene arsye per "t'u ngritur nervat" moderatoreve dhe ne te njejten kohe keni ulur vleren e temes duke justifikuar arsyen qe "me te thatin digjet dhe i njomi". Ju te gjitheve
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E miratoj kur i moderojne ose fshijne temat per sjellje jo te hijshme, po ti fshish ose ndryshosh temat sepse arsyet dhe llogjika e individeve te ndryshem nuk perputhen me zoterinjte lart, na con 17 vjet mbrapa ne kohen e Enverit. Opinionet jane opinione, s'ka te sakta apo te pasakta dhe duhen respektuar per ato qe jane. Po nuk ishin dhe na rrofte gjithe ajo lufte per te arritur ketu ku jemi.
    Me respket,
    Gio'.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #43
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Hapa dje nje teme tek sporti shqiptar ku flitej mbi nje talent shqiptar me prespektive te madhe .
    Vogelushi aktivizohet ne Danimarke .
    Si i apasionuar i futbollit qe jam mendova ta diskutoj me miqte e forumit mbi talentin ne fjale.
    Ndersa sot me vjen nje Mp ku thuhej ?


    Tema juaj u transferua në një forum tjetër

    --------------------------------------------------------------------------------

    Tungjatjeta Titi,

    Tema më poshtë që ju keni hapur u transferua në një forum tjetër nga stafi i forumit pasi nuk ishte hapur në vendin e duhur ose ishte në kundërshtim me rregullat e forumit.

    ----------
    Tema: Armend Aslani , Zidani vogel shqiptar
    Destinacioni: Koshi i forumit
    ----------

    Faleminderit për mirëkuptimin,
    Bledari
    Ktu thote qe tema nuk eshte hapur ne vendin e duhur ose eshte ne kundershtim me rregullat e forumit ?
    Mesa di une tema eshte hapur ne vendin e duhur , pra tek sporti shqiptar , dhe nuk perben asnje kundershtim me rregullat e forumit.
    A mundet dikush te ma sqaroje pse qysh tek arsyen ?

    Ne lodhim gishtat me informacione te ndryshme mbi futbollin , dhe pergjigja qe marrim jane koshat e plehrave .

  4. #44
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Po 59 ( 83.10% )
    Jo 12 (16.90% )

    Sa shifra domethenese!

    Megjithese ku i dihet..."mbinjeriu" mund ta coje edhe ne balotazh kete rezultat...ose mund ta kontestoje (kam informacione se xhuxhu ka votuar dy here...lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 21-07-2006 më 17:50
    gone with the wind...

  5. #45
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    MANULAKI si hapese e temes te kerkoj ndjese per kete postim, por b esoj se eshte pikerisht ne vendin e duhur:

    Sapo hapa nje teme te Verejtjet dhe sundimtari e mbylli pa komentin me te vogel,ashtu sic mbylli me arrogance edhe temen Verejtje Konstruktive ku kisha publikuar genjeshtren e tij dhe manipulimin qe i beri ai fjales se whisperit duke e akuzuar pikerisht whisperin per antishqiptarizem!

    Ja cfare thote zoteria e tij Albo:

    Dhe gabimi tjeter eshte qe me ate fjalor, dhe me ato "akuza" ai nuk ofendon vetem stafin e Albon, ai ofendon inteligjencen e prek genin e patriotizmit te cdo shqiptari qe merr pjese ne forum: Karshillek anti-shqiptar i forumit shqiptar? Per cilin forum po flet? Per forumin e Albos apo per forumin e 26000 anetareve te regjistruar ku pjesa derrmuese jane ne diaspore dhe kane nje shkalle arsimimi e kulture me te gjere se vete shoqeria shqiptare? Do te merrnin pjese ata mijera anetare ne nje forum "anti-shqiptar"?
    Me i pacipe nuk ka si behet! Ore zoteri ke edukate dhe etike elementare ti qe nuk respekton asnjerin ne kete forum? Sipas teje qenkan te gjithe nje bande rrugacesh te pagdhendur sic etiketon whisperin e kompani zotria jote? Hmmm...eshte shume e qarte qe nuk ke kryqe per te perballur te verteten dhe JE TI AI QE I DETYRON POSTUESIT TE DALIN JASHTE ETIKES SEPSE TE JAPIN ATE QE MERITON TI! HABITESHA DIKUR KUR SHIHJA REAGIME KU TE SHANIN TY ME LIBER SHTEPIE NE MES TE FORUMIT DHE MENDOJA ME VETEN TIME QE ATA QENKAN TE PADENJE PER NJE FORUM SHQIPTAR, POR NE KETO CASTE E NDJEJ QE EDHE ATA SIGURISHT KANE PASUR ARESYE TE CILAT VETEM ARROGANCA JOTE I NXJERR NE DRITE! TI MOR DJALE E KE NDARE MENDJEN TA SHKATERROSH KETE FORUM DUKE SHPIFUR E DUKE GENJYER PUBLIKISHT E DUKE IU SHMANGUR TE VERTETES.

    PSE E PERJSHTOVE WHISPERIN ?SEPSE TA PERPLASI NE FYTYRE ANTISHQIPTARIZMIN TEND?

    NUK DHE ASNJE PERGJIGJE TE SAKTE E TE ARGUMENTUAR, POR E FSHIVE TEMEN E TIJ, PERJASHTOVE ATE DHE KOMPANI, PASTAJ FSHIN EDHE TEMEN KU UNE TE PYES PER NJE GENJESHTER TENDEN, KU UNE TE AKUZOJ QE JE MASHTRUES DHE TJETERSUES I FJALES SE LIRE!

    PO TANI? ME CFARE MOTIVACIONI DO ME PERJASHTOSH MUA ? PER CFARE FYERJE? PER CFARE OFENDIM?

    HAPI SYTE TI DHE TABORRI YT DHE SHIHNI KETE SONDAZH DHE SKUQUNI DERI NE VESHE PER ATE QE LEXONI ATY! ATE REZULTAT NUK E FSHIN DOT DHE AS E PERJASHTON DOT NGA FORUMI! AI REZULTAT ESHTE MAKTHI YT! ESHTE PERGJIGJA QE SHQIPTARET TE JAPIN TY PUBLIKISHT O TIRANI I FORUMIT!

    PS. Te keshilloj perseri...lexo poezi te fisnikerosh shpirtin, perndryshe do vazhdosh te mbetesh nje gardian gjysmak i fjales se lire!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 22-07-2006 më 07:05
    gone with the wind...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    Perse vazhdoni me kot me nje teme te tille. Mos thoni se shpresoni tu degjojne dhe te shihni ndryshime. Nuk eshte qeveri qe mund te hidhet poshte permes "zerit" te njerezve. Eshte thjesht nje forum me nje pronar i cili ben si te doje me pronen e tij. Fatkeqesi shume e madhe ama sepse ka pena te arta ketu qe te bejne te mesosh shum prej tyre kur i lexon.........

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile "Ta shëndrrojmë në OJQ!!!!!!

    Citim Postuar më parë nga brrrrrrr
    Perse vazhdoni me kot me nje teme te tille. Mos thoni se shpresoni tu degjojne dhe te shihni ndryshime. Nuk eshte qeveri qe mund te hidhet poshte permes "zerit" te njerezve. Eshte thjesht nje forum me nje pronar i cili ben si te doje me pronen e tij. Fatkeqesi shume e madhe ama sepse ka pena te arta ketu qe te bejne te mesosh shum prej tyre kur i lexon.........

    Nëse edhe tjerët mendojnë kështu atëher shansa e fundit na mbetet të kërkojmë që Forumin ta shëndrrojmë në një OJQ, ta zgjedhim Bordin dhe ti kemi përfaqësuesit tanë në e te!!!!


    Pranon ti Albo këtë propozim???????

  8. #48
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    Nëse edhe tjerët mendojnë kështu atëher shansa e fundit na mbetet të kërkojmë që Forumin ta shëndrrojmë në një OJQ, ta zgjedhim Bordin dhe ti kemi përfaqësuesit tanë në e te!!!!


    Pranon ti Albo këtë propozim???????
    Shume ide e mire! Dhe anetaret e bordit sigurisht te paguajne nje sasi te caktuar (nje kuote) parash per te kontribuar edhe ata financiarisht ne mirembajtjen e ketij forumi, meqenese administratoret e ketij forumi e artikulojne vazhdimisht kete shpenzim te tyrin financiar si nje sakrifice supreme qe ata bejne per kete forum! Sigurisht president i bordit te mbetet themeluesi i ketij forumi, por te mos kete te drejte vetoje mbi bordin!

    lol...si shkoi kjo pune...ta bejme forumin OJQ sepse egoizmi i Albos nuk mund te toleroje mendime te kunderta nga te vetat per cdo teme te hapur, nga politika kombetare e deri te guzhina...lol

    Shyqyr qe nuk eshte perzjere andej nga letersia (jo si lexues sepse nese do lexonte poezi do dinte te kuptonte qe poezite nuk jane zhgarravina , as dogma fetare, as artikuj politike gazetash, as blah blah blah gallate, por copa shpirti qe postuesit ia dhurojne forumit per t'i dhene pikerisht SHPIRT) , por si moderator se kushedi do kishim rene ne nivelin e bejtexhinjve mesjetare alla Hasan Zyko Kamberi ne vitin 2006! lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 22-07-2006 më 08:56
    gone with the wind...

  9. #49
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    S'di çfarë të them... kam një krizë të thellë identiteti prejse jam regjistruar këtu!!!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga ash
    Po 59 ( 83.10% )
    Jo 12 (16.90% )

    Sa shifra domethenese!
    shume domethenese. mua me thone qe nga sa mijra(?) anetare - te shtojme dhe ata qe kane votuar te pakten nje here midis postimit tuaj dhe timit - pra nga keta mijera anetare vetem 79 veta e vrasin mendjen c'ben stafi dhe nga keta 15% mendojne se censura ne forum nuk egziston. mire albo me kompani qe e ndiejn per "detyre" te "ruajne" shpirtin e forumit e merren me ne, po ju e keni vertet te domosdoshme te "ruani" keta te fundit? hajde varferi, hajde. ikni lexoni dhe ju ndonje dore poezi, t'ju kthjellohen mendimet e mos u beni policat e policeve se po lini me shum nam se albo&co.

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Festivali i 11-të në RTSH
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:55
  3. Censure mbi postimet dhe postuesit qe kerkojne antishqiptarizem?
    Nga Inteligjentja në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 11:49
  4. KUJDES: Rregulla për pjesëmarrjen dhe përmbajtjen!
    Nga KVS në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 00:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •