
Postuar më parë nga
dp17ego
Do te perpiqem edhe une te shpreh mendimet e mia per kete teme, duke pare qe vazhdimisht ka sulme ne kete drejtim.
Une mendoj qe duke marre pjese ne nje forum duhet te respektosh rregullat e forumit......te ndertuara nga i zoti i forumit. Ky eshte ligji numur Nje(1).
Kur hyn ne nje shtepi duhet te zbatosh rregullat e shtepise ku hyre, si mysafir qe je, ndryshe do te behesh i bezdisshem.
Fakti eshte qe une rregullat e forumit kurre nuk i lexova te gjitha, me duken shume, dhe jam vertitur neper forum me instiktin e te drejtes qe ndodhet i gjalle te cdo njeri.
Ve re qe moderatoret e forumit shume here veprojne ekstremisht dhe here te tjera flene. Ne te gjitheve na intereson nje forum qe funksionon mire, por kush eshte moderatori, kush jane moderatoret? Ata jane njeres te zakonshem, te zgjedhur nga Albo dhe stafi i tij. Por ata jane njerez qe i kane mbushur mendjen Albo-stafit per pjekuri dhe tendenca drejtesie dhe per disa aftesi te palicencuara???!!! Pra sigurisht Albos i duhen njeres qe te vere ne funksion Forumin dhe ky nuk eshte mekat, por Albos i duhen njeres te afte. Ai ka mundur te gjeje; ata qe mendja e tij i thote se jane te pershtatshem...dhe ky nuk eshte mekat perseri. Albo-stafi do te mendoje me mendjen e tij dhe jo me mendje te marre borxh nga une apo dikush tjeter. Ku qendron atehere e keqja?
A ka censure te padrejte ne forum...Sigurisht qe ka. Dhe do te kete ne jete te jeteve.. amin.
A ka mekate neper bote????
Ne nuk jemi te kenaqur me stafin dhe demokracine ne forum.
E para stafi ky eshte dhe ne nuk e ndrrojme dot.
E dyte edhe kur behen propozime neper antare per te ndihmuar jo te gjithe jane gati
dhe e treta: kush tha qe duhet te kete demokraci ne nje forum virtual?
Eshte forum, nuk eshte shtet, as ndonje institucion social. Une jam per demokratizimin, po me pare dua te di cila eshte demokracia? A ke te drejte te perdoresh ne forum ku ka edhe te mitur fjale jo te pershtatshme?
Cila eshte pra demokracia...?
Demokracia europiane, amerikane, kineze, Tibetiane,Hoxhiane, Staliniane???? Te tere pretendojne qe kane, apo paten demokraci.
Kush pra vendos per demokracine ne nje forum virtual? Duhet pergjigje per kete?
Kush mund t'ja mbaje doren Albos per te perjashtuar nje antar? Asnjeri nuk e ka kete mundesi.
Ne jemi nje forum multifetar, si te tille ne duhet te jemmi ekstremisht te kujdesshem kur flasim per fene, tonen apo te tjetrit.
Vertet me kosovaret jemi nje komb, por nuk duhet harruar qe ne nuk i njohim ata pothuaj fare, aq te izoluar kemi qene. Kam vene re qe kur bisedoj me kosovaret mundohem te zbuloj ato gjera qe kemi te perbashketa...ne e njohim shume pak njeri tjetrin. Nje kristian shqiptar nuk ka shume probleme me nje mysliman shqiptar...ata shkembejne edhe vizita ne festat reciproke fetare, por kjo nuk e di a ndodh me nje kosovar? Vertet nuk e di!
Dhe them shyqyr qe kemi nje forum ku shoh dhe njihem me nivelin fetar, artistik, kulturor, emocional te pjeses tjeter te popullit tim.
Do te cik lehtas edhe nje problem tjeter. Ate te fqinjeve tane jug-lindore.
Nuk duhet te na verbohen syte dhe te mallkojme nje komb te tere te nisur nga motive fetare...Jo! Nuk mund te gjykosh nje komb! Brenda nje kombi ka njerez te mire sa te duash. Italianet jane pushtues te perhershem te ballkanit...por une nuk kam pare ndonje reagim patriotik kaq te zjarrte sa shoh karshi grekut. E di mire ate qe greku ka bere dhe ben, por....Pse? Mos eshte feja shkak. Mos duhet qe ne forum te kemi me shume tema afrimi me fqinjet dhe jo vetem tema luftenxitese???? Ne jemi te denuar apo te destinuar qe te jetojme ne kete vend dhe me keta fqinje. Si do te vazhdojme te jetojme? Duke bere lufte? Mos u mundoni te me klasifikoni apo te me vini epitete, por ja me thoni, kush nga fqinjet e ka demtuar me shume historikisht kete treve, Latini apo lindori? Shikoni edhe statistiken e temave antilatine dhe antilindore, bile edhe ati-otomane po te doni....Mos ka te beje feja edhe ketu?.
Mos ka rruge te tjera Rugoviane, Europiane apo soft-diplomatike te cilat jane me efikase????Si e mendoj une zgjidhjen.
Lemim i fjales, zbutje e debatit, permiresim i gjuhes, ngritje e nivelit te fjales se thene, Dashuri me teper per njeri tjetrin dhe nxitje por jo hakerrim ndaj Albos dhe stafit per drejtesi
Respekt per bashkeforumistat
DP
Krijoni Kontakt