
Postuar më parë nga
dp17ego
Kriza e identitetit te toskeve
E kupton se sa percares eshte ky shkrim?
Nuk e sheh gjuhen e hidhur qe perdor, apo e ben qellimisht. Ti po i ndan shqiptaret ne nje kohe kur kjo u sherben disa te tjereve dhe ne nje kohe kur ata kane shume nevoje per bashkim.
Prania ne forum nuk eshte invazion, por priviligj.
Po hyre ne forum me idene qe ke dike mbi krye, kjo eshte krize identiteti.
Dhe po ashtu po hyre ne forum me ide te ngrira, te fosilizuara, po ashtu je paara nje krize identiteti....
Dhe po hyre ne forum dhe mendon qe ti je i pari, kjo shkon edhe me tej se kriza e identitetit dhe cdo psikiater mund te te klasifikoje ne shkallet e njohura te shkences se tij.
Por...une mendoj qe pergjithesish prania ne forum te ndihmon te krijosh nje forme tjeter identiteti te pahasur me pare nga ne shqiptaret por edhe me gjere.
Forumi te meson qe te komunikosh pa u paraqitur fizikisht, je si nje liber bardh-e zi, pa kopertine dhe i thua grupit bashkeforumist: Hej ja ku me kini, me zbuloni cili jam. Nuk pi uje ne je i bukur a i shemtuar, me tualet apo pa tualet bile mund te hysh edhe pa lare syte ne mengjes dhe me breke po te duash...askush nuk te sheh ato mbulesaqe humanet i adaptuan mbasi i deboi perendija nga parajsa,(kjo per fetaret). apo kur u zhvilluan aq sa te kuptonin qe duhej te mbulonin "turpin"(jko per ateistet).
Ne forum nuk ka grada, nuk ka moshe, nuk ka ofiqe dhe une mendoj qe qe ketu fillon kontradikta. Njeres qe jane mesuar te imponohen (me gradat moshen, rangun, veprat, veshjet, seksin,pozat) ndodhen si te barabarte para te panjohurish, me te cilet duhet te ballafaqohen me ate te famshmen "materje GRI", e cila shpesh cedon qe te bindet. Atehere fillon reagimi i cili s'eshte gje tjeter vecse nje krize identiteti ne virtualitet, nje krize identiteti qe duhet studjuar nga shkencetaret, nje forme absurde e ekzistences, nje virtualitet qe te kujton disa filma fant-shkencore.
Ne vijme ketu nga shume lloje CV, histori jetesh, bartim mbi supet tane faje e mekate, ngjarje , vrasje ndergjegje momente katharsi, refleksione ndaj pushtetit , por dhe nenshtrime te turpshme. Kjo sjell per pasoje deformacione karakteri te tilla qe erresojne logjiken, dhe e pervertin ate.
Dikush eshte minoritar grek, turk, maqedon, italian, jevg, cigan pse jo edhe cifut...
Dikush ka nje daje serb, dikush ka nje moter te martuar me grek dhe vete eshte suni mysliman , por i biri eshte bere bektashi...mos jane te cuditshme keto?
Njoh dike ketu qe e gjithe familja e tij ortodokse, ka luftuar kunder grekut per 200vjet dhe 100vjet me pare kunder Ali Pashes. Ky eshte akuzuar per grekofil ne nje nga postimet e tij sepse tha qe greket jane popull i lashte dhe me tradita.
I gjithe ky kontigjent kaq i larmishem duhet te bashkebisedoje ne nje forum, ne nje forum shqiptar...
Mendon qe eshte kaq e lehte??? 26000 fryme te pafryma bashkejetojne duke perdorur vetem trurin.(ose duke mos e perdorur ate shume here)
Krijoni Kontakt