Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Këshillë konstruktive

    Cfare me shtyri të hap ketë temë është pergjigja e Albos

    <<Veteperjashtim te mbare dardajan ti dhe kushdo qe do te "solidarizohet" me ty>>

    berë antarit të forumit i cili vetëperjashtohet.


    Mendoj se pjesmarrja aktive e Moderatorve në diskutime duhet berë nën ndonjë nofke tjeter e cila nuk zbulon 'Cilësinë' e tyre në forum ose në rastin më të mirë, nuk duhet të marrin fare pjese në diskutime.



    Temat nuk duhet 'deponuar'.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Stafi i forumit eshte i krijuar nga rradhet e anetareve te regjistruar te forumit, dhe jo sot por asnjehere stafit te forumit nuk do ti pengohet dhenia e mendimit ne temat e forumit si anetare te thjeshte te tij. Ne nuk kemi hapur kete forum per tu dhene te drejten e fjales shqiptareve te regjistruar si anetare te thjeshte, dhe tu mohojme te drejten stafit qe ben te mundur mbarevajtjen e forumit. Dhe te gjithe ata moderatoret e forumit, duhet te harxhojne nje pjese te mire te kohes se tyre ne forum te pastrojne komentet jashte teme, tu japin pergjigje ankesave dhe kerkesave per ndihme ne privat nga anetare te ndryshem ne forumet ku ata moderojne, te merren edhe me njerezit problematike qe askush prej anetareve nuk do te merret, dhe ate pak kohe qe u mbetet vizitojne ato 2-3 forume qe perkojne me interesat e tyre.

    Sa per idene qe stafi i forumit duhet te shkruaje me emer tjeter, te kujtoj qe eshte kunder rregullave te forumit dhe po regjistrove me shume se nje emer je kandidat i mundshem per perjashtim nga forumi. Edhe ata anetare qe kane me shume se nje emer te regjistruar, ne ua shkrijme llogarite ne nje dhe po nuk vune mend, i perjashtojme ne menyre permanente nga forumi. Nese kujton se je duke marre pjese ne nje forum anonimesh, e ke gabim.

    Dy nga gjerat qe une si admin i kam rekomanduar dhe shtyre te gjithe moderatoret te bejne eshte:

    a. Prezantimi ne forum dhe vendosja e emrit ne profil, qe deshmon seriozitet.
    b. Pjesmarrje sa me te madhe ne temat e forumit, ku moderatoret japin shembullin e tyre se si duhet diskutuar.

    Moderatoret ne forum nuk moderojne vetem duke hedhur tema ne kosh apo duke fshire postime jashte teme, moderojne edhe kur japin nje mendim te plote mbi temen ne fjale. Ne kete menyre edhe ai anetari tjeter qe shkruan 100 mesazhe nga nje rresht ne nje teme dhe e nxjerr diskutimin nga shinat, meson nga mendimi i atij moderatori se si diskutohet dhe si respektohet tema dhe si qendrohet larg personalizimit te saj.

    Albo

  3. #3
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Ty Albo po te them dy gjera sepse e ke humbur sensin e mases dhe po tregohesh i pasjellshem tej mase duke kercenuar cdo anetar te forumit qe mendon ndryshe nga ty dhe soji yt me perjashtime me arrogancen me te madhe:

    Kete forum vertete mund ta kesh hapur ti , por nuk e mban dot as ti e as turma e moderatoreve te tu, por jane anetaresia e ketij forumi qe i japin jete! Mos u bej bukeshkale ndaj atyre qe qendrojne ne kete forum shume me teper se sa ti dhe njerezit e tu! Ndaj atyre qe derdhin vertete djerse intelektuale personale ne sherbim te anetaresise se forumit shqiptar dhe jo si ty me moderatoret tuaj kontributi i te cileve si anetare eshte totalisht minimal. Mos u identifikoni vec me gomen dhe fshesen!

    Mos valle ti je i pagabueshmi i kesaj bote ?Eruditi i kesaj bote?Ti je mesia dhe mbinjeriu? Dhjetra qindra anetare qenkan gabim dhe ti paske gjithmone te drejte?

    Perse nuk boton ne forum nje rregullore te detajuar cfare lejohet dhe cfare ndalohet dhe ne kete menyre sa here te te teket te perjashtosh ndonjerin te jesh ti i pari qe te perballesh me rregulloren tende? Perse nuk e ben kete gje? Apo sepse ne rregullore nuk mund te shkruash dot moton tende te preferuar TOPI ESHTE I IMI ?

    Cfare do te thuash zotrote me ate kercenimin pasi perjashtove disa nga anetaret pa iu pergjigjur pyetjeve shqetesuese qe ata ngrinin drejteperdrejte per ty dhe stafin tend? Cfare te thote mendja ? Ke arritur qiellin? E kupton qe je kthyer ne nje tiran te forumit dhe te fjales se lire? E kupton qe nuk je aq i paidentifikuar sa mendon ti dhe nje dite mund te perballesh realisht dhe nuk do kesh kurajo t'i shohesh ne sy disa nga keta qe po i perjashton nen moton "topi eshte i imi" ? Nese topi eshte i yti pse na ftove te vijme te luajme me topin tend?

    Tani para se te besh ritualin nga i cili nuk ndahesh dot te perjashtimit tim si edhe te te tjereve mendo pak caste keto qe te shkruaj une dhe te tjeret me lart!Fiksoje ne tru: nga perjashtimet tona ai qe humbet me shume je ti dhe forumi shqiptar dhe jo te perjashtuarit!

    Te pershendes me nje thenje te Napoleonit te madh: "Diktatoret dhe tiranet ne kohe paqeje jane figurat me qesharake te shoqerise."

    Te shkrova mbreme ne reputacionin negativ qe te dhashe vetem fjalen TURP! Sot pasi mesova qe paske bere nje vale masive perjashtimesh te stilit TOPI ESHTE I IMI po te shkruaj me gjate me shprese se fjala ime sidoqofte do te te beje te kuptosh se cfare po i ben vetes dhe forumit shqiptar. FAKTI QE DISA FORUMISTE VETEPERJASHTOHEN NE SHENJE PROTESTE NDAJ TIRANISE TENDE VIRTUALE DUHET TE TE BEJE TE MENDOHESH DHE JO TE KERCENOSH! BESOJ SE NUK JE NJE ADOLESHENT I PAPJEKUR TASHME PAS KAQ VITESH PERVOJE NE KETE FORUM!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 20-07-2006 më 11:42
    gone with the wind...

  4. #4
    Ua, Albo, sa shpejt mi hoqe postimet o i uruar! Ja e tregove veten qe nuk gelltit dot as nji keshille. Te duket vetja i plotfuqishem! Akoma nuk je bere Zot, po po shkon drejt asaj rruge?


    Ps. Megjithate, faleminderit, mire bere, se po me rritet shume, dhe shume shpejt numri i postimeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 20-07-2006 më 11:51
    Ignore List: Snow~Drop



  5. #5
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Provoni te quani stafin e forumit "plehra" dhe "vafshi ne djall" dhe jo whisper, por burri me i mire ne kete forum fluturon me shkelma nga forumi. Pa nje, pa dy, pa sqarime e shpjegime. Nuk ka vend ne kete forum per njerez te pagdhendur qe nuk dine te tregojne respektin me te vogel per stafin e ketij forumi qe jo vetem ben nje pune vullnetare pa kurrfare perfitimi, por i duhet te degjoje edhe denglat e disave prej jush.
    te mesipermen e ke shkruar ti Albo duke MANIPULUAR PATURPESISHT ATE QE KISH SHKRUAR WHISPER!

    PERSE GENJEN ALBO? KU KA THENE WHISPER QE JE PLEHRE TI DHE STAFI I FORUMIT?

    Whisper kish shkruar: Nese eshte nje karshillek antishqiptar i lejuar nga ju albo dhe stafi yt atehere ju jeni plehra!

    Nese...nese... nese...! pra NESE ESHTE NJE KARSHILLEK ANTISHQIPTAR I LEJUAR NGA JU....

    NESE...NESE...NESE...

    TI U NDJEVE PLEHRE NGA FJALET E WHISPERIT? ATEHERE E KE LEJUAR QELLIMISHT KARSHILLEKUN ANTISHQIPTAR NE FORUM!

    NESE NUK U NDJEVE PLEHRE PERSE NUK BEGENISE TE REAGOSH DUKE SQARUAR POZICIONIN TEND DHE TE STAFIT KARSHI PROBLEMIT REAL QE NGRITI WHISPER? PERSE E PERJASHTOVE WHISPERIN ATEHERE?
    E SHIKON PRA SE KUSH ESHTE MANIPULATORI I FJALISE SE WHISPER? JE TI ALBO!

    VEPRIMI YT DUKE PERJASHTUAR WHISPERIN PER ATE FJALI NUK BERI GJE TJETER VECSE APROVOI PYETJEN E WHISPERIT DUKE TREGUAR SE VERTETE BEHET FJALE PER KARSHILLEK ANTISHQIPTAR TE LEJUAR NGA TY!

    JA PRA KJO ESHTE LLOGJIKA JOTE ALBO! MANIPULUES NE SYTE E TE GJITHEVE I FJALES SE THENE NGA TJETRI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 20-07-2006 më 11:58
    gone with the wind...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Ty Albo po te them dy gjera sepse e ke humbur sensin e mases dhe po tregohesh i pasjellshem tej mase duke kercenuar cdo anetar te forumit qe mendon ndryshe nga ty dhe soji yt me perjashtime me arrogancen me te madhe:
    Arroganca me njerezit e paskrupujt dhe pa kulture eshte nje virtyt e jo nje ves, pasi te pakten Albo nuk diskuton me njerez qe sjellin ne forum nje fjalor rruge, dhe nga nje faqe te puthin e nga faqja tjeter te peshtyjne. Perjashtimi vjen se une dhe gjithe stafi i forumit nuk e kane as kohen dhe as deshiren qe te merren me "edukimin" e tyre, dhe i bejne nje nder vetes dhe gjithe anetareve te rregullt te forumit duke i perjashtuar.

    Kete forum vertete mund ta kesh hapur ti , por nuk e mban dot as ti e as turma e moderatoreve te tu, por jane anetaresia e ketij forumi qe i japin jete! Mos u bej bukeshkale ndaj atyre qe qendrojne ne kete forum shume me teper se sa ti dhe njerezit e tu! Ndaj atyre qe derdhin vertete djerse intelektuale personale ne sherbim te anetaresise se forumit shqiptar dhe jo si ty me moderatoret tuaj kontributi i te cileve si anetare eshte totalisht minimal. Mos u identifikoni vec me gomen dhe fshesen!
    Kete forum e mban ti ne kembe me 84 postime ne 2 vjet. Perpara se te me drejtohesh mua, beji njehere pyetjen vetes se kush jam une qe te gjykoj e jap mendje Albos si te beje punen e vet qe e ben prej 8 vjetesh.

    Perse nuk boton ne forum nje rregullore te detajuar cfare lejohet dhe cfare ndalohet dhe ne kete menyre sa here te te teket te perjashtosh ndonjerin te jesh ti i pari qe te perballesh me rregulloren tende? Perse nuk e ben kete gje? Apo sepse ne rregullore nuk mund te shkruash dot moton tende te preferuar TOPI ESHTE I IMI ?
    Te te jap llogari ty apo filanit se perse eshte perjashtuar X?! Po do te mesosh se perse eshte perjashtuar nje anetar i stafit, pyete ne privat anetarin e perjashtu pasi arsyen dhe kohen e perjashtimit e shikon sa here qe provon te hyje ne forum. Stafi i forumit nuk i jep llogari askujt se perse eshte perjashtuar nje anetar tjeter.

    Cfare do te thuash zotrote me ate kercenimin pasi perjashtove disa nga anetaret pa iu pergjigjur pyetjeve shqetesuese qe ata ngrinin drejteperdrejte per ty dhe stafin tend? Cfare te thote mendja ? Ke arritur qiellin? E kupton qe je kthyer ne nje tiran te forumit dhe te fjales se lire?
    Po me tregon mua se cfare kam krijuar une qe marr pjese ne kete forum qe nga krijimi i tij dhe jam ne kontakt me mijera anetare te forumit prej vitesh?! Je ti e shume si ty qe ju genjen mendja se jeni duke diskutuar me ekranin, dhe nuk e keni idene se ky forum ju jep mundesi qe te diskutoni me intelektualet me te spikatur te jetes mbare-shqiptare, qe ndryshe nga ju, verejtjet dhe lavderimet i dergojne ne privat ne adrese te stafit, e jo ne mes te forumit.

    Nuk eshte ne nderin e ketij forumi pjesmarrje jote, eshte nder per ty qe te marresh pjese ne kete forum!

    Te shkrova mbreme ne reputacionin negativ qe te dhashe vetem fjalen TURP! Sot pasi mesova qe paske bere nje vale masive perjashtimesh te stilit TOPI ESHTE I IMI po te shkruaj me gjate me shprese se fjala ime sidoqofte do te te beje te kuptosh se cfare po i ben vetes dhe forumit shqiptar.
    Ata qe nuk ia mesojne dot vlerat forumit kur marrin pjese ne te, ia mesojne kur perjashtohen prej tij. Dhe ka patur jo pak raste kur "problematiket" dergojne edhe nje mesazh te sinqerte me email ne kutine postare te forumit ku kerkojne falje pasi e shohin ku kane gabuar.

    Kritizeret me te hershem dhe me te medhenj te forumit me kohen jane kthyer ne anetaret qe respektojne me shume kete forum dhe kete komunitet.

    Albo

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga ash
    te mesipermen e ke shkruar ti Albo duke MANIPULUAR PATURPESISHT ATE QE KISH SHKRUAR WHISPER!

    Whisper kish shkruar: Nese eshte nje karshillek antishqiptar i lejuar nga ju albo dhe stafi yt atehere ju jeni plehra!

    Nese...nese... nese...! pra NESE ESHTE NJE KARSHILLEK ANTISHQIPTAR I LEJUAR NGA JU....

    NESE...NESE...NESE...

    TI U NDJEVE PLEHRE NGA FJALET E WHISPERIT? ATEHERE E KE LEJUAR QELLIMISHT KARSHILLEKUN ANTISHQIPTAR NE FORUM!

    NESE NUK U NDJEVE PLEHRE PERSE NUK BEGENISE TE REAGOSH DUKE SQARUAR POZICIONIN TEND DHE TE STAFIT KARSHI PROBLEMIT REAL QE NGRITI WHISPER? PERSE E PERJASHTOVE WHIAPERIN ATEHERE?
    E SHIKON PRA SE KUSH ESHTE MANIPULATORI I FJALISE SE WHISPER? JE TI ALBO!

    VEPRIMI YT DUKE PERJASHTUAR WHISPERIN PER ATE FJALI NUK BERI GJE TJETER VECSE APROVOI PYETJEN E WHISPERIT DUKE TREGUAR SE VERTETE BEHET FJALE PER KARSHILLEK ANTISHQIPTAR TE LEJUAR NGA TY!

    JA PRA KJO ESHTE LLOGJIKA JOTE ALBO! MANIPULUES NE SYTE E TE GJITHEVE I FJALES SE THENE NGA TJETRI!

    Po po pra ash! Tani e more vesh ti? Pse te duket cudi? Kur neseja eshte e vertete, atehere dhe ofendimi qendron. Si rrjedhoje rezulton perjashtimi!
    Ignore List: Snow~Drop



  8. #8
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Kete forum e mban ti ne kembe me 84 postime ne 2 vjet. Perpara se te me drejtohesh mua, beji njehere pyetjen vetes se kush jam une qe te gjykoj e jap mendje Albos si te beje punen e vet qe e ben prej 8 vjetesh.
    Une vertete kam pak postime, por ai WHISPER KA ME SHUME POSTIME, KONTRIBUT DHE LEXUES SA SA PERJASHTIME KENI BERE ZOTERIA JOTE DHE STAFI YT NE KETO TETE VJET!

    MOS DREDHO ME ARROGANCE POR PERGJIGJU PUBLIKISHT POSTIMIT TIM TE MESIPERM! KIJE KURAJON!

    JA MEJDANI! PERGENJESHTROME NESE MUNDESH! ESHTE E SHKRUAR E ZEZE MBI TE BARDHE EDHE THENJA ORIGJINALE E WHISPER EDHE MASHTRIMI DHE MANIPULIMI YT!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ash : 20-07-2006 më 12:07
    gone with the wind...

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    ash, kerkoj te mos i fusesh te gjithe ne nje thes.

    Arsyeja e vetme eshte se nuk me intereson shume se cfare eshte duke postuar njeri dhe cfare eshte duke thene tjetri. Vij ketu te kaloj kohen edhe te jap ndihmen time ne mbarevajtjen e Forumit.

    Kjo nuk do te thote qe jemi Anti-Shqiptare.

    Miqesisht Leo.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    ash, kerkoj te mos i fusesh te gjithe ne nje thes.

    Arsyeja e vetme eshte se nuk me intereson shume se cfare eshte duke postuar njeri dhe cfare eshte duke thene tjetri. Vij ketu te kaloj kohen edhe te jap ndihmen time ne mbarevajtjen e Forumit.

    Kjo nuk do te thote qe jemi Anti-Shqiptare.

    Miqesisht Leo.
    ?????????????????

    Po ti cfare pate? Cfare te shqetesoi ne postimet e mija dhe te beri te shkruash te mesipermen? C'ne thesi? Kush te quajti ty antishqiptar? O Zot i madh dhe i vertete!
    gone with the wind...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 14:09
  2. Nje keshille rreth nje firewall...
    Nga ElMajico në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 02-10-2008, 08:44
  3. Kerkoj nje keshille
    Nga fioreal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:03
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. keshille lexuesit tim!
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •