Njė nė katėr familje shqiptare ėshtė nė borxh. Njė studim i Bankės sė Shqipėrisė i muajve tė fundit, ka nxjerrė nė pah faktin se njė pjesė e mirė e familjeve shqiptare ka njė shumė tė caktuar parash borxh tek njė subjekt tjetėr, qoftė ky bankė apo person fizik. Studimi ėshtė bėrė me njė kampion prej 1 000 familjesh nė tė gjithė vendin dhe shtresa tė ndryshme sociale duke paraqitur situatėn financiare tė familjeve shqiptare tė paktėn deri nė fund tė gjysmės sė parė tė kėtij viti.
Fakti mė interesant ka tė bėjė me huadhėnėsin. Nuk janė bankat. Shqiptarėt vijojnė tė shfrytėzojnė lidhjet e tyre familjare pėr tė gjetur rrugė financimi tė investimeve pa iu drejtuar bankave. Shmangia e interesave bankare, procedurave apo lehtėsia pėr tė gjetur financime nėpėrmjet njohjeve dhe jo prej sistemit bankar bėjnė qė familjet tė preferojnė tė njohurit ose tė afėrmit mė shumė se sa bankat. Nga studimi del se mė shumė se 59 pėr qind e familjeve shqiptare qė kanė borxh pėr tė shlyer, e kanė marrė atė nga persona fizik, pra tė afėrm ose tė njohur. Vetėm 37.4 pėr qind e tyre e kanė marrė borxhin nga bankat. Kjo tregon se krahas borxhit zyrtar qė i njihet individėve nėpėr banka, ėshtė edhe ai i fshehuri, pėr tė cilin individėt kanė lidhur marrėveshje me njeri-tjetrin.
Por pėr ēfarė ėshtė pėrdorur ky borxh?
Pjesa mė e madhe e borxhit tė marrė nga bankat apo personat fizik ėshtė pėrdorur pėr tė investuar nė pasuri tė paluajtshme, kryesisht pėr blerje shtėpie apo rikonstruktim tė saj. Banka e Shqipėrisė raporton se rreth 41.6 pėr qind e borxhit tė marrė ėshtė pėrdorur pėr kėtė qėllim, ndėrkohė qė 10 pėr qind e familjeve kanė marrė borxh pėr tė hapur njė biznes tė tyrin.
Sondazhi ndėr tė tjera nxjerr nė pah se njė numėr jo i vogėl familjesh marrin borxh pėr konsum. Borxhi qė merret nga bankat pėr kėtė qėllim janė kryesisht kreditė konsumatore, tė cilat pėrbėjnė njė mundėsi tė mirė pėr gjetjen e financimeve dhe janė ndėr kreditė mė tė parapėlqyera nė treg. Por, ka edhe familje tė cilėt marrin borxh nga individėt pėr konsum. Pjesa mė e madhe e kėtij borxhi nuk merret as pėr financim pushimesh, ndonjė blerje tė vogėl apo mobilim, por pėr njė qėllim shumė mė tė prekshėm: blerjen e ushqimeve. Pikėrisht kėtu fillon tė komplikohet situata. Nėse borxhi pėr konsum nga bankat merret pėr financim tė veprimtarive tė mėsipėrme, borxhi i marrė nga individėt ka qėllimin e vetėm sigurimin e ushqimit. Treguesit nga terreni flasin pėr qindra e mijėra familje qė blejnė ushqimet apo mallra tė ngjashėm me listė duke i faturuar vetės njė borxh qė do ta shlyejnė mė vonė.
Tė pyetur nė lidhje me aftėsinė pėr shlyerjen e borxhit, pjesa mė e madhe e familjeve janė shprehur se gjatė vitit tė fundit hasin vėshtirėsi nė kthimin e detyrimit, kurse gjysma e tyre shpjegojnė se nuk presin ndonjė ndryshim tė gjendjes ekonomike nė tė ardhmen duke mos parashikuar marrjen e njė borxhi tė ri, qoftė nga bankat dhe qoftė nga tė njohur apo tė afėrm.
Tregues pozitiv ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e borxhit tė marrė nga familjet shqiptare ėshtė nė lek, gjė e cila i lehtėson ata nga risku i kursit tė kėmbimit. Mėsohet se 96 pėr qind e totalit tė borxhit qė familjet shqiptare kanė pėr tė shlyer ėshtė nė monedhėn tonė kombėtare kurse pjesa tjetėr nė valutė. Njė e treta e borxhit tė marrė ka njė afat shlyerje 1 deri nė 3 vjet, kurse 36 pėr qind e tij ėshtė marrė me premtimin se do tė shlyhet nė njė afat jo mė tė gjatė se 1 vit.
Shqipėria ka 820 mijė borxhlinj !
Nėse treguesit e sondazhit tė Bankės sė Shqipėrisė do tė tentonim ti pėrkthenim nė shifra, mėsojmė se janė tė paktėn 182 mijė familje nė tė gjithė vendin, tė cilat kanė njė borxh pėr tė kthyer. Shifra nė fjalė del duke iu referuar tė dhėnave nga regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisė nė vitin 2001, nė tė cilin pėrcaktohet njė numėr prej rreth 728 mijė familjesh nė tė gjithė vendin. Nėse do tė guxonim mė tej, qė nėpėrmjet kėtyre tė dhėnave tė nxirrnim numrin e pėrafėrt tė borxhlinjve shqiptarė, pėrllogaritet qė ata tė jenė rreth 820 mijė tė tillė. Pra, rreth 820 mijė shqiptarė janė nė borxh ose tek bankat ose tek njė person fizik. Shifra del nėse marrim tė mirėqenė faktin se ēdo familje shqiptare pėrbėhet nga mesatarisht 4.5 persona, ashtu siē ka dalė nga numėrimi i popullsisė sė bėrė nga Instituti i Statistikave. Kėto janė shifrat e dhjetė viteve mė parė, ndėrkohė qė gjatė kėsaj periudhe popullsia ka njohur rritje, ēka bėn qė numri i borxhlinjve me shumė gjasa tė jetė edhe mė i madh.
Rritja e ēmimeve, pse nuk na e ka fajin bota
Rritja e ndjeshme e ēmimeve tė ushqimeve dhe karburanteve ėshtė njė fakt qė preket ēdo ditė nga konsumatorėt, por deri mė tani, shkaktarėt e kėsaj situatė i kemi kėrkuar jashtė, tė paktėn kėtė situatė na kanė paraqitur. Pėr rritjen e ushqimeve deri mė tani janė fajėsuar konjukturat ndėrkombėtare, thatėsirat nė Rusi, pėrmbytjet nė Azi, etj. Edhe pėr karburantet janė fajėsuar tregjet e huaja, ndėrkohė qė rrallė herė janė marrė parasysh faktorėt lokal qė ndikojnė nė rritjen e ēmimeve.
Por, situata paraqitet pakės ndryshe, vėrtetė rritja e ēmimeve ėshtė ndikuar edhe nga tregjet e huaja, por jo tė gjithė fajin e kanė tė huajt. Tė paktėn kjo ėshtė ajo ēka vėrehet nė raportin e Politikės Monetare tė Bankės sė Shqipėrisė pėr tre mujorin e tretė tė kėtij viti. Rritja e ēmimeve pasqyrohet me nivelin e inflacionit. Pėr tė matur kėtė nivel, merren nė konsideratė faktorėt e brendshėm qė ndikojnė nė rritje dhe faktorėt e jashtėm. Nga studimi i Bankės sė Shqipėrisė vėrejmė se gjysma e inflacionit ėshtė shkaktuar nga faktorė tė brendshėm dhe gjysma tjetėr ėshtė importuar nga jashtė, pra rritja e ēmimeve nė tregjet e huaja qė ėshtė reflektuar edhe nė Shqipėri nėpėrmjet importeve.
Nė fakt, inflacioni i importuar gjatė muajve tė shkuar ka qenė nė nivele edhe mė tė larta, por BSH raporton se ai ėshtė ulur pėr shkak tė uljes sė ēmimeve nė tregjet e huaja si dhe kursit tė kėmbimit. Kontributi nga pėrbėrėsit e inflacionit tė importuar nė inflacionin total ėshtė ulur. Kontributi nė inflacionin total vlerėsohet 50 % nė tre mujorin e tretė 2011, duke evidentuar presione tė ekulibruara inflacioniste nga mjedisi ekonomik i brendshėm dhe ai i jashtėm, citohet nė raportin e Bankės sė Shqipėrisė.
Por nga se shkaktohet rritja e pėrgjithshme e ēmimeve?
Treguesit e Bankės sė Shqipėrisė raportojnė se ėshtė pikėrisht shtrenjtimi i ushqimeve ai qė po gėrryen nga dita nė ditė xhepat e familjeve shqiptare. Tė dhėnat tregojnė se pjesa mė e madhe e inflacionit pėrbėhet pikėrisht nga shtrenjtimi i ushqimeve. Rritja e ēmimit tė tyre ndikon nė rreth 60 pėr qind tė pėrbėrjes sė inflacionit total nė Shqipėri. Mė pas, vijnė mallrat e konsumit joushqimorė, tė cilat janė kryesisht karburantet dhe cigaret. Nė total, rritja e ēmimeve tė ushqimeve, karburanteve dhe cigareve pėrbėn pjesėn dėrrmuese tė inflacionit nė Shqipėri dhe janė shkaktarėt kryesorė tė shtrenjtimit tė kostos sė jetesės.
Shtrenjtimi, konsumatorėt ulin shpenzimet
Konsumatorėt po i pėrgjigjen rritjes sė ēmimeve me ulje tė blerjeve. Instituti i Statistikave raporton pėr ulje tė tregtisė me pakicė gjatė gjysmės sė parė tė kėtij viti krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Tė dhėnat e publikuara sėfundmi nga INSTAT, raportojnė pėr ulje me 6.9 pėr qind tė tregtisė me pakicė gjatė tre mujorit tė dytė tė kėtij viti krahasuar me tre mujorin e dytė tė vitit 2010.
Ndėrkohė, INSTAT raporton pėr njė rritje me 25 pėr qind tė shitjeve tė grupit Artikuj tė pėrzierė kryesisht ushqime nė njėsi tregtare jo tė specializuara gjatė tre mujorit tė dytė krahasuar me tre mujorin e parė 2011. Por ndėrkohė qė shitjet me pakicė janė mė tė ulta pėrgjithėsisht krahasuar me vitin e kaluar, njė fakt interesant ėshtė vėrejtur nga Instituti i Statistikave. Gjatė periudhės nė fjalė ka pasur njė rritje tė ndjeshme nė shitjen e karburanteve. Rritja nė kėtė grup ka qenė rreth 17 pėr qind. Tregtia dhe riparimi i automjeteve ndėrkohė ka njohur njė rritje modeste me 3.3 pėr qind.
Konsumi mori njė goditje tė fortė gjatė gjysmės sė dytė tė vitit tė shkuar, periudhė nga e cila nuk e ka marrė mė veten. Bizneset ankohen nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr ulje tė aktivitetit, ndėrkohė qė Banka e Shqipėrisė nga ana e saj ka apeluar pėr rritje tė konsumit nga ana e qytetarėve.
Krahas treguesve direkt, ulja e shpenzimeve nga konsumatorėt pasqyrohet edhe tek rritja e depozitave nė sistemin bankar. Raportet e Bankės sė Shqipėrisė bėjnė me dije pėr njė tendencė nė rritje e depozitave nė banka duke shpjeguar se shkaku kryesor ka tė bėjė me pasigurinė qė kanė qytetarėt duke i bėrė ata mė tė prirur pėr tė shmangur shpenzimet e mėdha nė kėtė periudhė.
Krijoni Kontakt