Ta gezojne diten e emrit te Gjithe Iliat. Lutjet e shenjtorit qofshin gjithmone ndihme per ju.
Ta gezojne diten e emrit te Gjithe Iliat. Lutjet e shenjtorit qofshin gjithmone ndihme per ju.
Sot edhe dita qe Kisha ka caktuar per perkujtimin e Profetit Ilia.
Thatesira e shpirtit tone eshte ajo me e keqja, keshtu qe ashtu si profeti, le te vazhdojme e te lutemi per te sjelle shi dhe lot qe te vaditet zemra jone me besim dhe dashuri per Zotin dhe te afermin tone, per shpetimin e te gjitheve.Ndaj Zoti lejon qe krizat dhe thatesirat ta godasin shpeshhere njerezimin per t'u rikthyer njerezve ate qe pasuria e kesaj bote ua ka rrembyer,
Duaje te afermin tend si veten
Gezuar Diten e Emrit te profetit Ilia te gjithe atyre qe mbajne emrin e profetit. E gezofshi dhe e trashegofshi.
Albo
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Predikimi i Hirësi Joanit me rastin e festës së Profetit Ilia 20 7 2014
PROFETI ILIA (20 Korrik)
“Merrni shembull, o vëllezërit e mi, nga vuajtjet dhe durimi i profetëve” (Jakovi 5:10)
Shenjtorët janë gjithmonë shembuj për ne. Profetët sot i paraqet apostull Pavli për imitim. Le të shikojmë në personin e profetit Ilia zbatimin e fjalëve apostolike.
* * *
Profeti Ilia zë një vend të ndritshëm dhe të veçantë midis të drejtëve të Dhiatës së Vjetër dhe midis shenjtorëve të Hirit të ri. Ilia, mbas Moisiut, profeti më i madh në Izrael, e kishte prejardhjen nga Thesvi i Galaadhës dhe i përkiste fisit të Aaronit. E kreu misionin e tij në epokën që mbretëronte Ahaavi (shek. 10 para Krishtit). Që nga lindja e tij u paralajmërua ecuria e tij e mrekullueshme.
Ati i tij, Sovak, kur u lind Ilia, pa një vegim të hirshëm: Dy burra të veshur me të bardha e mbështollën birin e tij me shpërgënj të zjarrtë, i dhanë të hajë flakë dhe e quajtën Ilia. Sovaku, atëherë, shkoi në Jerusalem ku priftërinjtë duke shpjeguar vegimin i thanë se biri yt do të behet profet dhe do të gjykojë Izraelin, me shpatë me dy presa dhe zjarr. Zjarr, që do të dilte nga zemra e tij e flaktë. Dhe ky zjarr i Fjalës hyjnore, nga njëra anë do të digjte çdo gjë të prishur dhe mëkatare ndërsa nga ana tjetër do të nxehte shpirtrat e vdekur dhe ndërgjegjet e akullta dhe do t’i udhëhiqte tek Perëndia.
* * *
Përzierja fetare.
Që të shikojmë dhe të admirojmë madhështinë e figurës profetike të Ilias, duhet ta shikojmë në sfondin e epokës së tij. Sa më e errët është nata, aq më tepër ndriçojnë yjet e qiellit. Epoka e Ilias ishte natë e errët, pa hënë. Mbizotëronte errësirë e thellë mashtrimi, largimi fetar dhe shthurjeje. Në këtë natë u shfaq dhe ndriçoi ylli i Ilias.
* * *
Që të kuptojmë luftërat e profetit është e nevojshme të njohim situatën fetare të epokës së tij. Kjo ishte analoge me situatën fetare të epokës sonë. Ekzistonte një përzierje fetare, një “kokteil” fetar.
* * *
Ndërmjet mbretërve të pabesë të Izraelit, një vend të veçantë zë Ahaavi. Kishte marrë si bashkëshorte të tij, një grua të shthurur, Isabelën, që ishte e bija e një mbreti idhujtar. Dhe Isabela, ashtu si gjithë gratë e shthurura me stemë mbretërore, impononte me kapriçot e saj Ahaavin. I imponoi edhe perënditë e saj. Përçarja martesore e izraelitit me idhujtaren solli si pasojë edhe përzierjen e fesë së vërtetë të izraelit me fenë e gënjeshtërt të Baalit, të “perëndisë” së natyrës. Ahaavi për të mos i prishur hatrin gruas së tij, shpalli përndjekje kundër adhurimit të Perëndisë dhe ndërtoi altarë dhe therore në një pyll të madh, për adhurimin e Baalit. Priftërinjtë e Baalit, “priftërinjtë e turpit”, ishin të lirë, jo vetëm që të adhurojnë perëndinë e tyre të paqenë, por edhe të bëjnë orgjira në emrin e Baalit!
* * *
Kush to t’i kundërvihej kësaj përzierjeje të pisët, në largimin nga Perëndia, zyrtar dhe të imponuar, në përzierjen e paligjshme? Kush tjetër? Njeriu i Perëndisë! Gjithmonë do të ekzistojë njëri; ai që, kur të tjerët ulin kokën, do të qëndrojë drejt dhe do të flasë me guxim dhe do të qortojë të keqen. Ne atë kohë, njëri ishte Ilia. Është dueli midis Ilias dhe Ahaavit. Ahaavi i pamend, mendoi se do të mund të mposhtë njeriun e Perëndisë. Dispononte pushtet, armë, ushtri, fuqi njerëzore, qindra priftërinj idhujtar, mijëra oborrtar lajkatar. Ilia nuk dispononte asnjë nga këto. Por kishte një armë shumë të fortë: besën e patundur tek Perëndia i vërtet. Dhe vetëm me këtë armë lufton.
* * *
Shtron një plan të guximshëm dhe të rrezikshëm. Do të paraqitet tek vetë mbreti. Do ta qortojë për sjelljen e tij. Do ta ftojë në pendim. Nëse do t’ia arrijë, fitimi do të jetë i pallogaritshëm. Atëherë populli do të kthehet lehtë. Momentet janë kritike. Takimi dramatik. Me besë të thellë, profeti, paraqitet tek mbreti. Pak fjalë i thotë, por fjalë tronditëse: “Rron Zoti, Perëndia i fuqive, Perëndia i izraelit”. Le ta kesh braktisur ti, familja jote dhe populli yt. Dhe prova se Perëndia rron është kjo: “Në vitet në vazhdim nuk do të bjerë shi, deri sa të them unë”.
Dhe profecia e tmerrshme u plotësua. Thatësirë e frikshme mbizotëron në të gjithë vendin. Dyzetedy muaj, asnjë pikë shi. Populli vuan por, nën trysninë e fatkeqësisë kultivon pendimin dhe rikthimin tek Perëndia. Perëndia e fton përsëri profetin të shfaqet para prijësit të fuqishëm. Dramatik është dialogu që pasoi takimin.
- “Ti je ai që shtrembëron popullin tim, Izraelin?”, pyet me zemërim mbreti.
- “Jo. Nuk e shtrembëroj unë popullin. Ti e shtrembëron. Ti dhe shtëpia jote mbretërore. Sepse ti e braktise Perëndinë e etërve të tu dhe rende mbas idhujve të Baalit.”
Në vazhdim i propozon Ahaavit, që të mblidhet i gjithë populli, bashkë me mbretërit, në malin Karmil. Të therin dy dema, një priftërinjtë e idhujve dhe një vetë profeti. Ta copëtojnë dhe ta vendosin në altar, por zjarr të mos ndezin. Të kërkojnë që zjarrin t’ua dërgojë perëndia që besojnë. Ai që do të dërgojë zjarrin do të jetë Perëndia i vërtetë. Luten priftërinjtë e gënjeshtrës, por asnjë përgjigje. Profeti Ilia, me lutjen e tij, zbriti zjarr nga qielli përpara gjithë popullit dhe priftërinjve të Baalit. Shumica e njerëzve besuan atëherë se Perëndia i profetit Ilia ishte Perëndia i vërtetë. Në fund “tërë populli u shtri me fytyrë përtokë dhe tha: Zoti është Perëndia, ky është Perëndia” (III Mbretërve 18. 39). Mbas lutjes u bë mrekullia. Shi i bollshëm ra në tokën që kishte vite pa u vaditur! Fitore e madhe. Besa e profetit triumfoi.
* * *
Sa gjëra mund të arrijë njeriu kur brenda gjoksit të tij digjet besa e gjallë! “Të gjitha janë të mundura për atë që beson” (Marku 9:22), vërtetoi Zoti. Arritje të mëdha u realizuan nga njerëz që kishin besë të gjallë dhe të flaktë. Sa ish-plangprishës dhe mëkatarë ja detyrojnë pendimin dhe rikthimin e tyre, besës së atyre që punuan për t’i udhëhequr pranë Perëndisë! Sa ngjarje të tilla ka të na paraqes jeta e përditshme!
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin.
Çfarë të themi për përfundimet që ka besa e njerëzve, të cilët janë ftuar nga Perëndia të bëhen administrues të mistereve dhe predikues të të vërtetave hyjnore? Mrekulli të vërteta mund të arrijnë me fuqinë e besës. Si meteorë të shndritshëm qëndrojnë në horizontin e kishës, që të ndriçojnë dhe të shpallin të vërtetën e madhe se “besa mund të lëviz malet” (I Kor. 13:2). Le të mos harrojmë të kërkojmë nga Perëndia, në lutjet tona, t’i dhurojë kishës priftërinj dhe mësues me besë të gjallë që të punojnë për lavdinë e Perëndisë. Si profeti Ilia. U bëftë.
Me urime të përzemërta:
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
† IGNATI
Profeti Ilia - Kisha e kujton e nderon ne 20 korrik.
![]()
Ruani o Shen Ilia te gjithe ne mekataret nga i ligu me lutjet e tua!
Albo
Gezuar kete dite te shenuar kishtare, te gjithe te krishtereve orthodhokse. Nje urim te vecante per te gjitha ata qe mbajne emrin e shenjtorit. Shpesh preokupimet e jetes ne kete kete bote, na largojne vemendjen nga ai mesimi i madh qe profeti Shen Ilia na mesoi me jeten e tij: jeta shpirterore, nje jete me Perendine, duhet te jete fokusi yne i vetem ne jete, pasi te gjitha te tjerat jane te parendesishme. 100 vjetet e nje jete mbi toke, edhe po te jetohen si mbret, jane hic asgje se sa jeta e perjetshme qe Perendia ka pergatitur per ne, e cila nuk ka fund. Nje tjeter mesim nga jeta e shenjtorit qe e gjeni me lart, qe eshte nje mesim qe aplikohet edhe ne koherat e sotme: mund te jetojme ne nje kohe ku njerezit po kthehen ne te pabese, po e humbin besimin, po perqafojne mesimet e rreme te te ligut e po skllaverohen shpirterisht prej tij. Kjo nuk duhet te na deshperoje e dekurajoje ne te krishteret, perkundrazi. Ne kohe te tilla, duhet ti lutemi Perendise:
Bena te denje o Zot edhe ne mekataret, qe te behemi pishtaret e flakes tende te shenjte, qe te mund te ndricojme shpirterat e erresuar te njerezve sot, ashtu sic beri edhe Profeti yt i nderuar Ilia ne kohen e tij!
Erresira asnjehere nuk ka per te triumfuar mbi Driten e Perendise!
Albo
Krijoni Kontakt