Respekt per ty Amerikane!!!Jeni shume interesante dhe e qarte ne mendime..
Respekt per ty Amerikane!!!Jeni shume interesante dhe e qarte ne mendime..
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
S'besoj ne ndryshimin e karakterit te personit. Nuk ka "kur eshte me mua vetem eshte tjeter person," sepse tregon dobesi nga mashkulli. Dmth ai u beka "trim" me ate qe s'ia pret dot krahet ne vend si e jema. Per sa i perket qe duhet respektuar se mban gjithe shtepine, aty u perforcua varesia (paksa disturbing) midis tij dhe familjes se tij, kurse krijimi i kesaj varesie i ka rrenjet ne foshnjeri. Lisa80 te jep pershtypjen e asaj nuses mendjelehte (mos ma merr per keq, ti tjetra) qe priste fushe me lule dhe u zhgenjye deri diku, e keshtu ndihen shumica e te sapomartuarve qe eshte gjendje temporare, por mua me duket sikur Lisa80 po ushqen nje dashuri dikur madheshtore nga mungesa e realitetit/burrit por tashme e ngordhur... te pakten nga ana e tij. S'mund t'ia justifikoja, te thosha, "T'ia fal se me do," sepse nje burre i dobet eshte njeri i veshtire per ta respektuar. Kam bindjen se sado pasive te jete, sado e mire, ai nuk do ndryshoje... madje ashtu ajo do ia perforcoje idene qe sjellja e tij eshte normale.
Une nuk i shoh si pengese vjerrit kurre dhe nuk eshte gje kaq e tmerrshme kur ata i dijne caqet e miresjelljes dhe i biri ua kujton sa here dyshon qe mund t'i kene harruar. Pengesa e vetme qe shoh une eshte paaftesia e nje mashkulli qe te sillet si buRRe, te mbaje nje qendrim dhe te mos iki nga fryn era, kujt t'ia prishi e kujt t'ia ndreqe. Per kete e kam fjalen qe nuk ka perspektive -- ka nje ide shume te shtremberuar te realitetit dhe normalitetit, dhe i duket sikur po tradhetoka familjen (po gruan, s'e paska familje kur mban relikat e dashnoreve?) Nuk e keshilloj kurre per asnjeren pale qe te perpiqen te ndajne palen tjeter nga prinderit; e para do dilni si antagonisti ne kete situate dhe e dyta, tregon dobesi si cift sa here qe futet nje person i trete ne mes jush -- kjo tregon qe sa here veshtiresohet situata, ju te dy percaheni ne vend te bashkoheni akoma me fort me nj-tj.
Dashuria tregohet me vepra. Nqs veprat jane jo-ekzistente, po ashtu edhe dashuria. Historia ka plot vrima sic kane te gjitha kur tregohen nga njera pale, por ngado ta vervisesh situaten ai njeri nuk eshte normal kur nuk tregon financat per arsye nga me banalet, eshte patronizing me gruan e vet (ajo s'po ia vjedh leket, por e pakta duhet vene ne dijeni per gjendjen e tyre, perndryshe kot te quhet e familjes), mban dhurata ex-esh kur premtoi se do i hiqte, thyen premtime, i bertet, e akuzon, nuk i tregon konsiderate ose te shohe gjerat nga perspektiva e saj por vetem mendon si e si t'ia mbylli gojen (ajo flet, ai mbyll syte & veshet me dore dhe bertet me te madhe qe te mbyse zerin e saj, "I'm not listening! I'm not listening! Wah-wah-wah! Blah-blah-blah! Still not listening!"), nuk ia kthen respektin gruas (ajo i bleu dhurate e ai jo, kur ne si Shqiptare e kemi mentalitet qe femra nuk duhet te beje me shume pas mashkullit dhe se mashkulli duhet t'i vije femres pas, ai duhet ti lutet). Mgjt eshte me e lehte te zgjedhesh problemet e botes se sa te tuat, por burri qe eshte burre nuk ka komplekse per burrerira dhe nuk e ka ate manine qe duhet ti vertetoje botes qe UNE ia mbledh gruas kembet ne nje kepuce, jo ajo mua. The "lady" doth protest too much, methinks, i thone asaj llafi.
Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 20-07-2006 më 16:18
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Pertoj te shkruaj gjate , po vetem kaq di me thene -- Mos toleroni fanatizmin shqiptare . Do ju ndjek pas gjithe jetes. Tani ti hapesja e temes bej si ta thote zemra ty.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Pak a shume te gjithe bejne fajtor djalin, por mos harroni se djali eshte viktima ne kete mes, fajtore jane prinderit shqiptare qe nuk pranojne te jene me mendjehapur dhe te ndryshojne per te miren e femijes se tyre. E kemi thene e sterthene qe prinderit shqiptare jane shume te mire sepse sakrifikojne shume etj, etj, por jane dhe shume egoiste. I rrisin femijet dhe i edukojne ne ate menyre qe kur te rriten ata te jene vetem ne funksion te prinderve. Kuptohet ka nivele te ndryshme prinderish, ka prinder komplet injorante ashtu sic ka dhe prinder me mentalitet shume te avancuar, por e pergjithshmja eshte si rasti ne fjale. Djali bie ne hall, kujt t'ia prishe e kujt t'ia ndreqe. Mos harroni se nuk po vijne prinderit tek djali, por po shkon nusja tek ata. Vereni vehten ne poziten e djalit (me perjashtim te manaxhimit te parave, relikeve te ish-te dashurave dhe te mungeses se kujdesit per ditelindjen e gruas, qe per mua jane te papranueshme). Por ky nuk eshte vetem problemi i Lises, ky eshte nje problem qe ekziston pothuajse ne te gjitha familjet shqiptare. Edhe ne ato familje ku ka prinder te emancipuar qe i thone djalit "Dil ne vehte kur te martohesh, ose manaxhoji vete parate e tua kur te martohesh" perseri krijohet problemi sepse djali ndjehet i ofenduar, sepse mentaliteti qe i rrethon djemte shqiptare eshte shume i eger dhe mbytes, fjala pare qe do thone duke nisur nga komshiu deri tek te afermit :"si i la prinderit vetem, mori nusen dhe s'pyet me per prinder".
Sado i forte te tregohet djali e t'i injoroje keto opinione, perseri ne brendesi te shpirtit ai do te ndjehet i vrare, sikur nuk e ka permbushur si duhet detyren ndaj prindit. Djemte amerikane(perendimoret ne pergjithesi) vertete nuk pyesin shume ne kete drejtim por mos harroni se jane rritur dhe edukuar nga nena amerikane dhe jo shqiptare dhe rrethohen nga nje opinion shume me tolerant. Kujtoni ju se djali nuk e kupton dhe nuk e ndjen qe eshte 100 here me mire vetem me gruan apo famijlen e vogel? E kupton shume mire por s'ka se c'ben. Prandaj prinderit per mendimin tim kane nje rol shume te madh, duhet te jene me te arsyeshem, te kujtojne rinine e tyre dhe mos te behen te bezdisur. Prandaj Lisa, mundohu te gjesh nje pune, te jesh e pavarur dhe mbas disa kohesh mund te dilni ne vehte dhe te vazhdoni t'i ndihmoni prinderit nga ana ekonomike nese ata nuk do te jene ne gjendje ta perballojne jetesen.
Sigurisht qe do te demtohesh pak nga ana financiare, por me mire me pak para dhe e qete sesa e stresuar ne cdo minute te dites.
Lisa, ti c'kerkon? Ngushellime? Solidaritet? Ka plot njerez qe e nisin shkrimin e tyre me nje "me vjen keq per ty" te hedhur pa shume mendim. Si mund te jesh e sigurt nese ato vertete ndjejne simpati ndaj teje apo thjesht duan t'i tregojne te tjereve (ose t'i deshmojne vetes) qe jane shpirterisht "te paster"?Postuar më parë nga lisa80
Njohja jone mbi ty eshte e kufizuar ne dy postime qe ti ke bere ne kete teme. Perjashto ato qe te "marrin me te mire", te tjeret doemos qe do gjykojne per ty, tet shoq, situaten tende, shpeshtesine e ketij fenomeni ne Shqiperi .... C'tjeter pret te lexosh?
Edhe nje gje- ti nga njera ane ankohesh per burrin tend (harron pervjetoret, s'te ben dhurata, thyen premtimet, s'te tregon gje mbi gjendjen financiare) e nga ana tjeter e shfajeson ate duke ia vene gishtin vjehrrit e vjehrres. ATA (prinderit) kane mentalitet te prapambetur e nuk e kuptojne qe djali ka jeten e tij. Po djali, c'ben? Fiks, sado-mazokizem.
Isn't that women in a nutshell, rebelke?Postuar më parë nga Rebele
Qajne e ankohen tere kohen per gjendjen e tyre, por ne te vertete nuk bejne dicka konkrete per ta ndryshuar ate gje. Grate kur te vine me nje problem (qofte edhe ne forum), kerkojne simpati dhe jo zhidhje. Nga sec duket se gjeti simpatine ktu lisa, por gjeti postime "feministe" alla burri eshte cun mamaje, une e vrisja, une e beja etc etc.
Ndryshuar për herë të fundit nga i_pakapshem : 20-07-2006 më 18:40
Po c'pret ti tjetri? Se te gjitha grate qajne e ankohen kot sa per te ndjellur keqardhjen e botes? Une me Rebelen (me shpate ne dore lol) i zgjedhim te gjitha, perndryshe nuk ka kuptim t'u qahemi botes sa per vemendje dhe jo per te gjetur zgjidhjeDisa persona rrojne prej drames dhe i shpikin shpesh se s'kane c'bejne. Jo se Lisa80 eshte medeomos e tille, kuptohet.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
e di si eshte kjo pune, si puna e ktyre njerzve qe dalin neper kto shfaqjet e pergojojne njeri tjetrin... abababa, njerez me te vobekte s'ka planeti, pale shemtira, e keni vene re sa te shemtuar qe jane? kta t'i kesh per qitje! vari lesht... duhet go-ur with the flow... pse s'gjen ndonje dashnor ti vajza? do te bej ashtu ai? ashtu le te bej, do te mbaj sekrete? le te mbaj. do te rri me mamin, le te rri. ti gjej ndonje dashnor te te tund mire e mire... ;-)
Nga halli,
derrit i thuhet dajo.
Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
Sa shumë vëllezër paska patur!
Pallavra disa.
S'eshte e lehte njerez te gjykoni te tjeret/qofte dhe personin ne fjale nga nje shkrim..Lisa edhe pse jeton ne nje ambjent te rrethuar me njerez ,ndjehet e vetmuar. Dhe ne kete rast kerkon nje keshille dhe mbeshtetje, jo gjykime e shperfytyrime te saj apo ,burrit te saj etj.
Nje njeri nuk i qan asnjehere nga qefi hallet e saj/tij me shume njerez,por nga halli i madh qe noshta mund te kete.(Por jo keta te fundit qe do i zgjidhin gje ,thjesht do ta trajtojne si objekt.).Lisen me se shumti nese e keni kuptuar mire e vret VETMIA shoqeri e dashur.Nuk eshte i lehte fillimi dhe ambjentimi me nje vend te huaj. Pastaj jeta ketu ne amerike eshte me e vetmuar se ne c'do vend te varfer te botes dhe pse njerezit vijne me mendimin e pasur! Ndoshta dhe ajo e ka kuptuar nga nje moment dobesie i saj eshte shprehur me shume mendime ku asnejra -tjetres si ngjane,por e pikturojne realitetin e tjetrit sic u deshiron gjuha e tyre(kuptohet ne kete rast gishterinjte).Nuk eshte mire qe hallet e dikujt ti ktheni ne qesharake ,neser pasneser do u kthehen dhe juve mos me keq.
Per te mos perseritur llafe Lisa ndiq keshillen e Amerikanes dhe te Cosmos pasi me duken me te pranueshmet.Jeta nuk eshte e lehte per asnje!
shume bukur ke shkrua kushurire.Postuar më parë nga Syriana
nderkohe, qe lisa duhet te flase edhe me njerezit qe ka ne Shqiperi, ne mos me familjen me shoqet e ngushta per te hequr mendjen.
Kshu eshte amerika ne fillim.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt