Behu e forte te perballosh stresin e jetes amerikane,deri sa te gjesh vete veten.
Jepi edhe nje shanc marteses,por mos mendo shume se vitet ikin shpejte.
Behu e forte te perballosh stresin e jetes amerikane,deri sa te gjesh vete veten.
Jepi edhe nje shanc marteses,por mos mendo shume se vitet ikin shpejte.
Wild and crazy can't be lazy
une s'marr shume vesh nga keto pune se jam beqar, kshu qe edhe po qe se flas ndonje brockull ma beni hallall.... por ndofta arsyeja e nje pjese te moslumturise se kesaj vajzes ne kete martese, ndofta qendron ne faktin e zhgenjimit qe i ka bere jeta e perditshme ketu ne Amerike. pra, qe nuk eshte ajo jete qe kishte enderruar, bright lights and limos por thjesht pune e paying bills.. dihet qe realiteti i americes dhe menyra se si perceptohet jeta americane jashte kufijeve te saj jane shume ne disproporcion.
Ndryshuar për herë të fundit nga oidel : 27-07-2006 më 16:38
Mos ma mer per keq po mendimi i pare qe me erdhi eshte se je dinake,po burri jot eshte akoma me dinak.
me duket pak e veshtire te mendoj nje njeri qe eshte kaq i sjellshem ndaj gruas kur eshte me pushime,po behet kaq indiferent ne ditelindjen e saj.medoj se burri jot ka gabime qe nuk e ndan familjen e tij nga prindrit e vet,po edhe ti duhet te kesh dale pak nga rruga e drejte,qe burri jot priste nga ty.sidoqofte te uroj fat te mbare dhe ta gjesh harish ate qe kerkon.
Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!
imprint, te ndahesh eshte gjeja me e lehte qe mund te behet, per kete as nevojitet keshilla e as ndihma e dikujt, thjesht ndahesh, por mendoj qe problemet ne jete nuk zgjidhen me ikje. pastaj, une kisha dhe kam ndjenja per kete njeri prandaj edhe u martova me te, dhe nuk dua aq shpejt te heq dore sepse e kam dit qe martesa seshte gjithmone "fushe me lule" por per momentin po kaloj neper disa veshtiresi (dhe besoj qe sjam e vetmja qe i kaloj) dhe thjesht kisha nevoje te diskutoja keto gjera te cilat sic e kam then edhe me heret jane shume me te pergjithshme se sa proble personale te mijat. Pasta, sikur te gjithe te ecnim neper proceduren qe ti pershkruve me larte para se te martoheshim, jam me se e sigurt se mbi 90% e cifteve sdo martoheshin. edhe ma merr mendja qe ka njerez qe njiheshin edhe me pak dhe problemet nuk i kan aq te medhaja. jo qe une kam problem te madh por thjesht nuk po ecin disa gjera sic duhet dhe pak me shqetesojne, apo edhe frikesojne, ndoshta duhet vec ti jap kohe gjerave te bijn ne vendin e vet, nuk e di.
oidel, jeten ne amerike se kam menduar ashtu sic thua ti, bright lights and limos, sepse kam qen ne amerike edhe 2 here te tjera dhe e kam pare realitetin amerikan para se te vija te jetoja ketu perfundimisht prandaj kjo nuk eshte shkak i zhgenjimit.
Lisa po te jap nje kshill, neqoftse ti e di gjuhen dhe i ke dokumentat ne rregull, largohu nga ai ik ne ndonje vend tjeter dhe fillo jeten tende. Nuk je ti e vetmja qe ske gjetur ate qe ke dashur.
jam 100% i sigurt qe me kto pershkrime qe ke ber ti burri jot jo se te tradhton po edhe per ta dredhur me nai tjeter e dredh as mos te kesh dyshim.
Lisa80 ose jam keqkuptuar une me ato qe ke then ti, ose je keqkuptuar ti me ato qe kam then une. Megjithate ska rendesi. Keshillat une ti kam dhen per mire. Sipas meje jeta eshte nje "loje" dhe qe te harrish rezultate te mira ne nje loje te duhet te jesh e kompletuar me shume gjera; guximin, shkathtesine, sinqeritetin, durimin etj. Ti ndoshta i ke keto por duhet ti perdoresh me kujdes. Nese nuk pranon te luash (mos e keqkupto fjalen te luash), minus i madh per ty, se do humbesh jo per gje. Qe te zbatosh keshillat e mia eshte e mundimshme (aq sa dhe une ndoshta nuk i zbatoj dot ashtu sic i kam parashtruar) por kane nje rezultat teper te kenaqshem. Keshtu mendoj une. Ti mund te kesh arritur shume gjera me martese por mesa shoh nuk ke arritur me te rendesishmen; lumturine. Kjo per mua eshte primare (megjithese eshte relative). Ti thua qe ndarja eshte gjeja me e thjeshte dhe me pas shkruan se ti ndjen per ate njeri. Te ndjesh per nje njeri nuk mendoj se eshte gjeja me e thjeshte ndarja prej tij. E di qe martesa nuk eshte gjithmon fushe me lule por respekti duhet te jet i pranishem kudo. Nese ti nuk gjen respektin e duhur tani, me vone harroje.
Besoj se me kupton....
Shume bukur e ke permbledhur!Postuar më parë nga imprint
![]()
p.s. Mbase e kane thene dhe te tjere, por - shpresa qe dikush do te ndryshoje eshte gjithmone e kote...sepse cdo njeri eshte ai/ajo qe eshte (ne thelb) - derisa vdes...E nese ke probleme me te tani probleme do kesh dhe me vone...vetem se me kalimin e kohes shume njerez ulen e i gelltisin keto gjera derisa me ne fund arrijne te bindin veten e t'i quajne dhe normale...
Postuar më parë nga lisa80
Ja që më në fund arrita edhe te postimi yt i tretë por pasi që nuk kishin kaluar më shum se 8 ditë nga postimi i parë nuk prita që të gjej ndonjë ndryshim në jeten tënde. Mirëpo ajo çka më pëlqeu është kjo përgjigja yte të cilën e ndava në disa pjesë që të mund të dallohen përgjigjet dhe pikpamjet tua të cilat më pas do ti diskutojmë pak me mua dhe me tjerët të cilët të dhanë mendime nga më të ndryshmet ku me disa u pajtova më shum e me disa më pak apo fare!
Mendoj se me këtë postimin e fundit ti faktikisht iu ke afruar shum zgjidhjes së problemit tënd sepse e ke identifikuar si duhet dhe ia ke dhënë edhe konturat e mundshme të zgjidhjes!
Gjithashtu tani ke treguar edhe ma shum për vetvehten se cila je, e jo siç mendonin disa këtu që të kritikonin!
Ti në fakt sipas mendimit tim me këto deklarimet më lart je pajtuar ta tejkalosh problemin duke kërkuar zgjidhjet e mundshme edhe duke sakrifikuar momentalisht një pjesë të dëshirave apo ndjenjave tua!
Nga përvoja ime jo e vogël besoj se nëse vazhdon dhe investon edhe një kohë për të ardhmen e familjes sate do të ia arrish qëllimit!
Kjo për shkak se ashtu sikurse ti edhe burri yt dhe familja e tij vetëm me kalimin e kohës, do të njiheni më mirë dhe kuptoheni drejt sikurse që na u desht neve që të kuptojmë më drejtë pas postimit të tretë!
Është vërtetë se në çdo martesë ndodhin lloj lloj gabimesh bashkëshortore, moskuptime e çka jo tjetër porse nëse ke atë qëllim që ti përballosh ajo edhe do të ndodhë! Çdo investim me mend dhe në vend të duhur paguhet herëdo kurdo! Bile atëher kur të nevoitet më së shumti!
P.S. Nga të njohurit, miqët dhe shokët e shoqet që janë të martuar dhe të pamartuar nuk kam hasur ende në ndonjërin që vërtetë është i bindur se është shum i lumtur! Secili ka sëpaku 1000 probleme rreth vedit!
o lisa po na shkruaj ndonje gje moj vajze. Si po te ecin punet? Cfare rruge zgjodhe per te kapercyer kete problem?etj
imprint per momentin po mundohem qe mos ti marr prane zemres te gjitha gjerat dhe sic e kam thene edhe me lart po i jap kohe gjerave se ndoshta vijne ne vendin e vet se me zor s ecen asgje. dua te provoj te flas me burrin tim por pasi qe nga pervoja jam e sigurte qe cdo bisede e jona shkon ne konlifkt edhe per kete po mundohem ti le pak kohe sepse sjam ne gjendje te zihem. taktika e tij eshte "sulmi eshte mbrojtja me e mire " kur don te arsyetoj veten sepse po te pranoj gabimet tregohet "i dobet" para gruas. kjo eshte filozofia me te cilen edhe e ema e ka edukuar, rastesisht e kam degjuar ti thote dicka te ngjajshme njehere por nejse, dicka do te behet se sdo te shkoj keshtu gjithmone. ne te vertete jam pak konfuze dhe sdua gjaknxehte te veproj asgje.
Krijoni Kontakt