Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 115 prej 115
  1. #101
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Behu e forte te perballosh stresin e jetes amerikane,deri sa te gjesh vete veten.
    Jepi edhe nje shanc marteses,por mos mendo shume se vitet ikin shpejte.
    Wild and crazy can't be lazy

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    69
    une s'marr shume vesh nga keto pune se jam beqar, kshu qe edhe po qe se flas ndonje brockull ma beni hallall.... por ndofta arsyeja e nje pjese te moslumturise se kesaj vajzes ne kete martese, ndofta qendron ne faktin e zhgenjimit qe i ka bere jeta e perditshme ketu ne Amerike. pra, qe nuk eshte ajo jete qe kishte enderruar, bright lights and limos por thjesht pune e paying bills. . dihet qe realiteti i americes dhe menyra se si perceptohet jeta americane jashte kufijeve te saj jane shume ne disproporcion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oidel : 27-07-2006 më 16:38

  3. #103
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Mos ma mer per keq po mendimi i pare qe me erdhi eshte se je dinake,po burri jot eshte akoma me dinak.
    me duket pak e veshtire te mendoj nje njeri qe eshte kaq i sjellshem ndaj gruas kur eshte me pushime,po behet kaq indiferent ne ditelindjen e saj.medoj se burri jot ka gabime qe nuk e ndan familjen e tij nga prindrit e vet,po edhe ti duhet te kesh dale pak nga rruga e drejte,qe burri jot priste nga ty.sidoqofte te uroj fat te mbare dhe ta gjesh harish ate qe kerkon.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    4
    imprint, te ndahesh eshte gjeja me e lehte qe mund te behet, per kete as nevojitet keshilla e as ndihma e dikujt, thjesht ndahesh, por mendoj qe problemet ne jete nuk zgjidhen me ikje. pastaj, une kisha dhe kam ndjenja per kete njeri prandaj edhe u martova me te, dhe nuk dua aq shpejt te heq dore sepse e kam dit qe martesa seshte gjithmone "fushe me lule" por per momentin po kaloj neper disa veshtiresi (dhe besoj qe sjam e vetmja qe i kaloj) dhe thjesht kisha nevoje te diskutoja keto gjera te cilat sic e kam then edhe me heret jane shume me te pergjithshme se sa proble personale te mijat. Pasta, sikur te gjithe te ecnim neper proceduren qe ti pershkruve me larte para se te martoheshim, jam me se e sigurt se mbi 90% e cifteve sdo martoheshin. edhe ma merr mendja qe ka njerez qe njiheshin edhe me pak dhe problemet nuk i kan aq te medhaja. jo qe une kam problem te madh por thjesht nuk po ecin disa gjera sic duhet dhe pak me shqetesojne, apo edhe frikesojne, ndoshta duhet vec ti jap kohe gjerave te bijn ne vendin e vet, nuk e di.
    oidel, jeten ne amerike se kam menduar ashtu sic thua ti, bright lights and limos, sepse kam qen ne amerike edhe 2 here te tjera dhe e kam pare realitetin amerikan para se te vija te jetoja ketu perfundimisht prandaj kjo nuk eshte shkak i zhgenjimit.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Lisa po te jap nje kshill, neqoftse ti e di gjuhen dhe i ke dokumentat ne rregull, largohu nga ai ik ne ndonje vend tjeter dhe fillo jeten tende. Nuk je ti e vetmja qe ske gjetur ate qe ke dashur.
    jam 100% i sigurt qe me kto pershkrime qe ke ber ti burri jot jo se te tradhton po edhe per ta dredhur me nai tjeter e dredh as mos te kesh dyshim.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-02-2006
    Postime
    75
    Lisa80 ose jam keqkuptuar une me ato qe ke then ti, ose je keqkuptuar ti me ato qe kam then une. Megjithate ska rendesi. Keshillat une ti kam dhen per mire. Sipas meje jeta eshte nje "loje" dhe qe te harrish rezultate te mira ne nje loje te duhet te jesh e kompletuar me shume gjera; guximin, shkathtesine, sinqeritetin, durimin etj. Ti ndoshta i ke keto por duhet ti perdoresh me kujdes. Nese nuk pranon te luash (mos e keqkupto fjalen te luash), minus i madh per ty, se do humbesh jo per gje. Qe te zbatosh keshillat e mia eshte e mundimshme (aq sa dhe une ndoshta nuk i zbatoj dot ashtu sic i kam parashtruar) por kane nje rezultat teper te kenaqshem. Keshtu mendoj une. Ti mund te kesh arritur shume gjera me martese por mesa shoh nuk ke arritur me te rendesishmen; lumturine. Kjo per mua eshte primare (megjithese eshte relative). Ti thua qe ndarja eshte gjeja me e thjeshte dhe me pas shkruan se ti ndjen per ate njeri. Te ndjesh per nje njeri nuk mendoj se eshte gjeja me e thjeshte ndarja prej tij. E di qe martesa nuk eshte gjithmon fushe me lule por respekti duhet te jet i pranishem kudo. Nese ti nuk gjen respektin e duhur tani, me vone harroje.
    Besoj se me kupton....

  7. #107
    Citim Postuar më parë nga imprint
    Nese ti nuk gjen respektin e duhur tani, me vone harroje.
    Shume bukur e ke permbledhur!

    p.s. Mbase e kane thene dhe te tjere, por - shpresa qe dikush do te ndryshoje eshte gjithmone e kote...sepse cdo njeri eshte ai/ajo qe eshte (ne thelb) - derisa vdes...E nese ke probleme me te tani probleme do kesh dhe me vone...vetem se me kalimin e kohes shume njerez ulen e i gelltisin keto gjera derisa me ne fund arrijne te bindin veten e t'i quajne dhe normale...

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Fillimi i zgjidhjes së problemit !

    Citim Postuar më parë nga lisa80
    imprint,

    te ndahesh eshte gjeja me e lehte qe mund te behet, per kete as nevojitet keshilla e as ndihma e dikujt, thjesht ndahesh,

    por mendoj qe problemet ne jete nuk zgjidhen me ikje. pastaj, une kisha dhe kam ndjenja per kete njeri prandaj edhe u martova me te, dhe nuk dua aq shpejt te heq dore sepse e kam dit qe martesa seshte gjithmone "fushe me lule" por per momentin po kaloj neper disa veshtiresi (dhe besoj qe sjam e vetmja qe i kaloj) dhe thjesht kisha nevoje te diskutoja keto gjera te cilat sic e kam then edhe me heret jane shume me te pergjithshme se sa proble personale te mijat.


    Pasta, sikur te gjithe te ecnim neper proceduren qe ti pershkruve me larte para se te martoheshim, jam me se e sigurt se mbi 90% e cifteve sdo martoheshin.

    edhe ma merr mendja qe ka njerez qe njiheshin edhe me pak dhe problemet nuk i kan aq te medhaja.

    jo qe une kam problem te madh por thjesht nuk po ecin disa gjera sic duhet dhe pak me shqetesojne, apo edhe frikesojne, ndoshta duhet vec ti jap kohe gjerave te bijn ne vendin e vet, nuk e di.

    oidel, jeten ne amerike se kam menduar ashtu sic thua ti, bright lights and limos, sepse kam qen ne amerike edhe 2 here te tjera dhe e kam pare realitetin amerikan para se te vija te jetoja ketu perfundimisht prandaj kjo nuk eshte shkak i zhgenjimit.

    Ja që më në fund arrita edhe te postimi yt i tretë por pasi që nuk kishin kaluar më shum se 8 ditë nga postimi i parë nuk prita që të gjej ndonjë ndryshim në jeten tënde. Mirëpo ajo çka më pëlqeu është kjo përgjigja yte të cilën e ndava në disa pjesë që të mund të dallohen përgjigjet dhe pikpamjet tua të cilat më pas do ti diskutojmë pak me mua dhe me tjerët të cilët të dhanë mendime nga më të ndryshmet ku me disa u pajtova më shum e me disa më pak apo fare!

    Mendoj se me këtë postimin e fundit ti faktikisht iu ke afruar shum zgjidhjes së problemit tënd sepse e ke identifikuar si duhet dhe ia ke dhënë edhe konturat e mundshme të zgjidhjes!

    Gjithashtu tani ke treguar edhe ma shum për vetvehten se cila je, e jo siç mendonin disa këtu që të kritikonin!

    Ti në fakt sipas mendimit tim me këto deklarimet më lart je pajtuar ta tejkalosh problemin duke kërkuar zgjidhjet e mundshme edhe duke sakrifikuar momentalisht një pjesë të dëshirave apo ndjenjave tua!

    Nga përvoja ime jo e vogël besoj se nëse vazhdon dhe investon edhe një kohë për të ardhmen e familjes sate do të ia arrish qëllimit!

    Kjo për shkak se ashtu sikurse ti edhe burri yt dhe familja e tij vetëm me kalimin e kohës, do të njiheni më mirë dhe kuptoheni drejt sikurse që na u desht neve që të kuptojmë më drejtë pas postimit të tretë!

    Është vërtetë se në çdo martesë ndodhin lloj lloj gabimesh bashkëshortore, moskuptime e çka jo tjetër porse nëse ke atë qëllim që ti përballosh ajo edhe do të ndodhë! Çdo investim me mend dhe në vend të duhur paguhet herëdo kurdo! Bile atëher kur të nevoitet më së shumti!

    P.S. Nga të njohurit, miqët dhe shokët e shoqet që janë të martuar dhe të pamartuar nuk kam hasur ende në ndonjërin që vërtetë është i bindur se është shum i lumtur! Secili ka sëpaku 1000 probleme rreth vedit!

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-02-2006
    Postime
    75
    o lisa po na shkruaj ndonje gje moj vajze. Si po te ecin punet? Cfare rruge zgjodhe per te kapercyer kete problem?etj

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    4
    imprint per momentin po mundohem qe mos ti marr prane zemres te gjitha gjerat dhe sic e kam thene edhe me lart po i jap kohe gjerave se ndoshta vijne ne vendin e vet se me zor s ecen asgje. dua te provoj te flas me burrin tim por pasi qe nga pervoja jam e sigurte qe cdo bisede e jona shkon ne konlifkt edhe per kete po mundohem ti le pak kohe sepse sjam ne gjendje te zihem. taktika e tij eshte "sulmi eshte mbrojtja me e mire " kur don te arsyetoj veten sepse po te pranoj gabimet tregohet "i dobet" para gruas. kjo eshte filozofia me te cilen edhe e ema e ka edukuar, rastesisht e kam degjuar ti thote dicka te ngjajshme njehere por nejse, dicka do te behet se sdo te shkoj keshtu gjithmone. ne te vertete jam pak konfuze dhe sdua gjaknxehte te veproj asgje.

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Lisa,

    duro 3 vjet sa te marresh pasaporten, pastaj shih e bej,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #112
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Lisa,

    duro 3 vjet sa te marresh pasaporten, pastaj shih e bej,
    dmth te jetoj per 3 vjet me ate vetem per interes. lisa te gjithe japin keshilla por askush nuk i di mendimet ose reagimet e te dyja paleve, prandaj mendou edhe vendos vet cfare eshte best per ty.
    I LOVE GOD

    j&g

  13. #113
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga lisa80
    E di qe e kam zgjatur shume dhe u kerkoj ndjese por kisha nevoje ti rrefehesha dikujt
    Ka nevoje vertet te rrefehet njeriu,sepse keshtu ne njefare menyre kuron shpirtin nga lodhja dhe hallet e brengat.
    Po hapi zemren dikujt,qe te ndjeje vertet hallin tend,njerzve qe i do dhe te duan.

    Nuk e ve ne dyshim se ne postimet e forumit munt te gjesh dy -tre mendime qe munt te ndihmojne,por pjesa tjeter jane postime paragjykuese,humor plazhi,qe me teper te ngaterrojne sesa te ndihmojne.

    Uroj dhe shpresoj te marresh vendimin dhe te besh zgjidhjen e duhur.

    PS Nese per arsye nga me te ndryshmet,kerkon ta mbash problemin tend larg faqeve te forumit,me baj te ditur dhe tema mbyllet,nese jo,atehere diskutim te mbare.................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Rakel
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    15
    Nuk dua te shprehem kaq eger por di te them qe bashkeshorti juaj se paska kaluar akoma Kompleksin e Edipit, qenka akoma ne fazen qe nuk u shkeputkerka nga hija e se emes, une nuk sygjeroj qe ai te lere prinderit ne rruge , por duhet te shikoj pak realitetin me thelle sepse te gjithe te tjeret po shfrytezojne bujarine dhe djersen e tij prandaj, perpiqu ti hapesh syte te shikoj realitetin me qarte dhe te mos e verbojne akoma perkedheljet ndoshta te tepruara te mamit, por ti jape rendesi me shume jetes se tij ne cift sepse me ty ai ka krijuar nje familje gjithashtu dhe per kete duhet te bej ceshte e mundur qe cdo gje te funksionoje sa me mire,sepse nese sot ju jeni vetem dy ne familjen tuaj te re, neser do te beheni 3 apo 4 dhe familja juaj do te marre permasa akoma me te medha, dhe ketu eshte ku duhet ti kushtoje me teper rendesi , dhe dicka tjeter eshte qe ti lisa duhet te perpiqesh vete te dalesh nga kjo situate ,ne rradhe te pare duke kerkuar cdo mundesi per te punuar , duhet te integrohesh diku dhe do shikosh qe cdo gje do te kete nje tjeter kuptim ne jeten tende, sepse sdo jesh me e varur nga xhepi i bashkeshortit tend,sdo degjosh ndoshta ndonjehere te thuhet se une pokujdesem per ty dhe per anen tende financiare dhe ti kerkon te me ndash nga familja apo ku di une gjera te ketij lloji qe degjohen shpesh te thuhen midis cifteve. Nejse te mos zgjatem me teper lisa je vetem ti ajo qe mund te dalesh nga kjo situate pa demtuar askend dhe pa prishur lidhjen tende me bashkeshortin, nese ti ndjen akoma qe e do ate.

    Me respekt rakel (psikologe NY)
    Sinqeriteti i dikujt vlen me shume se nje justifikim i rastit

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Jeta bashkeshortore, eshte sikur stinet e vitit.
    Ka dite ne dimer sa njeriu nuk mendon se do te hiqet ky gazep ngoj here.
    Mirepo gjerat e bejne te veten, arsyeja fillon duke u shfaqur, ashtu sikur rrezet e diellit, dhe gjerat bine ne binare.
    Pesonalisht , mendoje se djali qe e done Nenen e vete, nuk mund te jete i pa vlere.
    ================================================== ================================================== ================
    KOMBI KA NEVOJE PER FAMILJE TE SHENDOSHE.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  2. Problemet e urbanizmit në rajon!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 19:22
  3. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  4. Jeta dhe problemet e gruas shqiptare
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 05-11-2004, 06:01
  5. Problemet në rivierën e Himarës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •