...........................
...........................
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Postuar më parë nga PINK
burri i ksaj, unaware qe ajo qe ka hap temen esht e shoqja, do ket nxjerr nej pergjigje tip
"shiko lisa, e kuptoj situaten tende shume qarte dhe ndjej keqardhje te konsiderushme per ty megjithse un vete nuk jam gjendur asnjehere ne ket pozicion te mjerueshem. nqs do te veprosh si duhet me degjo mua: braktise ket raketik emocional dhe gjej dike qe arrin te te penetroje"
pastaj ka fut edhe nja 3-4 paragrafe tjera per te sqaru ket paragrafin e pare, pastaj edhe nja 5 paragrafe tjera per te sqaru 4 paragrafet e dyta pastaj ka hap i teme te romanca lidhur me ket problem. hajt robt n'grop ku ti kete ky personi imagjnar qe pershkruva
![]()
![]()
dhe AAO i mungon treshes (r2t, ryder, aao) e kjo teme kthehet ne nje nga few memorables ones.
p.s. aragornin e kam marre inat per sot vetem.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 20-07-2006 më 13:02
Ah, c'jeni juve per te ndihmuar njeri - tjetrin. Ka gjetur kishe te falet kjo e gjora.
Shko moj cupe te psikaiatristi dhe ti thote gjerat sagllam tjetri.
Ignore List: Den Bossi
Me vjen shume keq lisa, ky burri jot qe kur permende per parat dhe te tha se eshte nje ceshje midis mamas te tij dhe atij, tregon qe burri jot ka nje kondicion qe quhet "mamism", ne termat e psikologjis burri jot eshte rritur ta doje maman kaq shume sa cti thot ajo do ta zbatoj, do bej gjithecka per te, gjithcka ta kenaqi. Profesori na paralajmeroj ne klas per keta tipa. Nejse burri po te merr per "granted" mos te me bente burri im nje dhurat per ditelindjen pfff do ta rrjepja te gjalle (excuse my barbarian nature). Me vertet po tregon aspak vlersim per ty, dhe ke shume te drejte te merzitesh. Beja te qart burrit si ndihesh dhe nese ai se can koken fare, sdi ca te them moj moter, mendohu mire per kete martes, do te jetosh me nje burre qe sta var fare dhe nuk te trajton sic duhet? Shume mire qe ndihmon familjen, por mos te te ndihmoj ty kjo tregon qe ti per te sje pjes i familjes se tij.
I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.
Amerikanja sme bani asnje postim pershtypje me shume se i joti, ne cilin
shekull jeton ti..?? Ne ate te qepes..?? lol.
Pink dakort me ty jam une...
Sa per ty Lisa nuk di ca te them vecse mos duro marrina te tilla, pasi ne jete
gjithkush mund te gjeje shpirtin binjak ti pershtatet ne ate menyre qe do vete.
Ai burri jot do ndonje nuse "katundare" qe eshte shtepiake dhe si ndihet
zani i gojes....Nje femer me shkolle qe do te krijoje jeten vetem me burrin
s'ka c'ben ne ate ambient.
Nuk mund te konceptoj nje burre te tille, qe perendon nga e ema...uh qyqa.
Nanen e vet gjithkush e don, po me avash i fije se jeta lidhet me gruan
e jo me nenen e vellane. Patjeter ti do jesh e varun dhe nga burri me te fale
ndonje 5$ e cila kjo eshte shume qesharake.
Kerko pune vete mos prit hajer nga ai burre, pasi ai aty te don ne shpi me
la me shpla dhe me ja puthe doren nanes mundesisht cdo mengjes.
Hap syte vajze e dashtun se jeta seshte nje dite e dy...dhe skalohet gjithmone
me strese dhe pakenaqsi martesore.
Lum si ato cifte qe krijojne jeten vetem, pa pengesa neper kembe...e lum une
qe jam nje nder to..![]()
i gjo skuptoj une ke i kjo lisa. ajo thot un spunoj po du me manaxhu paret e burrit.
manaxho paret e tuja zemra kur ti nxjerish
masanej n'amerik familjet shqiptare jetoj bashk.
si thu ti me m'ardh mu prindit prej shqipnije ku do ti coj un shpi me qira. nga do i gjenj ata paret. do shkojn me punu pleqt. cja fusni kot. shikjoni realitetin
le qe ata zvijn i here po ja erdhen ene un martohem me mu do jetojn mase do i boj i shtese shpis qi kom ene ti kem ngjit se bashk me mu e grun srri mama jeme se o rob i prap.
shqipni jon kushtet ma ideale per me jetu cifti vetem ene pleqt vetem. se shpin e kon jane nvendin e tyne din gjuhen kan miq e farefis. po ktu me qen vetem zene se jon n'internim
se harrova ai burri lizes o ca teveqel per at pun dhurate. dhuratat jon gjoja e domosdoshme per i femen.
Ndryshuar për herë të fundit nga TikTak : 20-07-2006 më 14:47
no glove no love
Tik Tako mamin ne qoshe te vendit, se me ka shpetu 3 muajte pare jane me te veshtiret me rrite femi, e une si kam kasavet si mi kryen ajo te gjitha.
Dhe vjehrra po te kishte kene do kishte pase vend ne qoshe te vendit se shyqyr zotit e kam te mire dhe s'perzihet per asgja. Une ju kam thane tashi qe do bajme bashkimin familjar me zi c'pres te vine e te rrine ca muaj si vjehrrite si babi im...Kur jane te mire dhe i ke per pak muaj ju rrin si dojne ato.
Po kur vjen puna qe perzihen dhe ta bajne jeten e merzitshme atehere
punet ndryshojne.
KunatePostuar më parë nga shkodrane82
, me fal qe te nderpres hovin e muhabetin tand-po desha te ju pyes
cfare ju beri pershtypje ne shkrimin tim(faqe n1)?!
Nese do te ndihmosh dike qe kerkon ndihme, dhe vertet ka nevoje per nje fjale
te mire ne ato caste,-beje me gjithe shpirt!Mos anashkalo e mos fantazo!Kurre mos prit me thike, pasi vete jeta do durim!Askush s`ja kalon martesen fushe me trendafila pa gjemba,-vetem ajo femer qe genjen vetveten.Ne realitetin e Gruas futet dhe Lisa.
Ajo sic e shikon dhe nga pseudonimi eshte ditelindja 1980.Dmth, eshte femer e pjekur, 26 vjecare dhe jo pa pervoje jetese familjare.
Por ka rene ne hall momental,-si cdo njeri qe ka momentet e pakenaqesise
se tij(saj) ne jete.
Sa per dijenine tende une jetoj me vjehrrerit e mi:Shkodrane biles dhe ma mire sesa i njeh ti fanatizmat e shkodraneve te moshuar, sma do mendja t`i njoh une,
dhe kam gjetur nje gjuhe aq te embel sa sikur te isha vajza e tyre sdo me respektonin, nderonin apo ndihmonin kaq shume.Pra,e dashur kunata shkodrane-82,je ti ajo qe po jep nje mendim te gabuar Lisas.
Per tu ndare ndahesh rehat, halli eshte si te shpetosh martesen -ku per fat te keq eshte dikush tjeter ne mes, qe nuk lejon ciftin t`i gezohet nuses se tij!
Cdo NENE ne boten nejrezore, behet xheloze kur marton te birtin e saj.Arsyen s`e di askush,
por te gjitha NENAT e pranojne!
Sot asnje femer nuk eshte katundare.Biles ato katundaret jane ato qe arrijne te hedhin bishtat perpjete dhe te prishin nje lidhje martesore-se u hypen vetja ne qejf,
apo zene ndonje dashnor qe u ben qejfin dhe zihen me burre.
Ne kete bote dhe ne kete shekull jetoj dhe une e dashur Shkodrane82.
Lisan e keshillova sikur ta kisha moter,-sepse e mora shume seriozisht problemin e saj.
Mundesisht po ta kisha afer dhe mund ta ndihmoja me shume.Por kurre s`do e shtyja te prishte kuroren e saj.
Une me 16 vjet shkolle isha kur erdha ne usa.Dhe biles shkaktar ka qene vjeherri im
qe une te mbroj diplomen time ketu ku jetojme.Me sakrifice arrihet gjtihcka.
Mos kujto se eshte e lehte te jesh Grua,Nuse shtepie,Nene dhe Studente!
Por kur vullneti eshte per mbare,mbare do te te dali gjithmone.
Serish do i sugjeroja nje mendim teper miredashes Lisas,"Mundohu te behesh shoqe me tet vjehrre!"Perdor gjuhen e miresise, sepse do ja arrish te kesh dhe burrin per vete.
Zere se po jeton ne nje jete , ku te duhet te aktivizohesh te luash rolin e aktores pa pagese!
Beje per dashurine tende dhe te burrit tend qe e ke pritur tre vite derisa je kurorezuar me te.
Dhe mos u ver veshin ketyre femrave qe te thojne"Une nje sekond sdo kisha ndenjur me ate lloj burri!Apo asnje sekonde nuk do rrija me vjerren apo kunatin!"
keto lloj femrash qe flasin keshtu-jane me keq sesa ty-por hiqen sikur jane heroina te meshkujve.
Lehtesim mendimesh ju uroj.Kisses.
-Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!
flm qe u pergjegjet kaq shume, flm edhe atyre qe me gjykojne mua. ne fakt serdha ketu te gjej zgjidhjen por vetem nje shoqeri e cila do te me jepte mendimet e eveta dhe ne nje ane do te me ndihmonte ti kaloj mentalisht pak keto strese. me kete une skam bere dicka private publike sic e tha njeri ketu sepse kjo eshte pjesa e jetes qe e kalojne nje numer i madh i femrave, pra eshte dicka me e pergjithshme se jeta ime personale, une jam vetem nje shembull nga shume te tille. te lexosh mendime te ndryshme thjesht te cliron pak nga ankthi qe e mban njeriu vec ne vete sepse jam e vetdijshme se nuk ekziston nje formule fikse per cfardo problemi jetesor. e di qe njeriu duhet te gjej zgjidhjen vet por ne martese kjo nuk ec po sjane dy veta qe punojne per ate zgjidhje. ne fakt ajo cka mendoj une qe eshte thelbi kryesor i ketij problemi eshte pikerishte ajo qe permendi njeri nga ju me larte: ndikimi i te tjereve ne jeten tone si cift, pavaresia e jetes se dy vetave ne martese nga te tjeret per ti dhene mundesi krijimit te nje familje te re. nuk jam martuar me njeri qe nuk e njihja sic than disa, as qe ma kishte prezantuar dikush tjeter, jam martuar me njeriun i cili kur ishte vetem per vetem me mua ishte ai qe eshte ne te vertete, ndersa i rrethuar nga antaret etjere te familjes eshte ai qe nje mentalitet shqiptar e i familjes se tij deshiron te jete, eshte "burr" e burri ndjenjat i mban ne vete se per ndryshe " e mori gruaja perpara ne dore te vet". e di qe hapi i pare drejt permirsimit do te ishte jetesa ne vete dhe clirimi i burrit tim nga roli i heroit per familjen e tij, por si duket ai kete se ka akoma te qarte dhe eshte e pamundur te diskotohet me te nje gje e tille sepse une behem personazhi negativ dhe te gjitha frustacionet qe ka shperthejne mbi mua. thjeshte ai nuk eshte i gatshem ti leje ata sepse i duket sikur i tradheton. dikush permendi qe s lehen prinderit ne rruge te madhe, ata sjane ne rruge te madhe dhe sjane pa te ardhura financiare (edhe pse pak me te vogla se im shoq) por thjeshte u bie per shtati nje jete e tille dhe nuk e shohin qe pavetdijshem po na shkatrrojne ne. si prinder ata duhet ta kene te qarte vete se femija ka jeten e vet dhe duhet ta shtyjne perpara e jo ti shkaktojne presion
Krijoni Kontakt