Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    4

    Problemet e jetës bashkëshortore

    Nuk e di a eshte ketu vendi ta postoj kete teme por po me duket vetja qe jam bere per psikolog edhe une. Ka disa muaj qe jam martuar me njeriun e zemres me te cilin kisha nje lidhje 3 vjecare para se te martohem me te edhe pse ne distance me tepers sepse ai jetonte ne SHBA kurse une andej nga ne.Takoheshim 3-4 here ne vit gjate pushimeve apo festave dhe ia kalonim mjfat mire.ndersa degjoheshim rregullisht kur ishim larg bile edhe nga 3-4 here ne dite.Asnjeher sjemi zene per asgje sa qe edhe vet cuditeshim se si kuptohemi aq mire.Ne dhjetor te vitit te kaluar une erdha ne SHBa dhe u martuam. Me ardhjen time cdo gje ndryshoi. Ne vendlindje kisha punen e mire,arsimim te larte dhe cdo gje qe i nevojitet njeriut te jetoje. Por, per njeriun e zemres braktisa te gjitha dhe erdha ketu. dhe nuk isha e penduar fare pasi qe me te dashurin tim(eshte nga i njejti qytet qe jam une) i kishim diskutuar mundesite qe kisha ne SHBA para se te vija ketu dhe cdo gje dukej e realizueshme.Por gjerat moren kahje tjeter. Ne fillim isha "nuse" , per 1-2 muaj e luajta kete rol me sukses. S'doja te lija pershtypjen e nje mendjemadheje te lazdruar qe as zakonet si perfill aspak e eshte rritur ne atdhe. bile as ne "honey moon" skishim shkuar se dasma e shpenzimet tjera kan qene "te medhaja" e "lejme per me vone". Pastaj erdhi Viti i Ri. Burri ims'organizoi te festonim askund sepse kishte te ftuar "dajallaret e xhaxhallaret" e ishte festa e pare me nuse ne shtepi. ok- thash por smendova per te 3 netet e festes. E perpiva edhe kete. Pastaj erdhi ditlindja e tij. Kete here dolem ne darke (familja i kish shkuar jasht qyteti per nje jave) dhe ia kaluam mjaft mire, bile tere javen ishte shume me i sjellshem edhe me i dashur, ishte ai qe njihja ne fillim. Shume shpejt erdh edhe ditlindja ime. Kete here ishin te gjith ne shtepi (e keni kuptuar qe jetojm bashk me familjen e ti) bile edhe nje teze e tij qe kish ardh e vizite per disa dite. Kete here skishte "feste" per mua. Shkaku: tezen e kemi mysafire ne shtepi dhe ska kuptim! Ditelindja ime e para qe isha me burr kaloi me nje "urime ditelindjen", pa feste, pa darke, pa dhurate (sepse skish gjetur cka kishte dashur te me blinte, ne amerike te mos gjesh asgje- apsurde apo jo?)... Ok, nuk jam materialiste aspak por se paku nje kartoline te kendeshme mund ta gjente, pak kujdes gjithkuj do ti pelqente. ( une bile e papune dhe ia bera hallin t'ia blija dhuraten per ditelindjen e tij). Pastaj qe nga fillim neper shtepi gjeja foto e dhurata qe i kishin mbetur nga ish te dashurat. Ti largonte ato gjera ka qene gjeja e vetme qe i kam kerkuar para se te martoheshim. Jo qe jam xheloze por doja te kishim nje fillim te paster pa mbeturina neper kembe nga e kaluara. Me kishte premtuar qe sdo te gjeja befasira te tilla se me te kaluaren e ka te mbyllur ne cdo aspekt dhe per respekt ndaj meje do ta bente kete. Tani mua me shume me vriste fakti qe ai se mban premtimin se sa ato gjera qe shihja. Doja vetem pak respekt. Ne vend qe te bertisja une, bertiste ai qe une i zmadhoj gjerat, une kerkoj te grindem, une kam probleme me veten etj etj.Nje nga keto zenka beri qe edhe Shen Valentinin ta kalonim "te heshtur".
    Ok, kaluan keto.Une deshiroja ta organizoj jeten se ishin bere 4 muaj qe isha shendrruar ne nje shtepiake te vertete. Doja te gjeja nje pune. Burri me bisede e perkrahe kete dhe me premtoi qe do te me ndihmoje, por ajo pune per mua askund spo dilte bile ka 3 muaj qe "kerkimet vazhdojne" por asgje, dhe pergjigjja e burrit tim eshte se une jam e padurueshme ai mundohet te gjeje dicka te mire per mua bla bla bla.... Nderkohe burri im i ben parate me familjen edhe pse ai eshte i vetmi qe paguan cdo gje. Kur une dua te di se si i menaxhon parate ( si cdo grua) por ma asnje qellim te keq, ai thote qe eshte pune per te dhe nenen e tij sepse me te ka arritur te gjitha cka ka. vellau i tij nuk punon sepse eshte i "semure" (ne fakt une nuk e vereje kete) por per te dal cdo dite dhe per te ber xhiro me makinen e burrit tim nuk eshte i semure, bile edhe per "gasin" paguan burri im edhe pse kete nuk ma pranon por e kam zbuluar vvet.Kur kam provuar te flas me burrin qe keshtu seshte ne rregull, duhet te fillojme te mendojme te krijojme familjen toneprandaj le te punojme ne ate drejtim se bashku, ai me ka akuzuar qe dua ta ndaj nga familja e tij, dua te prish harmonine familjare, jam xheloze etj etj. Perrfundimi: une jam gabim dhe egoiste. Ne fakt une e di vlerene familjespor me sa shoh une burri im eshte viktime e familjes se tij dhe kete se verene aspak apo e veren dhe sdon ta pranoj edhe pse te gjithe jetojne ne kurriz te tij. Derisa ata jan te kenaqur , une duhet te duroj "shperthimet" e burrit tim nga presion i madh qe i ka te gjitha mbi koke i vetem.
    E di qe e kam zgjatur shume dhe u kerkoj ndjese por kisha nevoje ti rrefehesha dikujt dhe te ppyes dikend a nuk kuptoj une martesen, jetoj une ne endrra dhe i egzagjeroj gjerat, apo me te drejte merakosem qe martesa jone po shkon ne drejtim te gabuar? Ju lutem me jepni mendimet e juaja cfare qendrimi duhet te marr une ne kete lidhje qe ti permirsoj gjerat, cfare mund te beje une?
    Ju faleminderit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga lisa80 : 19-07-2006 më 23:05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ke ber gabim te madh qe je martuar me nje person qe se njifje! Nuk njifet njeriu duke e par 3-4 here ne vit dhe duke fol ne tel!!! Njeriu njifet mbasi te fejohesh dhe te jetosh me te para se te martohesh per nje koh. Ky tip qenka shume i papjekur dhe ne as nje menyr gati per te krijuar familje! Se kuptoj une ca beni ju cupat shqiptare, sikur ju iken vitet dhe do ngeleni pa martuar!!!Mos eshte tip qe del naten me shoqerin ai? Se kshu kemi nje shqiptar ktu qe e ka nusen yll bote dhe e mban te mbyllur ne shpi nderkoh qe ai del dhe ben qejf me "shoqerin"
    Ai tip qe le "kujtimet" e te dashurave neper sirtare dhe qe nuk te blen sikur dhe nje kartolin per ditelindjen te vej te gjej ndo nje zezake te martohet.
    Sdi ca te them yllo se je ne situat te veshtire, por bej dicka para se te jet von. Mos mendo se ndarja nga ai person do jet fundi i botes sepse je vajz e re dhe te takon ta jetosh jeten ndryshe. Ai mesa shikoj jo vetem nuk te respekton, por dhe nuk te do ashtu sic duhet te doj.


    Te urroj shume fat dhe te gjesh zgjidhjen e sakt.

  3. #3
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Nje njeri qe i manaxhon parate me mamane dhe nuk e perfshine gruan ne vendimet e familjes nuk eshte per bashkeshort. Nga historia jote, ka disa pika qe nuk jane shenja te mira:

    1. Duke braktisur cdo gje tenden dhe duke lene prapa familjen/shoqerine je komplet e varur nga ai dhe kjo gje eshte minus i madh per ty.

    2. Perpara se te besh sakrifica te tjera me te medha (edhe gabime te renda, si psh. te besh femije ne nje situate te tille), mendo mire sesi do ta kalosh te ardhmen me nje njeri qe nuk te respekton dhe kujton se te ka prone te tijen.

    3. Burri jot nuk eshte i vetedijshem per veshtiresite qe po has ti ne nje vend te ri, ambient te huaj, dhe me nje rol te padenje ne shtepine tende (si nuk u festoka ditelindja se paska ardhur tezja per vizite?). Thjesht ai nuk perpiqet fare qe te te beje te ndihesh speciale, nuk te ofron nje abient te ngrohte dhe mbeshtje per tu ambientuar aty.

    Je ne situate te veshtire, dhe situatat e veshtira kerkojne zgjidhje te kostueshme.

    Nuk e di nqs. ke mbeshtetje morale/financiare nga familja jote ne shqiperi dhe sa ne dijeni jane ata per kete situate. Megjithate, perpara se te pranosh rolin e imponuar nga burri/familja e tij si xheloze, egoste etc...bisedo me burrin tend. Nqs. ai nuk e mer mundimin te te degjoje dhe te mendoje per ato qe po thua, as do ta mare ndonjehere ate mundim.

    Je vajze e re (permende me lart edhe me shkolle). Duhet te zgjedhesh: do te jesh e vrare shpirterisht, e poshteruar dhe e mosrespektuar apo JO.
    Nqs. ndihesh kaq e palumtur ne muajt e pare te marteses, atere vaj medet kur te mbaroje Mjalti...

    Zgjidhja eshte e jotja.
    When in Doubt, Act Stupid!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Personalisht,mendoj qe ju keni bere nje hap drejt marteses!!Tani duhet te fokusoheni ne profesionin qe keni dhe te beni perpjekje te hyni ne ate profesion,apo te studioni ose te punoni diku!!!Me tet shoq duhet te jesh diplomate!!!Te gjithe familjet Shqipetare qe jetojne ne Usa jane shume fanatike per anetaret e familjes!!!Duhet te jesh me tolerante dhe tu kalosh problemeve anash...Ne situaten tende kam qene dhe vete per ca kohe!!Kjo eshte strategjia ime personale...Me beso qe do ja arrish qellimit!!Te uroj sukses dhe shpresoj te me kontaktosh nese deshiron!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  5. #5
    Lisa80 me fal qe po te konfirmoj qe gjendja jote nuk eshte e mire...
    Por do te te keshilloja pjekuri qe ketej e tutje. Nuk po merrem me arsyet qe te sollen ne kete gjendje, ato pak rendesi kane tani
    Ate qe kam te paqarte eshte niveli i bashkshortit tend, dmth a eshte me diplome pra a e kupton boshllekun tend profesional?????
    E fillova me kete sepse rehabilitimi yt profesional (nje pune e pershtatshme nenkuptoj jo domosdo ne profesionin tend) eshte hapi i pare qe ti duhet te besh, sepse :
    e para do fitosh pavarsine ekonomike aq te rendesishme per te gjithe
    e dyta do mbushesh kohen me dicka me te rendesishme se te qenurit "nuse"
    e treta normalisht do lodhesh nga puna e nuk do kesh kohe e nerva te "vesh re" hollesira te panevojshme qe ty te nervozojne...

    Vec kesaj pasi ti te kesh punen tende dmth gjendja juaj ekonomike te mund te perballoj shpenzimet, do te te keshilloja te diskutoje (ne gjuhen qe atij i pelqen) mundesine e marrjes se nje apartamenti me vete dmth ti e yt shoq
    E nqse e arrin kete, dmth te jetoni vetem, qe andej e tutje do shohesh se kush eshte ai te cilit mendon se i ke perkushtuar veten e jeten tende, pa u nxituar te nxjeresh perfundime ...
    Ama nqse ai per asnje arsye nuk pranon te shkeputet nga jeta e deritanishme, dmth nqse nuk pranon te jetoni me vete me fal qe po ta them cope po nuk eshte per ty e do te duhet te shqyrtosh mundesi te tjera zgjidhjeje....
    Ajo qe te them me bindje eshte qe ne asnje menyre mos mendo per femije...
    Ekziston mentaliteti shqiptar (te cilit ti me sa duket i perket plotesisht, pa dashur te te lendoj ) qe femija te lidh ose te pjek
    Mos tento ne asnje menyre, e as mos e lejo tet shoq te te"lidhi" me nje femije, do ishte gabim fatal, shpresoj te mos me keqkuptosh.
    Nuk po merrem me hollesirat qe pershkruan me lart ato thjeshte tregojne qe je goce qe i pelqen te jetoj moralshem e sa me kendshem jeten e vete duke treguar vlerat e tua si femer inteligjente e ardhur nga nje shoqeri pak tradicionale, e me mentalitet te gabuar.
    Eshte fakt qe ne femrat shqiptare jemi me te emancipuara ose me sakte me te evoluara se meshkujte shqiptare te cilet jane emancipuar ne dukje e kjo ndoshta te ka bere te mendoje qe ishte i pershtatshem per bashkshort, por jame 10vjet e ikur nga Shqiperia , me beso nuk kam njohur asnje shqiptar te jete emancipuar ne mardheniet familjare, me sa duket fakti qe jane ritur me mentalitet patriarkal, nuk evoloka kaq kollaj, plus qe mesa e pershkruan eshte edhe pak "djale mamaje"
    Shpresoj qe te ndihmova sado pak te shohesh gjendjen tende me paster!
    Pac fat!

  6. #6
    GONE Maska e Reaa
    Anëtarësuar
    27-06-2006
    Vendndodhja
    Error
    Postime
    293
    Lisa,

    Kjo historia juaj nuk eshte ndonje gje e re dhe aq tragjike, mendoj se 80% te martesave shqipetare jane te tilla dhe se burrat shqiptar jane te ralle qe nderojne dhe respektojne nuset e veta ashtu sic duam ne, sidomos ne vitin e pare te marteses duan te bejne me dije qe ti me je prone e tij dhe duhet bindur ligjeve te tij dhe familjes. Por une mendoj qe nuk duhet te besh hap te gabuar, perderisa ti ke bere gjithe ate sakrifice ke lene jeten tende prapa per ATE, kjo sakrifice behet vetem ne emer DASHURISE, dhe dashuria do t'ju ndihmoje ti kaloni te gjitha veshtiresite. Nuk jam ndonje psikologe por do tju kisha ndihmuar nese te pakten THINK TWICE before taking any dicisions!!!
    Per te ndertuar duhet kohe por per te renuar duhen vetem disa caste..........
    Por Lisa nese kjo situate juaja nuk do te ndryshoje atehere vertet duhet te besh dicka, sepse nuk ia vlen te behesh Viktime !

    Uroj qe dashuria te te shperbleje........

    dhe shpresoj qe tju kemi ndihmuar a little bit

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Gjeja e pare qe duhet ti kerkosh burrit eshte jetesa me vete. Pa familjen e tij. Ne shumicen e rasteve ky eshte problemi kryesor ne martesat shqiptare, ndikimi i familjes. Nese ti e arrin kete gje dhe besoj shumica e atyre problemeve qe ti ke permendur me lart do te evitohen.

    Nese ai nuk pranon dhe ve para teje , familjen e tij dhe atehere veshtire do e kesh. Kembengul tani qe eshte fillimi dhe nuk ke akoma femije me te.
    Dhe me kryesorja punen gjeje vete , mos prit te ta gjej ai... po pate punen n'xhep e ke dhe syrin e hapur per cdo gje. Nuk je e varur te ai , ne cdo kohe , moment je e zonja e vetes ... besoj se me kupton cka dua te them.

    ps: Keto lloj problemesh fanatike me burrat shqipo te turning off ... uff larg ketyre gjerave.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Fjalia e pare e Pinkut eshte ajo qe do te thoja dhe une.
    E vetmja zgjidhje. Me familjen nuk jetohet.
    Edhe per punen, ashtu beje.
    Gjeje vete dhe puno.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga lisa80
    Pastaj qe nga fillim neper shtepi gjeja foto e dhurata qe i kishin mbetur nga ish te dashurat. Ti largonte ato gjera ka qene gjeja e vetme qe i kam kerkuar para se te martoheshim. Jo qe jam xheloze por doja te kishim nje fillim te paster pa mbeturina neper kembe nga e kaluara.


    Ti e dashuron akoma kete buRe, ky qe njofe tani jo ai per te cilin ke enderruar 3 vite tera?

    O Lisa mi zemer, ai trapi qe ke ti ne shtepi s'do grua (dhe by grua I mean shoqe, te dashur, confidante), por nuse per shtepi. Me boten eshte ne rregull qe o i martum, me nenen po ne rregull se i gjeti nje budallaqe t'i beje hysmet, edhe seksin e merr kur do. Une e kam thene gjithmone qe familjet shqiptare i vene flaken lumturise se nje cifti. Ndaj secili ne punen e vete, e i shef njehere ne vit per festa sic bejne dhe Amerikanet. Te na rroje Amerika qe na ka bere te mos e cajme per asnjeri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 20-07-2006 më 09:05

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    HI Lisa,
    me vjen keq ne fillim qe ndodhesh ne nje situate te tille. U be, c'u be, tani "make the best of it". Thua qe je me edukim: bej nje perpjekje te te njihet arsimi ketu (duke ditur dhe gjuhen kuptohet), dhe gjej nje pune qe te pakten te kesh independence financiare. Kur te kesh kete independence filloi beji muhabetet me burrin per ceshtjen e familjes dhe te sjelljes se tij. Mire te kane thene: ai paska dashur nuse, jo bashkeshorte, keshtu qe tani do te varet vetem nga ty ta ngresh veten ne statusin e dyte. Jepi ca kohe se nuk eshte se te gjithe kemi eksperienca ne keto punet e marteses (it's a learning process), po ki kujdes qe te te degjohet zeri, thuaja gjerat qe te preokupojne dhe beji vendin vetes. Jepi ca kohe dhe pastaj shikoji punet prape. Po nuk paten ndryshuar, me vjen keq te te them po............. sorry.
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  2. Problemet e urbanizmit në rajon!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 19:22
  3. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  4. Jeta dhe problemet e gruas shqiptare
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 05-11-2004, 06:01
  5. Problemet në rivierën e Himarës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •