Dhe kjo date 10-2009-e "Muajit Mars" ce solli ne familjen time te papritura lote,Sot po sjelle gezime plot...Thon se cdo here vjen dielli pas shiut....Faleminderit Zot!!!
Hajla!
Dhe kjo date 10-2009-e "Muajit Mars" ce solli ne familjen time te papritura lote,Sot po sjelle gezime plot...Thon se cdo here vjen dielli pas shiut....Faleminderit Zot!!!
Hajla!
Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII
Urime hajla per gezimet qe date 10 ka sjell ne famijen tuaj. Fat dhe miresi per ju te gjithe...
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
PORTRETI NĖ RĖRĖ
Po mundohem tė shkruaj, por kujtesa gjithnjė po mė shpie nė pjesėn qė pėrnjimend kam dashur ta harroj.
Hapėsira nė tė cilėn po shkruaj m' i ngjan shkretėtirės. Kujtesa mė e fortė se harresa po e vizaton portretin tėnd nė rėrė. Por unė s' e duroj dot flakėn e mallit, ndaj po e fshij. Portretin e mallit tim nuk dua t' ua tregoj as juve... Ai ėshtė sall imi, anise e kam lutur harrimin ta mbulojė me rėrėn e tij. Ka momente kur nuk e duroj dot. Futet nė mua si ajėr, frymė, ėndėrr, si ethe...
Po mundohem, aq shumė po mundohem tė shkruaj diē tjetėr, por kujtesa po mė shpie nė atė pjesėn qė gjithnjė kam dashur ta harroj.
Ē' po them edhe unė?!
A e harron kujtesa dashurinė ndonjėherė!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 11-09-2009 mė 14:43
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
Kjo jete ndonjehere me duket enderr. Ndoshta e vras trurin kot, sepse jeta duhet jetuar ashtu sic eshte por kur mundohem te gjej me mend se cila eshte arsyeja e jetes njeriut, dhe nuk gjej asnje arsye, me ftohet zemra dhe me behet akull. Shume gjera te duken te kota, te pavlera, behesh apatik. Imagjino te luftosh nje jete te tere dhe ne fund te zhdukesh ne terr te zi, pa e kuptuar arsyen e jetes. Cdo gje ne natyre duket qe e ka nje arsye egzistence, psh syu per te shikuar, veshi per te degjuar, dielli, hena etj ndersa arsyeja e egzistences se qenies njerezore eshte e padeshifrueshme.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
HIQI
Gjatė gjithė ditėskam menduar pėr hiqin As vetė nuk e di pse! Nė dhomė, i rrethuar me sendet, i lodhur nga vėshtirsitė, tentativa pėr tė yshtur kujtesėn, sikur i isha dorėzuar atij shikimit tė gjatė dhe tejet depėrtues tė djallit, dhe po mendoja pėr hiqin
Mė vinte gjithēkaje t' i them pirdhu. A e dini pse?! Sepse nė fund gjithnjė fiton hiqi Ne, na duken se janė disa gjėra tė pėrjetshme. Na duket njė majė bjeshke, pėr shkak tė sė madhėrishmės qė gjendet brenda tij, se ėshtė e pėrjetshme. Na duket njė shkėmb i pėrjetshėm pėr shkak tė pėrmasave tė tij. Por ai nuk ka qenė aty pėrherė dhe nuk do tė jetė aty pėrherė...
Ideja se gjithnjė fiton hiqi, gjatė gjithė natės sė mbrėmbshme dhe ditės sė sotme mė ka tmerruar. Pėrse hiqi tė jetė aq i pushtetshėm, sa brenda pafundėsisė sė kohės gjithēka t' i dorėzohet atij.
Ndaj nėn presionin e kėtyre mendimeve qė mė vinin si rrebeshe resh, dhoma, sendet nė dhomė, lokali ku piva kafenė pasdite dhe madje edhe vetė vetja ime, mė janė dukur si njė iluzion, si njė mashtrim optik, si njė pamje e ėndėrrt qė brenda ēastit mund tė shpėrbėhet.
Mė ka munduar fakti se nuk ka gjėra, sende, frymorė... tė pavdekshėm. Gjithēka nė fund i dorėzohet hiqit. Dhe, "diēka duhet tė ketė filluar nga hiqi" do tė thoshte shkrimtari, teologu dhe filozofi i madh Jostein G. E qartė. Por pse, miljona herė pse, pėrsėri gjithēka t' i dorėzohet hiqit Dhe kėshtu mė ka lindur pyetja qė mė mundon edhe derisa po shkruaj A s' ėshtė ekzistenca sall njė ēast brenda pafundėsisė sė kohės?!
Gjithēka mė bėhet si njė ėndėrr, iluzion, mashtrim optik...
Por, megjithatė, nuk mund ta mohoj faktin se religjionet kan gjetur diēka qė s' vdes: shpirtin...
Pse, nuk ėshtė edhe ky iluzion, ka pyetur diēka brenda meje pasi qė e kam shkruar kėtė fjali.
Por iluzionet nuk mund tė munden ndryshe, veēse me iluzion mė tė fortė se tė gjitha iluzionet, duke e bėrė tė padukshmen tė pėrjetshme, shpirtin pra.
Hiqi nuk mund tė jetė kaq hijerėndė, kaq i fortė, kaq i pushtetshėm, kaq diktator, por ne, njerėzit, e shfrytėzojmė trurin vetėm 4-5 pėrqind.
Zgjidhje do tė ishte pėrjetėsia e jo fitorja e hiqit...
Kushedi, ndoshta Zoti tallet me ne, me ne qė s' po dijmė t' i shfrytėzojmė kapacitetet e trurit tonė mė shumė, tė atij truri qė mbase, pasi ta shfrytėzojmė deri nė maksimum, gjė qė s' kemi arritur ta bėjmė, mund tė zgjėrohet pafundėsisht, njėsoj si kozmosi.
Pra, a s' qenka kozmosi brenda nesh?! A nuk qenkemi ne, njerėzit pra, kozmosi vetė?!!!
Dhe, pse tė fitojė hiqikur kozmosi ėshtė brenda nesh...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 13-09-2009 mė 11:16
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
SYTĖ LEXOHEN SI LIBRAT...
Sot gjatė gjithė kohės kam menduar pėr sytė...
Mė ka shtyrė njė shikim i njė miku, qė ka qenė sall njė ēast vetėtime. Por, brenda atij ēasti janė mbledhur vetėtimat e tė gjithė qiejve. Ashtu siē janė mbledhur pėr njė ēast, janė zhdukur poashtu pėr njė ēast edhe mė tė shkurtėr mbase; dhe unė, nuk kam pasur kohė ta lexoj dhelpėrinė dhe zjarrin aq tinzar brenda tyre, qė natyrisht, kėtė fshehje, mund ta bėjnė vetėm sytė...
Ėshtė ēudi me sytė. Ata, lexohen njėsoj sikurse edhe librat. Veēse edhe tė gjithė librat ne nuk dijmė t'i lexojmė. Prej disave nuk kuptojmė gjė. Jo pse nuk janė tė mira, por ne as qė kemi hyrė brenda. Ne po sillemi jashtė, pa mundur tė hyjmė brenda, dhe po trillojmė pėr ato qė gjenden nė Kėshtjellė...
Njėsoj si ato librat e pėrroit tė ndėrdijes janė edhe sytė. Kanė tekst, nėntekst, kontekst. Librat e pėrroit tė ndėrdijes, kuptohen jo nga gjithkush. Edhe sytė, poashtu, thjeshtė, nuk kuptohen nga gjithkush. Ka ēaste kur ne mashtrohemi se e kemi kuptuar nėntekstin e syve. Por, e qartė: shpeshherė gabojmė. Me depėrtimin tonė nė shtresėn e parė tė mjegullės, ne kujtojmė se kemi kuptuar gjithēka. Por, e vėrteta mund tė jetė e fshehur pas shumė e shumė muresh tė mjegullės.
Sytė janė si poezia. Kanė tė shprehur polidimensional. Interpretimi i njė shikimi mund tė jetė i llojllojshėm. Nė gjithė kėtė llojllojshmėri mund tė mungojė vetėm e vėrteta.
Sytė janė tė thellė dhe tė pakuptueshėm si nata. Ata fshehin pamjet nė shtresat mė tė thella tė ndėrdijes. Por, sytė e kanė frikė maestron qė di t' i lexojė, hiq mė pak se djallin.
Pavetėdija jonė na tradhton ndonjėherė. Dhe ne, diēka qė nuk kemi dėshiruar ta themi kurrė, na shpėton. Por atė nuk e bėjnė asytė, por e bėn goja, natyrisht e urdhėruar nga pavetėdija. Pra nuk kemi mundur ta zhdukim...
Dihet se njeriu, edhe pėrkundėr dėshirės, pak tė vėrteta merr nė varr. Ai i thotė, nė rastet mė tė shpeshta, i thotė pėrmes syve, por thashė, sytė lexohen mė sė vėshtiri. Ata janė poetė tepėr modernė. Janė egoist dhe i fshehin gjėrat, njėsoj si poetėt e mėdhenj. Ta zėmė si Xhojsi e Kafka. E di se kėta janė prozator tė mėdhenj, por edhe proza ėshtė poezi. I gjithė arti i madh, i mirė ėshtė poezi.
Por, s' ka dyshim, e vėrteta absolute ėshtė se ata, lexuesit tė mirė, nuk mund t'i fshehin gjė.Pra, Atij, lexuesit tė mirė, ia tregojnė edhe ato pamje, ato gjėra qė edhe vetė i patėn harruar diku nė skutat e hedhurinave...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 24-09-2009 mė 17:54 Arsyeja: pėrmirėsimi i dy-tri fjalive
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
Disa miqve te pakte dhe deshperimit tend kendoji,sepse ti nuk je bere per kurora lavdie; Qofte e zeze hija jote, dhe aty qofsh e lumtur........
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
nje grua e bukur, do te tradhetoje;e shemtuar, nuk do te pelqeje;e varfer do te rrenoje ekonomikisht; e pasur do te te zoteroje....u pergjigj filozofi![]()
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Vjeshtė,
nė mbretėrinė tėnde prej shiu, mjegulle, stuhie dhe vaji tė gjitheve e vėshtroj pjesėn time tė qenies... Ajo dridhet, laget nė shi.
Sikur kanė njė marrėveshje. I pėshpėrisin nė vesh njėra- tjetrės. E, shiu derdh pikėllimin e qiejve mbi to...
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
Krijoni Kontakt