Kishin kohe qe s'me benin pershtypje disa skena.Me dukeshin fallco,hipokrite,pa sens,dhe frut i situatave.Degjova ne nje mbremje nje djale,ne nje lokal me muzike live,qe ju lut ti merte mikrofonin nga dora kengetarit per te thene dy fjale.Ishte tip i ndrojtur,shume i emocionuar,por dhe shume i vertete.Fliste me nje ton,qe sikur te kthente me kohen vite pas.
-"Dua te uroj per ditelindjen,te dashuren time.Para se te njihja ate,isha shume i dobet,shume i pasigurt ne vetvete,shume i trembur ndaj botes.Ajo me ndryshoi.Dhe dua ta falenderoj para te gjitheve."...zeri ne fund u be i prekur.E tha aq bukur,sa shihje ne syte e te gjitheve,nje deshire per te qare.E adhurova.Doja te isha si ai.Doja te kisha forcen e tij!
Krijoni Kontakt