NDERI NE PENEN E MARKESIT DHE LORKES - autore Aida Dizdari
(Vezhgim mbi veprat "Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar" - G.G.Marquez - dhe "Dasme gjaku"- F.G.Lorca)
Nderi si sens i thelle i koshiences ka qene pjese e pandare e jetes njerezore. Ai nuk lindi me njeriun, porse u shfaq shume shpejt pas krijimit te tij gjate zhvillimit shpirteror dhe intelektual tij, si nje nga elementet baze te rregullimit te maredhenieve te ndersjella njepaleshe e shume paleshe. Si nje faktor i rendesishem qe ka ndikuar lumenjte e jeteve qe nga burimi e deri ne derdhje, eshte shprehur edhe ne shume ane te veprimtarise njerezore. Duke qene i tille ai ka zene nje vend te rendesishem edhe ne letersi duke filluar nga gojedhenat e legjendat e folkut deri tek veprat e te medhenjeve te kesaj dege te artit, duke frymezuar kryevepra. Per vete rolin e rendesishem qe ka patur ne jeten njerezore, si nje nga motivuesit, levizesit e saj, ai ka zene vend edhe ne veprat e dy gjigandeve te letersise latino - amerikane dhe asaj boterore ne pergjithesi, Gabriel Garsia Markes dhe Federiko Garsia Lorka, respektivisht, « Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar » dhe « Dasme gjaku ». Ne realitetin e Lorkes dhe te Markesit nderi shikohet dhe perceptohet me te njejten force shkaterruese, si ligjvenes i padukshem qe percakton rregullat e jeteses ne boten latino – amerikane. Ai eshte nje nga boshtet kontrolluese qe ndihmon ne fillimin e konfliktit, e ndez ate ashtu sic edhe percakton menyren e shplekjes se rrethanave duke dhene dhe zgjidhjen. Ne te dyja veprat qe po marr nen shqyrtim, nderi shfaqet ne disa forma, te cilat te cojne ne te njejtin konkluzion dhe qe e japin qarte se ku qendron pergjigja e enigmes sone : « Cfare eshte nderi ne penen e Lorkes dhe te Markesit ? »
Eshte i ashtuquajturi nder ai qe e detyron pasunarin Bajardo San Roman te ktheje perseri ne gjirin e familjes bukuroshen Anhela Vikario, gruan e tij, qe naten e pare te marteses. Eshte nderi i motres ai qe i detyron vellezerit Vikario, bijte e nje familje te varfer e plot paragjykime, te kryejne krimin e tmerrshem dhe mizor, vrasjen cnjerezore te Santiago Nasarit. Megjithate, ketu te bie ne sy dicka qe pershkon tere historine te shtjelluar me mjeshteri prej Markesit te larget, distant, vezhguesit te fshehur, dhe kjo eshte qe megjithese te fyer ne nder, Vikariot nuk deshen ta vrinin Santiago Nasarin. Kjo jo sepse ky i fundit ishte miku i tyre, por sepse ata ne shpirt nuk ishin vrases dhe vrases nuk donin te beheshin. Ate dite, ata bene cmos qe dikush t’ua mbante doren, dikush t’i ndalonte. Asgje nuk bene ata qe ta vrisnin Nasarin fshehurazi e pa buje, perkundrazi, bene cmos qe te merrej vesh. (fq. 438) I pari qe e mori vesh, pervec familjareve,ishte Faustino Santosi, kasapi ne dyqanin e te cilit mbanin thikat per therjen e derrave. (fq.439)
« Do te vrasim Santiago Nasarin, - tha Pabloja » (fq. 440)
Ishte kjo deshmia e pare e Faustinos se ciles iu bashkuan edhe deshmite e disa kasapeve te tjere qe kishin qene aty rrotull dhe e kishin degjuar. Pas Santosit, ata shkuan ta kerkonin ne shtepine e Maria Alehandrina Servantesit e si nuk e gjeten shkuan ta prisnin ne dyqanin e Klotilde Armentes ku ia bene te ditur idene e vet, asaj (fq. 442) si dhe dymbedhjete veteve qe erdhen per te blere. (fq. 445) Kjo edhe nje here tregon haptazi se ata te dy nuk donin ta vrisnin Santiago Nasarin. Megjithate, te nxitur nga ligji i pashkruar qe nuk kursen askend, pre e te cilit ishin edhe te afermit e atyre dy te rinjve, nena, e fejuara, vjehrra e ardheshme, per vellezerit Vikario nuk kishte me kthim prapa. E vetmja mundesi ishte qe dikush t’i pengonte, qe te paprekur nga turpi ata te mund t’i shpetonin krimit. Por per fat te keq, nje destin te shkruar a te krijuar prej vete asaj shoqerie te mbyllur latino –amerikane, askush nuk mundi apo nuk deshi t’i ndaloje dhe gijotina e “nderit” e rrezoi shpejt perdhe koken me kacurrela te Santiago Nasarit.
Dhe eshte kjo gijotine qe ra edhe mbi kryet e Leonardos dhe te dhenderit, ketyre personazheve fatkeqe te nje « Dasme gjaku », me te vetmit deshmitare, syte e nje gruaje, nuses qe e deshen me aq zjarr. Nderi ketu shfaqet me i rrembyer, si nje ndjenje pasionale me rrenje primitive. « Eshte krahu i tim vellai, i tim eti, dhe i te gjithe te vdekurve te familjes sime. Dhe ka aq fuqi sa ta shkule kete peme nga rrenjet po deshi. T’i luajme kembet se e ndiej qysh me jane ngulur ketu dhembet e te pareve e po me marrin frymen. » (fq. 421)
C’i ndodhi valle ketij njeriu, kaq e rende sa te paret ia ngriti prej varreve qe t’i jepnin force e te hakmerrej ? ! Sepse ajo qe hakmarrje ! Dashuria e nje gruaje te kishte valle forcen t’i zgjonte ata, apo me shume krenaria e nje burri, i aferm i atyre te vdekurve te derguar ne boten tjeter prej Felikseve ? ! A s’do te ishte me e drejte te pranonim kete hipotezen e dyte ? ! Nje djale, vellai dhe ati i te cilit jane vrare prej njerezish qe mbajne emrin Felikse, humb gruan e tij bile perpara se te ishte e tija pikerisht prej njerit prej tyre, qe ia mori ne vithe te kalit e ia shpuri diku, ne nje pyll te erret e te zi (fq.235) ku do ta bente te tijen. (fq 193)
Kjo eshte nje fyerje qe ai s’mund ta pranoje aq me teper qe ajo iu be aq e hapur, aty ku te gjithe e shohin dhe e njohin. Dhe gjaku i tij u zgjua, se ishte gjaku i atyre qe vrasin e « vriten ne mes te rruges »(fq. 236)
Si ne «Dasme gjaku », ashtu dhe ne «Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar», nderi duket se motivon sjelljen e karaktereve, ashtu sic eshte : i kamufluar, jo i drejtperdrejte, i mberthyer mire ne perkufizimin e asaj qe quhet tradite. Gjithashtu, ne te dyja rastet, vihet re dicka tejet intriguese : fitimi i nderit te humbur nepermjet derdhjes se gjakut, vrasjes, krimit te rendomte. Vdekja e Santiago Nasarit nuk do t’i risillte virgjerine Anhela Vikarios ashtu sic nuk do te cbente ate qe u be diten e asaj dasme te pergjakur, sic nuk do ta sillte prapa nusen apo ate lume ngjarjesh, kuqelimi i zbehte i gjakut te Leonardos mbi faqen e kafenjte te dheut. Te dyja keto vrasje s’ishin gje tjeter vecse shprehje e superioritetit te nje njeriu mbi sfidantin e tij, nepermjet instiktit shtazor qe fle ne koshiencen njerzore. Dashur-pa-dashur, Leonardo e sfidoi « luanin » e ri, dhenderin, i tregoi hapur se qendronte diku me lart se ai, duke lenduar thelle sedren e tij burrerore. Te maskuar ne fjalen nder, burim i intelektit njerezor, kemi instinktin primitiv te me te fortit, qe shfaqet i vrullshem me pasoja te pakorigjueshme. Dhe serish, nen masken e nderit paraqitet gjakmarrja, fillimisht e shfaqur si nje derivativ i ketij instinkti e pastaj e mberthyer pazgjithshmerisht ne shoqerine njerezore. Sic u vertetua me lart, vellezerit Vikario, nuk donin ta vrisnin Santiago Nasarin. Ata u gjenden perballe nje presioni te paimagjinueshem te familjes dhe shoqerise e cila do t’i denonte me shume nese ata do te mbeteshin pa nder, sepse nderi qendron mbi gjitheshka. Keshtu ndodh edhe me dhenderin, aq paqesor e qe nderi e krenaria ia kishin dashur qe kur, te vriste te pakten nje nga Felikset. Ai ndizet sepse fyerja atij iu be ne sy te te gjitheve, duke i marre ate qe ishte « prona » me e shtrenjte. Ndofta s’do te kishte qene ky reagimi sikur gjitheshka te kishte ndodhur e fshehur, lehte e pa zhurme.
Kete ide ka dhe Markesi i cili e shpreh nepermjet bisedes se Anheles dhe shoqeve te saj.
« E binden se dhe burrat me kryenece pranonin cdo gje, me kusht qe askush te mos e merrte vesh. »(fq. 428)
Nese krahasojme vepren e Lorkes dhe te Markesit, me shtrirje te ndryshme kohore, do te verejme nje metamorfoze te cuditeshme ne konceptin dhe gjithashtu menyren e perceptimit te nderit. Nderkohe qe tek Lorka cdo ndjenje eshte e ngritur ne kult dhe shfaqet e zjarrte, gati-gati larg reales, te Markesi ato shfaqen teper te dala boje, sikur dashuria apo krenaria te mos ekzistonin me. Nese tek « Dasme gjaku » nderi shfaqet si ndjenje, tek « Kronika » ai vjen si dicka e huaj qe nuk buron me, dicka e imponuar, rudiment i kohes se shkuar.
Megjithate, ne te dyja keto vepra ashtu si dhe ne boten bashkekohore ai vazhdon te luaje ate rol micidial , duke i dhene edhe realitetit tone, tone te hidhura e te pergjakura, qe na mbajne ne njerezoreve akoma ne stadin e primitivitetit shtazor. Zgjidhet keshtu enigma qe vete tema e shtjelluar parashtron, duke na lene neve me nje pyetje tjeter te madhe :
A ia vlen ? ! ! ! …
Krijoni Kontakt