Botohet shqip pėr herė tė parė si njė libėrth mė vete libri poetik i Biblės “Kėnga e Kėngėve” e Salomonit. Pėrkthyesja Donika Omari tregon, mes tė tjerash, se Kisha Katolike e ka marrė si dhuratė pėr besimtarėt e saj, ndėrsa ortodoksėt e kanė refuzuar

Bibla Laike Erotike


Elsa Demo

Nėse njė zemėr ndaj njė zemre e mbush trupin me gjithė aromat, ajo mund tė jetė dashuria. Ēdo moral a etikė mbi kodin e ndjenjave, trupit a psikikės sė njeriut, ia ka dalė, duke u marrė mė sė shumti me forcat shkatėrruese, zvetėnimin, shuarjen dhe vdekjen, tė mos e pėrkufizojė dot deri nė fund dashurinė. Dashurinė si lindje dhe bashkim i gjithė aromave nė njė, si nė “Kėngėn e Kėngėve” tė Salomonit. Njė nga pesė librat poetikė tė Biblės, nė Dhjatėn e Vjetėr. “Kėnga” iu takon atyre qė besojnė dhe nuk besojnė nė Zot, tė gjithėve qė zjarrin e dashurisė dhe frikėn pėrmes saj do donin ta gjunjėzonin si para njė froni. Ata qė nuk kanė tė bėjnė me Biblėn dhe punėt e saj, tani e kanė shqip, e botuar si njė librushkė mė vete, copėz e poezisė botėrore. Leksioni i Zotit mbi dashurinė, aromat, trupat, sekset ėshtė pėrkthyer i plotė nga Donika Omari. Le tė duket si njė bibėl laike pėr ata besimtarė qė nuk iu ka vdekur (akoma) dashuria.
Botimi i Omarit nga shtėpia e saj “Elena Gjika” nė njė vend tjetėr, si Izraeli pėr shembull, do ishte jo korrekt politikisht. Madje aty leximi i kėngės nuk sugjerohet pa kaluar adoleshencėn. Njė muaj pas botimit shqip, pėrkthyesja e njohur e “Emrit tė trėndafilit” tė Ekos, qė jo vetėm e veēon si “Top Kėngėn” e letėrsisė botėrore, ia ka sugjeruar kishave si dhuratė pėr besimtarėt e saj. Katolikėt i kanė marrė me dėshirė disa copė qė mund tė falen nė ditė dasme, ndėrsa kisha ortodokse e ka refuzuar kategorikisht kėtė botimth, sepse nuk e sheh “Kėngėn”, pėrveēse brenda librit tė fjalės sė Zotit. Jashtė saj nuk ka kuptim pėr ortodoksėt shqiptarė. Sadoqė kudo vepra e shkruar rreth 2950 vjet tė shkuara nga biri i mbretit David, Salomoni, njihet si “shembulli unikal i poezisė laike pėr dashurinė” qė vjen nga Izraeli i lashtė deri nė ditėt tona, sepse aty flitet pa droje pėr bashkimin me tė vetmin motiv, dashurinė, tė njė burri dhe njė gruaje. “Kėnga e kėngėve” ose siē njihet ndryshe “Kantiku i kantikėve” renditet nė bibėl pas librave historikė, mes pesė, katėr librave poetikė tė Jobit, Psalmeve, Fjalėve tė Urta dhe Librit tė Predikuesit. Nėpėrmjet pėrkthimit nė gjuhė tė ndryshme prej kėsaj kėnge mund tė dalin interpretime tė ndryshme e qė nė fakt deri mė sot, kjo vazhdon tė pėrbėjė njė ēėshtje mė vete, pėr vetė natyrėn e shkrimeve tė shenjta. Dihet qė bibla ėshtė libri mė i pėrkthyer dhe mė popullor i tė gjitha kohėrave dhe pėr kėtė pjesė tė saj interpretimet nuk janė pak. Pėr besimtarėt hebre “Kėnga e Kėngėve” ėshtė alegori e raportit tė Zotit me popullin hebre tė Izraelit. Kisha e krishterė mė pas, e pa si njė transformim tė raportit mes Krishtit dhe kishės, e qė nė tekst janė burri dhe gruaja Sulamite, emri i tė cilės del dy herė nė vargjet. Nga tė tjerė studiues “Kėnga” i atribuohet shenjtėrimit tė bashkimit tė burrit dhe gruas, tė dhėndrit dhe nuses, duke pėrshkruar natyrėn e trupave femėrorė e mashkullorė me njė erotizėm tė zjarrtė. Pra vėshtrimet qė i afrohen nga kėndet e didaktikės e moralit, liturgjisė, letėrsisė erotike, thjesht letėrsisė apo si njė libėr qė tregon pėrkujdesjen e Zotit ndaj njerėzve pėr edukimin e tyre erotik, tregojnė se sa i pasur ėshtė ky tekst tė cilin Donika Omari e ka sjellė si njė lirikė brenda zhanrit tė dramės me personazhet Ai, Ajo, Kori, Lajmėtari. Pikė pėr pikė ashtu siē e gjejnė studiuesit stilin e “Kėngės”, njė stil teatral si pėr t’u kėnduar para njerėzve.
Libėrthi shoqėrohet shqip nga njė parathėnie tepėr e thjeshtė dhe informuese e shkruar nga Omari. Ndoshta do ishte mirė ky tekst kaq i ndėrlikuar, popullor njėherėsh e qė e ngre zemrėn nė ca maja jo tė rrezikshme, meqė ėshtė botuar pėr herė tė parė nė kėtė formė dhe pėr tė gjithė, tė ishte pajisur me disa komente, bibliografi apo indekse. Pėr pjesėn Donika Omari tregon kėshtu.

“Kėnga e kėngėve” hyn tek librat poetikė tė Biblės. Ju e botoni mė vete si njė nga perlat e poezisė botėrore. Atėherė ēfarė e bėn sipas jush pėrveēse biblike dhe letėrsi botėrore?
Kur flasim pėr shkrime tė shenjta, na duket sikur i drejtohen vetėm njė kategorie lexuesish, me njė fjalė, atyre qė besojnė. Ndėrsa, qoftė Bibla, qoftė Kurani, pėrveēse bartės tė njė urtėsie tė lashtė e tė thellė njerėzore, janė edhe libra me vlera tė mėdha artistike. Sepse janė
shkruar me frymėzimin e atij qė admiron me tė gjithė qenien e vet njė qenie tė lartė, njė ideal, siē ėshtė zoti pėr besimtarin, dhe sepse i drejtohen shpirtit tė njeriut. Ato bėjnė pjesė nė vlerat e pavdekshme tė kulturės e letėrsisė botėrore.
Sa pėr “Kėngėn e kėngėve” janė harxhuar lumenj boje pėr tė komentuar vlerat e saj njerėzore, artistike, poetike, simbolike etj. Pas gjithė kėtyre vlerėsimeve nuk ėshtė e lehtė ta komentosh atė dhe veē kėsaj kjo do tė kėrkonte tjetėr hapėsirė. Me pak fjalė, mund tė thuhet vetėm se ai qė e ka shkruar ka qenė vėrtet poet i madh. Me gjithė kalimin e afro 2950 vjetėve ajo s’ka humbur asgjė nga freskia e saj, se vazhdon tė na emocionojė njėsoj si ditėn kur ėshtė shkruar. Mendohet se ky poet i madh ka qenė Salomoni, biri i menēur i mbretit David tė Izraelit.

Ky ėshtė njė dialog mes tė dashurės dhe tė dashurit, ndėrsa pėr Kishėn nė lindje tė saj do tė simbolizonte lidhjen e Jezusit me shtėpinė e Zotit, vetė kishėn. Duke marrė parasysh kėtė, po jobesimtarėve si mund t’ju shpjegohej nė njė version pėrkthimi njė erotizėm i tillė e njė besa-besė mes dy qenieve qė herė janė reale dhe herė ireale?
Unė mendoj se kisha ndihet pak nė siklet pėrpara kėsaj kėnge, sepse kjo ėshtė njė libėr i biblės ku emri i Zotit nuk pėrmendet gjėkundi. Ėshtė njė kėngė ku sensualiteti ndihet kudo. Dihet qė tekstet e shenjta synojnė ta shpien njeriun drejt qiellit, drejt Zotit, drejt transhendencės, si tė thuash, nuk tė shpien drejt tokės. Ndėrsa kjo poezi ėshtė krejtėsisht
tokėsore. Bėhet hyjnore me ndjenjat sublime qė ngjall..
Teologėt hebrenj janė pėrpjekur ta interpretojnė si lidhjen e zotit me Izraelin. Mė vonė teologėt e krishterė e kanė parė si paralajmėrim tė ardhjes sė Jezu Krishtit dhe lidhjes sė tij me Kishėn. Vetė kėto qėndrime tregojnė sesa e hapur pėr interpretime ėshtė kjo vepėr.

Pėrse ju e keni pėrkthyer nga disa tekste Kėngėn”
Sepse pėrndryshe duhet ta pėrkthesh nga origjinali. Unė nuk e di hebraishten. Dhe s’mjafton ta dish, por duhet ta dish shumė mirė. Nė rastin e Kėngės sė Kėngėve as kjo s’mjafton. Se kjo poemė lė shteg pėr interpretime tė ndryshme. Nuk ėshtė e lehtė Kėnga e kėngėve. Ėshtė njė tekst i vėshtirė. Ka pjesė, vargje e fjalė qė vėrtet nuk di si t’i
interpretosh.

Nga cilat tekste jeni mbėshtetur dhe ēfarė duhet kuptuar me interpretim nė pėrkthim.
Unė jam bazuar nė njė pėrkthim tė Shėkelit (L.A.Shoekel). Ėshtė njė studiues hebraik qė e ka pėrkthyer italisht dhe e ka pajisur me disa shėnime tė cilat mė kanė ndihmuar pėr zbėrthimin, interpretimin e tekstit. Nuk jam mjaftuar vetėm tek ai. Jam bazuar dhe nė njė pėrkthim tjetėr italisht tė biblės, kam parė edhe pėrkthimin shqip tė Dom Simon Filipajt, nga mė tė mirat pėrkthime tė bėra deri tani. Kureshtja mė ka shtyrė tė shoh edhe pėrkthime tė tjera tė Kėngės qoftė italisht qoftė shqip. Kam vėnė re se nė disa raste bėhet njė pėrkthim shumė prozaik. Nuk ėshtė mbajtur parasysh njė konceptim poetik i tekstit, kur Kėnga e kėngėve ėshtė e ndėrtuar mbi imazhe poetike, ėshtė e tėra lirizėm e poezi, e ndėrtuar mbi metafora e krahasime shumė tė qėlluara. Pėr kėto, zgjedhja bėhet nga bota materiale, nga bota e kafshėve, e bimėve, e drurėve, e luleve, e aromave. Kjo zgjedhje ėshtė nga mė shijehollat. I dashuri krahasohet me drerin, me kaprollin, gjinjtė e sė dashurės me
sutėn, me gazelėn, kafshė elegante, tė hijshme, fisnike. Ai kullot grigjėn mes zambakėsh, ajo ėshtė trėndafli i Saronit. Livadhi plot lule, kedrat, selvitė janė sfondi i pėrqafimit tė dy tė dashuruarve. Fjalori i pėrdorur pėr tė portretizuar dy tė dashurit i vlen krijmit tė imazheve poetike tė pakrahasueshme pėr nga bukuria e finesa. Pėrkthyesi kėtė nuk duhet ta harrojė pėr asnjė ēast.

Ku ishte e vėshtira pėr ta realizuar gjithė kėtė?
Te ruajtja e vlerave poetike. Tė jesh “besnik” e tė mos japėsh poezinė, kjo ėshtė thjesht njė punė mekanike. Dhe pėr fat tė keq nė disa pėrkthime tė biblės, kjo gjė ėshtė bėrė. Ėshtė pasur kujdes pėr tė qenė besnik. Por ėshtė tradhtuar ndjenja. Kėto lirika tė mrekullueshme prandaj janė shkruar, qė tė frymėzojnė, tė emocionojnė, tė fisnikėrojnė... Vėshtirėsia tjetėr ėshtė, siē thamė mė sipėr, te ana konceptuale. Nga pėrkthimet e shumta do tė pėrpiqesh tė zgjedhėsh pjesėt me pėrmbajtjen mė racionale, ose mė mirė ato qė tė duken ty si tė tilla. Nuk ėshtė keq tė tė shoqėrojė gjithnjė dyshimi. Puna e pėrmirėsimit tė pėrkthimit tė njė
kryevepre s’mbaron kurrė

Shumė bojė thatė ju, ėshtė shpenzuar pėr interpretimet e Kėngės. Po referimet e shkrimtarėve ndaj saj?
Gjatė shekujve kultura dhe letėrsia botėrore nuk kanė pushuar sė referuari kėsaj kėnge. Po pėrmend vetėm dy shembuj: Mopasani, njė varg nga Kėnga e kėngėve e ka titull tė njė romani tė tij: E fortė si vdekja. Nuk e thotė qė dashuria ėshtė e fortė si vdekja, nuk ėshtė e nevojshme, sepse ata qė janė tė njė kulture tė krishterė, e kuptojnė se ē’do tė thotė ky varg.
Umberto Ekoja, te romani Emri i trėndafilit, vė nė gojėn e rishtarit benediktin, Adsonit, gjatė njė bashkimi seksual, vargje nga kjo kėngė. Kėtij tė riu qė pėrgatitet jo pėr lidhje me njerėzit por me Zotin, nė kėtė ēast pasioni tė fortė, nuk mund t’i vinin nė mend vargje mė sublime qė i pėrgjigjen gjendjes sė tij, ēka e bėn sublime edhe lidhjen e tij njerėzore,
prej nga qėndron larg ēdo gjėje vulgare e kafshėrore.

Po nga shkrimtarėt tanė? Psh, tek E madhe ėshtė gjėma e mėkatit e Mitrush Kutelit ka njė atmosferė tė fortė nga Kėnga.
Me sa mė kujtohet, personazhi i Mitrush Kutelit te E madhe ėshtė gjėma e mėkatit, Tat Tanushi, i drejtohet sė dashurės me vargje tė frymėzuara nga Kėnga. E po kėshtu edhe Mihal Hanxhari nė tregimin autobiografik Pullazi pėrfshirė nė pėrmbledhjen Na ishte njėherė. Qė tė dy kėta autorė e kanė bėrė kėtė pavarėsisht nga njėri-tjetri. Veprat e sipėrpėrmenduar janė botuar pas vdekjes sė tyre.

Juve ēfarė ju shtyu deri kėtu
Unė kam shumė vjet qė e kam lexuar Kėngėn. Nė fillim kam hasur pjesė tė saj nė lexime veprash tė ndryshme, ose kam lexuar komente e referime te ajo. Mė ka folur pėr tė edhe pėrkthyesi Petro Zheji. Si tė gjithė ata qė nuk presin njė tekst tė tillė krejt laik nė njė libėr tė shenjtė, edhe unė jam habitur, dhe jo pak, kur e kam lexuar. Jam habitur dhe mrekulluar. Por pėr tė arritur te pėrkthimi dhe botimi pėr kėtė mė ka nxitur miku im italian Ēezare
Ēezarini. Ai e kishte pėrkthyer italisht nė njė botim mė vete. Menduam tė bėnim bashkė njė botim dygjuhėsh, shqip-italisht. Por kur erdhi puna te disa mospėrputhje interpretimi, nuk qemė mė fort tė sigurt se mund tė botoheshin bashkė tė dy variantet. Asnjėri prej nesh nuk hiqte dorė “nga e vetja”. Kėnga nuk mund tė mos e tregonte edhe nė kėtė bashkėpunim tonin se s’ishte “kafshatė qė kapėrdihej lehtė”. Psh. problematike ėshtė se si duhet pėrkthyer momenti kur i dashuri (ose e dashura) u lutet vajzave tė Jerusalemit, qė pėrbėjnė korin, me fjalėt: Mos ma zgjoni, mos ma zgjoni tė dashurėn derisa tė zgjohet vetė. Por nė
pėrkthime tė tjera e hasim edhe: Mos ma zgjoni tė dashurin. Pra kush flet: ai apo ajo? Kush po fle: ai apo ajo? Ndėrsa miku im italian e ka pėrkthyer: Mos e zgjoni dashurinė para dėshirės. Nė njė pėrkthim tjetėr kėto vargje janė dhėnė: Mos e zgjoni dashurinė derisa tė mund tė ketė pėrgjigje.
Nuk thotė kot komentuesi hebraik S. Ben Josef se Kėnga e Kėngėve ėshtė si njė bravė sė cilės i ka humbur ēelėsi.

A ka pasur ndonjėherė ndonjė tentativė pėrkthimi nė shqip a botimi mė vete, pėrveēse nė bibėl?
Nuk ka botim mė vete. Ėshtė hera e parė qė botohet nė shqip jashtė biblės dhe si libėr mė vete. U gėzova shumė kur gjeta pėr kopertinėn njė pikturė tė piktorit rus Brjullov: Vajza duke kėputur rrush nė rrethinat e Napolit. Skena idilike e pikturės tė shpie natyrshėm te skena baritore e Kėngės, aty “ku vreshtat e lulėzuara kundėrmojnė”.
Kur ia sugjerova librin njė prifti katolik pėr besimtarėt, ai mori me gėzim njė numėr tė tirazhit pėr t’ua bėrė dhuratė besimtarėve me raste festash ose martesash. Se ē’ėshtė kjo kėngė pėrveēse njė himn i mrekullueshėm martesor? Ia sugjerova edhe kishės ortodokse. Ata mė kthyen pėrgjigje se jashtė biblės nuk e rekomandojnė kėtė libėr. Me sa duket, nga droja se mund tė interpretohet thjesht si njė tekst laik. Duan qė tė ngelet vetėm njė libėr i shenjtė.
Sa pėr vete mendoj se tė gjitha mėnyrat janė tė mira nėse vlerat e mirėfillta u shkojnė sa mė shumė lexuesve. Mė kujtohet nga bibla mallkimi qė i bėn Jobi ditės kur ka lindur. Ėshtė njė personifikim i gjatė e i fuqishėm lidhur me ditėlindjen, qė shpreh me forcė gjendjen e njeriut qė ka takuar fundin e vuajtjes, e qė pėr tė gjetur pak lehtėsim, s’i mbetet veē
fjala-ofshamė e bėrtitur ama si njė gjėmim. Pjesė tė librave tė shenjtė, tė botuara mė vete, do tė na jepnin mundėsi tė njihnim mė mirė vlerat e tyre.

Ai
Sa e bukur je,
O e dashura ime,
sa tėrheqėse je,
mė e ėmbla e kėnaqėsive!
Shtati yt si palmė
Gjinjtė si bistak palme

Thashė:
po hipi nė palmė
e po kėpus bistakėt.

Ajo
I pėrkas mikut tim,
dėshira e tij mė ndez flakė.
...
Kur tė tė shihja jashtė
Do tė shqyeja sė puthuri
E askush s’do mė shante.
Do tė tė merrja nė shtėpi,
nė shtėpi tė sim mėje,
verė nga mė e mira do tė tė nxirrja,
lėngun e shegės sime.

Pėrkthim i Omarit
Ik e rend, i dashuri im,
rend si kaproll, si dre hidhu
pėrmbi malet e aromave!

Pėrkthimi nė bibėl
Eja shpejt i dashuri im, dhe ngjaji njė gazele apo njė sute nė malet e aromave!

Tek Kuteli
Tė dy sisėt e tua si
Dy zogj binjakė tė gazelės





17/07/2006
KATEGORIA: Kulture