19 Korrik: Shen Makrina



Shenjtja njihet me emrin Shėn Marina “e re”, pėr ta dalluar nga e gjyshja, qė kishte tė njėjtin emėr e qė qe ndjekėse e Shėn Gregorit mrekullibėrės. Gjyshi i saj nga ana e nėnės qe martirizuar nė epokėn e Dioklecianit. Makrina qe motra e Bazilit tė Madh, Gregorit tė Nisės dhe Pjetrit tė Sebastes. Nė vitin 380 i vėllai, Gregori i Nisės, duke u kthyer nga Koncili i Antiokisė, e gjeti nė shtratin e vdekjes e pati me tė njė bisedė tė paharrueshme qė u pavdekėsua nė faqet e dialogut “Mbi shpirtin dhe ringjalljen”. Vetė Gregori, duke i shkruar njė letėr vetmitarit Olimp mbi doktrinėn asketike e shpirtėrore, tregon jetėn e Shėn Makrinės si shembull tė njė jete kushtuar krejtėsisht Zotit.