Nese Edi Rama, i paska ndryshuar faqen Tiranes ne vitet e pushtetllekut te tij ( pra nese.... ) detyren e tije ka bere. Per ate qellim i kishin dhene ate karriken dhe ate pagen qe merrte dhe te gjitha privilegjet e tjera, nga te cilat nuk do te heqi dore. Pra ai kishte per detyre ti ndryshonte faqen Tiranes dhe e ka bere detyren, bravo i qofte. Nuk ka asnje baze te filloni te thoni: " .... filani e fisteku qe ishte para tij nuk beri asgje....". Nese ata nuk kane bere detyren dhe ky ka bere DETYREN, nuk e ngre kete aspak ne nivelin e heroit, por e thjesht e vendos ne nivelin e nje njeriu te zakonshem, si ne te gjithe qe punojme, marrim rrogen dhe e bejme ne menyre perfekte ate qe duhet te bejme.
Por nga ana tjeter, Edi Rama eshte nje i paedukuar, harbut, gojendryre, arrogant (nuk po them i korruptuar, sepse nuk dua te perdor thashetheme. Ato qe thashe me siper i kam pare me syte e mi) dhe me plot cilesira te tjera teper negative qe edhe ata qe e kane idhull ia dine mire.
Atehere lind pyetja: Valle nuk paska Shqiperia nje njeri tjeter, mes gjithe atyre intelektualeve qe ka, njerezve te ndershem dhe me virtute, pra nuk paska nje njeri tjeter qe te VETEM te beje ndershmerisht punen per te cilen paguhet dhe te mos kete ate thesin e cilesive te peshtira qe ka Rama? Valle kaq i varfer te jete vendi yne ne njerez sa te ktheheni e te zgjidhni prap ate figure te piset? Apo mos valle funksionon ajo fjala e urte popullore "Sipas kokes edhe festen". Do me vinte vertet keq nese Edi Rama do rizgjidhej. Kjo totalisht do tregonte per varferine shpirterore dhe morale te popullit tone. Do tregonte qe ne nuk pretendojme te ngrihemi shkalle pas shkalle, por na pelqen te qelbemi ne keneta morali dhe edukate si ajo e Edi Rames.
Krijoni Kontakt