Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Edhe tre vjete te tjera ne krye te Tiranes per Edin do te ishte nje kataklizem per kryeqytetin .

  2. #12
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Tirana nuk mund te uroje asgje me te mire per fatin e saj....
    i kujtoj shkruesve te meparshem gjendjen e tiranes perpara vitit 2000, nje qenef total. zoteria ne fjale i dha nje pamje me te denje per te qene nje kryqytet perendimor, e jo si paradhesit e tij Kelmendi e Brojka qe e ktheyen pafytyresisht ne nje han. natyrisht ne nje vend si yni ku te paaftet jane me te tepert ne numer sesa te zellshmit, nje figure si Rama ka edhe kritikues, por mua me pelqen t'ia ve fajin verberise militante qe ju ka zene syte. sa per vete nuk mund te quhem dot militant i asnje partie, jo per gje, por sepse do te votoja Edi Ramen edhe sikur te ishte kryetar i partise se jevgjiteve...
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mbase e humbi tani ka per ta marr ndoshta ka viti 2222..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Rama shpërdoroi 500 mijë dollarë për investimet para Galerisë së Arteve

    Kreu i Entit të Banesave, Qirjako i kërkon Bashkisë së Tiranës zbardhjen e lejeve të ndërtimit


    Moszhvillimi i mbledhjes së fundit të KRRT-së erdhi si pasojë e bllokimit të saj nga kryetari i bashkisë Rama, i cili në 6 -muajt e parë të vitit nuk ka zbardhur 280 projektet teknike të miratuara në mbledhjet e KRRT-së. Kryetari i Entit të Banesave, Arben Qirjako, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Rama për bllokimin e punimeve në sektorin e ndërtimit. Ndër të tjera, sipas Qirjakos, zbatimi i projekteve nga bashkia karakterizohen për mungesë transparence dhe cilësi të dobët. Më pas, Qirajoko i ka bërë thirrje Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës të zbardhë lejet e ndërtimit dhe të informojë publikun për fatin e 280 projekteve teknike të miratuara. "Në vazhdim të vëmëndjes së qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit dua të tërheq përsëri vëmëndjen e bashkisë së Tiranës për punën e dobët dhe jotransparente në fushën e lejeve dhe investimeve publike," nënvizoi Qirjako.

    Kreu i Entit të Banesave tha se "i bëjmë thirrje urbanistikës së Bashkisë së Tiranës të zbardhë lejet e ndërtimit dhe të informojë KRRT dhe publikun për fatin e çështjeve të shqyrtuara. Mungesa e trasparencës së bashkisë së Tiranës po dëmton rëndë punën profesionale që bëhet në mbledhjen e KRRT-së së Tiranës". Bllokimi i biznesit të ndërtimit dhe përdorimi i KRRT-së politikisht nga Rama nuk janë të vetmet shkelje ligjore të kryera nga kryebashkiaku, i cili kërkon të jetë padron i jashtëligjshëm i kryqytetit. Ai ka akuzuar kryebashkiakun Rama për shpërdorim të fondeve publike, ku projektet që zbatohen nga institucioni i tij nuk sjellin përfitim për qytetarët e Tiranës, por janë një mjet përftimi për kryetarin. Kreu i Entit të Banesave, Arben Qirjako gjatë konferencës për shtyp akuzoi Ramën për shpërdorimin e fondit prej 500 mijë dollarë në ngritjen e lulishtes përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, ku deri tani nuk rezulton asnjë metër katror gjelbërim i shtuar. Punimet për ndryshimin e pamjes së istuticionit kombëtar të kulturës i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë 500 mijë dollarë. Ndërkaq punimet aktulisht kanë përfunduar bashkë me to kanë marrë fund dhe premtimet e Ramës për kthimin e gjelbërimit në beton.

    "Denocojmë shpërdorimin e fondeve publike nga ana e Bashkisë së Tiranës për investime në projekte që nuk sjellin përfitime për qytetarët e Tiranës. Për shëmbull, Bashkia e Tiranës ka investuar 500 mijë dollarë në investimin përpara Galerisë Kombëtare të Arteve. Në këtë investim nuk ka asnjë pemë më shumë, asnjë metër bar më shumë, por vetëm për tekë të kryetarit të Bashkisë sipërfaqet e gjelbërta kthehen në beton dhe betoni në bar," akuzoi Qirjako. Më pas ai ka deklaruar para mediave se shpërdorimi i këtyre fondeve pengon në realizimin e projekteve ambicioze të qeverisë për zgjidhjen e një nga problemeve më të mprehta sociale siç është strehimi. Sipas Qirjakos shpërdorimi i këtyre fondeve tregon në mënyrë të qartë se zgjidhja e çështjes së strehimit nuk është prioritet i këtij kryetari. "Po të mos shpërdoroheshin, me këto fonde mund të ndërtoheshin 24 apartamente për të pastrehët e shumtë të Tiranës. Por strehimni i këtyre familjeve me sa duket nuk është prioritet i këtij kryetari. Më pas Qirjako ka akuzuar publikisht kryetarin e Bashkisë për përdorimin e fondeve publike për spote politike, në prag të fushatës, ku me këto fonde mund të ndërtoheshin dhe 24 apartamente të tjera.

    Dorina Azo

  5. #15
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    ama edhe ti oi brari artikujt e rd na sjell...nuk gjen dot artuikuj gazete qe te pakten te jene te pavarura? ne fund te fundit nuk ke faj objektivizmi gazetaresk eshte nje gje qe gazetaret tane nuk e njohin absolutisht...
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2006
    Postime
    26
    gjer sa nuk del nje parti e tret , shqiperia nuk do te perparoje

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ata qe jane kunder Rames nuk duhet te dalin fare ne votime po ta lejne Ramen te fitoje aforfe se perndryshe do degjenerohen rende.

    Pyesni Mustafen me Ngjelen, ata e dijne ku u dhemb kurrizi.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Po ky qe na lexon gazeten RD qe duket si gazeta Zeri Popullit e para viteve 90. ncncncnccnncnccncnc akoma me RD
    A ke no 1 shkrim te NjuJorkTajmsit ?

  9. #19
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga OO7
    Po ky qe na lexon gazeten RD qe duket si gazeta Zeri Popullit e para viteve 90. ncncncnccnncnccncnc akoma me RD
    A ke no 1 shkrim te NjuJorkTajmsit ?
    Zeri i Popullit, dmth gazeta e sotme e PSse eshte gazete qe duhet shkruar nje her ne vit edhe me aq e nxi fare.

  10. #20
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    sado e keqe te jete zp nuk besoj dot se arrin te mposhte dot persa i perket shpifjejve dhe intrigave mbreterore rd..per kete rol kjo gazete eshte e denje per cmimin oskar
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •