Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 205 prej 205
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Hall i madh po te humbase jeten ndonje figure me fame e vendit tone, sepse fillon populli yne e ngre teorira nga me te ndryshmet. Me kot nuk e ka thene ai i madhi - ballkanasit kane tendencen e krijimit te konspiracioneve, por shqiptaret e kane dhunti...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #202
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shteti shqiptar “dorėzohet” pėrballė Adriatikut. Pėrgatitet ceremonia mortore pėr viktimat e tragjedisė ajrore



    "Bell", ceremoni mortore pa trupat

    Tė shtunėn, ceremoni pa trupa nė Pallatin e Brigadave. Homazhet nė det, me anijen “Marta”


    Ened Janina

    TIRANĖ- Mbyllen kėrkimet nė detin Adriatik pėr gjetjen e trupave tė gjashtė njerėzve qė ndodheshin nė helikopterin qeveritar “Bell 222U”. Shteti shqiptar ka pėrfunduar dje fazėn e kėrkimeve dhe ka nisur procedurat pėr organizimin e ceremonisė mortore pėr gjashtė viktimat e tragjedisė ajrore. Gjatė ditės sė djeshme janė njoftuar edhe familjarėt se ceremonia do tė fillojė ditėn e shtunė. Njė ceremoni mortore rrėnqethėse pritet tė jetė ajo e sė shtunės, pasi asnjė nga familjet e viktimave nuk do tė ketė mundėsinė tė vajtojė mbi trupin e njeriut tė dashur. Tė afėrmit do tė mund tė shohin edhe njė herė trupin e copėtuar tė helikopterit qeveritar, por jo mė njerėzit e tyre.
    Kėrkimet
    Pas 24 ditėsh kėrkime, shteti shqiptar ėshtė dorėzuar pėrpara detit Adriatik nė gjetjen e trupave tė gjashtė personave tė zhdukur me helikopterin qeveritar “Bell 222U”. Paraditen e djeshme, nė duart e ekspertėve kanė pėrfunduar fotografitė e fundit tė bėra nga robotėt e anijes franceze. Sipas tyre, nė thellėsinė 1024 metra ndodhen pjesėt e helikopterit, por nė to nuk ka asnjė shenjė tė njerėzve qė ishin brenda tij. Nė kėto kushte, zyrtarėt e shtetit shqiptar kanė vendosur mbylljen e kėrkimeve pėr gjetjen e trupave. “Nga anija franceze na kanė ardhur njoftimet se nė pjesėt e gjetura tė helikopterit nuk ka asnjė shenjė tė trupave tė gjashtė personave qė ndodheshin nė tė. Helikopteri duket se ka shpėrthyer nė ajėr dhe trupat e gjashtė njerėzve janė shpėrndarė nė det. Nė kėto kushte, duke marrė parasysh edhe kohėn qė ka kaluar nga rėnia e helikopterit, ėshtė e pamundur qė tė gjenden trupat”,- thanė dje burimet zyrtare. Sipas tyre, anija franceze do tė vazhdojė procedurat pėr nxjerrjen e pjesėve tė helikopterit. Ajo do tė asistohet edhe nga anije tė tjera, pjesė e grupit “COMEX”, me tė cilėt ka kontaktuar qeveria shqiptare.
    Ceremonia
    Ndėrkohė, paraditen e djeshme zyrtarėt e shtetit shqiptar kanė filluar procedurėn pėr njoftimin e familjarėve tė tė zhdukurve pėr organizimin e ceremonisė mortore. Pėrfaqėsuesit e Gardės sė Republikės kanė njoftuar dje familjet e dy pilotėve Vangjel Ēondi e Demush Heba si dhe atė tė teknikut Qemal Koni. Ndėrkohė, zyrtarė tė tjerė kanė njoftuar familjen Pashko dhe atė tė mjekut Aleksandėr Baloi. Ceremonia mortore do tė ndahet nė dy pjesė. Ajo do tė fillojė ditėn e shtunė, nė orėn 10.00 tė mėngjesit nė Pallatin e Brigadave. Hyrja nė kėtė ceremoni do tė jetė e lirė dhe tė gjithė njerėzit kanė mundėsitė tė shprehin ngushėllimet e tyre pėr pesė familjet nė zi. Ndėrkohė, njė ceremoni e dytė do tė zhvillohet mė pas. Kjo ceremoni do tė jetė pėr njė rreth tė ngushtė njerėzish dhe do tė zhvillohet nė detin Adriatik. Burimet shpjeguan se nė kėtė ceremoni do tė marrin pjesė vetėm familjarėt e ngushtė tė viktimave. Me anijen “Marta” ata do tė dėrgohen nė vendin ku ka rėnė helikopteri, ku edhe do tė kryejnė homazhe. Procedurat e kėsaj ceremonie nuk janė pėrfunduar ende, por nė tė dyja rastet, familjarėt nuk do tė kenė trupat e njerėzve tė tyre tė afėrm. “Ne po organizojnė ceremoninė mortore zyrtare. Ende nuk kanė pėrfunduar tė gjitha pėrgatitjet, por deri ditėn e shtunė, gjithēka do tė jetė bėrė gati. Ndėrkohė, familjarėt mund tė organizojnė ceremonitė e tyre private”,- thanė dje burimet e qeverisė. Sipas tyre, nė ceremoninė zyrtare pėr nder tė viktimave tė tragjedisė do tė marrin pjesė tė gjithė krerėt e shtetit shqiptar.


    Kush ishte Gramoz Pashko


    Profesor Gramoz Pashko ka qenė njė ndėr themeluesit kryesore tė Partisė Demokratike. I spikatur qė nė radhėt e grupit “Dhjetori 90”, kundėr regjimit komunist, Pashko u bė nismėtar i rėnies sė kėtij sistemi dhe fillimit tė njė epoke tė re pėr Shqipėrinė. Ai ka mbaruar Universitetin nė Tiranė, viti 1977, dega Ekonomi, kohė nė tė cilėn ėshtė diplomuar. Ndėrkohė, qė nė vitin 1983, ai ka marrė edhe njė master pėr Shkencat Ekonomike, ku mbrojti edhe doktoraturėn. Disa vite mė pas, Pashko emėrohet Prof. Dr. i Fakultetit Ekonomik i Universitetit tė Tiranės, ku ka pasur njė eksperiencė mėsimdhėnieje 20-vjeēare. Pashko ka qenė pėr katėr vjet kėshilltar ekonomik i ish-kryeministrit tė vendit Fatos Nano. Ndėrsa nė qeverinė e parė demokratike, pas rėnies sė komunizmit, ai ka qenė zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Ekonomisė. Pashko ka qenė gjithashtu nė dy legjislatura deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė cv-nė e tij politike, dallohen edhe impenjimet e tij politike nė strukturat drejtuese tė Partisė Aleanca Demokratike, pas shkėputjes disavjeēare nga Partia Demokratike. Sė fundmi, Gramoz Pashko vendosi qė t’i bashkohej sėrish Partisė Demokratike, duke iu nėnshtruar edhe votimit tė strukturave tė kėsaj tė fundit. Nė kongresin e fundit tė PD-sė, Pashko u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar i Partisė Demokratike, por nuk u angazhua mė tej nė strukturat drejtuese tė saj, madje as nė qeverinė e drejtuar nga Sali Berisha, siē pritej nga shumėkush. Prej kohėsh, Gramoz Pashko mbante postin e Rektorit tė Universitetit tė “New York”-ut nė Tiranė.



    Ruben Pashko


    24 vjeē, i pamartuar, djali i Gramozit. Punonte si specialist financash nė Ministrinė e Financave. Rubeni ishte nga familjarėt e vetėm qė hipi nė helikopter pėr tė shoqėruar babanė e tij nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, drejt spitalit tė Barit nė Itali

    Demush Heba

    44 vjeē, i martuar me dy fėmijė. Njėri prej dy pilotėve tė helikopterit tė rrėzuar qeveritar "Bell 222U". Ka lindur nė Malėsi tė Madhe nė vitin 1960 dhe mbante gradėn e Majorit. Statusi i tij, punonjės i helikopterėve tė shėrbimeve qeveritare

    Vangjel Ēondi

    56 vjeē, i martuar me dy fėmijė. Njėri prej dy pilotėve tė helikopterit tė rrėzuar qeveritar "Bell 222U". Ka lindur nė Sarandė nė vitin 1950 dhe mbante gradėn e Majorit. Statusi i tij, punonjės i helikopterėve tė shėrbimeve qeveritare

    Qemal Koni

    56 vjeē, i martuar me dy fėmijė. Asistenti i fluturimeve tė helikopterit qeveritar tė rrėzuar "Bell 222U". Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1950. Statusi i tij, tekniku i helikopterėve tė shėrbimeve qeveritare pranė Gardės sė Republikės

    Sander Baloi


    40 vjeē, lindur nė Mirditė, i martuar. Mjek reanimator nė qendrėn spitalore "Nėnė Tereza" nė Tiranė. U zgjodh pėr tė shoqėruar Gramoz Pashkon pėr nė spitalin e Barit. Njė ditė para tragjedisė ishte kthyer nga Franca, ku kishte mbrojtur edhe titullin shkencor.

    Marre nga Shekulli
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #203
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Shteti shqiptar “dorėzohet” pėrballė Adriatikut. Pėrgatitet ceremonia mortore pėr viktimat e tragjedisė ajrore




    Demush Heba

    44 vjeē, i martuar me dy fėmijė. Njėri prej dy pilotėve tė helikopterit tė rrėzuar qeveritar "Bell 222U". Ka lindur nė Malėsi tė Madhe nė vitin 1960
    Ose ishte 46 vjeē, ose kish lindur nė 1962... njė nga tė dyja.

    Po presidenti dhe kryeministri, a ishin nė ceremoninė mortore qė u zhvillua pėr tė ndjerėt nė detin Adriatik??!!

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bashke me Gramozin jemi shtate

    Bashke me Gramozin jemi shtate

    Nga Frrok Cupi


    Sot pasdite, njerezit e afert te Gramos Pashkos, mblidhemi per te kujtuar me mall jeten e tij. Ai shkoi pese vjet me pare, kur akoma ishte ne moshen e diellit. Ne diten e themelimit te Partise Demokratike askush nga ne nuk e dinte c’moshe kishte; ose paskemi qene aq te rinj sa nuk kujtoheshim per moshe. Gramozit nuk i kishte nisur asnje thinje. Tani, se ku jemi e sa jemi, kushedi!? Kur mblidhemi per nje kujtim a per nje feste, fatmiresisht behemi shume, behemi mijera, qindra mijera... ne rruget, sheshet dhe bulevardet e Tiranes.

    Ate dite qe u nis apo u themelua Partia Demokratike, (viti 1990) nuk e di sa vete kemi qene, por shpesh here e di se kemi qene shume pak. Sa te shtepia e Gramozit, sa lart ne qytetin Studenti; here te trishtuar, here fluturues, ishim vetem pak. Pa mitingjet qe nisen me vone, qe nuk mund te thuash “pak”. Por sa me shume njerez shikoj tani, aq me e qarte me behet kujtesa: kemi qene shume pak. Ndoshta kemi qene pese a dhjete, a shtate...

    Bashke me Gramozin kemi qene shtate...

    A nuk e keni lexuar William Wordsworth, poet i madh anglez?! Ai, ne rrugen e tij te fames ka takuar nje femije, qe me gjithe vellezer beheshin shtate. Nje vajze e vogel ishte tete vjec, dhe i tha:

    “Jam prej fshatit ketu/ ishte e veshur me rroba te thjeshta/ me sy ngjyre te thelle krejt blu/ si deti para se te vije vjeshta”.

    -Moter e vella, a ke moj bije...

    -Po, ne jemi shtate femije...

    -Ku jane ata, a nuk me thua?

    -Dy nga ne ne Konej banojme... Po jemi shtate. Dy te tjeret ne det lundrojne. Dy prej nesh ne oborr te kishes jane: vellai im dhe motra ime. Diku aty afer ne nje shtepi te thjeshte banojme une me nenen time.

    -Dy ne Konej?!...- fola me veten time. Dy te tjere cajne detin ne furtune... Dhe ti prape the se jeni shtate?! Po keshtu, moj bije, nuk del kjo pune.

    Atehere e skuqur deri ne veshe, vajza tha se “ne oborr te kishes prehen dy prej nesh. Dhe ne behemi gjithsej shtate”.

    -Mire vogelushe, shko luaj dhe mos e ler nenen te prese. Edhe shtate prape mos me thuaj; sepse ju jeni vetem pese.

    -Varret i kane ne oborr jashte, - tha me nje kembengulje te hidhur; dhjete hapa larg shtepise, ata jane bashke- vazhdoi vajza me ze te dridhur. Atje shkoj une, corape thur. Edhe per shami atje shkoj. Ulem ne toke, mbeshtetem ne mur... Kur bie mbremja ngandonjehere; pjaten time me vete e marr. Kur eshte ngrohte e nuk fryn ere. Darken ha ulur mbi varr.... E para qe vdiq, motra Xhejn ishte. Ne shtrat vuante e qante me lot. Por zoti ia hoqi dhimbjet qe kishte; e coi larg ne nje tjeter bote... Ne oborr te kishes e vume, mes luleve ku rritet bari. Bashke me vellane qe doja shume; luanim e lodronim te varri.

    -Kur bora gjithesine mbuloi, une fillova serish te qaj. Vellai im u desh te shkoje. E tash ai prehet shume afer saj

    -Sa jeni, pra?- e pyeta prape ate vajze

    -Iu thashe nje here zoteri; nese dy jane ne parajse, jemi po shtate, tha perseri

    - Po ata kane vdekur, s’jane me, jane ne parajse moj bije.

    C’t’i flisje me tej, vogelushja nuk nderronte mendim. “Ne- tha, jemi shtate femije”.

    Edhe ne, tani jemi shtate, perseri.

    Nga radhet tona qe krijuam ate qe tani e quajne pluralizem a demokraci, sa shume na jane larguar, ose jane rritur e kane shkuar; ose jane zemeruar e perseri kane shkuar dhe... mijera te tjere jane afruar. Por as mijera prej tyre, tash duket se nuk bejne as sa nje. Ne jemi perseri shtate. Edhe pse Gramozi e Azemi shkuan ne parajse, edhe pse Dori a Jake Shtini bene te njejten rruge. Ne, prape- shtate.

    Por nuk eshte aspak puna te dhimbja e thjeshte. Puna eshte se historia qenka keshtu si me femijet e poetit ne Konej. Ne nuk pranojme te ndryshoje gje mes nesh dhe koha ben sikur pranon. Perseri ne mbetemi shtate, edhe pse kane shkuar e koha na genjen...



    kj
    .

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne donim tė ishim njerėz tė lirė

    Nė 5-vjetorin e ndarjes nga jeta tė Gramoz Pashkos

    SALI BERISHA

    Pėr mikun, pėr miqėsinė nuk flitet me gjuhėn e fjalėve, por flitet me gjuhėn e mendimit, me gjuhėn e zemrės. Sot ne kėtu, tė gjithė ndihemi krenarė qė patėm njė mik si Gramoz Pashko, qė njohėm njė personalitet si Gramoz Pashko.

    Unė ndihem shumė i privilegjuar dhe e i nderuar, krenar me njohjen dhe miqėsinė time me Gramozin, njėrin nga intelektualėt mė tė shquar tė kombit dhe tė vendit, dallėndyshen ndoshta edhe mė tė vetmen, tė shpirtit, tė mendimit, tė botės liberale, nė njė vend, nė njė shtet, nė njė shoqėri, e cila ngjante si dy pika uji me atė qė kishte pėrshkruar George Orwell nė veprat e tij.

    Tė gjithė ata qė kanė pasur miqėsi dhe e kanė njohur, sigurisht e sjellin nė mendjen e tyre gjithnjė Gramozin, karakterin, virtytet e tij, por nė tė gjitha aspektet, nė tė gjitha pamjet, kjo figurė poliedrike, ishte njė liberal i vėrtetė frymėzues, njė shpirt i lirė.

    Nė vitet '90, para se tė fillonte lėvizja studentore, u pėrpoqa tė takoj ata intelektualė, jo tė shumtė pėr hir tė sė vėrtetės, qė kishin shprehur ndonjė mendim disi ndryshe. I vetmi qė mė bindi se ishte shpirt i lirė, ishte Gramoz Pashko. Tė dy ishim pedagogė, intelektualė, tė dy ishim kalorės nė fushat tona, por tė dy kishim kuptuar se saga e poshtėrimit me konformizmin tonė duhej tė merrte fund, se ne duhej tė rifitonim dinjitetin njerėzor qė na mungonte. Ne nuk ishim tė varfėr, nuk ishim tė "qyshkosur", tė dy kishim shėtitur, por nė atė takim tė paharruar pėrjetė pėr mua, nė Hotel "Dajti", tė dy po i shprehnim hapur njėri-tjetrit, si me askėnd tjetėr, atė ēka ne donim. Ne donim tė ishim njerėz tė lirė.

    Ne nderojmė sot, jo vetėm njė ndėr themeluesit mė kryesorė tė Partisė Demokratike, tė partisė sė parė opozitare. Unė dua tė theksoj kėtu se selia e parė e Partisė Demokratike shqiptare qė do tė themelohej pas 45 vitesh diktaturė, ishte shtėpia e Gramoz e Mimoza Pashkos. Pra, me tė gjithė pėrkushtimin e tij, ato ditė dhjetori qė nė fakt ndanė epoka dhe sisteme, Gramoz Pashko do tė ishte ndėr themeluesit kryesorė tė partisė, tė programit tė saj minimal dhe tė programit tė saj tė plotė. Nė intervistėn qė ju sapo ndoqėt kėtu, unė rrėfeva njė copėz tė vėrtete lidhur me ekonominė. Ēfarė duhej tė bėnim ne? Ne duhej tė pėrmbysnim njė sistem, i cili ishte i falimentuar, por duhej tė ndėrtonim njė tjetėr sistem pėr tė cilin, pėrveēse pėr tė drejtat e njeriut, nuk dinim asgjė tjetėr. Sistemi qė ne do tė ndėrtonim nuk mund tė mbijetonte as 5 ditė pa bazėn e tij ekonomike. Gramoz Pashko ishte arkitekti i programit tė ekonomisė sė tregut tė PD-sė dhe opozitės shqiptare nė vitet '90. Unė isha i sinqertė kur tregoja nė atė intervistė se nė atė kohė i thėrrisja ekonomistėt nė takim, - madje njėri prej tyre ka qenė Genc Ruli - dhe nė mėnyrė mė normale mė pėrgjigjeshin: Do tė pyesim Gramozin. Ne duhet tė jepnim pėrgjigje, duhet tė jepnim shpjegime. Pra, nė kėtė aspekt dhe nė kėtė koncept, ai ėshtė themeluesi i ekonomisė sė tregut nė Shqipėri.

    Por Gramozi ishte njė intelektual trim, i guximshėm. Promotor i pavdekshėm i energjisė, i guximit dhe heroizmit tė lėvizjes sonė ishte Azem Hajdari, por nė ēdo moment kritik, dua t'ju rrėfej kėtu, se unė do ta shoqėroja me Gramoz Pashkon, sepse duhej njė kombinim. Nė njė sėrė momentesh, ndėr mė kritiket, kur regjimi realisht donte tė pėrballej me ne, ishte Gramoz Pashko. Njė nga meritat tona mė tė mėdha ishte se ne bėmė betejėn tonė, duke shmangur pėrballjet katastrofike, tė cilat kėrkonin trimėri shumė herė mė tė madhe sesa varianti tjetėr. Por nė ēdo rast, Gramoz Pashko do tė ishte ndėr mė tė vendosurit, qė nė ditėt e para tė themelimit tė opozitės. Ai ishte njė intelektual, njeri i pasionuar pas dijes.

    Nė njė moment tė caktuar tė njė mendimi ndryshe, - edhe kjo dėshmi e faktit se ai ėshtė liberali mė i madh i kėtij vendi dhe i kėtij kombi, ai do tė rikthehej dhe do tė themelonte universitetin e parė privat, njė nga universitetet mė tė mira tė vendit. Mbaj nė mendje si diēka tė ēmuar njė bisedė qė ai mė bėri pėr universitetin, pasioni i madh, pėrkushtimi i madh, nė fushėn e dijes. Nė kėtė bisedė, mė lindi mendimi se ai ishte rikthyer te vetja e tij, ishte rikthyer te shpirti i tij liberal, tek doktrina qė e frymėzoi atė dhe pa marrė parasysh asnjė sakrificė, iu pėrkushtua pėr ta shndėrruar nė njė doktrinė pėr vendin dhe kombin e tij. Kėto janė disa nga aspektet e tij. Aspektet mė tė mėdha tė tij i njeh Flonja, i njeh Moza, i njohin njerėzit e tij mė tė dashur.

    5 vjet mė parė ai u nda nga ne. Tė gjithė ne qė e kemi njohur, kemi punuar me tė, tė gjithė familjarėt, miqtė humbėn nė thellėsinė e detit, jo vetėm njė mik, njė shok, njė engjėll, siē ishte djali i tij, por tė gjithė ne, nė thellėsitė e Adriatikut humbėm njė pjesė tė jetės sonė. Njė mik ėshtė gjithnjė njė pjesė e ēmuar, e dashur, e ėmbėl, e jetės, e shpirti, e mendimit, e zemrės tėnde. I tillė ishte Gramoz Pashko pėr tė gjithė ne kėtu.

    Vdekja ėshtė njė fenomen i pashmangshėm, fizikisht ėshtė e njėllojtė pėr tė gjithė, por dallon. Flonja dallon shumė nga ato qė ai la nga veprat, kujtimet qė ka lėnė pas. Nė fakt ato janė pjesė e pavdekėsisė sė njeriut. Nė kėtė kontekst, miku im, babai juaj i nderuar, bashkėshorti juaj, ka lėnė kujtime, ka lėnė vepra tė pashlyeshme.

    Edhe njėherė le tė nderojmė mikun tonė me krenari tė madhe, tė bindur se vepra e tij do tė nderohet gjithmonė.



    rd

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ēdo tė ndodhė me Trupat Mbrojtėse tė Kosovės?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  5. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •