hė pa na jep nje shembull or ti.. se si ne shqiperi eshte denuar ndonje oficer se ka rrezikuar jeten e ushtarit..
ne pritje..
hė pa na jep nje shembull or ti.. se si ne shqiperi eshte denuar ndonje oficer se ka rrezikuar jeten e ushtarit..
ne pritje..
ISH KOMANDANTI I REGJIMENTIT TE HELIKOPTEREVE TE FARKES E'THEM MEHMETI, SHPJEGON VARIANTET E RENIES SE HELIKOPTERIT TE PASHKOS
Flet piloti qe bleu helikopterin "Bell 222".
"Nuk ka rene per shkak te kohes, por mendoj se pilotit i ka rene infarkt ne zemer gjersa nuk ka patur mundesi te komunikoje me kullen. Duhet te kete shperthyer ne ajer"
Z. E'them, ē'mendoni pe ngjarjen?
Kur mora vesh per ngjarjen, u trondita shume. Kur mora informacion nga vajza qe jeton ne Tirane per renien e helikopterit, thashe me vete "U perserit ngjarja e 1989 es, ku rane dy helikoptere duke u perpjekur per te shpetuar jete njerezish." Ne kete rast humben jeten ekipi, doktori, z. Gramoz Pashko dhe sidomos me vjen keq per te birin. Me lejoni, paraprakisht te shpreh ngushellimet e mia te sinqerta per familjet qe humben te dashurit e tyre. Po duke u kthyer tek ngjarja e duke pritur per me shume informacion nga Tirana, lexova artikullin e z. Hamdi Gega dhe disa artikuj te tjere. Me vjen shume keq qe nje ngjarje kaq tragjike te politizohet.
Kur lexuat per renien e helikopterit "Bell 222", cili ishte reagimi juaj i pare?
Ne fillim mendova se shkaku per renien do te kene qene kushtet atmosferike dhe mbase urdhri per t'u nisur qe i gabuar. Por e verteta nuk eshte keshtu. Fakti qe u prononcova kaq vone eshte se prisja te flisja me shoket e mi ne Tirane me pare, te pyesja ata si kane qene kushtet metereologjike apo edhe elemente te tjere.
Pergjigjia eshte qe kushtet atmosferike nuk kane qene te keqija per fluturim. Ka patur ere, por jo ere te tille qe te ndaloje fluturimin. Kushtet kane qene te mira per fluturim dhe urdhri ka qene i drejte. Per faktin se pse helikopteret e shendetesise refuzuan te benin udhetimin, eshte se ata helikoptere nuk kane pajisjet e nevojshme per udhetime te tilla.
Ju jeni piloti qe keni blere "Bellin 222". Ē'kujtoni per ate kohe? Si u vendos per te blere kete helikopter? Si u realizua blerja? Si u soll ne Shqiperi dhe pse sherbimet teknike beheshin ne Gjermani?
Ne kemi patur helikoptere te prodhimit rus, por te ardhur nga Kina, MI 4. Disa prej tyre kane qene te pajisur per te transportuar persona VIP. Por me 5 maj 1971, nje difekt i papercaktuar per nje kohe te gjate nga efektivi teknik, shkaktoi qe gjate nje stervitje, nje nga keta helikoptere te rrezohej. Nga ai moment, u vendos qe asnje anetar i Byrose Politike te atehershme te mos hipte ne helikopter.
Kjo ne te vertete qe nje gje pozitive, sepse ne kete menyre helikopteret u perdoren ne ndihme te popullsise, ekonomise se vendit, shendetesise etj. Ne janar te vitit 1985, me deboren madhe qe ra ne veri te vendit, u be i nevojshem fluturimi i personave VIP. Ne ate dimer e debore te madhe qe perfshiu rrethet e Tropojes, Kukesit, Peshkopise etj helikopteret jane perdorur per t'i ardhur ne ndihme popullates se ketyre rretheve me ushqime, ilaēe etj.
Vetem ne nje jave debore e orteqe, jane zhvilluar 52 ore fluturim, 27 nga te cilat jane kryer direkt nga une. Ishte pikerisht ky moment qe solli urgjencen per te blere helikoptere me te lehte, me te manovrueshem, me te pershtatshem per transportim te personave te rendesishem. Me deboren rreth dy metra ishte frika e zhytjes se helikoptereve MI 4 ne debore. Pikerisht ne ate vit, me 5 shkurt, me urdher te ministrit te Brendshem te asaj kohe, une e disa shoke kemi vajtur ne France per te blere helikoptere.
U blene tre helikoptere nga Franca (helikopteret "Equrel"). Nje vit me pas u ble nga nje kompani suedeze, helikopteri i prodhimit amerikan "Bell 222 UT", me nje vlere prej nje 1.400.50 USD. Ne ate kohe, ishin dy kanditatura per te blere: 1) "Bell 222 UT", 2) helikopteri "Dauphin" i cili eshte i nje cilesie me te larte, por qe kompania e tij kerkonte shumen prej 2.500.000 USD. U vendos per "Bell 222".
Por dua te shtoj se "Bell 222" eshte gjithashtu nje helikopter shume i mire, teper i manovrueshem dhe i forte. Ketu ne SHBA, ku helikopteri perdoret mjaft, sidomos ne ndjekjet policore apo sherbime te veshtira. Persa i perket teorise se helikopteri ishte i vjeter kur ne morem, nuk eshte aspak e vertete.
Helikopteri filloi te ndertohej kur ne beme kestin e pare te pageses. Kur ne e morem ne dorezim, helikopteri kishte udhetuar vetem nga Teksasi (ku ishte ndertuar) ne Philadefia, ku u transportua me anije per ne Angli dhe me pas fluturoi nga Anglia per ne Gjermani, ku une dhe piloti i dyte, Gjergj Brokri, e morem ne dorezim dhe e sollem ne Shqiperi permes Alpeve te Zvicres dhe Italise.
Persa i perket ēeshtjes te sherbimeve teknike per kete helikopter, dua te them se beheshin sherbime periodike. Perveē faktit qe here pas here ēohej per kontroll ne piken e servisit te kompanise "Bell" ne Gjermani, ne kishim tekniket tane qe u specializuan per mirembajtjen e ketij helikopteri. Gjithashtu, ēdo gjashte muaj, i hiqeshin boshtet helikopterit qe ēoheshin ne Gjermani per kontroll dhe ktheheshin prape. Nuk eshte aspak e vertete se jane perdorur pjese te vjetra ose te perdorura per kete helikopter.
Le t'i kthehemi ngjarjes. Ēfare mendoni per aftesine e piloteve qe drejtonin helikopterin?
Une mendoj se pilotet kane qene mjaft te pergatitur sepse kane rreth 15 vjet qe fluturojne me ate helikopter. Une mendoj se ata e njihnin mjaft mire helikopterin dhe si te manovronin me te.
Ju keni pervoje te madhe me fluturime te veshtira si ne ngjarjen e Fekenit, te bores se vitit 1985, etj. Sipas jush cilat mund te kene shkaqet qe ēuan ne kete tragjedi?
Shkaqet mund te kene qene nga me te ndryshmet. Por, me lejoni te them paraprakisht se une jam plotesisht ne kundershtim me teorite si "vorbulla ajrore", "vakumi thithi helikopterin" etj. Fatkeqesisht dua te them se keto deklarata jane te nje niveli jo profesional. Ne ajer nuk ka boshlleqe, por levizje rrymash ajri me shpejtesi te ndryshme te varura nga konditat metereologjike.
Jam kundra idese se "piloti zgjodhi rruge jo te drejte per te vajtur ne Itali". Eshte e vertete qe do te ishte me mire te kishte vajtur drejt jugut, Barit. Ne kete menyre do te zgjatej me shume rruga, por do te shkurtonte udhetimin mbi det. Megjithate, nuk do te thote se ai zgjodhi rruge te gabuar. Une mendoj se ai zgjodhi kete drejtim per te shfrytezuar antenen e stacionit radiofonik te Shijakut, qe ndihmon si pike orientimi dhe qe ne gjuhen e piloteve quhet "shigjeta e arte".
Persa u perket shkaqeve per rrezim te helikopterit jane tre; kushtet metereologjike; difekt teknik; shendeti i piloteve.
Persa u perket kushteve metereologjike, une mendoj se ne asnje menyre nuk ka qene faktor ne tragjedine e asaj nate. Eshte e vertete qe ka patur ere te forte, por ajo ka qene horizontale. Ka dy lloj ererash, horizontale dhe vertikale. Eshte era vertikale qe krijon turbullime te ajrit dhe krijon veshtiresi e probleme, por kjo ere nuk ka qene prezent ate nate. Ne kete stine, jane teper te njohura ererat e forta veri perendimore, qe veshtiresojne uljen e helikopterit, ose zgjasin kohen e fluturimit, por nuk shkaktojne rrezim.
Pra, ne baze te pervojes sime dhe te dhenave qe kam patur nga shoket e mi ne Tirane, kushtet armosferike kane qene te favorshme per fluturim dhe urdhri per t'u nisur ka qene i drejte.
Versioni im se ēfare ka shkaktuar renien eshte per shkaqe shendetesore te ekuipazhit. Nje nga pilotet, nga stresi apo shkaqe te tjera, mund te kete pesuar atak zemre dhe helikopteri ka kaluar ne gjendje pikiate te shpejte. Ne qofte se helikopteri bie ne pikiate, arrin nje shpejtesi kritike qe eshte shume e veshtire te dale nga ai pozicion, sidomos naten. Nje nga rastet per gjendje te jashtezakonshme per helikopterin eshte kur bie ne pikiate dhe veprimet e pilotit per te dale nga kjo gjendje.
Ēdo gje ndodh shume shpejt. Per, helikopteret MI 4, psh. ne qofte se helikopteri ne gjendje pikiate arrin shpejtesine 240 km/ore, ne maje te fletes se helikes shpejtesia mund te kaloje shpejtesine e zerit dhe si rezultat ndodh fenomeni i shperthimit. Une personalisht jam ndodhur ne nje situate te tille. Po benim praktike me helikopter dhe praktika behet ne kabine te mbyllur me perde. Piloti qe kisha, duke fluturuar futi helikopterin ne gjendje pikiate. Une mezi e nxora helikopterin nga ajo gjendje dhe nuk kam patur kohe as per te hapur perden e kabines per orientim me te mire.
Per te kuptuar me mire situaten, dua te shpjegoj se ne qofte se nje nga pilotet peson atak zemre dhe bie mbi dorezen e drejtimit qe eshte pikerisht prane pilotit, helikopteri automatikisht kalon ne pikiate ne rritje intensive te shpejtesise dhe humbje te lartesise. Ne kete moment, piloti tjeter e ka teper te veshtire te riktheje helikopterin ne pozicion normal. Ne radhe te pare duhet te heqe trupin e pilotit tjeter qe te liroje dorezen e drejtimit dhe me pas te beje te mundur normalizimin e gjendjes; dhe gjithēka duhet bere para se shpejtesia ne majat e helikes te kaloje shpejtesine e zerit, te cilat ēojne ne shperthim. Eshte pikerisht ky moment qe shpjegon zhdukjen nga radari dhe nderprerjen e menjehershme te nderlidhjes. Piloti tjeter nuk ka patur mundesi as te veproje, as te komunikoje.
Persa i perket teorise se trete se mund te kete qene difekt teknik. Mund te ndodhe qe te kete probleme teknike, por ky helikopter operon me dy motora. Ne qofte se nje motor ka difekt, operohet me motorin tjeter. Pothuaj te gjitha sistemet, ne kete helikopter jane te dubluara. Ne qofte se nje sistem nuk funksiononte, sistemi i dyte operon. Pastaj, nuk ka difekt qe ndodh menjehere, pa paralajmerim.
Dhe nga ana tjeter, ne qofte se do te kishte ndodhur difekt, do te kishte akoma komunikim me kullen drejtuese, komunikim per ndihme ose per treguar gjendjen. Ndersa ne kete rast komunikimi u nderpre menjehere. Me kete rast dua t'i pergjigjem edhe tezes se celulareve. Telefonat celulare nuk ndikojne dhe nuk ē'orientojne sistemin drejtues te helikopterit. Megjithese per ne eshte pak e ēuditshme te analizohet gjendja shendetesore e pilotit, por ne aspektin profesional eshte nje faktor teper i rendesishem. Gjithashu, pothuaj ne te gjitha vendet e tjera te botes, kjo eshte nje nga hipotezat e para qe shikohet.
A jane te pajisur helikopteret shqiptare, me ate qe quhet "kutia e zeze" qe regjistron kordinatat e fundit para nje rrezimi?
Kutite e zeza jane per avione te medhenj, jo per helikoptere. Pastaj, asnje avion shqiptar nuk eshte i pajisur me kuti te zeze. Une kujtoj, se kur bleme helikopterin ne fjale, ne mund te merrnim pajisje te ndryshme qe mund te ndihmojne siē eshte kutia e zeze, por keto pajisje kerkojne pajisje apo kulla tokesore qe te funksionojne dhe ne nuk i kemi keto mundesira.
Shenim i gazetes "Koha Jone": E'them Mehmeti jeton me familjen e tij ne SHBA prej tete vjetesh. Intervista u realizua nga e bija, Mirela Mehmeti, themeluese, producente dhe drejtuese e televizionit shqiptar ne Ēikago.
KJ
Politika shqiptare te ben te fitosh para dhe reputacion te menjehershem,por duhet te jesh i kujdesshem te mos dalesh jashte nomenklaturave te saj,se pastaj piloteve qe te transportojn u bije papritur infrakt ne zemer.Me vjen shume keq per Zotin Gramoz dhe familjen e tij. Por politika shqiptare eshte kthyer ne bisnes dhe sic dihet ne bisnes shume veta shkojne down.
Shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes dhe me vjen keq qe u largua nga gjiri yne nje njeri i zgjuar dhe patriot.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stargate_Boy : 03-08-2006 mė 10:31
I uroj ngushellime te thella Familjese se Gramos Pashkos per humbjen e dy te dashurve te saj
Sa per politiken shqiptare.. do thoja.. Paska filluar te veproje me keq se mafia.. ncncncn ... shume e turpshme.. per ta pranuar
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
DURRES, SOT OPERACIONI SHQIPTARO FRANCEZ PER NXJERRJEN E HELIKOPTERIT
Janus II, identifikimi i BELL 222 me metoden e ultratingujve .Komandanti i dyte i anijes franceze, Malcolm Puggione, tha se "anija, qe mberriti nga Marseja ne portin e Durresit dje ne mesdite, do te nise kerkimet sipas te dhenave qe tashme ka ne dispozicion". Komandanti Puggione u shpreh se "fillimisht do te identifikohet vendndodhja e sakte e pjeseve metalike te helikopterit, duke perdorur metoden e ultratingujve
Anija e specializuar franceze "Janus II" do te nise sot kerkimet nenujore per identifikimin e vendndodhjes se sakte dhe nxjerrjes se pjeseve te helikopterit te rrezuar naten e 16 korrikut te kaluar ne ujrat e Adriatikut. Ne kalaten nr. 1 te portit te Durresit, ne ēastin e ankorimit ndodheshin edhe drejtues te forcave tona detare, si dhe atasheu ushtarak i Ambasades Franceze ne vendin tone.
Sipas burimeve zyrtare nga Forcat tona Detare, dje pasdite palet pergatiten planin e kerkimeve nenujore, ndersa ekspedita do te startoje sot ne mengjes.
Komandanti i dyte i anijes franceze, Malcolm Puggione, tha se "anija, qe mberriti nga Marseja ne portin e Durresit dje ne mesdite, do te nise kerkimet sipas te dhenave qe tashme ka ne dispozicion". Komandanti Puggione u shpreh se "fillimisht do te identifikohet vendndodhja e sakte e pjeseve metalike te helikopterit, duke perdorur metoden e ultratingujve.
Me pas do te nisin veprimtarine dy robotet, te cilet komandohen nga anija dhe qe mund te nxjerrin objekte te mbytura deri ne thellesine 1200 metra".
"Ne anijen me 5 marinare, gjate ekspedites do te jene edhe 3 4 specialiste kerkues, si dhe perfaqesues te pales shqiptare", vazhdoi me tej Puggione.
Anija e specializuar "Janus II" eshte kontraktuar nga Ministria jone e Jashtme me ane te shoqerise private franceze Comex, te ciles i perket. Ne portin e Durresit mberriti dje paradite anija franceze "Janus II", e specializuar ne kerkimet nenujore. "Janus II", e ankoruar ne kalaten nr.1 te porti. Komandanti i distrinktit te pare detar, Roland Nasto, tha se "specialistet e Ministrise se Mbrojtjes, se bashku me specialistet franceze te kerkimeve nenujore, do te pergatisin planin e kerkimeve per nxjerrjen e helikopterit te rrezuar".
Helikopteri "Bell 222", qe po transportonte zotin Gramoz Pashko ne nje klinike te Barit per kurim, u rrezua disa milje larg brigjeve italiane. Ne bordin e helikopterit krahas politikanit te njohur, ishin dy pilotet, tekniku i helikopterit, mjeku Sander Baloi dhe djali 24 vjeēar i zotit Pashko, Rubeni.
Koha Jone
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
e paskan gjet helikopterin
http://www.a1tv.com.al
LAJME
--------------------------------------------------------------------------------
www.a1tv.com.al
“Janus2” identifikon helikopterin e aksidentuar “Bell 222”
13:51 07/08/06
Pėr herė tė parė qė nga 16 Korriku kur pėsoi aksident ėshtė identifikuar sot helikopteri “Bell 222” i prodhimit amerikan.
Helikopteri u identifikua nė zonėn e bashkimit tė Detit Jon dhe Adriatik dhe ėshtė fotografuar nga aparaturat e anijes “Janus 2”.
Sot filloi edhe faza e nxjerrjes sė helikopterit nė bordin e tė cilit udhėtonin 6 persona, mes tyre ish-themeluesi i Partisė Demokratike, Gramoz Pashko dhe i biri i tij 24 vjeēar, Rubin Pashko.
Helikopteri u rrėzua pėrderisa udhėtonte pėr nė Bari tė Italisė pėr tė ēuar pėr kurim tė menjėhershėm mjekėsor, Gramoz Pashkon.
shekulli
Roboti “Super Achile” fotografon nė thellėsinė 1024 metra helikopterin presidencial tė mbytur mė 16 korrik
“Bell 222U”, asnjė gjurmė nga trupat
Identifikohet helikopteri, i ndarė nė disa pjesė. Zbehen shpresat pėr gjetjen e trupave nė Adriatik
Llambi Kallēo
DURRĖS- Identifikimi i helikopterit presidencial “Bell 222 U” zbeh shpresat e familjarėve pėr gjetjen e trupave tė tragjedisė ajrore. Burime nga qeveria bėnė tė ditur dje se anija franceze “Janus” ka mundur tė fotografojė helikopterin e ndarė nė dy pjesė tė mėdha e copėza mė tė vogla, nė thellėsinė mbi 1000 metra nė Adriatik. Fotografimi i helikopterit tė rrėzuar mė 16 korrik ėshtė realizuar nga roboti “Super Achile” i anijes franceze, misioni i tanishėm i sė cilės ėshtė nxjerrja e tij nga deti. Fotot e bėra nga roboti i kanė kaluar ekspertėve, tė cilėt kanė thėnė si fjalė tė fundit se ato i pėrkasin helikopterit me tė cilin udhėtonin drejt Italisė Gramoz Pashko, djali i tij, njė mjek si dhe 3 pjesėtarė tė stafit teknik. Mėsohet se ėshtė konstatuar se helikopteri ėshtė i ndarė nė dy pjesė tė mėdha dhe nė copa mė tė vogla, ndėrkohė qė objektivi nuk ka fotografuar asnjė trup brenda tij.
***
Pasi ka realizuar procesin e fotografimit, anija francėze "Janus II" ka ndėrprerė kėrkimet nė detin Adriatik, mbrėmjen e sė hėnės, pėr shkak tė motit tė keq. Sipas burimeve nga marina shqiptare, nė kushtet e njė deti mbi 7 ballė, ėshtė bėrė i pamundur vazhdimi i punimeve, ndaj edhe anija ėshtė kthyer nė portin e Durrėsit. Helikopteri “Bell” ka rėnė nė njė thellėsi prej 1024 metrash nė kufirin nė mes tė ujėrave tė detit Adriatik dhe detit Jon. Anija franceze po i realizon kėrkimet vetėm 2 milje larg Jonit, pikėrisht atje ku anija italiane “Urania” identifikoi njė objekt metalik, me gjatėsi 5 metra dhe disa objekte tė tjera tė shpėndara rreth 100 m larg objektit tė parė, tė cilat pas fotove tė siguruara nga roboti “Super Achile” mendohet t’i pėrkasin tė njėjtit helikopter tė rrėzuar. Ndėrkaq, anija “Janus” ka dalė pasditen e djeshme nė det, kėtė herė pėr tė filluar operacionin pėr nxjerrjen e helikopterit.
***
Rreth orės 12.00 tė ditės sė djeshme, nė bordin e anijes “Janus II” ka mbėrritur komandanti i pėrgjithshėm i Marinės shqiptare, Krostaq Gėrveni, i cili ka takuar ekuipazhin e anijes franceze. Burime konfidenciale nga ky takim kanė bėrė tė ditur se ėshtė diskutuar nė lidhje me rinisjen sa mė shpejt tė operacionit tė nxjerrjes sė pjesėve tė helikopterit, qė u zhduk nė mėnyrė ende tė pasqaruar mirė natėn e 16 korrikut. Mėsohet se vazhdimi i operacionit pėr nxjerrjen e helikopterit nga deti nuk do tė bėhet mė anė tė batiskafit me dy pilotė, por me anė tė robotit "Super Achile", i cili zhytet deri nė 2000 metra thellėsi. Nxjerrja e helikopterit nga thellėsia do tė realizohet me anė tė njė platforme speciale, e cila ėshtė e aftė tė mbajė njė peshė mbi 10 tonė dhe qė do tė sigurohet po nga ana e kompanisė franceze “Comex”, e cila ka marrė pėrsipėr misionin e nxjerrjes sė helikopterit me fondin prej 33 milionė lekėsh, tė dhėna nga qeveria shqiptare. Kjo kompani franceze ka marrė pjesė dhe nė nxjerrjen e trupave dhe pjesėve tė avionit egjiptian nė Narsheik, ku gjatė aksidentit ajror humbėn jetėn 143 persona. Nė bordin e anijes “Janus” qė do tė tentojė nxjerrjen e pjesėve tashmė tė identifikuara tė helikopterit janė dhe pėrfaqėsues tė Marinės dhe prokurorisė shqiptare, tė cilėt mė pas do tė ekzaminojnė mes pjesėve tė gjetura dhe shkaqet e rėnies sė helikopterit qė po transportonte drejt Italisė pėr kurim ish-zv.kryeministrin Gramoz Pashko.
TĖ HUMBUR
Gramoz Pashko, i vitlindjes 1955,
Ruben Pashko, i vitlindjes 1982,
Vangjel Ēondi, pilot, i vitlindjes 1950,
Demush Reba, pilot, i vitlindjes 1960,
Qemal Koni, asistent i fluturimit, i vitlindjes 1950 inxhinier
Sander Baloj, mjek reanimator nė Qendrėn Spitalore “Nėnė Tereza", i vitlindjes 1966
Operacioni
Operacioni pėr kėrkim- shpėtimin e helikopterit qeveritar “Bell 222U” ėshtė ndarė nė dy faza. E para konsiston nė kėrkimin e helikopterit nė tė cilin po udhėtonin gjashtė personat. Pasi tė lokalizohet dhe gjendet vendi ku ndodhet helikopteri do tė fillojė faza e dytė, ajo e nxjerrjes sė tij nga thellėsia e detit Adriatik
Anijet
Nė operacionin e kėrkim- shpėtimit janė angazhuar dy anije tė specializuara. Anija e parė ėshtė “Urania”, e cila ėshtė marrė me qera nga qeveria shqiptare. Ndėrkohė anija e dytė, “Galatea” ėshtė vėnė nė dispozicion nga qeveria italiane. Kjo anije ėshtė specializuar qė tė kryejė kėrkime deri nė njė thellėsi prej 5000 metrash
Pagesa
Shteti shqiptar ka paguar njė shumė prej 85 mijė eurosh pėr tė gjetur helikopterin “Bell 222U” tė zhdukur natėn e njė jave mė parė nė detin Adriatik. Me kėtė shumė ėshtė marrė me qera anija italiane “Urania”. Mendohet se njė shumė disa herė mė e madhe duhet tė paguhet nga qeveria shqiptare pėr nxjerrjen e helikopterit
Trupi
Mė datė 26 korrik anija italiane “Urania” raportoi se mund tė kishte gjetur trupin e helikopterit qeveritar. “Nė njė thellėsi prej rreth 1024 metrash kemi lokalizuar njė objekt metalik rreth 5 metra tė gjatė, si dhe disa objekte tė tjera mė tė vogla tė shpėrndara nė njė rreze prej 100 metrash nga njėra tjetra”, -thanė zyrtarėt e anijes
09/08/2006
Dora e njė njeriu ėshtė filmuar nga batiskafi francez, i cili zbuloi imazhet e helikopterit qeveritar nė thellėsitė 1 mijė metra nė detin Adriatik.
Ky ka qenė konfirmimi mė i fundit i ekuipazhit francez tė anijes Janus II, pėr gazetėn Panorama, ditėn e djeshme. Pėrkundėr deklaratave zyrtare nė Tiranė pėr mosgjetjen e trupave, drejtuesit e anijes franceze thonė se nė njė prej dritareve tė helikopterit dallohet dora e njė njeriu, e cila mban njė orė drejtkėndore. Nga imazhet e qarta tė fiksuara prej robotit francez, ka mbetur pa u pėrcaktuar vetėm marka e orės, ndėrsa gjithēka tjetėr cilėsohet e konfirmuar nga ekuipazhi francez, qė zbuloi helikopterin qeveritar shqiptar tė aksidentuar mbi detin Adriatik. Burime zyrtare nga Kryeministria kanė konfirmuar dje pas mesditės, lajmin e publikuar nga gazeta Panorama, se fotografitė e anijes franceze, kishin zbuluar helikopterin e aksidentuar.
Helikopteri nė thellėsi
Siē konfirmoi pėr gazetėn ekuipazhi francez tri ditė mė parė, helikopteri presidencial shqiptar i tipit Bell 222 ėshtė filmuar dhe fotografuar nė thellėsinė 1024 metra tė detit Adriatik. Imazhet janė fiksuar nga roboti nėnujor i instaluar nė bordin e anijes oqeanografike franceze. Burime nga ekuipazhi francez thanė dje, se struktura metalike e helikopterit ėshtė kompakte dhe e pashpėrbėrė, ēka dėshmon se mjeti fluturues mund tė ketė rėnė gradualisht mbi sipėrfaqen e ujit, duke mos pėsuar dėmtime. Mjeti ėshtė konservuar nėn ujė nė njė gjendje tė mirė dhe thuajse integral, pohuan burimet. Ekuipazhi i Janus II ka konfirmuar pėr gazetėn se filmimet e robotit kanė sjellė imazhe tė qarta tė asaj ēka ndodhet nė thellėsinė 1024 metra. Sipas francezėve, nė pamjet filmike duket se njėri nga hekurat mbėshtetės qė shėrben pėr uljen e helikopterit ėshtė i paprekur, ndėrsa tjetri ka pėsuar shtrembėrime dhe mbahet vetėm nga njėra anė. Kjo, sipas ekspertėve, vėrteton faktin se nė momentin e pėrplasjes me sipėrfaqen e ujit, Bell 222 nuk ka qenė i balancuar dhe nė drejtpeshim. Filmimet e robotit sjellin edhe pėrshkrime tė dritareve tė helikopterit, ku njėra prej tyre ėshtė thuajse e mbuluar nga njė qese e madhe e zezė plastike, ndėrsa nga njė dritare tjetėr dallohet njė dorė nė tė cilėn shquhet njė orė dore drejtkėndore, marka e sė cilės nuk u arrit tė konstatohej nga syri elektronik. Pak metra larg strukturės sė metaltė tė Bell 222, kamera nėnujore ka arritur tė fiksojė edhe njėrėn prej sediljeve tė helikopterit, e cila ka dalė jashtė kabinės nė momentin kur mjeti fluturues ka prekur fundin e Adriatikut.
Operacioni
Drejtuesit mė tė lartė tė flotės detare shqiptare e kanė kyēur informacionin lidhur me ekspeditėn e parė tė Janus II, nė kuadratin e kėrkimeve tė helikopterit Bell 222. Kapiteni i rangut tė parė, Kristaq Gerveni, nuk ka pranuar tė japė asnjė informacion pėr mediat, ndėrkohė qė kapiteni francez, Herve Gireau, ėshtė treguar njė xhentėlmen i vėrtetė gjatė komunikimit me gazetarėt e pranishėm nė atė orė tė vonė tė natės, duke konfirmuar se roboti kishte arritur tė filmonte helikopterin, i cili ishte nė gjendje tė mirė dhe i pacopėtuar. I pyetur nga Panorama, komandanti i Forcave Detare Shqiptare Gerveni ėshtė shprehur prerė: Eshtė sekret ushtarak, tė cilin nuk jam i autorizuar ta bėj publik, pasi sė shpejti pėr misionin e anijes franceze do tė shprehen krerėt e Ministrisė sė Mbrojtjes.
Sekuestrohen imazhet e filmuara nga batiskafi Remora
Hetimi, francezėt dėshmitarė tė dosjes
Prokuroria: Presim pjesėt pėr ekspertim teknik
TIRANE Prokuroria Ushtarake e Tiranės, e cila po zhvillon hetimet pėr tragjedinė e 16 korrikut, ka administruar dje nė dosje fakte tė tjera rreth ngjarjes. Gjatė paradites sė djeshme, kur anija Janus II po bėnte disa riparime tė vogla dhe pjesėt e telekamerės sė robotit nėnujor po pastroheshin, ekuipazhi francez ka dėshmuar pėr hetuesit shqiptarė gjithė momentin e gjetjes sė helikopterit. Mėsohet se janė marrė nė pyetje tė gjithė anėtarėt e ekuipazhit, madje prej tyre nga prokurorėt ėshtė kėrkuar edhe pozicioni nė tė cilin ndodhej helikopteri. Hetuesit shqiptarė kanė kėrkuar tė dhėna edhe pėr mėnyrėn e administrimit tė imazheve nga batiskafi robot, qė filmoi helikopterin Bell 222. Mė pas, organi i hetimit ka kėrkuar kopjet e tri fotografive tredimensionale qė i janė bėrė helikopterit Bell 222, nė thellėsi mbi 1 mijė metra. Sipas hetuesve, objekti metalik qė dyshohet tė jetė njė pjesė e helikopterit, ėshtė gjetur vetėm njė milje larg koordinatave tė fundit qė pilotėt kanė raportuar pėr kullėn italiane natėn e tragjedisė. Zyrtarėt e Prokurorisė konfirmuan mbrėmė pėr gazetėn, se janė duke pritur nxjerrjen e pjesėve tė helikopterit, me qėllim verifikimin teknik tė tyre nė pėrpjekje pėr tė mėsuar shkakun e tragjedisė. Hetuesit gjithashtu po ndjekin nga afėr tė gjithė operacionin e kėrkimit tė helikopterit, nė prani edhe tė specialistėve tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore tė kryeqytetit. t.s.
nxjerrja
Burime nga Kapitaneria e anijes janė shprehur dje, se Janus II do tė tentojė sot tė nxjerrė nė sipėrfaqe pjesėt e helikopterit qeveritar tė aksidentuar nė detin Adriatik. Rreth oriz 17:00 tė ditės sė djeshme, anija franceze ka lėnė Portin e Durrėsit dhe ėshtė nisur drejt rajonit ku ra helikopteri.
thyerja
Njė zyrtar i lartė i Forcave tė Armatosura, gjatė njė takimi qė ka pasur dje me afėrmit e tė zhdukurve, u ka konfirmuar atyre se nga fotografitė ėshtė mėsuar se helikopteri ėshtė ndarė nė tė paktėn dy pjesė. Kjo i ka ndihmuar kamerat tė verifikojnė brenda helikopterit, ndėrsa nė dritare duket dora e njė personi.
kerkesa
Mė 16 korrik 2006, dy pilotė, njė teknik dhe njė mjek iu bindėn urdhrit tė eprorėve tė tyre. Vangjel Ēondi, Demush Heba dhe Qemal Koni ishin ushtarakė tė Gardės sė Republikės, ndėrsa i katėrti, Aleksandėr Baloi, mjek reaminator. Ata nuk e vunė nė diskutim nisjen drejt Italisė, ndaj meritojnė tė shpallen Dėshmorė tė Atdheut, thanė tė afėrmit.
shkeputur nga "Panorama"
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Gjenden pjesė tė helikopterit, dyshohet se ka shpėrthyer nė ajėr
Identifikohet helikopteri i zhdukur nė ujėrat e detit Adriatik mė 16 korrik. Pas mė shumė se 20 ditė kėrkimesh, mė nė fund grupet e kėrkimit kanė arritur tė identifikojnė disa objekte metalike nė 1000 metra thellėsi, si pjesė tė helikopterit Bell 222. Pasditen e djeshme, anija e kėrkimit Janus 2, nė 1000 metra thellėsi, ka bėrė tė mundur nėpėrmjet dy robotėve gjigantė qė ka nė bordin e saj, identifikimin e disa pjesėve tė helikopterit. Nga analizimi i pjesėve tė gjetura nė 1000 metra thellėsi dyshohet se mund tė jenė pjesėt e Bell 222-shit, i cili mund tė ketė shpėrthyer nė ajėr mbrėmjen e 16 korrikut. Megjithėse pjesėt e helikopterit janė identifikuar, ende nuk ka asnjė shpresė pėr gjetjen e trupave tė gjashtė personave, tė cilėt ndodheshin nė bordin e helikopterit natėn e rėnies.
Kėrkimi
Anija franceze Janus 2, ditėn e djeshme ka filluar kėrkimet nė rreth 1100 metra thellėsi pėr identifikimin e Bell 222-shit. Pas ndėrprerjes pėr disa kohė tė kėrkimit pėr shkak tė motit, anija Janus 2 ka rifilluar pėrsėri kėrkimet. Dy robotėt gjigantė, tė cilėt ndodhen nė bordin e kėsaj anijeje, kanė bėrė tė mundur identifikimin e disa objekteve tė cilat ndodheshin nė 1000 metra thellėsi dhe vetėm njė milje larg koordinatave tė fundit nė tė cilat ėshtė lokalizuar helikopteri rreth orės 22:17 tė mbrėmjes sė 16 korrikut. Pikėrisht identifikimi i kėtyre objekteve ka rritur shpresat pėr gjetjen e helikopterit. Dy robotėt gjigantė kanė bėrė tė mundur fotografimin e objekteve tė cilat ndodheshin nė 1000 metra thellėsi. Kėto fotografi janė parė dhe studiuar nga ekspertėt e kėrkimit, tė cilėt kanė arritur nė pėrfundimin se disa pjesė metalike tė fotografuara nga robotėt janė pjesė tė helikopterit Bell 222. Kjo ėshtė konfirmuar dhe nga ekipi i kontrollit. Pikėrisht kjo e vėrtetė e frikshme i ka ēuar ekspertėt nė pėrfundimin se helikopteri mund tė ketė shpėrthyer nė ajėr. Fakt ky qė dėshpėron familjarėt, pasi aktualisht nuk ka tė dhėna pėr identifikimin e asnjė trupi.
Nxjerrja
Pasi ėshtė konfirmuar identifikimi i pjesėve tė helikopterit Bell 222, ekipi i kėrkimit i vendosur nė bordin e anies Janus 2 do tė bėjė tė mundur nxjerrjen nė sipėrfaqe tė pjesėve tė gjetura. Kjo do tė jetė njė nga detyrat e vėshtira tė grupit tė kėrkimit, pasi objektet e identifikuara si pjesė tė helikopterit ndodhen nė thellėsinė prej 1000 metrash, e cila do tė vėshtirėsojė nxjerrjen e pjesėve metalike. Sipas burimeve nga grupi i kėrkimit, pritet qė nxjerrja e pjesėve metalike tė fillojė sot, ku do tė bėhet e mundur nxjerrja e objekteve tė identifikuara. Helikopteri Bell 222 u zhduk nga radari i Kullės sė Kontrollit tė Rinasit mbrėmjen e 16 korrikut rreth orės 22:17 minuta. Helikopteri ishte duke transportuar ish-zv.kryeministrin Gramoz Pashko nė drejtim tė Italisė pėr kurim tė mėtejshėm, pas aksidentit qė pėsoi nė Himarė. Sė bashku me Gramoz Pashkon natėn e rėnies nė bordin e helikopterit ndodhej djali i tij Rubeni, dy pilotė dhe tekniku.
Emrat e personave tė zhdukur
Nė bordin e helikopterit Bell 222 ndodheshin 6 persona tė cilėt aktualisht konsiderohen tė zhdukur:
Gramoz Pashko, 51 vjeē; i biri, Ruben Pashko, 24 vjeē;
Vangjel Ēondi, piloti i parė; Demush Heba, piloti i dytė; Qemal Koni, asistent i fluturimit, inxhinier, 56 vjeē dhe
Sandėr Baloj, mjek reanimator nė Qendrėn Spitalore "Nėnė Tereza", 40 vjeē.
gazeta albania
9 Gusht 2006
Krijoni Kontakt