Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 205
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Shqiperi 1999

    Pamje te njerit nga 2 Helikopteret me te mire ne bote AH-64 Apache, rrezuar jo ne nje fushbetej (ku ata jane tmerri i armikut)
    ---------------------

    Zyra federative Gjermane per hetimin e aksidenteve ajrore (Bundesstelle für Flugunfalluntersuchung BFU) publikon se:

    Ne 1 milion fluturime me Helikopter ndodhin 54 aksidente me 6 te vdekur.
    Ne 1 milion fluturime me Aeroplan ndodhin 10 aksidente me 1,6 te vdekur.

    Ne 80% te aksidenteve, shkak jane gabimet e piloteve.

  2. #132
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ka edhe keshtu:

    Berisha urdhėr me telefon

    Tiranė- Vetėm urdhri i kryeministrit Berisha ka cuar nė ndėrmarrjen e fluturimit tė rrezikshėm natėn mbi Adriatik, i cili nuk ishte bėrė asnjėherė mė parė. Ky ėshtė njė fakt qė ėshtė konfirmuar edhe nga hetimet e deritanishme tė Prokurorisė. Nė bazė tė tabulateve tė telefonave tė vėna nė dispozicion tė hetimit nga dy kompanitė celulare, rezulton se numri qė ka kontaktuar mė shpesh me personat nė bordin e helikopterit ka qenė ai i Sali Berishės. Burime pranė Prokurorisė bėjnė me dije se numri I celularit tė kryeministrit rezulton mė shumė i pėrsėrituri nė listėn e telefonatave nė kohėn kur helikopteri nisej pėr fluturim drejt Barit. Madje kontaktet kanė vazhduar edhe gjatė kohės kur mendohet se mjeti ka qenė mbi det. Dėshmi tė tjera tė mbledhura nga ana e Prokurorisė tregojnė se helikopteri qeveritar nuk kishte bėrė fluturime tė tilla mė parė, ndėrsa edhe trajektorja e udhėtimit qė ėshtė zgjedhur ka qenė mė e vėshtira. Nė njė kohė kur nxitimi dhe koha e shkurtėr mes kthimit tė helikopterit nga Pogradeci dhe ngritjes tjetėr tė tij nuk ka qenė e mjaftueshme pėr njohjen me njė plan tė fluturimit. Pėr mė tepėr kur nuk njiheshin as kushtet atmosferike tė mbrėmjes dhe nuk ishin pėrmbushur as kushte tė tjera tė domosdoshme pėr t'u plotėsuar pėrpara se pilotėt tė niseshin nė udhėtim. Nė tė njėjtėn kohė sipas pilotėve qė kanė dhėnė dėshmitė e tyre nė Prokurori, rezulton se ky korridor ajror karakterizohet nga turbolenca tė mėdha, tė cilat gjithashtu po shqyrtohen si njė pistė e mundshme pėr shkaktimin e tragjedisė. Duke qenė se "Bell 222" nuk kishte fluturuar asnjėherė me parė natėn dhe nė kushte tė tilla atmosferike, organi I akuzės ėshtė duke marrė nė shqyrtim edhe gjendjen teknike tė helikopterit, nėse ishte I pajisur me sistemin elektronik drejtues pėr raste tė tilla dhe kushte tė tjera qė duhet tė plotėsoheshin pėrpara se tė ndėrmerrej udhėtimi. Nga ana e ministrisė sė Brendshme, ėshtė deklaruar gjatė gjithė kohės se helikopteri kishte udhėtuar edhe mė parė natėn dhe ishte I pajisur me tė gjitha mjetet pėr ta bėrė kėtė. Kėto deklarime kanė rėnė poshtė nga dėshmitė e pilotėve tė vjetėr, ndėrkohė qė pritet qė tė jetė Prokuroria ajo qė do tė nxjerrė faktet reale.

    Komandanti i Gardės:Nuk kam urdhėruar nisjen e helikopterit

    Tiranė- Komandanti i Gardės ka hequr dorė nga pėrgjegjėsia e dhėnies sė urdhrit pėr nisjen e helikopterit nė mbrėmjen e 16 Korrikut nė drejtim tė Italisė. Sipas burimeve tė besueshme nė Prokurori, zyrtari I lartė ka dėshmuar se ai nuk ka dhėnė urdhėr pėr ngritjen e mjetit tė Gardės. Prokuroria ėshtė duke mbledhur dėshmitė e zyrtarėve tė tjerė tė Gardės, por me dėshminė e komandantit del se urdhri nuk ka dalė nga Garda, ndonėse sipas rregullores kjo vendos pėr fluturimet. Pilotėt janė gjendur edhe pėrballė njė kohe tė keqe dhe me kushte atmosferike tė pafavorshme pėr tė fluturuar, pasi mė parė nuk ishin njohur as me gjendjen e korridoreve ajrore. Mbi tė gjitha pėr ta nuk ėshtė zbatuar regjimi prej gjashtė orėsh pėr t'u ngritur sėrisht nė fluturim, pėrderisa sapo ishin kthyer nga katėr rrugė Tiranė- Pogradec. Gjithcka, kjo thyerje e rregullores sė fluturimit, ka ndodhur pikėrisht pėr shkak tė urdhrit tė kryeministrit Berisha, qė nuk ka dashur tė marrė parasysh asgjė. Kjo kohė e shkurtėr pėr pėrgatitjen e fluturimit, I shtohet si arsye edhe moti i keq. Sipas ekspertėve mund tė ketė qenė pikėrisht ky mot qė ka shkaktuar iluzionin e natės, qė shoqėrohet me pamje tė kufizuar dhe tė ngatėrruar nė kufij mes detit dhe qiellit. Koha me ere tė fortė dhe futja nė panik ka qenė gjithashtu njė arsye qė erdhi si shkak I mosnjohjes sė pilotėve me kushtet e motit pėrpara nisjes sė fluturimit. Nga ana tjetėr, periudha e shkurtėr mes mbėrritjes nė kryeqytet tė helikopterit dhe nisjes edhe njėherė tė tij, nuk ka lėnė kohė qė pilotėt tė bėnin pregatitjet e duhura pėr planin e fluturimit nė raport me konditat meteorologjike. Gjithmonė, kjo jo pėr faj tė pilotėve, por pėr shkak tė urdhrit qė u ishte dhėnė pėr t'u ngritur sėrisht nė fluturim.

    Urdhėri shkeli ligjin e Gardės

    Tiranė- Nė ligjin "Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė" nr.8869, datė 22.05.2003 pėrcaktohet qartė se punonjėsit e gardės pajisen me tė gjitha mjetet teknike dhe armatimet qė duhen pėr kryerjen e detyrave tė ngarkuara. Neni 26 thotė shprehimisht: "Pėr kryerjen e detyrave, punonjėsi i Gardės pajiset me armatim dhe mjete teknike tė posaēme, tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave". Duke marrė tė mirėqenė se dy pilotėt qė do tė niseshin fluturim drejt Italisė pėr tė transportuar Gramoz Pashkon kishin marrė njė urdhėr zyrtar, del se ėshtė shkelur ligji pėr Gardėn. Mjeti qė drejtonin kėta dy helikopterė nuk kishte bėrė mė parė udhėtime tė tilla dhe kjo do tė thotė se as nuk ishte i pajisur pėr tė udhėtuar natėn mbi det. Nė kėtė rast rezulton se helikopteri me tė cilin janė pajisur dy pilotėt pėr tė kryer detyrėn nuk ėshtė ai i duhuri. Pėr mė tepėr qė vihet nė dyshim dhe ėshtė duke u hetuar edhe pasja e njė licence tė helikopterit pėr fluturim natėn dhe njė patentė pėr pilotėt qė shėrben pėr tė njėjtin qėllim. Jo vetėm qė nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė lloj pėrgatitjeje pėr kėtė fluturim, por edhe vetė urdhri qė e ka detyruar realizimin e tij ėshtė nė kundėrshtim me ligjin. Kjo ėshtė arsyeja pse personi qė ka urdhėruar helikopterin tė fluturojė drejt Italisė nė mbrėmje dhe nė kushte tė vėshtira moti ka qenė i papėrgjegjshėm dhe me pasoja tragjike. Janė shkelur procedura fluturimi, rregullore por edhe ligje qė duheshin zbatuar me domosdoshmėri pavarsisht se kush urdhėroi dhe cili ishte misioni.

    Vendimi : Mjeti pėr grupet e shoqėrimit VIP

    Tiranė- Me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, numėr 830 datė 11.12.2003 "Pėr pajisjen e punonjėsve tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė me armatim dhe mjete teknike tė posacme", kėsaj strukture i ka kaluar nė pėrdorim edhe njė helikopter. Bėhet fjalė pėr njė mjet me dy motorė turbo reaktivė, me fuqi mbi 1 mijė kuaj fuqi dhe me kapacitet mbi pesė vende. Nė po kėtė vendim ėshtė pėrcaktuar qė ky helikopter pėrdoret vetėm si mjet pėr grupet e shoqėrimit VIP. Nė kėtė mėnyrė urdhri qė ėshtė dhėnė pėr tė pėrdorur helikopterin qeveritar pėr tė transportuar persona tė tjerė qė nuk i pėrkasin kėsaj kategorie ėshtė nė kundėrshtim me vendimin e Kėshillit tė Ministrave. Duhet theksuar se ky pėrcaktim nė ndarje ėshtė bėrė nga njohės dhe teknikė tė kėtyre lloj mjeteve qė duke njohur gjendjen e helikopterit kanė dalė nė pėrfundimin se ai nuk mund tė pėrdoret pėr qėllime tė tjera. Kjo jo vetėm pėr shkak tė titullimit tė tij, por edhe pėr shkak tė kapacitetit, gjendjes teknike dhe kushteve tė tjera. Megjithatė as ky vendim nuk ėshtė marrė parasysh kur ėshtė urdhėruar fluturimi i "Bell 222" drejt Barit. Helikopteri "Bell 222" mund tė ishte helikopteri mė I sigurt pėr transportin e VIP-ave, madje mė I miri edhe pėrsa I pėrket drejtimit, por ai nuk kishte kryer asnjėherė udhėtime natėn. Qė nga koha kur ai ėshtė pėrdorur nga ish kryeministri socialist, nuk ka fluturuar asnjėherė me rėnien e muzgut pėr shkak tė fushėpamjes sė kufizuar.

    Po hetohen tė gjitha pistat e mundshme

    Tiranė- Ndėrkohė qė flitet pėr tė gjitha pistat e mundshme, pėr shkaqet qė mund tė kenė cuar nė ndodhjen e aksidentit dhe shumė prej tyre janė duke u shqyrtuar edhe nga organe tė hetimit, kryeministri kėrkon tė duket mė I angazhuari nė aksionin e kėrkim- shpėtimit tė trupave qė ndodheshin nė bordin e helikopterit qeveritar. Nė fakt nėse nuk ka qoftė edhe njė dėshmitar tė vetėm qė tė pohojė se rrėzimi I helikopterit ka ardhur si pasojė e motit tė keq, pakujdesisė, defektit teknik, apo mbase nga pėrdorimi i celularėve qė kanė ndikur nė sistemin e drejtimit tė mjetit, ka tė paktėn dhjetė dėshmitarė qė pohojnė se ka qenė urdhri i kryeministrit ai qė ka i vėnė sėrisht nė rrugė dy pilotėt. Kėta sapo ishin kthyer nga shoqėrimi i Berishės pėr nė Pogradec dhe kthim dhe as nuk prisnin qė tė niseshin nė njė mision tjetėr.

    Fluturimi, jashtė kushteve tė kėrkuara

    Tiranė- Fluturimi i "Bell 222" nė mbrėmjen e sė dielės u krye jashtė gjithė kushteve tė pėrcaktuara dhe tė kėrkuara. Mes dy pistave tė hetimit dhe mė tė mundshme qė mund tė jenė shkaku pėr ngjarjen e rėndė, qėndron edhe mungesa e kohės pėr pėrgatitjen e kėtij fluturimi tė dytė. Kjo kohė e shkurtėr pėr pėrgatitjen e fluturimit, I shtohet si arsye edhe moti i keq. Sipas ekspertėve mund tė ketė qenė pikėrisht ky mot qė ka shkaktuar iluzionin e natės, qė shoqėrohet me pamje tė kufizuar dhe tė ngatėrruar nė kufij mes detit dhe qiellit. Koha me ere tė fortė dhe futja nė panik ka qenė gjithashtu njė arsye qė erdhi si shkak I mosnjohjes sė pilotėve me kushtet e motit pėrpara nisjes sė fluturimit. Nga ana tjetėr, periudha e shkurtėr mes mbėrritjes nė kryeqytet tė helikopterit dhe nisjes edhe njėherė tė tij, nuk ka lėnė kohė qė pilotėt tė bėnin pregatitjet e duhura pėr planin e fluturimit nė raport me konditat meteorologjike.

    Lajme nga Agjensia Telegrafike shqiptare

    Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave

    Presidenti i Republikes se Shqiperise

    Kuvendi i Republikes se Shqiperise

    Agjensia e Lajmeve Kosovapress
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #133
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Ka edhe keshtu:

    Berisha urdhėr me telefon

    Tiranė- Vetėm urdhri i kryeministrit Berisha ka cuar nė ndėrmarrjen e fluturimit tė rrezikshėm natėn mbi Adriatik, i cili nuk ishte bėrė asnjėherė mė parė. Ky ėshtė njė fakt qė ėshtė konfirmuar edhe nga hetimet e deritanishme tė Prokurorisė. Nė bazė tė tabulateve tė telefonave tė vėna nė dispozicion tė hetimit nga dy kompanitė celulare, rezulton se numri qė ka kontaktuar mė shpesh me personat nė bordin e helikopterit ka qenė ai i Sali Berishės. Burime pranė Prokurorisė bėjnė me dije se numri I celularit tė kryeministrit rezulton mė shumė i pėrsėrituri nė listėn e telefonatave nė kohėn kur helikopteri nisej pėr fluturim drejt Barit.
    Dale tani se Shqiperi ka qyfyre dhe me gazetaresh lamashe qe flasin pa u gjetur akoma helikopteri, pa u gjetur shkaku i rrezimit, pa u filluar akoma hetimet per rrezimin e tij dhe ja fusin kot ne tym ....

    1)
    ".... rezulton se numri qė ka kontaktuar mė shpesh me personat nė bordin e helikopterit ka qenė ai i Sali Berishės.
    Ne bord ishin 6 veta....Cili nga keta te gjashte fliste ne celular me Berishen:a) pilotet qe ngisnin helikopterin , b) mjeket, c) djali i Gramozit, d) qe te gjashte e merrnin Berishen njekohesisht dhe flisni via conference?
    Madje kontaktet kanė vazhduar edhe gjatė kohės kur mendohet se mjeti ka qenė mbi det.
    Jam kurioz te di sa larg( dhe lart) u shkon rrezja antenave te celulareve ne Shqiperi....Te pakten ne SHBA po u ngjite mbi 2000 kembe lartesi ( 650 metra) nuk te kap celulari!

    Nga ana e ministrisė sė Brendshme, ėshtė deklaruar gjatė gjithė kohės se helikopteri kishte udhėtuar edhe mė parė natėn dhe ishte I pajisur me tė gjitha mjetet pėr ta bėrė kėtė. Kėto deklarime kanė rėnė poshtė nga dėshmitė e pilotėve tė vjetėr, ndėrkohė qė pritet qė tė jetė Prokuroria ajo qė do tė nxjerrė faktet reale.
    Cilet pilote te vjeter? Emra nuk kane apo jane anonime?
    Komandanti i Gardės:Nuk kam urdhėruar nisjen e helikopterit

    Tiranė- Komandanti i Gardės ka hequr dorė nga pėrgjegjėsia e dhėnies sė urdhrit pėr nisjen e helikopterit nė mbrėmjen e 16 Korrikut nė drejtim tė Italisė. Sipas burimeve tė besueshme nė Prokurori, zyrtari I lartė ka dėshmuar se ai nuk ka dhėnė urdhėr pėr ngritjen e mjetit tė Gardės.
    Cilat jane burimet e besueshme? Pse gazeta duhet te kete frike te publikoje emrin e atij qe i dha informacionin? Nese informata eshte zyrtare dhe jo llaf korridoresh perse nuk permendet autori , por shkruhet "burime te besueshme".....E pse duhet te jene te besueshme keto burime? Si mund te jete i besueshem nje burim, kur ai flet fshehtas me gazetaret perpara deklaratave zyrtare te Prokurorise?

    Gjithcka, kjo thyerje e rregullores sė fluturimit, ka ndodhur pikėrisht pėr shkak tė urdhrit tė kryeministrit Berisha, qė nuk ka dashur tė marrė parasysh asgjė.
    Ky thjesht eshte nje spekullim...Qe te jete i besueshem lajmi ( dhe jo thashethem) duhet :1) Ose te paraqitet prova qe Berisha ka dhene urdhrin, 2) Ose ta pohoje vete Berisha, 3) Ose te dali nga konkluzionet e prokurorise....Ne fakt asgje me siper nuk ka ndodhur deri tani, por ama gazeta flet me kompetence.
    Kjo kohė e shkurtėr pėr pėrgatitjen e fluturimit, I shtohet si arsye edhe moti i keq. Sipas ekspertėve mund tė ketė qenė pikėrisht ky mot qė ka shkaktuar iluzionin e natės, qė shoqėrohet me pamje tė kufizuar dhe tė ngatėrruar nė kufij mes detit dhe qiellit.
    Perseri cilet jane ekspertet? Nuk kane emra?

    Urdhėri shkeli ligjin e Gardės

    Tiranė- Nė ligjin "Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė" nr.8869, datė 22.05.2003 pėrcaktohet qartė se punonjėsit e gardės pajisen me tė gjitha mjetet teknike dhe armatimet qė duhen pėr kryerjen e detyrave tė ngarkuara. Neni 26 thotė shprehimisht: "Pėr kryerjen e detyrave, punonjėsi i Gardės pajiset me armatim dhe mjete teknike tė posaēme, tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave".
    Neni i cituar nuk permend asgje se cili duhet te japi urdher per levizjen e helikopterit....Neni i cituar cakton Keshillin e Ministrave te pajisi me vendim te vecante punonjesit e Gardes me armatime dhe mjete teknike te posacme....Nuk percakton se kush i jep urdhrin....
    Duke marrė tė mirėqenė se dy pilotėt qė do tė niseshin fluturim drejt Italisė pėr tė transportuar Gramoz Pashkon kishin marrė njė urdhėr zyrtar, del se ėshtė shkelur ligji pėr Gardėn.
    Zakonisht gjera te tilla i vendosin komisionet e hetimit apo dhe Prokuroria, por ne kete rast gazetaret tane jane pararoje dhe punojne per llogari te vitit 2026!
    1) Nese urdhri do te ishte zyrtar, atehere nuk ka asnje lloj shkelje ligji...Urdhri zyrtar jepet me shkrim dhe konform ligjeve....
    2) Nese urdhri ishte jozyrtar ( pra e zeme se e ka dhene Berisha me goje nga celulari), atehere ligjin e ka shkelur piloti qe nuk mori urdher me shkrim apo me goje nga eprori i tij, por e ngriti helikopterin me urdher nga nje jokompetent....

    Janė shkelur procedura fluturimi, rregullore por edhe ligje qė duheshin zbatuar me domosdoshmėri pavarsisht se kush urdhėroi dhe cili ishte misioni.
    Gazetaret pararoje e dine ligjin ne maje te gishtave dhe ja tejkalojne ne nxjerrjen e konkluzioneve dhe Prokurorise.
    Vendimi : Mjeti pėr grupet e shoqėrimit VIP

    Tiranė- Me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, numėr 830 datė 11.12.2003 "Pėr pajisjen e punonjėsve tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė me armatim dhe mjete teknike tė posacme", kėsaj strukture i ka kaluar nė pėrdorim edhe njė helikopter. Bėhet fjalė pėr njė mjet me dy motorė turbo reaktivė, me fuqi mbi 1 mijė kuaj fuqi dhe me kapacitet mbi pesė vende. Nė po kėtė vendim ėshtė pėrcaktuar qė ky helikopter pėrdoret vetėm si mjet pėr grupet e shoqėrimit VIP.
    E zeme se ligji eshte fjale per fjale ashtu sic thote gazeta...Cili konsiderohet VIP ne Shqiperi? Inis Gjoni me shoqe? Mos valle per to ben fjale percaktimi i grupeve te shoqerimit te VIP? Mos valle ishte zv.kryeministri i Shqiperise dhe ish ministri i Ekonomise nuk konsiderohen VIP?

    Qė nga koha kur ai ėshtė pėrdorur nga ish kryeministri socialist, nuk ka fluturuar asnjėherė me rėnien e muzgut pėr shkak tė fushėpamjes sė kufizuar.
    Pra ne kohen e ish kryeministrit socialist ( shpresoj mos nenkuptoje Ylli Bufin) helikopteri i blere qe ne 1985 fluturon edhe naten....Kur nderrohet qeveria, helikopterit i kufizohet fushepamja! Si duket ka qene helikopter me pikepamje socialiste e nuk ka dash me fluturu naten demokratet....

    Fluturimi, jashtė kushteve tė kėrkuara

    Tiranė- Fluturimi i "Bell 222" nė mbrėmjen e sė dielės u krye jashtė gjithė kushteve tė pėrcaktuara dhe tė kėrkuara. Mes dy pistave tė hetimit dhe mė tė mundshme qė mund tė jenė shkaku pėr ngjarjen e rėndė, qėndron edhe mungesa e kohės pėr pėrgatitjen e kėtij fluturimi tė dytė. Kjo kohė e shkurtėr pėr pėrgatitjen e fluturimit, I shtohet si arsye edhe moti i keq. Sipas ekspertėve mund tė ketė qenė pikėrisht ky mot qė ka shkaktuar iluzionin e natės, qė shoqėrohet me pamje tė kufizuar dhe tė ngatėrruar nė kufij mes detit dhe qiellit. Koha me ere tė fortė dhe futja nė panik ka qenė gjithashtu njė arsye qė erdhi si shkak I mosnjohjes sė pilotėve me kushtet e motit pėrpara nisjes sė fluturimit. Nga ana tjetėr, periudha e shkurtėr mes mbėrritjes nė kryeqytet tė helikopterit dhe nisjes edhe njėherė tė tij, nuk ka lėnė kohė qė pilotėt tė bėnin pregatitjet e duhura pėr planin e fluturimit nė raport me konditat meteorologjike.
    Akoma nuk eshte nxjerre nga deti helikopteri, akoma nuk eshte shqyrtuar kutia e zeze e tij, "ekspertet" e gazetes nxorren konkluzionet ( spekullimet dmth) se si ra!

  4. #134
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Toro

    Jam kurioz te di sa larg( dhe lart) u shkon rrezja antenave te celulareve ne Shqiperi....Te pakten ne SHBA po u ngjite mbi 2000 kembe lartesi ( 650 metra) nuk te kap celulari!
    !
    Humdinger, deri vone, kishte numrin grek te Telestetit qe kish pasur per vite te tera ne Greqi, te cilin e perdorte rregullisht ne USA duke e rimbushur me pagese ne kompanine Telestet Hellas. Ashtu sic fliste ne USA dhe ne Greqi apo Shqiperi, mund te fliste edhe ne 90 vende te tjera te botes me te njejtin numer te kompanise greke. Pra celularet lidhen nepermjet linjes satelitore, por ajo qe eshte shqetesuese ne rastin Pashko, eshte perdorimi i celulareve, kur dihet boterisht qe ata mund te nderhyjne ne aparaturat e avioneve dhe mjeteve te tjera fluturuese, duke i dhene kode te gabuara... pra nuk duhej perdorur.
    Per te tjerat, nuk mund te replikoj, sepse artikujt nuk jane shkruar nga une dhe mund tu drejtohesh gazetareve apo gazetave perkatese qe te mund te te informojne me bindshem.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #135
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Nuk e di nese e keni lexuar kete shkrimin por duket sikur e shpjegon qarte nje menyre se si mund te kete ndodhur aksidenti.



    Bell 222, enigma e zhdukjes, tek altimetri…


    Ali Izeti

    E nderuar redaksi e “Shekulli-Kontakt”… Mendoj se ky shkrim i imi qė e kam titulluar “E vėrteta e zhdukjes sė helikopterit”, mund tė ndihmojė nė sqarimin e kėtij problemi mė tej…. Nė korrik 2003 kam botuar nė shtypin e ditės shkrimin, “A mund tė jetė Otranto njė La Mansh”, ku jepen tė dhėna nga studimet e derisotme mbi ngushticėn e Otrantos nė veēanti, dhe detin Adriatik nė pėrgjithėsi. Ngjarja e zhdukjes sė helikopterit me gjashtė persona nė bord lidhet pikėrisht me ngushticėn Otranto, prandaj mendoj tė jap disa mendime dhe tė dhėna tė cilat besoj se janė mė afėr tė vėrtetės. Veē kėsaj kėto tė dhėna mund tu vijnė nė ndihmė edhe punonjėsve e specialistėve tė palės shqiptare dhe asaj italiane qė po merren me kėrkime intensive pėr gjetjen e helikopterit dhe personelit tė tij.


    Ali Izeti
    Inxhinier / Master nė shkenca egzakte

    Mėnyrėn e mbytjes sė helikopterit dhe arsyen pse pilotėt nuk kanė mundur tė reagojnė, pikėrisht kėtė, do tė pėrpiqem tė shpjegojė mė poshtė… Pėr mendimin tim, asnjė nga variantet e lakuara nė median e shkruar dhe atė elektronike tė deritanishme pėr rrėzimin e helikpterit nuk qėndron. Konferenca e shtypit e ministrit Olldashi dhe shpjegimet e tij pėr gjendjen e helikopterit si dhe ato tė Ministrisė sė Mbrojtjes janė tė drejta nė kėto pika: Kėtu nuk kemi tė bėjmė as me mungesė karburanti, as avari mekanike apo elektronike, as me vorbulla ajri, as me iluzione optike as me remontin nė Gjermani….
    Helikopteri sipas meje ėshtė zhytur pastaj ėshtė mbytyr. Kur them ėshtė zhytur e kam fjalėn se ėshtė zhytur jo nga ndonjė defekt, as pas ndonjė shpėrthimi, por ėshtė zhytur duke “ecur normalisht”, njėlloj sikur do tė ulej nė tokė… Marim dhe i analizojmė faktet njė nga njė. Helikpteri ngrihet, merr lartėsi dhe kalon bregdetin shqiptar…. Raporton i lidhur me kullėn nė Rinas, se ndodhet nė lartėsinė e fluturimit 900 metra mbi nivelin e detit. Ky komunikim deri nė orėn 22 e 17 minuta… Pastaj, Bari, Brindizi dhe Rinasi konstatojnė njė heshtje akute. Pra heshtje e menjėhershme e ekuipazhit tė mjetit fluturues… Kjo hedhtje nuk shpjegohet me avari nė motorat apo pajisjet elektronike se pilotėt do tė kishin tė paktėn disa sekonda kohė sa tė thoshin SOS…. Nė raste shpėrthimi tė menjėhershėm do kishte shenja mbeturinash nė det tė helikopterit dhe nė rast shpėrthimi nėnujor do tė kishte pėrsėri shenja mbeturinash tė helikopterit nė det, qė nė fakt nuk janė vrejtur (pėr mendimin tim as kemi pse presim tė gjejmė sado qė tė lodhemi tė kėrkojmė). Konkluzioni prej kėsaj ėshtė i prerė, nuk kemi tė bėjmė me rėnie gravitative tė helikopterit nė det. Helikopteri ka “rėnė vetė” nė det, i komanduar normalisht nga ekuipazhi, i cili deri sa ėshtė futur nė ujė, ka kujtuar se po vazhdon normalisht rrugėn e fluturimit pėr nė Itali…Si ėshtė e mundur kjo? Enigma duhet kėrkuar tek matėsi i lartėsisė ose altimetri…

    *****
    Prej vitit 1958 mė ka rėnė rasti tė punoj me ekspedita tė huaja e tė pėrdorė aparate tė matjes sė lartėsive tė tokės qė i kemi quajtut “altimetra”. Me kėto aparate me vete jemi ngjituar nė male tė Shqipėrisė dhe disa herė tė Ballkanit si Greqi, Bullgari, Maqedoni dhe Kosovė. …
    Defekti nė helikopter ka qenė tek matėsi i lartėsisė. Pilotėt kanė raportuar lartėsinė 900 metra kur kanė bėrė bisedėn e fundit. Aparati i lartėsisė po e quajmė altimetėr, ka shėnuar vėrtet 900 metra lartėsi. Se si ka qenė i prodhuar nuk e di, por njė gjė ėshtė e qartė, se ai lartėsinė 900 metra tė helikopterit nuk e ka matur nga sipėrfaqja e ujit por nga tabani i fundit tė detit…Helikopteri, nė kohėn qė u shkėput ndėrlidhja nuk ka qenė 900 metra mbi det por 900 metra mbi tabanin e detit. Ai ėshtė zhytur nė det kur thellėsia ka qenė rreth 800 metra deri 850 metra. Nė kohėn kur helikopteri ka shkėputur ndėrlidhjen do tė ketė qenė mbi sipėrfaqen e ujit tė detit nė njė lartėsi jo mė shumė se 50 deri 100 metra. Duke llogaritur shpejtėsinė e fluturimit, helikopterit i ėshtė dashur vetėm disa apo 20 deri nė 30 sekonda qė tė zhytet nė ujė tė detit dhe tė mbytet. Rėnia e helikopterit nė ujė nuk ka qenė vertikale. Helikopteri nė kushtet e errėsirės sė natės, ka ecur i bazuar nė aparatin matės tė lartėsisė. Pilotėt e ndjerė kanė mbajtur njė nivel lartėsie fluturimi mbi det, duke fluturuar mesatarisht nė lartėsinė 900 metra. Ata kanė qenė vėrtet nė 900 metra lartėsi, por jo 900 metra mbi ujė, por 900 metra mbi fundin e detit…
    *****
    Fundi i detit nė drejtim tė mesit tė detit Adriatik fillon e thellohet duke u nisur nga Durrėsi apo nga Vlora. Thellimi mė i madh, sipas studimit tim botuar nė korrik 2003, ėshtė nė mes tė ngushticės Otranto, vend ky i baraslarguar nga bregu i Italisė dhe ai i Shqipėrisė. Thellėsia maksimale kėtu e matur ėshtė 978 metra. Duke ndjekur vijėn logjike qė shpjegova mė lart helikopteri ynė ėshtė zhytur pikėrisht afėr kėtij vendi. Lartėsisė 900 metra nė aparat i zbresim 50 deri 100 metra qė helikopteri ka qenė mbi ujė, mbeten 800 metra deri 890 metra. Kjo ėshtė thellėsia e detit ku ka rėnė helikopteri sigurisht me plus-minuse tė vogla. Helikopteri ka filluar tė humbasė lartėsinė gradualisht lidhur mė sipėrfaqen e detit qė kur ėshtė larguar nga toka shqiptare dhe ka filluar tė fluturojė mbi det. Ai fluturim mbi det, sipas pilotėve dhe aparatit tė lartėsisė, ėshtė bėrė nė lartėsi tė njėllojtė siē thamė 900 metra. Pra vija e fluturimit tė helikopterit duket kėshtu sikur ka qenė horizontale dhe paralel me vijėn horizontale tė planit sipėrfaqėsor tė detit. Nė fakt nuk ka qenė kėshtu. Vija e rrugės sė helikopterit nuk ka qenė horizontale, ajo ka qenė e pjerrėt njėlloj me fundin e detit. Pra fundi i detit i pjerrėt dhe vija e fluturimit tė helikpterit e pjerrėt kanė qenė kėshtu dy vija paralele. Kėndi i vijės sė fluturimit tė helikopterit me vijėn horizontale tė sipėrfaqes sė detit nė fillim tė hyrjes nė det ka qenė i madh pastaj ka ardhur duke u ngushtuar. Kėshtu helikopteri me shpejtėsinė e zakonshme tė fluturimit ėshtė zhytur nė sipėrfaqen e ujit tė detit me njė kėnd tė vogėl takimi jo mė shumė se 15 deri nė 20 gradė. Kėshtu shpjegohet qė dy pilotėt dhe tekniku kanė qenė nė gjendje normale shėndetėsore dhe psikologjike nė gadishmėri si drejtues tė mjetit fluturues, kur kanė komunikuar pak para se tė “zhdukeshin”.
    Helikopteri ėshtė zhytur nė ujin e detit sikur fluturonte normalisht. Shpejtėsia dhe kėndi i butė me sipėrfaqen e detit ka bėrė qė nga komunkimi i fundit me Rinasin, helikopteri tė zhytet brenda disa sekondave nė ujė. Natyrisht nga ky kontakt i vrullshėm nė fluturim nė ujin e detit ai sa ka rėnė nė ujė ėshtė fikur menjėherė dhe ka vazhduar rėnien poshtė drejt fundit tė detit. Pėr mua, vendi i saktė i rėnies sė helikopterit nė det ėshtė vendi i ndodhjes sė tij kur ka zhvilluar bisedėn e fundit me kullėn e Rinasit nė distancė rrethore me rreze plus-minus 500 metra. Helikopteri pėr shkak tė presionit ujor padiskutim qė ndodhet nė gjėndje tė mbyllur. Ekuipazhi ndodhet brenda nė gjendje pa jetė. Sinjalet e celularit tė mjekut ėshtė normale qė dėgjoheshin por s’kish kush tė pėrgjigjej se nuk jetonte njeri. Sinjalet vazhduan dhe ca kohė, pastaj pėr shkak tė baterive pushuan.
    *****
    Shpėrthimi nėnujor i helikopterit nuk mendohet se ka ndodhur. Unė nuk jam specialist aviacioni por nė tė tilla raste shpėrthimet janė ose tė rralla ose nuk ndodhin kurrė. Pastaj po tė kishte shpėrthim nėnujor do tė dilnin nė ujė patjetėr mbi ujė shenja tė kėtij shpėrthimi. Para disa vjetėsh njė avion pasagjerėsh bie nė brigjet e Madagaskarit nė det. Kėndi i vijės sė fluturimit tė avionit me siperfaqen e ujit tė detit ishte i vogėl 10 deri nė 15 gradė, kėshtu qė avioni u zhyt nė ujė, pasataj doli nė pozicion horizontal mbi ujė si punė anije dhe eci duke pėrfunduar nė bregun e rėrės sė plazhit nė tokė. Fatmirėsisht nė kėtė rast nuk pati viktima nė njerėz. Njė mrekulli kjo e rrallė.

    ****
    Pra pėrfundimi ėshtė qė helikopteri ynė ra nė det sipas meje pėr shkak tė aparatit tė lartėsisė. Pilotėt nuk kanė patur njohuri pėr njė rast tė tillė. Pėrfytyroni njė udhėtim nė terr, si deti, si qielli, gjithcka rreth e rrotull ofronte vetėm ngjyrėn e zezė. U kanė besuar normalisht aparaturave… Sigurisht njė fatkeqėsi e tillė kaq e madhe kurrsesi nuk mund tė ndodhte sikur helikopteri tė udhėtonte ditėn. Pilotėt ditėn e shohin shumė mirė edhe me sy se sa lart ndodhen mbi ujin e detit. Thamė sikur por ja qė gjėrat nuk bėhen me sikur….
    Tė mos harrojmė asnjėherė se masat organizative dhe ato teknike pėr tė parandaluar tė tilla fatkeqėsi duhet t’i zbatojmė gjthmonė me rregull dhe disiplinė ushtarake. Me qenė se po bėhen pėrpjekje pėr gjetjen dhe nxjerrjen e helikopterit, ka rėndėsi kur ai tė nxirret afėr sipėrfaqes sė ujit. Helikopteri nė thellėsi tė detit ėshtė nė trysni tė madhe ujore rreth 800 metra kollonė ujė. Ėshtė trysni e ujit por ėshtė dhe vakuumi brenda nė helikopter. Prandaj kur tė dal nė sipėrfaqe ka rėndėsi verifikimi i vakuumit brenda nė helikopter.

    Me respekt inxh. Ali Izeti
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Kjo eshte nje mundsi e asaj qe mund te ket ndodhur, por kur flitet per helikopter presidencial nuk i duhet len hapsir hipotezave por duhet qe helikopteri patjeter te kishte kuti te zez.
    Hipoteza e ali izetit eshte me e bindshmja deri tani, megjithate une e kam te veshtir ta besoj se pilotet nuk e dinin nje fakt te till te altimetrit. Pilotet kishin udhetuar mbi det here te tjera dhe e kishin par sesi lartesia sipas altimetrit duhet te vazhdonte te rritej e jo te rrinte konstante.
    ne fund te fundit kjo ishte tragjedi e keqorganizimit duke filluar nga mungesa e nje plani me pika te percaktuara qart se cbehet ne raste te tilla. Po sikur ti kishte ndodhur presidentit ca do kishin ber ku eshte plani, cilat jan pikat qe duhen ndjekur ne te tilla raste.

  7. #137
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ato qė inxhinjer Aliu thotė, janė njė vrimė nė ujė.
    Njihen nga tė gjithė LINJAT AJRORE ashtu siē njihen edhe rrugėt nacionale dhe ndėrkombėtare nė tokė. Nuk u ngrit njė avion apo njė helikopter dhe ja fut nga ti vijė pėrmbarė, por ka njė itenerar udhėtimi me parametra tė paracaktuar botėrisht, pra helikopteri do ndiqte linjėn Tiranė-Bari nė filan lartėsi, nė kėtė e atė gradė. Si u bėka njė fluturim ashtu firifiu siē ja do kaplloqja njėrit apo tjetrit??!!
    Pėrveē kėsaj, pilotėt ishin nga mė tė zotėt dhe jo kadetė Vlore qė sapo ju dha shansi tė fluturojnė dhe mund tė ngatėrrohen. Helikopteri ishte i 1985 dhe jo i pasluftės o miq dhe si rrjedhojė kishte aparaturė tė mjaftueshme pėr fluturim... Nėse do ishin fluturimet pa rregulla, pa linja ajrore, pa sinjalizime dhe me mungesa tė tjera, do kishte disa aksidente ajrore nė ditė.
    Harruat qė njė 10 vjeēar mė parė, Shqipėria nėnshkroi marrveshjen pėr linjat ajrore mbi territorin e saj??!!
    Nuk mund tė kalonin avionėt mė parė mbi territorin shqiptar po tė ishte kaq KUTURU fluturimi i tyre??
    JO!
    Ēdo linjė ajrore ka informatat e sakta dhe PĖRPIKMĖRISHT avionėt lėvizin nėpėr kėto linja nė ēdo kohė qė janė nė fluturim.
    Kjo ėshtė sikur tė thoshim qė:
    treni pėr Kavajė do kalojė nga Peza se ashtu ju tek trenistit ose ashtu i tregoi "harta"... ja qė nuk kalon dot nga Peza se nuk ka akoma shina.

    Kaq e thjeshtė ėshtė??!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 23-07-2006 mė 23:46

  8. #138
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Humdinger, deri vone, kishte numrin grek te Telestetit qe kish pasur per vite te tera ne Greqi, te cilin e perdorte rregullisht ne USA duke e rimbushur me pagese ne kompanine Telestet Hellas. Ashtu sic fliste ne USA dhe ne Greqi apo Shqiperi, mund te fliste edhe ne 90 vende te tjera te botes me te njejtin numer te kompanise greke. Pra celularet lidhen nepermjet linjes satelitore, por ajo qe eshte shqetesuese ne rastin Pashko, eshte perdorimi i celulareve, kur dihet boterisht qe ata mund te nderhyjne ne aparaturat e avioneve dhe mjeteve te tjera fluturuese, duke i dhene kode te gabuara... pra nuk duhej perdorur.
    Per te tjerat, nuk mund te replikoj, sepse artikujt nuk jane shkruar nga une dhe mund tu drejtohesh gazetareve apo gazetave perkatese qe te mund te te informojne me bindshem.
    Jo , jo, nuk po flas per roaming....Po flas kur ngjitesh ne nje fare lartesie me aeroplan apo helikopter, qofte dhe brenda per brenda qytetit, celulari nuk kap...Celularet lidhen me perforcues lokale dhe keta te fundit me satelitin...Perforcuesit lokale ( mbi pallate apo ndertesa te larta)zakonisht i cojne valet ne drejtim te tokes....

    Une e kam provuar vete, sa here qe zbres me aeroplan ne NYC...ne lartesine 1500-2000 metra nuk me kap fare celulari...Poshte 700 metershin po fillojne dalin vizat qe ke sinjal....Thua te jete ndryshe ne Shqiperi?

    Replikimi i mesiperm, megjithese u citua shkrimi yt, ishte ne fakt pergjigje per gazetaret , jo pergjigje personale! lol

  9. #139
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ky Ali Izeti ja fut kot na si koti....I rrofte diploma e inxhinjerise.....:

    1) Altimetri mat ndryshimin e presionit te ajrit ( i cili ka nje vlere te caktuar maksimale ne nivelin e detit) dhe ne baze te ndryshimit te presionit te ajrit kur helikopteri apo aeroplani ngrihen e ulen, jep lartesine ne te cilen ndodhet..Sa me lart te ngrihet helikopteri/aeroplani aq me i vogel eshte presioni i ajrit......Altimetri nuk i mat lartesine nga toka dhe kur hyn ne det "genjehet" nga erresira dhe vazhdon te masi lartesine nga fundi i detit......Gabimi qe mund te beje nje altimeter ne varesi te motit ( te vrenjtur apo kohe e mire) eshte maksimalja 40 metra, jo 900 metra!!!
    2) Helikopteri nese ka rene qofte dhe gradualisht ne uje ( ashtu sic na e pershkruan i mencmi zoti Ali) vetem e vetem nga shpejtesia do te jete bere copa -copa.....Helikopteret duket sikur fluturojne ngadale po ti krahasosh me aeroplanet, por perplasja me ujin qofte dhe me nje shpejtesi 30-40 km/ore eshte e njellojshme sikur perplasesh ne beton!!! Provoni e hidhuni nga nje lartesi 2metra nga trampolina dhe me pas nga nje lartesi 20 metra qe te kuptoni ndryshimin!
    3) Zoti Ali na thote se helikopteri eshte i mbyllur si vakuum ne fund te detit ne thellesi 895 metra.....A ka me injorant se ky "ekspert"! Ne thellesi te tilla vetem nendeteset atomike mund te durojne nje presion te tille uji....Edhe nese helikopteri ka rene aq bute dhe i mbyllur sic thote zoti Ali, ne thellesine 100-150 metra presioni i ujit e ka dezintegruar ( shperthyer nga jashte brenda) ashtu sic i ndodh nje veze te fresket kur e shtrengon ne grusht.....Zoti Ali shikon shume filma te Hollivudit kujton se jane bazuar ne fakte reale.....Ne ate thellesi do jete me fat po arriten te nxjerrin me ane te roboteve ndonji pjese helikopteri, jo me komplet helikopterin e mbyllur!
    4) Zona e Otrantos ku thote zoti Ali se ka rene helikopteri eshte pika me e thelle e detit Adriatik....1300 metra, jo 895 metra!!!! Dhe jo celularet nuk kapin ne fund te detit....Radiovalet e perforcuesve te celulareve nuk e pershkojne ujin, por pasqyrohen nga uji....
    5) Inxhinjer Aliu i vuri vulen.....Helikopteri ka rene prej altimetrit....Sipas tij pilotet nuk i dinin keto gjera....sepse i kishin marre nga 8-vjecarja dhe i kishin hipur ne helikopter! Dhe nje kadet ( kur thote Humdinger) i di keto gjera....Dhe nje nxenes mesatar i shkolles se mesme ka njohuri se si funksionon altimetri!

    Une habitem me disa qe hane cfare u ofrohet....

    P.S. Kam pas vjehrrin kapiten nendeteseje....Qe te lidheshin me qendren ne Durres a Vlore , nendeteses i duhej te dilte te pakten antena ne siperfaqe....Celularet e Alb-telekomit ia kalojne dhe teknologjise ushtarake te nendeteseve...Marrin ne celular helikopterin ne fund te detit!!!
    .Oh pika qe s'u bie per inxhinjerllek!!!!

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    toro duhet ti japesh merit ides se ali izetit sepse eshte me te vertet ajo qe mund te ket ndodhur mirpo fatkeqsisht nuk ka menyr per ta vertetuar. Ishte hera e par qe keta pilot mernin detin naten!
    Un nuk besoj se helikopteri do gjendet ne ate thellsi, do kalojn dy jave dhe do hedhin ca buqeta me lule ne mes te otrantos dhe kaq.
    aksidente te tilla do vazhdojn te ndodhin perderisa te mos ket nje plan te qart per pergjigje ne raste aksidentesh.

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ēdo tė ndodhė me Trupat Mbrojtėse tė Kosovės?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  5. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •